Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pasqualino Settebellezze (1975)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re imm.jpg
Ky file është shkarkuar 43 herë.

Regjia: Lina Wertmuller
Skenari: Lina Wertmuller
Aktor: Giancarlo Gannini

Edhe njehere regjizorja e shkruan vete skenarin. Kesaj rradhe vjen me nje drame qe korr sukses ne gjithe boten dhe e ben te marre kantidaturen per Oscar (hera e pare qe nje femer ja arrin).

Historia e filmit niset nga zonat italiane me tradite, ku nje vella i vetem mundohet te ruaje nderin e familjes qe perdhoset nga nje moter. Vellai perfundon ne burg dhe me pas dezerton ushtrine dhe e fusin ne kamp peqendrimi nazist. Ai qe konsiderohej i bukur ne fshatin e lindjes mundohet te perdore aftesite e veta mashkullore per ti hyre ne zemer oficeres gjermane qe komandon kampin. Eksperienca e atyshme dhe rruga qe zgjedh per te mbijetuar do e tjetersoje si njeri. Askush nga familja nuk do e kuptoje vellain dhe djalin kur del nga burgu me shume sesa shikuesi qe perjetoi me te vuajtjet dhe skenat e tmerrshme. Ne momente te caktuara shikuesi do ndihet me fat qe eshte pas ekranit dhe jo brenda atij filmi.

Edhe ne kete rast skenaristja gersheton historine personale te nje te burgosuri me meditimet dhe reflektimet e xhelatit te vet. Keto perbejne me se shumti kolonen politike dhe filozofike te filmit qe ne fund mbaron aty ku filloi, tek jeta personale e Pasqualinos.

Filmi merr disa kantidatura per Oscar:
1. Filmin i huaj me i mire
2. Aktori me i mire
3. Regjia me e mire
4. Skenari origjinal me i mire
Nuk fiton asnje prej tyre.

Kuriozitete:


  • Raporti mes sasise se xhiruar dhe filmit perfundimtar eshte 50:1. Pra regjizorja ka xhiruar 50 here me shume sesa ka perfunduar ne montazhin perfundimtar.
  • Tre gra kane marre kantidatura per Oscar ne histori. Dy te tjerat jane Jane Campion (ne 1994) dhe Sofia Coppola (ne 2004).
  • Regjizorja ka hyre ne Guinness per titullin me te gjate te filmit, gje qe e kishte zakon ne gjithe filmat e saj. Titulli ne fjale eshte "Un fatto di sangue nel comune di Siculiana fra due uomini per causa di una vedova... si sospettano moventi politici. Amore-Morte-Shimmy. Lugano Belle. Tarantelle. Tarallucci e vino.". Ne versionin amerikan titulli ishte thjesht "Revenge".
  • Montazhi nuk eshte linear. Praktikisht e kaluara dhe e tashmja perzihet ne nje stil te ngjashem me filma te tjere (psh Lucia y el sexo).


Dy episode diku nga fillimi i filmit.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 24/06/2008 ora 18:46

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Qershor 2008 18:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Era di venerdì 17 (1956)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 5346.jpg
Ky file është shkarkuar 40 herë.

Regjizor: Mario Soldati
Aktor: Fernandel

Titulli zyrtar i filmit eshte "Sous le ciel de Provence", sepse eshte bashkeprodhim italo-francez.

Filmi fillon ne menyre te lehte dhe humoristike. Personazhi kryesor, nje shites cokollatash dere me dere duhet te shkoje ne qytet si cdo mengjes. Rruges kupton qe ka harruar bileten dhe perfundon ne nje autobus. Aty njeh nje vajze e cila pasi i spjegon hallin e vet kerkon ndihmen e tij prane familjes. Ai e ndihmon duke shkuar tek familja e saj, e cila eshte shume patriarkale dhe me tradita.

Filmi eshte disi i vecante, sidomos per temen qe trajton ne vitet e hershme '50. Nje teme te ngjashme trajton filmi shqiptar "Une e dua Eren", por vetem 35 vjet me vone. Megjithate filmi i Fernandelit eshte disi i bute dhe teatral ne krahasim me filma te tjere italiane te asaj periudhe. Drama qe e pershkon eshte disi e pritshme pa shume ndryshime gjate filmit. Pjese e vecante e mjeshterise se Fernandelit eshte monolgu perfundimtar (te cilin ne kete moment nuk e mbaj mend).

Aftesia aktoriale e Fernandelit eshte padyshim e madhe, por krejt ndryshe nga italianet e asaj periudhe. Shpeshhere Fernandel me duket personalisht i sheshte dhe i ngujuar ne seriozitetin e teatrit primitiv. Ndryshe nga ai, Toto per shembull ka qene shume me origjinal dhe humoristik, edhe pse thuhet se ka qene i merzitur ne jeten personale.

Nga pejsazhet dhe udhetimi ky film sjell pak ne mend filmin shqiptaro-grek me ate dialin qe merr autobuzin peng (s'me vjen titulli tani).

Nuk ka asnje fragment ne Youtube. Efektivisht ky nuk eshte film i famshem.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2008 16:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Se kam pare kete filmin po me kujton nje tjeter me Giancarlo Giannini-n e Keanu Reeves "Il profumo del mosto selvatico" se dhe ai fillon keshtu ...

se dija qe Fernandel ka bere keto lloj filmash, ne mendjen time ka mbetur vec figura e tij e priftit .

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2008 17:41
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Miseria e nobiltà

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re miseria_e_nobilta1.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.

Regjizor: Mario Mattoli
Aktore: Totò, Sophia Loren, etj.

Nje nga filmat me popullore te kinematografise italiane. Bazuar ne nje novele e Eduarto Scarpetta (babai i Eduardo dhe Pepino de Filippo) fillimisht behet film ne 1940. Popullaritetin maksimal e merr pas ketij realizimi te 1954 me nje seri aktoresh te kryesuar nga Totò.

Historia fillon me dy familje te varfra qe jetojne bashke ne nje bodrum. Peripecite per te fituar ushqimin e dites sjellin skena shume komike, ndersa uria eshte motori i te gjithave. Totò eshte unik ne shprehjen e urise para kameras. Ne disa filma uria primitive e pas luftes del hapur dhe me gjithe tentativat per te riprodhuar skena te atilla shumica e aktoreve e kane te pamundur te shprehin urine me aq force.
Filmi behet interesant kur fati i varfanjakeve kryqezohet me interesat e nje princi, i cili kerkon ndihmen e tyre. Dhe keshtu varfanjaket hyjne ne boten e aristokracise ku kontrasti me jeten e tyre te perditshme sjell situata te vazhdueshme komike. Pikerisht per kete novela (dhe filmi) titullohet Miseria e NobiltÃ_.

Ne vitin 1954, kur kinemaja shqiptare prodhon zyrtarisht filmin e pare artistik (Tana), filmi Miseria e NobiltÃ_ prodhohet mrekullisht me ngjyra... Nuk e di pse producenti beri nje zgjedhje kaq te kushtueshme, por eshte gje e vecante te gjesh filma kaq te hershem me ngjyra.

Ashtu si shume raste te tjera historia e ketij suksesi i ka rrenjet ne punen e hershme te shkrimtareve dhe regjizorve te tjere, te cilet krijuan interpretime paraprake ku u bazua stafi i ketij filmi. Shume skena jane sidoqofte te improvizuara (me Don Vicenzo dhe Don Pasquale, por edhe me torinezen).

Skena e meposhtme tregon Totone qe punon si shkrues i letrave per analfabetet.


Ndersa kjo eshte skena e famshme qe prezantohet ne shume dokumentare. Pas nje dite urie princi i dergon 3 guzhiniere dhe ushqime ne shenje falenderimi. Te gjithe presin sa del princi dhe kusurin e shikoni vete:

Modifikuar nga Fajtori datë 27/06/2008 ora 16:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2008 17:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

47 morto che parla (1950)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 47morto.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.

Regjia: Carlo Ludovico Bragaglia
Skenari: Ettore Petrolini, Age/Scarpelli
Aktore: Totò, Carlo Croccolo, Silvana Pampanini

Film komik mbi jeten e nje cinguni qe kursen ne cdo gje dhe cdo aspekt te jetes. Historia rrotullohet rreth nje trashegimie qe babai ka lene per bashkine dhe Totò fsheh ne dhomen e gjumit. Skecet komike vijne njeri pas tjetrit dhe eshte gati e pamundur te mos qeshet.

Eshte nje nga filmat me te hershem (1950), vetem pak vjet pas fundit te luftes se dyte boterore. Megjithate duhet kujtuar se Totò ka bere filma qysh ne vitet '30.

Skenat me te bukura jane me kamarierin (Carlo Croccolo), nje personazh i hutuar qe nuk paguhet prej vitesh dhe ka harruar si gatuhen bifteqet (shiko fragmentin e meposhtem). Ne nje nga skenat Totò mendon te martohet, sepse sipas llogarive gruaja punon falas dhe keshtu mund te pushoje nga puna kamarierin...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 25/06/2008 ora 18:39

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2008 18:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dove vai in vacanza (1978)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re c5_8.jpg
Ky file është shkarkuar 37 herë.

Regjia: Mauro Bolognini / Luciano Salce / Alberto Sordi
Skenari: te ndryshem
Aktore: Ugo Tognazzi, Alberto Sordi, Paolo Villaggio

Film me tre episode te ndryshme te krijuar nga autore te ndryshem, me regjizore dhe aktore te ndryshem. Episodi "Si buana" me Paolo Villaggion eshte me i shemtuari dhe personazhi i krijuar nga aktori eshte i njejte me gjithe personazhet e tjere prej fantoci. Ky aktor efektivisht eshte nga me te pavleret ne kinemane italiane, edhe pse kur e intervistojne flet sip VIP.

Dy episodet e tjere jane interesante. Vecanerisht ai i krijuar nga Alberto Sordi eshte spektakolar dhe mbreselenes. Ai titullohet "Le vacanze intelligenti" dhe perplas impaktin mes dy brezave. Dy shites frutash pleq kane 3 femije moderne, te cilet i kritikojne vazhdimisht per peshen, kolesterolin dhe injorancen e prinderve. Me rastin e pushimeve femijet i organizojne nje udhetim intelektual neper Itali me nje diete te rrepte. Dy pleqte e shkrete binden dhe fillojne udhetimin e tyre intelektual neper varrezat e Etruskeve, koncerte abstrakte dhe restorante chic. Nenshtrimi i pleqve dhe kapadajlleku i te rinjve ngjan shume me situata familjare sot ne Shqiperi. Ne fund te filmit pleqte kthehen ne shtepine e tyre ku gjejne cdo gje te ndryshuar dhe moderne, aq moderne sa edhe sot mezi do kuptoheshin mobiljet. Gjate ketij episodi aspektet komike jane mbizoteruese, por gjithmone prapa fshihet fatkeqsia e mos-kuptimit te brezave. Nese dikush do te gjeje veten dhe familjen e vet le te shikoje kete film. Dhe mendoni qe eshte bere ne 1978...

Episodi tjeter me Ugo Tognazzin rrotullohet rreth vizites qe ky i ben te dashures, e cila e sjell verdalle pa arritur ne asnje konkluzion seksual.



Ne skenen e meposhtme dy pleqte vizitojne bienalen e Venecias.
Ekspozita moderne eshte e madhe dhe e pakuptueshme per ta.
Ne nje cast gruaja ulet te clodhet ne nje karrige, ndersa burri shkon ti marre pak uje.
Nderkaq vizitoret fillojne ta fotografojne duke menduar se eshte pjese e vepres moderne mbi te cilen eshte ulur...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 08/09/2009 ora 22:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2008 19:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cafè express (1980)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re caffeexpr.jpg
Ky file është shkarkuar 35 herë.

Regjia: Nani Loy
Skenari: Elvio Porta, Nanni Loy
Aktor: Nino Manfredi

Tani i erdhi rradha nje nga filmave me te bukur te Nino Manfredit. Historia tregon nje shites kafesh ne tren, i cili ofron nje sherbim te vecante dhe pa license. Akterimi i Manfredit eshte spektakolar ndersa sensibiliteti i skenarit nuk le vend per gjykime absolute pozitive ose negative mbi personazhin. Filmi fillon me udhetimin e nje treni dhe mbaron me mberritjen e tij ne destinacion. Genjeshtrat dhe truqet e vogla te personazhit perballen rruges me hajdute profesioniste, te cilet i ofrojne te bashkepunoje me ta ne vjedhjen e portofolave. Refuzimi i ofertes dhe veshtiresia per ti qendruar larg krimit serioz e ben personazhin te ndershem dhe na hap syte sa e gjere eshte sfera e krimit. Shikimi i filmit tregon psene e ilegalitetit dhe normalitetin e nje njeriu qe mundohet ti ofroje djalit nje te ardhme te ligjshme.

Nino Manfredi ka krijuar personazhet me te forta te injorances ne shoqerine italiane (ashtu si ne Brutti, sporchi e cattivi). Jane filma si keto qe e kane cuar para shoqerine duke i hapur syte per nivelin ku eshte. Dhe cuditerisht jugu i Italise mban edhe sot shume personazhe si shitesi i kafeve ne kete film.

Nje fragment:

Modifikuar nga Fajtori datë 11/10/2009 ora 22:49

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2008 19:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I due marescialli (1961)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re marescialli.jpeg
Ky file është shkarkuar 29 herë.

Regjia: Sergio Corbucci
Skenari: Totò, Ugo Guerra, Giovanni Grimaldi, Marcello Fondato, Bruno Corbucci,Sandro Continenza
Aktore: Totò, Vittorio De Sica

Historia zhvillohet gjate diktatures naziste. Nje marshall i karabiniereve (De Sica) mundohet te kape nje hajdut (Toto), por ardhja e gjermaneve ben qe karabinieri te largohet dhe hajduti te shtiret si karabinier. Roli i hajdutit si polic eshte komplet informal dhe qesharak. Nderkaq polici i vertete fshihet ne nje kishe, sepse nuk do te bashkepunoje me nazistet. Pas shume peripecive lufta mbaron dhe dy personazhet, karabinieri dhe hajduti, kthehen ne rolet e tyre te meparshme. Sidoqofte gjate aventures se perkohshme hajduti ve jeten e vet ne rrezik per te shpetuar jetet e te tjereve, duke treguar se edhe nje cope hajdut ka aq moral sa te mos behet bashkepunetor i krimeve cnjerezore.

Ky film mbahet mend mire pasi e shikon per here te pare. Eshte i thjeshte dhe plot humor nga fillimi deri ne fund. Skenari fillimisht pershkruan rivalitetin mes dy marshalleve, nje karabinier dhe nje i sigurimit. Por censura nuk lejon xhirimin dhe teksti ndryshon.

Regjizori xhiron kete film pasditeve, nderkohe qe paradite duhej te perfundonte xhirimet e filmit "Romolo e Remo". Po ashtu De Sica xhiron paradite "Boccaccio '70" dhe pasdite kete film me Totone. Nje film special qe fiksohej me pak ndricim u perdor brenda kamerave ne menyre qe te evitohej bezdia e dritave te forta ne syte e semure te Totose.

Ne fragmentin e meposhtem hajduti i kthyer ne karabinier tallet me fjalimin e oficerit gjerman.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 27/06/2008 ora 16:58

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Qershor 2008 15:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Totò, Peppino e la malafemmina (1956)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re malafemmina.jpg
Ky file është shkarkuar 29 herë.

Regjia: Camillo Mastrocinque
Skenari: Edoardo Anton, Francesco Thellung, Sandro Continenza, Nicola Manzari
Aktore: Totò, Peppino De Filippo

Dy vellezer jetojne se bashku ne nje fshat te jugut, ku shkojne keq me komshiun. Por shpejt detyrohen te nisen per Milano qe te shpetojne nipin e tyre student nga dashuria me nje femer "te perdale" qe punon neper teatro. Kultura e tyre fshatare dhe injorante stonon dukshem ne ambjentet e metropolit italian dhe te dy gjenden ne situata te pajetuara ndonjehere.

Nje skene e integruar edhe sot ne dokumentare eshte kjo me poshte, ku te sapomberriturit ne Milano nuk arrijne te merren vesh me policin e trafikut. Kjo skene per italianet perben nje nga shembujt e mirefillte te mos-kuptimit te kulturave te ndryshme qe mban Italia.

Kuriozitete:
Ashtu si ne shume filma te tjere Totò ka nje aftesi te mahnitshme improvizimi. Per shembull letra e famshme qe dikton per ti shkruar te dashures se nipit eshte nje gjetje komplet e tij e cila nuk ishte ne skenar. Sot ajo skene ka hyre ne memorien e shume italianeve. Ne fakt nuk eshte e rralle qe Totò tallet me gabimet gjuhesore te personazheve te caktuar. Ne televizionin shqiptar kjo i ngjan mesuesit tek Portokallia.

Teksit i letres qe dikton ne gjuhe origjinale:
Signorina (intestazione autonoma) veniamo noi con questa mia a dirvi, adirvi una parola, che scusate se sono poche ma 700 mila lire; a noi ci fanno specie che quest'anno, una parola, c'è stata una grande moria delle vacche come voi ben sapete . : questa moneta servono a che voi vi consolate dei dispiacere che avreta perchè dovete lasciare nostro nipote che gli zii che siamo noi medesimi di persona vi mandano questo perchè il giovanotto è uno studente che studia che si deve prendere una laura che deve tenere la testa al solito posto cioè sul collo . ; . ; salutandovi indistintamente.. i fratelli Caponi (che siamo noi)


Ne kete skene mberrijnen e Milano, ku kane degjuar se eshte gjithmone ftohte. Pasi qetesohen ne hotel fillojne te shkruajne letren e mesiperme:



Dhe ketu kane dale te kerkojne nipin dhe pyesin policin rrugor:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 27/06/2008 ora 16:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Qershor 2008 15:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gli anni ruggenti (1962)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re anniruggenti.jpg
Ky file është shkarkuar 26 herë.

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Ettore Scola, Vincenzo Talarico, Sergio Amidei
Aktore: Nino Manfredi, Gino Cervi

Film i ambjentuar gjate viteve te diktatures fashiste. Nje burre punon per asikuracionet dhe shkon ne nje qyteze te vogel per te bere kliente te rinj. Aty e shkembejne per inspektor te qeverise dhe i hapin dyert me xhentilese kudo qe shkon. Qyteza eshte e dominuar nga disa zyrtare fashiste te korruptuar dhe ardhja e "inspektorit" i tremb per disa dite me rradhe. Servilizmi ndaj inspektorit dhe menefregizmi per kushtet e mjerueshme te popullit krijojne ironine e duhur ndaj epokes fashiste. I gjithe filmi ngjan fare mire me situatat e inspektoreve dhe servilizmave shqiptare gjate periudhes komuniste (por ndoshta edhe sot). Eshte film i vecante, i xhiruar ne te njejten kohe me filmat sociale te viteve '60, por i ngujuar me skenar ne vitet '30.

Filmi fiton nje cmim ne festivalin e Locarnos.

Ne fragmentin e meposhtem asikuratori takon kryetarin e bashkise.
Gjate dialogut del se kryetari punon pa rroge por cuditerisht ka vene pasuri edhe pse eshte vetem me 4 klase shkolle.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 30/06/2008 ora 14:58

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Qershor 2008 14:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:07 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.