ksovari
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610
|
Pengesaat gjer te lumturia
Po citoj ate qe e tha vellau miraxhi:
"O vlla me vjen mir qe po mundohesh me shqyrtu tema te till dhe me vjen shum mir per veprat tua po puna eshte se nje pune qe ja fillon duhet me ja dal edhe ne skaj se pasi qe ke hapur ket tem un mendoj se duhet te jesh shum i fort e nese je edhe aq i fort dhe nese beson shum ne veteveten mua bash po me intereson kjo nese lumturija nuk eshte ne fam as ne pasuri qfar jete duhet te jetoj njeriu per te qen i lumtur nese thush se pejgamer ka jetuar nje jet te thjesht eshte shum e vertet po puna eshte se ka nje fjal qe eka then ALIU R.A se nese fukaralleku hyn ka dera ateher imani del nga dritarja e kjo a nhuk do te thot se muslimani duhet te jet i pasur pastaj pse ne muslimanet te mos jemi te asur kur edim fort mir se allahu ket bot e ka dhen per muslimanet e ne anen tjeter muslimanet ne kohen e sodit jan te poshteruar ne cdo sfer te jetes nese je aq i aft per te folur per tema te tilla fol reth ksaj dhe pergjigju ne pyetjen se pse muslimanet sot jan me te palumtur dhe pse jan me poisht se ata qe nuk e besojn ALLAHUN ne cdo aspket me fal po pa keqkuptime !!!"
------------------------------------------------------------------------------------------------
Allahu te shperblefte i nderuar Miraxh une do vazhdoj me temen time, por, e ndjej obligim moral t'iu pergjigjem pyetjes suaj.
E une nuk kam pergjigjje tjeter perveqse hadithin e Muhamedit a.s.(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) kur ne hutben lamtumirese ka thene:"...Po ua le dy gjera nese i permbaheni, do ta keni kete bote dhe tjetren (do te sundoni ne kete bote dhe ne tjetren do te jeni me faqe te bardhe), e nese pjeserisht i perbaheni e pjeserisht jo, atehere do te jeni te poshtruar ne kete bote dhe tjetren. (Eshte fjala per Kuranin e shejte dhe sunetin , pasimin e mesimevete te Resulullahut a.s.).
Tani me duhet te vazhdoj me temen ne fjale e nese do me shume shembuj dhe argumente mos hezitoni i nderuar Miraxh dhe te tjere sepse une menjehere i qasem literaturave te ndryshme dhe konsultohem me nerez kompetent ne kete qeshtje. Juve Allahu ju shperblefte me te mira ne kete bote dhe tjetren.
PENGESAT GJER TE LUMTURIA
Padyshim, ekzistojne pengesa te shumta ne rrugen drejte lumturise, qe te arrihet te ajo dhe kenaqesh ne te. Ja te nderuar vellezer dhe motra keto pengesa:
1) POLITEIZMI (SHIRKU, berja shoke Allahut ne adhurim)
Allahu xh.sh. ne Kuranin e shejte thote:" Ate qe deshiron ta lere te humbur zemren e tij ia ben shume te ngushte, sikur te ngjitej ne qill." (El-En'am, ajeti 25).
Keshtu Kurani i shejte ne menyre precize e pershkruan pikellimin dhe mjerimin, pra ai qe nuk ka mbeshtetje ne Allahun çdo here ka probleme me gjetjen e kenaqesise , madje edhe nje sprove te vogel ta kete nuk ka aftesine ta perballoj.
2) VEPRIMI I MEKATEVE (MOSDEGJESA NDAJ ALLAHUT XH,SH.)
Ketu nuk do te cekim kurrfare shembulli, ngase kjo shpresoj se eshte e qarte, por do t'i permendim fjalet e disa pabesimtareve, per ta shpjeguar kete me mire:
Alexis Carrell (fiziolog dhe kirurg frances), ne lbrin r tij " njeriu i se panjohures" thote:" Njeriu nuk mund te kuptoj se cilat jane efektet dhe pasojat e mekateve. Njeriu nuk mund ta kuptoj fatalitetin e mekatit, ndersa pasojat e tij nuk sherohen lehte."
Dhe ende thote ( mos harroni ai eshte pabesimtare): "...ai i cili i ben padrejtesi dikujte, eshte me i pikelluar se vete viktima e tij; kush i ben dikujt padrejtesi, e nuk eshte denuar, do te jete njeri i palumtur."
Keshtu deklaron ky pabesimtare.
Per ta argumentuar kete thenie e kemi nje ngjarje ne kohen e pejgamberit a.s. ku thuhet:'Nje here njeri prej shokeve te pejgamberit a.s. e beri nje mekat, dhe shkoi te i Derguari i Zotit a.s., e i tha: O i Derguar i Zotit, kam bere mekat (amoralitet), prandaj aplikoje mbi mua dispoziten e sheriatit - denimin, qe te pastohem (nga mekati)!". Kete e perserti disa here. me ne funde u ndeshkua.Transmeton Muslimi,11?99).
Edhe nje shembull nga perditashmeria jone, kur femijen e ndeshkojne prinderit kur ka faj ai nuk qane e as nuk mbane inat (shpresoj se kete e kemi perjetuar te gjithe).
3) ZILIA DHE XHELOZIA
Zilia eshte dukuri e rrezikshme, madje edhe Allahu xh.sh. na ka urdheruar qe t'i largohemi se keqes dhe zilise se ziliqarit. Allahu subhane we tealathote:",,,dhe prej demit te ziliqarit, kur sipas zilise vepron." (El- Felek,ajeti 5).
Ai xh.sh. gjithashtu thote:"A u kane zili atyre bjerezve per ate qe allahu u dha nga miresia e Tij?" (surja En-Nisa, ajeti 54). Kjo eshte thene per mosbesimtaret.
I Derguari i Allahut a.s. iu eshte drejtuar populli te vet:" Mos u beni ziliqare, mos i shkeputni lidhjet farefisnore, mos u urreni dhe mos ia ktheni shpinen njeri tjetrit: O rob te Allahut behuni vellezer.".
E shoh te arsyeshme te permend nje thenie per xhelozine dhe ziline, te cilen e shenon Vector Baschi, e ne te cilen thuhet:" Zilia, xhelozia dhe urrejtja jane tri skaje te se njejtes gje: ato jane fatkeqesi te cilat krijojne helme qe e shkatrrojne shendetin dhe ndikojne ne fuqine fizike e ne vitalitetin e njeriut, qe jane te domosdoshme per kreativitet e per lufte."
4) INATOSJA DHE SMIRA
Allahu xh.sh. thote:" Dhe mos lejo ne zemrat tone fare urrejtje ndaj besimtareve..."
(el-Hashr,ajeti10).
Ne kete citat Allahu xh.sh. i pershkruan besimtaret se si te luten dhe ia drejtojne Atij fjalet e larteshenuara ne lutje, ngase smira eshte njera nga pengesat drejte lumturise.
Allahu xhele shanuhu i pershkruan besimtaret ne jeten e tyre te amshuar, ne parajsen e perjetshme (Xhenet-ul-huld):"Nga zemrat e tyre kemi hequr çdo gje qe ishte krijuar nga zilia..." (Surja el - Araf, ajeti43).
Ibrahim el- Xhemiu ka thene:"Ai i cili eshte i inatosur tere kohen e vet vetem mendon se si t'i shkaktoje dem atij ne te cilin eshte i inatosur - duke genjyer (madje edhe ne dem personal), dhe nuk zgjedh mjete e as menyra se si ta beje kete."
Nje shembull nga praktika ditore : A se kemi verejtur secili nga neve se p.sh. kur nje kolege i yni arrine rezultate pak me te larta se neve , atehere neve ne vetevetet tona na pershkruan nje qike nervoze e mbrendeshme dhe as vet se kuptojme ng?! Ose tjetra, kur te tjeret e verejne se ke prirje per diqka, menjehere ke per te pasur fjale qe do te mundohen te te ftohin nga qellimi yte ose ajo qka juve ne vetevete e posedoni, me nje fjale mundohen te te bejne te pasgurte ne veten tende!. E a e dini sa e rende eshte ajo, kur kete e ke ndoshta edhe nga miqte e tu me te mire ( qe i konsideron).
5) HIDHERIMI
Pa dyshim, hidherimi eshte njera nga pengesat ne rruge te lumturise dhe kenaqesise. Andaj, Allahu xh.sh. me mirenjohje flete per besimtaret:"Dhe kur hidherohen ata falin."(surja esh - Shura, ajeti 37).
Muhamedi a.s.thote :"Nuk eshte i fuqishem ai i cili mund dike ne mundje, po r i fuqishem eshte ai i cili permbahet ne hidherim."(transmetojne Buhariu dhe Muslimi).
6) PADREJTESIA
Eshte ushqim jo i shendoshe dhe ka perfundim shume te hidhur. Ja dy shembuj lidhur me padrejtesine :
Hamza el-Bisjuni dhe Salah Nusri kane qene shefa te policise gjate kohes se Naserit ne Egjipt. I kane ndjekur besimtaret (te cilet i ftonin njerezit ne devotshmeri), duke i torturuar pa te drejte ne menyrat me pshtruese, nga te cilat rrenqethen lekura.
Te dyte kane jetuar jete te palumtur.
Hamza el-Busjuni, ka qene mizore i atille, saqe besimtareve te cilet e kerkonin ndihmen e Allahut kur i torturonte, u thoshte: : Ku eshte Zoti i juaj, qe edhe Ate ta fus ne pranga te çelikta?"
Salah Nusri ka falsifikuar kontratat e marteses se disa grave , ashtu qe eshte dashur te shkurorizohen nga burrat e tyre!!!
Çfare ka qene pefundimi iketure ziliqareve zullumqare?
Hamza el-Besjuni ka perjetuar fatkeqesi komunikacioni ne rrugen nga Kjroja per ne Aleksandri. Automobili i tij eshte perplasur ne kamioni (maunen) i cili transportonte hekur. Allahu i madheruar eshte lart asaj çka thone mizoret.
Sa el-Nusri eshte semure nga mese dhjete semundje kronike, ashtu qe ka jetuar me dhimbje te medha, ne mjerim dhe fatkeqesi me vite te tera. As mjekesia moderne nuk i gjeti ilaq, ashtu qe ne fund ka vdekur ne qeline e burgut te shefave te vette meparshem , te cileve u ka sherbyer.
ALLAHU UA KTHEN ZULLUMQAREVE ATE QE U TAKON DHE NGA KJO NUK KA SHPETIM.
7) FRIKA NGA DIKUSH TJETER E JO NGA ALLAHU
Kjo shkakton fatkeqesi dhe poshterim; andaj Allahu xh.sh. izrailiteve u ka thene:"Atyre ndryshe nuk u takon te hyjne ne te, vetem se me frike dhe rrespekt."(el-Bekare, ajeti 114).
Allahu xh.sh. gjithashtu thote:"Vetem djalli i frikeson miqte e vet (per te mos shkuar ne lufte). Ju mos iu frikesoni atyre! Por frikesohuni prej meje nese jeni besimtare." (Ali-Imran, ajeti 175)
Ibrahimi a.s. sipas citateve ne Kuranin e shejte popullit te vete i deklaron:"Une nuk iu frikesohem atyre qe ju ia beni shoke Atij."el-En'am, ajeti 80).
Pra frika nga dikush tjeter e jo nga Allahu xh.sh., eshte pengese drejte lumturise.
8) PESIMIZMI
Pesimizmi munde te jete shkaktare i jeteses se palumtur dhe shkakton ngarkese psikike. Siq theksohet ne transmetimet e Buhariut dhe Muslimit, Muhamedi a.s. e pelqente optimizmin, ndersa e urrente optimizmin.
Nje mjek mjafte i njohur ne vendin e tij, Aziz Ferid thote:" Pesimizmi barte me teper ngarkese psikike krhahas qendrimit te vet pesimist i cili ne nervat e tij ndikon me teper se katastrofat dhe problemet e renda qe e godasin gjate jetes."
9) TE DYSHUARIT
Allahu xh.sh. thote:" O ju qe keni besuar, largohuni prej dyshimive te shumta, ngase disa dyshime jane mekat."(surja el-Huxhurat, ajeti12).
Ndersa Muhamedi a.s. thote:"Ruhuni nga dyshimi, sepse dyshimi eshte genjeshtra me e madhe".(Transmetojne Buhariu dhe Muslimi).
10) MENDJEMADHESIA
Njeriu qe eshte mendjemadh, jeton vazhdimisht jete te palumtur dhe te mjere.
Ai i cili e mbane veten te madhe dhe krenohet, me sjellje te tilla i ben padrjetsi te tjerev.
Shembuj te kesaj natyrekemi plote e perplote , per fa te keqe!
11) DASHUROJENI VETEM ALLAHUN XH.SH.
Rrezikun e veprimit te kundert te kesaj mund ta verejm ne tregimin ku nje njeri e kalon tere jeten si mergimtare , idebuar , madje ne fund eshte çmendur, por megjithate vdes i dashuruar ne Lejla-ne.
Sa te dashuruar kane vdekur per shkak te dashurise dhe kane kaluar ne boten tjeter me zemer te lidhur per ndoke tjetr. Sa humbje e madhe eshte kjo, edhe ne kete edhe ne boten tjeter.
12) DROGAT
Disa , gabimisht mendojne se lumturia qendron ne konsumimin e drogave dhe ne dehje, duke ikur keshtu nga brengat jetesore dhe nga pikellimi. Sikur e zevendesojne shkretetiren e hidhur per xhehenem. Ne te vertete, drogat jane pengese ne rrugen gjer te lumturia; drogat shkaktojne mjerim dhe pikellim, humbjen e shpreses, por edhe te shoqerise e te popullit. Menyra e jeteses bashkeshortore me se miri na deshmon kete dhe na jep shembuj udhezues.
Tani kur i kemi mesuar disa prej pengesave gjer te lumturia, t'i qasemi rruges se shpetimit, qe t'i gjejme shkaqet e lumturise dhe rruget qe shpiejne gjer te ajo.
Per çdo keshille verejtje dhe sygjerim ju lutem mos hezitoni mandje edhe mendimin tuaj te lire , une me shume rrespekt dhe dashamiresi ua mireprese, pa asnje keqkuptim.
Çdo here e them nje thinie nga pervoja e jetes:
"PER DERI SA ME KRITIKOJNE DHE KESHILLOJNE UNE JAM NE TE DREJTEJTEN ATEHERE KUR ME LAVDEROJNE KAM MBARUA SE PUNUARI DREJTE!".
P.S. nje keshille te nderuares isra dhe te tjereve mos me quani kosovar por ksovari, sepse pas ketyre shkronja fshihet nje thenie. me dashamiresi
ksovari.
__________________
zotriu i çdo pune është dije ndërsa zotriu i dijes është sinqeriteti, ambicia dhe vendosmëria në kapjen e saj.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|