Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 22 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Te mos kisha rreth e rrotull keto mure, te mos kisha mbi vete keto kocka..., tani do te isha e lire.
E strukur ne boten time te imagjinuar, ne jeten time te fantazuar ku vetem me fare pak sforco mund te bej te hyje nga ajo dere ke te dua, te bej te gurrgulloj nje ujvaj pas xhamave te dritares, a te shkumezoj nje det; te te ngrohi nje diell a te te ftohi nje shi, te te llamburis nje hene apo te nxije nje nate...
Te ngre themelet e mia aty ku nisin endrrat e mija, kjo s'eshte aspak utopi. Ne te heshturen qetesi une mund te bej gjithcka, cdo lloj magjie...
Cdo lloj endrre, cdo lloj shprese...
Mund te jetoj me veteveten. Te ndjej veten time, zemren time tek rreh. Gjakun tim tek rrjedh neper damar, kockat e mija tek ndrydhen neper kyce, endrrat e mija tek krijohen ne fantazi...
Jeten time qe nis...
Ne vetmi une mund te bej gjithcka, cdo lloj magjie. Vetmia eshte paqe, eshte jete, enderr, iluzion, shprese...
Vetmia eshte gjithecka!
Aty s'mund te kesh frike nga asgje sepse je ti krijuesi i gjitheckaje. Dhe e vetmja frike qe egziston e ka emrin 'zhgenjim'.
Ai mbart gjithecka. Zhgenjimi ngjall frike, pasiguri, dhimbje, torture, ankth, boshllek...
Gjithecka nga mund te friksohesh nis e merr fund tek zhgenjimi.
Sikur mos te kisha rreth meje mure e kocka qe i kam prej zhgenjimit. Sepse kam njohur kaq shume zhgenjime edhe nuk clirohem dot prej tyre, prej dhimbjes, prej asaj veteveteje qe me lendon, prej gjitheckaje.
Edhe shpresa shendrrohet ne dhimbje. Ne nje fare mishi te huaj qe do ta shkulesh prej trupit e ta flakesh tej por nuk mundesh...
Tani do te isha e lire...
Sikur!
Vertet sikur!
Sikur jeta mos te ishte kaq e permbytur ne peshtjellime 'sikur-she'.
Sikur!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2005 04:57
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Mbremjet jane gjithemon kaq te qeta; kaq te lehta per tu kthyher ne simfoni kujtimesh. Prej kohesh mbremjet rezervojne kujtimet e mia te shkuara dhe me sjellin para syve shume momente te saj, por nuk eshte nje e shkuar e ndar dhe e copetuar ne pjese negative e pozitive, por vetem e shkuar, si nje mase e pandarshme qe as vete nuk e di pse me jep siguri. Me kujtohen kaq shume momente, e gjeste te hedhura andej kendej shkujdesshem...
Kujtime!
Tashme kam mesuar te mos qaj me per gjera te kota. Jeta ka nje sere ceshtjesh te rendesishme per te cilat ia vlen te qash...
Asgje s'harrohet...
Askush nuk harrohet....
Per sa kohe ate dicka apo ate dike e mban ne zemer.
Mund ta kuptosh shume rralle dhe vetem fare pak dashurine qe permbledh perbrenda vetes nje njeri dhe se sa shume mund te duash dike.
Njerizit, vjen nje dite kur per nje arsye a per nje tjeter, te braktisin,te vetmet qe s'te braktisin jane ato ndjenjat qe mbart brenda vetes per ate njeri. Ato s'humbasin...
E persa kohe ato s'humbasin, nuk humbasin as personat qe i krijuan.
Ata s'humbasin...
Ti's humbet...

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2005 10:51
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Citim:
Mbremjet jane gjithemon kaq te qeta; kaq te lehta per tu kthyher ne simfoni kujtimesh. Prej kohesh mbremjet rezervojne kujtimet e mia te shkuara dhe me sjellin para syve shume momente te saj, por nuk eshte nje e shkuar e ndar dhe e copetuar ne pjese negative e pozitive, por vetem e shkuar, si nje mase e pandarshme qe as vete nuk e di pse me jep siguri. Me kujtohen kaq shume momente, e gjeste te hedhura andej kendej shkujdesshem...
Kujtime!
Tashme kam mesuar te mos qaj me per gjera te kota. Jeta ka nje sere ceshtjesh te rendesishme per te cilat ia vlen te qash...
Asgje s'harrohet...
Askush nuk harrohet....
Per sa kohe ate dicka apo ate dike e mban ne zemer.
Mund ta kuptosh shume rralle dhe vetem fare pak dashurine qe permbledh perbrenda vetes nje njeri dhe se sa shume mund te duash dike.
Njerizit, vjen nje dite kur per nje arsye a per nje tjeter, te braktisin,te vetmet qe s'te braktisin jane ato ndjenjat qe mbart brenda vetes per ate njeri. Ato s'humbasin...
E persa kohe ato s'humbasin, nuk humbasin as personat qe i krijuan.
Ata s'humbasin...
Ti's humbet...

shume bukur iliriusa...

Vdekja s'eshte kufi ,vdekja eshte bregu i perfundimit ,eshte mrekullia e se keqes ,e pashmangshme si vete mekati...

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2005 11:20
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Faleminderit lezhjani-82,
pershendetjet e mia me te sinqerta!!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Shtator 2005 09:45
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Eshte e cuditshme!
Krejt papritur ndjen se ajrit qe thithin mushkrite e tua i mungon ajo aroma fluide qe askush tjeter nuk e ndjente vec teje. Nje arome qe me shume ndihej sesa nuhatej. Aroma e nje pranvere qe asnje stine tjeter nuk dinte ta merrte me vete, as ta shkelte persiper e as ta veniste.
Aroma e nje paranvere qe thithej nga gjithe poret e trupit me nje force te uritur, me nje force prej te eturi...
Nuk ikte, as venitej, mbetej perhere aty..., ne ajer!
Pezull siper mushkrive te tua.
Pranvera e dashurise qe parandjehet nga instiktet primitive prej kafshe, por jo vetem per nje periudhe te caktuar te vitit, por perhere, pa rreshtur, pa fund, pa mase...
E per cudi tani nuk ndihej me!
Ajri kishte marre aromen e perhereshme prej asgjeje dhe ti kupton se pranvera kishte marre fund. Se nga aroma fluide e saj ka ngelur vetem nje rendese e patreteshme ne stomak; si atehere kur thithim me force aromen e nje trendafili e per nje moment te duket se ke gelltitur edhe petalet e tij. E i thua vetes: Cudi!
Ti nuk e pe kur te erdhi kjo pranvere, ne cilen kohe, cilen ore apo dite...
E tani qe ajo tretet ne stomakun tend ti nuk arrin ta kuptosh kur nisi te zvarritej larg teje.
Kush ta vodhi pas?! Cila stine ja fshihu konturet e buta apo c'parfum ia zveniti aromen?
Befas asgje s'eshte si me pare!
Ti e kupton.
Ai qe ta solli pranveren tashme ka humbur..., eshte tjeterkund..., ti do te mbash insitiktet primitive ne vetevete peshtjelluar me nje fare paqje pasive.
Pranvera iken!
Aroma e saj fluide tretet!
Por s'kam nevoj per syte qe ta shohe, as qe ta nuhas...
S'kam nevoje ta prek apo ta degjoj..., kujtimet jane mjafte!
Edhe ato jane egzistence fluide.
Pranvera zbrazet tek ato njesoj si nje grusht petalesh trendafili te gelltitura me nje force prej te eturi, por qe s'mundesh edhe kurre s'do te jesh ne gjendje ti tresesh plotesishte!
Cudi!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Shtator 2005 11:05
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Cfare te bej me kete heshtjen e rend qe me ka pushtuar ajrin perreth? Cfare te bej, si ta largoj?
E gjej dhe rigjej veten time gjithemon keshtu, vetem, e rrethuar nga e njejta heshtje e ftohte...
Si te ishte e thyheshme, mendoj here pas here si ta rrembej ne gishtrinjet e mi dhe ta perplas ne toke me aq force sa te shendrrohet ne mijra cikerrima.
Cfare te bej me kete heshtjen e rend qe me ka pushtuar?
Po me ngaterrohen edhe fjalet qe dua te them neper te. Po me ngecin mendimet e mia aty...
Si ta marr heshtjen ne duar edhe ta shkerrmoq krejtesisht, ta shendrroj ne pluhur dhe ta le eren ta marri tutje..., diku larg meje.
U be kaq gjate qe heshtja me ka hyre ne shpirt, si te ishte nje lloj myshku i lagesht qe s'mundem ta shqis.
Si ta marr heshtjen e ta zhduk?
Degjoj per nje kohe te gjate, dhe pres sikur per me te voglen e me te imten mermerim: Heshtja me pergjigjet me e stergjatur se kurre; me e fuqijshme; sot me teper se kurre-e paperballueshme!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shtator 2005 11:59
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Njerzit..., si ti zbusim?
Pse eshte kaq e veshtire per njeriun ta gdhendi gjuhen e tij deri ne ate pike kur ajo mos te shkaktoj me deme...
Pse eshte kaq e veshtire ta zhdukesh dhimbjen prej kesaj bote?
Dikush hyne krejt papritur...
Te shqyen portat e shpirtit edhe me hapa te rend e te zhurmshem hyne brenda. Te thyhen brinjet e ti shkul flatrat e shpirtit nji e nga nji.
Ti e sheh dhe hesht. Ti e sheh dhe qendron aty, tulatur nen dhimbjen tende, e lodhur nga pesha e shpirtit te plagosur dhe nuk ben asgje.
Si mundem une ti zbus njerzit kur s'jam asgje me shume se nje njeri dhe s'mundem ta gdhend gjuhen time e ta ndaloj perpara se ti shkaktoj dhimbje dikujt. Zoti duhet te na e gozhdoj gjuhen diku. Kemi kaq shekuj qe e perdorim kete gjuhe vec per te shkaterruar.
Po e gozhdoj gjuhen time diku. Diku aty, sa per sot dhe po mbaj vesh, degjoj c'gjuhet e tjera duan te me thone!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Tetor 2005 10:47
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

E kaluara e ngaterruar ne rrjete merimangash me therret...
Teksa kacafytet ne perpjekje per te me marre frymen, une s'e kthej koken, megjithese zeri i saj me kap e me terheq zvarre prej flokesh.
Je dhe ti aty, mberthyher ne te njejten rrjete merimange, por ti nuk flet.
Ngaterrohesh me thelle dhe humbet aty, pa nxjerr asnje ze, pa thene asnje fjale.
Une dua te largohem, te iki, te harroj...dua ta varros kete te kaluar gjysem te vdekur qe me zhvat ditet prej duarve ; ngjyrat prej syve...
Dua te iki. Por as vete s'e di pse ikja ime eshte vetem disa hapa te vegjel, zvarrites, qe me dhembin.
Nuk e kthej koken, por e di qe jeni aty, ti dhe e kaluara ime. Sapo te kthej kurrizin do te perplasem me ju. Dhe nuk dua t'ju shoh, s'dua te me shfaqeni, por me dhemb largimi. Mbyll syte, shtrengoj dhembet, dhe i jap kurajo vetes edhe forcoj hapat perpara. Hapat me zbrapsen, ngaterrohen dhe shkelin mbi njeri-tjetrin. Une ndaloj, hap syte. Veshtroj e frikesuar rreth meje. Leshoj nje klithem e mundohem te largohem me levizje te terrorizuara krahesh...
Nen rrjeten e merimanges je ti, e kaluara ime, dhe ne nje cep jo te larget kacafytem une!
Perpelitem me gjithe forcat e shpirtit te largohem nderkohe qe kembet me ngjisin ne fijet e rrjetes, une i peshperis vetevetes:
'Duhet te largohem! Duhet te largohem... perpara se te kthehet merimanga!'

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Tetor 2005 10:50
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Pershndetje Iliriusa!

S`e di pse kam pershtypjen se ndodheni ne nje jete emocionale te dhunshme!
Eshte e vertet kjo??!!
Ne cdo shkrim tendin, arrij te imagjinoj ate femren e mbyllur vetem ne lirine e trurit te saj,qe kerkron te shnderroje boten qe e rrethon me shume dhimbje;-por nuk ka rrugedalje!
Jepi fund imagjinates se hidhur e dashur!Shkruaj te bukuren!Imagjino te bukuren!
Dhe buzeqesh, -ngrije koken lart dhe vetem buzeqeshi Lirise tende!

perqafime, Helga.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Tetor 2005 18:57
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Sykaltra_Shqiptare, faleminderit per keshillen.
E verteta eshte se ne te shkruajtur e dramatizoj se tepermi jeten pikerisht se ne realitet e shoh me teper praktikalitet.
Pastaj tema e ka titullin "Monstra ne shpirtin tim" apo jo? Pikerisht per kete cdo lloj mostri, real a imagjinativ une e marr dhe e rras ketu.
Pastaj..., keshilla jote per sa do e mire qe eshte..., nuk e ndjek dot.
Mundohem shpeshhere ti ndryshoj ngjyrat me te cilat i vesh krijimet e mia, dhe ato prap se prap ne gri me shendrrohen.
Ndoshta do te ishte me mire qe ne vend te Iliriusa, ti a kisha vene emrin vetevetes 'Drama Queen" a dicka e tille. Atehere do te me pershtatej me teper si thua?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Tetor 2005 11:08
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.