Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Gjuhët e Huaja > Gjuha Angleze > Shqiptaret e New Jorkut
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha shejtonja
hey hey this is our tema not tema e qyteteve te tjera :p enough about boston

C'behet ne NY keto dite?
Une sonte do vete te shikoj La Boheme ke nyc opera... Ka njeri bileta per Carmen javes tjeter qe do ti shese?




çka po thu bre burrnesh
po deshe ndonjë Luçiano Pavaroti ♪♪♪ të ndihmojm ne....

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2006 04:15
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ruby_DR
Special

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: aty ku nuk ta pret mendja
Mesazhe: 2080

nuk mund te ndihmoj kete here.....

__________________
<<<<<<<< VENTO DI PASSIONE MAI DOMATA>>>>>>>>>>>

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2006 04:19
Ruby_DR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ruby_DR Kliko këtu për të kontaktuar me Ruby_DR (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ruby_DR't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ruby_DR Shto Ruby_DR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ruby_DR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil



çka po thu bre burrnesh
po deshe ndonjë Luçiano Pavaroti të ndihmojm ne....



ke bileta per pavarotin? cfare vendesh jane? cfare dite eshte? sa i mban biletat? dhe shkoj vetem ne operan e ny e jo te rrethinave te tipit NJ apo CT apo PA.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2006 17:53
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

une me e pas Pavarotin poshte dritares nuk e nxjerr koken me e pa... thjesht sme pelqejne operat si kuptoj...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Shtator 2006 04:00
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Nga Pierre-Pandeli Simsia (Nju Jork)

Ditën e hënë, me 27 nëntor komuniteti shqiptar i Amerikës në Nju Jork u mblodh në restorantin e mirënjohur në Manhattan të bashkatdhetarit tonë të nderuar Bruno Selimaj, për të festuar 28 Nëntorin, ditën e shenjtë, ditën kombëtare të Flamurit tonë të ndritur.

Për të kujtuar dhe festuar këtë datë të shënuar historike çdo vit, përfaqësia e Ambasadës shqiptare pranë OKB-së jep një pritje për bashkatdhetarët e shumtë në selinë e saj. Ndryshe nga vitet e tjera, pritja këtë vit u bë në restorantin e njohur “BRUNO”.

Njëra nga sallat e mëdha të atij restoranti të bukur ishte zbukuruar si për festë dhe të dukej se edhe vetë ajo sallë të buzëqeshte dhe i uronte mirëseardhjen bashkatdhetarëve.

Bashkatdhetarë të shumtë të ardhur jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga shtetet fqinje si Konektikat, Nju Xhersi drejtohen drejt atij restoranti. Të parët që hyjnë në atë restorant festë ishin Dr. Namik Shehu, Dr. Selahedin Velaj, aktivisti i njohur zoti Sali Bollati, zoti Hazbi Shehu, shkrimtarja Albana Melyshi, shkrimtari i mirënjohur zoti Naum Prifti së bashku me vajzën e tij Julika Prifti...

Në hyrjen kryesore të restorantit qëndronte pronari Bruno Selimaj me një pjesë të personelit të tij, të cilët me buzëqeshje u shtrëngonin duart të mirëseardhurve, duke shqiptuar fjalët: "Gëzuar Festën e Flamurit". Pastaj i drejtonin në një nga sallat e restorantit, aty ku edhe do të festohej.

Të tjerë njerëz, personalitete të nderuar, kryetarë shoqatash të ndryshme i drejtohen restorantit Bruno. Kryetari i “Vatrës”, zoti Agim Karagjozi, kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane zoti Zef Bala, historiani Prof. Skënder Isaku, kryetari i shoqatës “Shqipëria” Mustaf Rahmani, zotërinjtë Adli Bellcista, Besnik Docaj, Bek Selimi, Ismer Ahmetaj, Vasel Ivezaj, kryetarja e shoqatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane zonja Anna Kohen, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra, aktivistja e palodhur, e kudogjendura e komunitetit tonë, ish punonjësja dhe folësja në televizionin shqiptar Elmira Muja, presidenti i Institutit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” Rrape Ruci, komandanti i batalionit "ATLANTIKU", që mori pjesë në luftë në Kosovë kundër bishës së egër serbe, zotëria i nderuar Skënder Doçi...

Në hyrjen e asaj salle feste qëndronin Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, zoti Adrian Neritani dhe bashkëshortja e tij Valbona, zëvendës ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, zoti Ljublin Dilja dhe personalitete të tjerë.

"Gëzuar Festën e Flamurit" ishin fjalët përshëndetëse nga zyrtarët pritës dhe të mirëseardhurve të shoqëruara me të tjera fjalë: "Kosova së shpejti e lirë dhe e pavarur"!

Atmosfera brenda në sallë ishte tejet e gëzueshme dhe festive. Në sfond ishte Flamuri ynë Kombëtar, gjithashtu edhe në tryeza ishin vendosur flamuj të vegjël kombëtarë.

Bashkatdhetarët, të njohur dhe të panjohur shtrëngonin duart me njëri-tjetrin, përqafoheshin si të njohur prej kohësh, si vëllai me vëllanë, vëllai me motrën, si vëllezër të një gjaku, gjaku shqiptar. Dhe të gjithë në atë sallë ishim të njohur, motra dhe vëllezër, na kishte bashkuar Flamuri ynë Kombëtar, festa e tij.

E ndërmjet njerëzve të shumtë ishin ata si kurdoherë, të palodhurit, duarartët dhe penëartët, njerëzit e medias dhe televizionit, Kultura Shqiptare, zotërinjtë e nderuar Beqir Sina dhe Adem Belliu, që hynin mes njerëzve të shumtë, duke shkrepur aparatet e tyre fotografike dhe kamerat e lëvizshme televizive.

Për një çast, papritur, njerëzit e shumtë që qëndronin më pranë derës (salla e madhe e restorantit u mbush plot me njerëz dhe një pjesë e mirë qëndronin në këmbë) filluan të lëviznin dhe disa pëshpëritje u dëgjuan në fillim të ngadalta, por që u përhapën në të gjithë sallën, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

Kjo bëri që të gjithë ata që ishin ulur të ngriheshin në këmbë, të gjithë me shikim drejt derës...

Çaste të bukura dhe tepër emocionante po kalonim të gjithë. Presidenti i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu ndodhej midis nesh. Po kalonte pranë nesh. Po na përshëndeste të gjithëve, po na takonte, shtrëngim duarsh...

Duartrokitje të forta dhe thirrje të fuqishme:"Rroftë 28 Nëntori, dita e shenjtë e Flamurit tonë", "Rroftë populli shqiptar", "Kosova e lirë dhe e pavarur".

Presidenti Sejdiu shoqërohej nga ambasadori Neritani dhe zëvendësi i tij, Dilja.

Pastaj Presidenti Sejdiu nën shoqërinë e personaliteteve që e shoqëronin zunë vend në tavolinën e rezervuar për ta.

Të gjithë donin të takonin Presidentin Sejdiu, të flisnin me të, t'i uronin mirëseardhjen, t'i uronin së shpejti Pavarësinë e Kosovës.

Pasi zunë vend në tryezën e tyre, fjalën e hapjes e mbajti ambasadori i Shqipërisë pranë O.K.B.-së, zoti Adrian Neritani.

Duke uruar mbarë popullin shqiptar për festën e Flamurit, zoti Neritani ndërmjet të tjerash tha:

"...Menduam ta festonim pa ceremoni zyrtare, sepse kështu e konceptuam që të jemi të gjithë bashkë, të hamë diçka të mirë, të pimë diçka të mirë, të takohemi me njëri-tjetrin, të shkëmbejmë mendime, pa dallime krahinore, politike dhe fetare, sepse kështu jemi më mirë. Na bashkon ajo që të gjithë jemi shqiptarë. Të urojmë të gjithë së bashku njëri-tjetrin... Gëzuar Festën e Flamurit" e mbylli fjalën e tij përshëndetëse zoti Adrian Neritani.

Pastaj përshëndeti Presidenti i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu.

Darka kaloi në një festë të bukur dhe mbresëlënëse.

Të gjithë ne shijuam gjellërat e shumta, të shijshme dhe të shumëllojshme të shoqëruara me pije të ndryshme, të gjitha këto falas nga pronari i restorantit, bashkatdhetari ynë i nderuar, zoti Bruno Selimaj.

Është në vazhdimësinë e punës dhe ndihmën e madhe që jep ky bashkatdhetar i nderuar i komunitetit tonë.

Në vazhdim, pjesëmarrësit shkëmbyen biseda të lira me njëri-tjetrin, si dhe me zotërinjtë ambasadorë, Adrian Neritani dhe Ljublin Dilja.

Shkrepja e aparateve fotografike ishte edhe kujtimi më i bukur për pjesëmarrësit në këtë festë, ku bashkë me urimin: "Gëzuar Festën e Flamurit. Kështu u mbledhshim përherë në festa dhe gëzime me njëri-tjetrin, të gjithë së bashku", ishte edhe mbyllja e asaj mbrëmje të bukur dhe mbresëlënëse, festimi i Flamurit tonë Kombëtar.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Nëntor 2006 23:16
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

si se paskan permend ate mbremjen me aurela gacen, se per ate jam kurioze une.

Did anyone go?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Nëntor 2006 23:33
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Boksieri
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 20/11/2006
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 137

Une isha jena knaq per zotin,,u rrafen ca per pune femnash si zakonisht,per nje grua qe ka kafe ne kenerrike ,,mduket se dhe ate e rrafne e banen peshk.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2006 05:17
Boksieri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Boksieri Kliko këtu për të kontaktuar me Boksieri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Boksieri Shto Boksieri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Boksieri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

si rrihet shqiptareve pa u rrah. Edhe i bijn grat aty gjys zdesh, edhe rrahin dynjan qe ja shef.

Hic se kuptoj ket fenomen, vec gjynah se te gjitha mramjet prishen ishtu.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2006 06:54
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

More po gjithe ju shkodrant njilloj e keni humorin. Ah moj Keila sa kam qesh.

I sjellin grate vdesh dhe masnej zihen

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2006 07:25
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

po Cindi, krejt isoj e kena na shkodrant

lol megjithese metaman qe ashtu bajn, i bijn grat/te dashurat/vajzat etc te veshura skandal, masanej rrahin robt e shkret (qe mundesisht shofin femer me sy nje here ne vit neper keshtu festash).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Dhjetor 2006 07:45
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:15 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Gjuhët e Huaja > Gjuha Angleze > Shqiptaret e New Jorkut

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.