Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Pesë nga shtatë fëmijët gjenden në kauç me trupat e copëtuara nga plumbat. Katër prej tyre janë të vdekur. Nita ka humbur vetëdijen, por është ende gjallë. Nëna e saj, Vjollca edhe ajo ka vdekur. Halishja është qëlluar tetë herë, në krah, në kraharor në gjoks. Burrat menduan se ishte e vdekur. Edhe Halishja beson se shpejt do të vdesë.
Halishja tërhiqet dhe sheh mbi kauç trupat e fëmijëve njëri-mbi tjetrin si dhe Vjollcën. Zvarritet nëpër tërë shtëpinë duke kërkuar kush ka mbijetuar, por nuk gjen askënd. Mahia dhe Roni janë të heshtur në tmerrin e tyre. Kontrollon në banjë, në depo derisa gjaku është ngado dhe ajo duke u mbajtur në mure i lyen ato gjithë gjak.
Kthehet sëish në dhomën e ndenjjes ku sheh se Nita është ende gjallë, por e plagosur rëndë.
"Oh loçkë, tani duhet të shkojmë", thotë Halishja. "Duhet me shku në spital".
"Nuk e lë mamin", thotë Nita. "Nuk e lë, jo, ajo do zgjohet shpejt"
Halishja përpiqet ta bindë Nitën, por ajo nuk do të largohet.
10 minuta pas breshërive Isai kthehet në shtëpi vetëm. Është i tmeruar nga ajo që beson se do gjejë në shtëpi, vrasësit dhe kufomat e fëmijëve..
Berenda në shtëpi janë Halishja dhe Nita, dhe dëmet e shkaktuara nga granatat, gjaku dhe ajo pishinë e errët gjaku në dhomën e ndenjes. Isai dhe Halishja flasin nxitimthi, pa kuptim derisa askush nuk e dëgjon njëri-tjetrin. Isai përpiqet ta marrë Halishen me vete e të largohen nga shtëpia. Ai është i tmerruar se ata do kthehen sërish. Tani është rradha e Halishes të mos pranojë t'i lërë kufomat vetëm. Fëmijët e saj kanë vdekur dhe ajo është qëlluar aq shumë herë, po humb aq shumë gjak sa që padyshim do të vdesë së shpejti.
Ajo do të qëndrojë me ta.
Isai largohet të shohë sërish Vetonin dhe kur kthehet nuk e gjen Halishen aty. E frikësuar për vdekje se ata do ktheheshin prapë Halishja hidhet nga ballkoni dhe troket tek shtëpia e Rizës. Më vonë në ditarin e tij Riza shkruan: " Ia hapa derën. Mezi qëndronte në këmbë. E ndihmova të hynte brenda dhe pashë se ishte e mbuluar në gjak. E vendosëm në qilar si vendi më i sigurt, kurse ajo na tha se ishte plagosur në gjoks. Ajo nuk pushonte së qari e së rënkuari për fëmijët, duke thënë se nuk ka më kuptim të jetonte pa fëmjët, jeta e saj nuk vlen më asgjë. Ishte errësirë e thellë, aq sa nuk mund të shikonim as se ku ishin plagët. Edhe fëmija i saj qante. Isai nuk po dukej. Më vonë e pamë se kishte hemorragji të madhe nga e cila dhe mund të vdiste, por si ta ndihmonim kur nuk kishim as dhe një shkrepse të vetme. Breshëritë e plumbave dëgjoheshin papushim dhe nga drejtime të ndryshme. Tani as mund ta mendonim të largoheshim nga shtëpia. Si mund ta linim të plagosurën vetëm. Ta merrnim me vete ishte e pamundur pasi ajo nuk mund të ecte. Nga ana tjetër nuk e mbanim dot, pasi ishte e rëndë, mbi 100 kile. kështu ia lëmë veten në dorë fatit."


vijon........

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2005 00:13
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ende në shtëpi Isai gjen Ronin në dhomën e pasme dhe vendos që të mos ta lërë tek shtëpia e Rizës në mënyrë që familja të kishte më shumë gjasa t'i mbijetonte sulmeve të tjera të paraushtarakëve. Isai e lë nënën në dhomën e saj dhe del në rrugë së bashku me Ronin. Nita nuk pranon të largohet nga e ëma dhe mbetet aty e shtrirë në mesin e të vdekurve, derisa plagët i kullonin gjak në kauçin edhe ashtu të zhytur në gjak.
Në cepin e një shtëpie të djegur, vetëm dy dyer larg shtëpisë së tij Isai hyn në rrënoja dhe e gjen një cep ku çatia ende mbahej. Aty ndihej era e djegjes së dy muajve më parë. Kjo ishte një nga shtëpitë e para të djegura në Brezhnik. Nuk dihet se si, por flakët kishin harruar një shtrat, në të cilin Isai e vë Ronin. Djalin e vogël e zë gjumi. Isanë nuk e zë gjumi. Roni zgjohet herë pas here natën dhe kapet pas Isait i trembur nga ëndërrat e këqija. "Mos ki frike. Fli", ia kthente Isa.
I ulur mbi mbulesat e shtratit, me kokën pas murit, Isai shtrin qafën. Është e dhimbshme, e padurueshme, e mbushur mëri. Kjo është hera e parë që i duhet të mendojë. Ka parë t'i vriten fëmijët, derisa nuk e di ku e ka vëllanë. I kujtohet hakërrimi i Baçkoviçit se do të vriste të vëllanë me thikë, duke e prerë në copa.
Riza për atë natë shkruan në ditarin e tij: "Halishja rrinte pa bërë zhurmë vetëm nuk pushonte duke këkruar ndjesë për shqetësimin që na kishte shkaktuar. Nuk ankohej për dhimbjet e veta, vetëm donte të kthehej në shtëpi që të mos na dëmtonte ne. Shihja në të një shpirt të madh e bujar. Breshërtië dëgjoheshin ende.
Halishja më tha se kishte ftohtë pasi e pyeta si ndihej. E mbuluam sërish dhe e vendosëm në kauç dhe i kërkova të mbahej dhe e këshillova të mos lëvizte shumë që të kufizonte humbjen e gjakut. Isai ende nuk erdhi. Druheshim se e kishin vrarë dhe atë".
Rreth orës 5 të mëngjesit Isa zgjon Ronin dhe ata ecin në rrugë drejt qendrës së policisë. Riza kryqëzohet me ta dhe ndihet i lumtur që janë gjallë.
"Pas gjysmë ore vjen Isai me djalin e Musës", shkruan Riza. "Ai tha se kishte qenë në qendër dhe kishte kërkuar ndihmën spitalore për Halishen dhe Nitën. Ata i kishin premtur se urgjenca do të vinte"
Isai gjeti një polic serb që e njihte me emrin Kaplan e që ra dakord t'i çonte Halishen dhe Nitën në spital. Isa trembej nga Kaplani. Ai e pyeti se kush e kishte bërë këtë.
"Miniq dhe njerëzit e tij", i tha Isa.
"Më vjen keq. Kjo nuk është në rregull", tha Kaplan.
Ai po i çon ata në spital që gjendet në pjesën perëndimore të qytetit në rrugën që të çon nga Patriakana dhe gryka e Rugovës. Halishja dhe Nita qëndrojnë afër njëra-tjetrës, e megjithëse kanë kaluar 12 orë ende u rrjedh gjak. Ato janë tepër të këputura.
"Faleminderit Zotit ti ke shpëtuar", i pëshpërit Nita Halishes. "Ti do kujdesesh për mua njësoj si mami, apo jo?"
"Po loçkë." Halishja e ndjen përqafimin e butë të Nitës.
Kur arrijnë në spital Halishja dhe Nita rrethohet nga një numër motrash medicionale shqiptare që kishin mbetur. Ato i çojnë menjëherë tek kirurgjia, ku në shërbim është një mjek serb. Ai quhet Jovica Marinkoviç. Në Pejë nuk kanë mbetur mjekë shqiptarë. Marinkoviç është mjek ushtarak, është me uniformë. Shikon gruan dhe vazjën e vogël dhe i drejtohet Isait "Duhet t'i japim gjak menjëherë". Mjeku pyet për grupin e gjakut të Halishes dhe Nitës. "Sa anëtarë të familjes të kanë vrarë" pyet doktori Isën. "Pesë, kurse vëllai është zhdukur", thotë Isa. Marinkoviçi bë kryq dhe pyet" Si mund të bënin një gjë të tillë? Si? Shiko unë do përpiqem t'i shpëtojë. Mos ki frikë se jam serb. Do të bëjë gjithçka mundem".

vijon....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2005 00:16
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Isa largohet nga spitali pasi ka lënë atje gruan dhe mbesën. Ka një energji brenda tij. Ai nuk mund ta përballojë idenë se macet mund të lëpijnë gjakun dhe trupat e familjes së tij, apo se mund të marrin erë në të nxehtën e qershorit. Ai nxiton drejt shtëpisë dhe gjen qese plastike dhe i vë në katin nën tokë ku është freksët e ku fëmijët rrinin gjatë bombardimeve. Riza është me Isanë dhe e ndihmon. Një nga një ata i marrin trupat nga dhoma e ndenjes nëpër shkallë dhe i sjellin poshtë duke i shtrirë në plastikë. Riza ndihet i pafuqishëm kur shikon se një pjesë e kokës së Dardanes nuk është shkëputur nga breshëritë. Derisa Isa e ngre në krah kufomën e Dardanes pjesë nga truri dhe kafka bien në dysheme. Isait i duhet të mbledhë me dorë trurin e së bijës. Edhe një pjesë e kokës së Agonit të vogël nuk është në vend.
Kur ata janë të gjithë në katin nën tokë ai i mbyll plastikat dhe sigurohet se tani asnjë kafshë nuk do ushqehet me trupat e fëmijëvë të tij.


... Në spital Marinkoviçi operon së pari Nitën, gjendja e së cilës është më e rëndë. Ajo vdes gjatë operacionit. Pesë nga shtatë fëmijët tani janë të vdekur.
Më pas ai i shpëton jetën Halishes. Në dhomën e operacionit ai i tregon asaj se ishte qëlluar tetë herë, gjashtë herë në trup dhe dy herë në krah dhe se ishte me fat të mbijtonte pas kaq orësh duke humbur gjak.
Ai i thotë se ajo duhte të qëndrojë në spital për dy muaj e të pushojë, derisa i shpreh keqardhjen për vdekjen e fëmijëve. Ai i tregon se Nita vdiq.


---------------------------------------------

Sot Nebojsha Miniq, autori i kesaj masakre ne Peje, vdiq nga sida dhe nga kanceri ne mushkeri, edhe pse asnjehere nuk doli para drejtesise, asnjehere nuk u gjykua per krimet e tij. Haga nuk ngriti asnje padi kunder tij.

Isa eshte ende gjalle, ne fund te librit kishte thene qe nuk do kete prehje derisa te hakmerret. Si mund te ndihet Isa sot ??? eshte pyetja qe s'me hiqet nga truri.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Tetor 2005 00:21
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.