Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...?
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
engjell_mbrojtes
"Ne qiellin e 7-te"

Regjistruar: 22/09/2005
Vendbanimi: "Ne qiellin e Forumit Horizont"
Mesazhe: 799

urime loti

poezite e tua me kane ber te qaj...
urime lal shume te bukura

__________________
"YoU KnOw iM iNdEpEnDeNt n I cAn MaKe iT Ma OwN"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Nëntor 2005 18:49
engjell_mbrojtes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të engjell_mbrojtes Kliko këtu për të kontaktuar me engjell_mbrojtes (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: engjell_mbrojtes Shto engjell_mbrojtes në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto engjell_mbrojtes në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104

NË MESIN E LULEVE PASKA DALË NJË THERRË!


Qani sytë e mi
qaj ti zemra e mjerë
në mesin e luleve
paska dalë një therrë...



Zemra ime e mjera
tash nuk gjen shërim
lotët në sytë e mi
tash më s'kanë pushim!



Do të vuaj për ty
sa jeta e moti
por mos mendo kurrë
se do të më ndalet loti...



Për ty do të qaj
aq sa dhe kam qarë
me lotët e mi
shumë lule kam tharë!



Më dole ti një therrë
kur mendova se je lule
në mes të zemrës sime
thikë të mprehtë më ngule...


** ** **


EDHE NJËHERË ...


Edhe njëherë zemra po më thehet
edhe njëherë shpirti po më lëndohet
vuajtja e dikurshme prapë po më kthehet
plaga e vjetër sërish po më trazohet ...



Më fal që jetën më nuk e dua
më fal që vdekjen tani e kërkoj
më vjen shumë keqë që kështu qenka shkrua
por veq e vdekur mundem të të harroj!





Në rend të parë i besova Zotit
në rendin e dytë të besova shumë ty...
se mendova se po më ndjek rruga e lotit
se mendova se zemra kështu ka me m'u thy!


** ** **



DASHURI E URREJTJE BASHKË


Dashuroj urrejtjen time
urrej dashurinë time.
A është kjo marrëzia më e madhe
që dikush ndonjëherë ka ndjerë?
A është kjo fjala më e çmendur
që dikush ndonjëherë ka thënë?
A jam unë ndryshe nga të tjerët
apo të tjerët janë si unë?
Të dashuroj e të urrej bashkë!


** ** **



FERIZAJIT...

Edhe rrugët me asfalt të paasfaltuar
Edhe ndërtesat e shtëpit e bombarduara
Edhe rrugicat me mbeturina
Edhe qentë endacakë që bredhin rrugëve
Edhe të papunët që enden poshtë e lartë
Edhe këmbët e zbathura që të kanë vërshuar
Edhe personazhet e Migjenit që të bëjnë shoqëri ditë e natën
Me tregtinë e egër, që t'i zbukuron rrugët nga stërndërtimet...
Edhe pse pa reshtur i luftoj,
Prapë i dua, i respektoj
Janë të miat, të qytetit tim
Të Ferizajit tim
Vendlindjes sime!!!

__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2005 23:15
LoTi_DaShUrIsË nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LoTi_DaShUrIsË Kliko këtu për të kontaktuar me LoTi_DaShUrIsË (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: LoTi_DaShUrIsË Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Te pergezoj per talentin.

Te uroj pesimizmin ta kthesh sa me shpejt ne optimizem, qe ti te jesh e lumtur.

Vargjet dhe mendimet e tua jane origjinale dhe melodike. Suksese!!!!

Love _ Football

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2005 23:26
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104

Përshëndetje te perzemrta, footballi

Të falenderoj nga zemra footballi që më shkruat dhe po ashtu flm. për komplimentet e urimet...
Desha vetëm të të them se tek unë nuk ndodhet kurrëfarë pesimizmi, edhe pse ndoshta kështu u duket juve, sido që të jetë, faleminderit që më shkruani çoftë edhe vetëm një fjalë, pamvarësisht se çfare është ajo...!
Gjithashtu edhe unë j'u dëshiroj dhe j'u uroj çdo të mirë...

__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2005 23:35
LoTi_DaShUrIsË nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LoTi_DaShUrIsË Kliko këtu për të kontaktuar me LoTi_DaShUrIsË (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: LoTi_DaShUrIsË Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Thumbs up

Ndofta ke te drejte Loti. Jam une qe e shoh ne tjeter kend veshtrimi. Jo ne te gjitha ka pesimizem, por ne disa prej tyre si kjo me poshte:

NË MESIN E LULEVE PASKA DALË NJË THERRË!


Qani sytë e mi
qaj ti zemra e mjerë
në mesin e luleve
paska dalë një therrë...



Zemra ime e mjera
tash nuk gjen shërim
lotët në sytë e mi
tash më s'kanë pushim!



Do të vuaj për ty
sa jeta e moti
por mos mendo kurrë
se do të më ndalet loti...



Për ty do të qaj
aq sa dhe kam qarë
me lotët e mi
shumë lule kam tharë!



Më dole ti një therrë
kur mendova se je lule
në mes të zemrës sime
thikë të mprehtë më ngule...


** ** **


Megjithate edhe ai eshte nje pjese e jetes. Pa pesimizem nuk ka kurre optimizem.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2005 23:47
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104

MË BËN...

Më bën të ndihem shpesh kaq e vetmuar
më bën të zgjohem netëve të gjata
më bën të jem një pasion i harruar
endacake e ëndrave të mia të pamata...

Porsi një dëshirë e pamundur më bën të endem
barbon në kërkim të një zemre të artë
një lotë që buzëqesh më bën të jem
mirazheve të një shkretëtire të thatë...

Më bën të jem gjithçka që s'mundem
më bën të kem gjithçka që s'kam
më bën të ndjej teksa të prek buzët
ëmbëlsinë e ëndRrës në të cilën jam...

Përtej çdo skaji më bën të jem e dashuruar
çdo imagjinate më bën që t'ia kaloj
më bën të lumtur, më bën të vuaj
e mbi të gjitha më bën të të dashuroj...


** ** **


Atë çast...


Fluturuan mendimet e mia
tutje bashkë me diellin perënduan
u larguan dëshira e pasione
përveç teje gjithçka tjetër pata,
por edhe ato m’u larguan!


Atë çast do të doja të isha një heshtje e marrë
një fllad bregdeti ndër flokët e tua
një buzëqeshje që buzët të puth
rrahja zemrës tënde do të doja të isha,
atë çast aty, edhe njëherë të jem dua...

Njësh me natën kështu u bëra
njësh me pasionin për të qenë brenda teje
e dëshiruar për të qenë një ëndërr
mendim i një nate të ëmbël vere...

Fluturuan mendimet e mia larg
mbetëm vetëm ne të dy në mendimet e mia
gjithçka tjetër pata me diellin, por perëndoi
bashkë me këto edhe ti shkove,
s'pata forcë të të ndaloj!

__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2005 23:53
LoTi_DaShUrIsË nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LoTi_DaShUrIsË Kliko këtu për të kontaktuar me LoTi_DaShUrIsË (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: LoTi_DaShUrIsË Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Animal
Writer i 1 story pa fund

Regjistruar: 03/09/2005
Vendbanimi: ne shkelqimin e syve te saj...
Mesazhe: 428

hey cdo gjeje i vjen fundi per nje arsye apo nje tjeter.........vargje fantastike ,complimente....

__________________
para se gjithash perpiqu te jesh njeri....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Nëntor 2005 01:14
Animal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Animal Kliko këtu për të kontaktuar me Animal (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Animal Shto Animal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Animal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

LoTi_DaShUrIsË urimet e mija per keto vargje kaq te ndjera..
flm qe i ndave me ne

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2005 20:22
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104

Në mes të askundit, përveç lotit dhe dhembjes...

TY QË MË MUNGON PËRHERË!!!

Nëse ti mungon në pranverë
Të kota janë gjitha lulët
Sytë më ç'mallën tek ti çdo herë
Kur je prezentë çdo gjë përkulët!

Ti për mua nuk je rastësi
Që ikën shpejt si meteor
Është mes nesh një dashuri
Që e ndjejë thellë në krahëror...

Ti që përherë më mungon
Edhe botën ma ke shëmtuar
Asgjë zemrën nuk e plotëson
Pos pjesës tjetër për ta bashkuar.

Sa më tepër që shoh djem
Aq më tepër në shpirt trazohem
Aq më shumë zemra për ty po dhemb
Me askënd z'dua të kufizohem.

Kam kaluar në përralla
Të gëzuarit t'i takoj
Gjithçka pash e mësova
Mungesën tënde kush se plotësoj!!!


** ** **



MË KUPTO!!!




Pranë teje kur jam,
pranë meje kur je,
po më pikuan lotët,
mos më pyet PSEEE?


Po më pikuan lotët,
mos fol! Më shiko,
nëse më dridhet zëri,
mos më thuaj JOOO!


Pranë meje kur të ulesh,
ma fshijë lotin tim,
po të deshti zemra,
merrëm në përqafim!


Nëse PO më thua,
thuaj se kurrë s`është vonë,
merrem të lutem afër,
më mbajë pergjithmonë!


** ** **



PËR TY!


Kisha dashtë të jem zog,
të shkoi vënd me vënd,
kur t`jesh i vetmuar,
të ulem në krahun tënd!


Kisha dashtë të jem flutur,
të shkoi malë e përrua,
nektarin e lulëve,
t'ua falë buzëve tua!


Kisha dashtë të jem lule,
si lulët në pranverë,
të më mbashë në duar,
të më marresh erë!



Kisha dashtë të jem qiell,
e shtrirë kënd me kënd,
ngjyrat e ylberit,
t'ia falë syrit tënd!



Kisha dashtë të jem hije,
e kur je i fjetur,
të ulem pranë teje,
të të puthë mbi vetull!


Kisha dashtë të jem ëndërr,
dhe kur je në gjumë,
të vijë të mos të lë vetem,
se të dua shumëëë!!!


** ** **

PRAPË PËR TY!



Kur ulem,
kur ngritem..
dhe shkoj,
në heshtje
vetëm në ty mendoj!



Si larg,
si afër...
kur jam,
njësoj në zëmër te kam!



Kur më shanë,
dhe ikë...
me vrap...
njësoj të dua prapë!



Kur qesh,
kur qaj,
kur këndoj...
të dua, të dashuroj!




** ** **




Lexoje shpirtin tim...!
(Edhe pse e di që s'do e lexon)


Prore do të jetosh në mua
në fshehtësinë që s'gjenë ngushëllim
me ty të jem dëshirova
prejetësi njerëzore- amshim ...


Çdo gjë është jotja kur të dashuroj
edhe shpirti im pas teje në shtegëtim
por larg vetes pa ty tash jetoj
dje e lumtur, sot vuaj në mjerim!


Zërin tënd dhe tënden qetësi
në këto netë shekuj të gjata
i dëgjojnë pranë dritarës
tash vetëm yjet, hëna dhe nata ...


Pas hapave tua në mugëtirë
dikush vrapon dhe kërkon çare
njëri-tjetrit i ngjajmë shumë mirë
por ty ende s'të gjeta fare.


Çdo gjë e jotja pra dhe më mashtron
kur t'i ecën më dukesh se vallëzon
në shtatin tënd aromë trëndafili
e në zerin tim veç këngëmall bilbili ...


Shpesh më vjen si hije e dlirë
mbështjell me kaltërsinë e qiellit
në sytë e tu puthjet me janë ngrirë
pa ty do shuhej dhe rrezja e diellit.



** ** **



YLL I KËPUTUR...


Të gjitha lulet që mblodha
gjatë jetës sime t’i fala ty...
Bashkë me shpresat e mia
shumëngjyrëshe për dashuri.

Me duar të zbrazëta tani kërkoj
prapë aromën në lule të zbehta...
dhe dot se gjejë
se dikush ma ndaloj!

Syri im që në ty pa bukuri hyjnore,
tanimë nuk di të magjepset më gjë tjetër
përveçse me një buzëqeshje
të një foshnje të pafajshme
që si e tillë i ngjanë dashurisë sonë.

Nuk vajtoj dot, jo.
Për mua dielli nxehë gjithë,
kur e di se legjenda e dashurisë sonë,
që u shua si një yll i këputur,
shkruhet dikur në librat e dashurisë së çiltër...




** ** **



U mbylla në zemrën tënde...


Zjarrin e këngës sime të strukur,
Do e liroj shtigjeve të kaluara heshtaz, mija herë.
Le të më falin kopshtijet e trëndafilave
Të ëndërruar m'atanë horizontit,
Që aroma e trëndafilve të kopshtit tënd,
Më magjeps më shumë, bashkë me shiqimet e tua
Të fshehura pas dritareve të padepërtueshme.

Nuk përtova ta hap zemrën,
Ajo ishte edhe ashtu e ytja,
Portën e qetësisë ta mbajta mbyllur
Larg erërave të paftuara.

Rugëtimet e mia
Le të mbesin gjethe beharesh të shumëpritura
Në mesin e shumë të tjerave,
E ti më merrë...
Përherë në shtegëtimet e tua,
Të ndjej butësinë e dorës sate
E shpirtit tënd që kërkon e jep vetëm dashuri.




** ** **




MIQËSI APO DASHURI?

Kur ty s'të shoh nuk qaj e nuk rënkoj
mendjen nuk e humbas kur të takoj
megjiithatë, kur kohë rri pa të parë
diç më mungon ndjej mallin të më marrë...
dhe vetën pyes unë me kurështi ...
vallë miqësi të jetë kjo apo dashuri?

Kur sysh më zhdukesh s'mund më asnjëherë
fytyrën tënde në mendje ta sjell
megjithatë padashur kam ndjerë...
se ajo kujtesë pranë rri përherë
dhe pyetja më kthehet përsëri...
miqësi të jetë kjo a dashuri?

Kam vuajtur shpesh e s'kam menduar kurrë
tek ti të prehet zemra ime e sëmurë...
por rrugëve kur endem pa qëllim
as unë s'e di në pragun tënd ç'më shtynë
dhe duke hyrë pyes përsëri...
... oh ç'është kjo që më sjell këtu
miqësi apo dashuri?

Kur dora ime tënden e mbështjell
zhytem padashur në një paqe të thellë...
dhe jeta shkon e shëndrrohet në një ëndërr
nga e zgjon papritur rrahja e fortë në zemër
që kurështare pyet përsëri...
miqësi të jetë kjo apo dashuri?

Kur këngën varg pas vargu për ty ngrita
nga shpirti poetik, diktat nuk prita
por e habitur s'mora vesh as vetë
mendimet, rimat si erdhen aq shpejtë
dhe pyeta së fundi përsëri ...
miqësi më frymëzoi apo dashuri?

__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Nëntor 2005 23:44
LoTi_DaShUrIsË nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LoTi_DaShUrIsË Kliko këtu për të kontaktuar me LoTi_DaShUrIsË (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: LoTi_DaShUrIsË Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104

Të ndahemi...


Le të ndahemi tani sa ka mbetur
Në lidhjen tonë pakë shkëlqim.
Të ndahemi përpara se nektari në gotat tona të ketë mbaruar.
Të ndahemi përpara se hëna të perëndojë në një agim.
Përpara se të lindë dielli e njerëzit të jenë zgjuar.

Le të ndahemi tani sa ka mbetur në buzët tona tinguj e gaz.
Të ndahemi përpara se zemrat tona t'i pushtojë urrejtja.
Të ndahemi përpara se gjuha të pushojë së rrjedhuri mjaltë.
Të ndahemi përpara se në gojë të na ngrijë buzëqeshja.

Le të ndahemi tani pasi dëgjoj zëra të trishtuar.
Të ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita.
Të ndahemi përpara se stuhia të ketë filluar.
Të ndahemi përpara se zemrat tona t'i ka#@*%!ojë frika.

Le të ndahemi tani si të panjohur e të harrojmë se ç'ndodhi.
Të ndahemi e ta lëmë të nesërmen të lindë një kohë të re.
Të ndahemi me kohë të mirë përpara se të na prishet moti.
Të ndahemi sa nuk kanë filluar shtërngata e rrufe.

Le të ndahemi pra tani pasi kam ftohtë e frikë, të lutem lerna.
Na lerë ta braktisim këtë vend të errët e të kthehemi nga erdhëm.
Të ndahemi si të panjohur para se të na ndodhë më e keqja.
Përpara se urrejtja për njeri-tjetrin të na e ketë pushtuar zemrën.


Të ndahemi sa ka mbetur pakë besim
Të ndahemi të mos vuajë më ky shpirti im
Të ndahemi natën të mos na shohë njeri
Të ndahemi, të ndahemi të t’harroj ty.

Se kam të lehtë ndoshta as dhe ti
Të ndahemi të mos marrë më vesh për ty
Kur u bashkuam ish ditë me diell
Të ndahemi me dëshmitar hënën në qiell.

Në ndarjen tonë yjët le të bëjnë sehir
Të ndahemi natën kështu është më mirë
Të ndahemi sa nuk është tharë loti në sy
Të ndahemi mbase është më mirë për të dy.

Të ndahemi dhe le të fryjë furtunë
Të kujtojmë veç ditët që u deshëm shumë
Të ndahemi e mos mendo për mua
Ta fshijmë nga kujtesa fjalën:"të dua"..

Të ndahemi në fshehtësinë më të madhe
Më pas t'i harrojmë këto brenga edhe halle
Të ndahemi të mos na shohë askush
Të fshihemi në vreshta mbuluar me rrush.

Dhe qielli le të ndahet atë natë
Dita të mos vije nata të jetë e gjatë
E ashtu të lagur të dy të vrapojmë
E njeri-tjetrin përjetë ta harrojmë.

Të ndahemi dhe të harrojmë çdo gjë tonën
Të ikim larg, sa më larg ta hedhim këmbën
Të ndahemi dhe të ikim sa më larg mërguar
Ta fshijmë nga kujtesa këtë ëndërr të mallkuar.

Të ndahemi!

__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Nëntor 2005 22:14
LoTi_DaShUrIsË nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LoTi_DaShUrIsË Kliko këtu për të kontaktuar me LoTi_DaShUrIsË (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: LoTi_DaShUrIsË Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.