elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105
|
Une po mundohem te shpjegoj dicka megjithese nuk di shume per naften, si "commodities" si e quajne neper tregje. Ato qe tregojne naften apo commodities te tjera( duke filluar nga lengu portokallave te sheqeri te gruri edhe duke arritur deri te metalet), jane njerez te specializuar qe merren vetem me kete llloj tregu.
Zakonisht, kur degjon cmimin e naftes ne nje treg, nuk eshte e thene qe po shitet me aq dollare, psh $69 dje. Nafta zakonisht shitet me contrata qe hyjne ne fuqi ne nje periudhe te caktuar, qe pak a shume kane nje format te njejte psh x milion fuci. Per efect mos perseritje supozojme se nje kontrate e tille quhet futures.
Per ta bere njecike me komplex problemin, zakonisht gazetat apo televizori japin cminim mesatar te nje fucie nafte ne futures ne nje index. Psh dje mesatarja e fucive te naftes qe u shit me keto futures ishte 69$. Dmth 69$ eshte cmimi i shitjes per 3/6/9 ose 12 muaj. Ne nuk mund te marrim dot info nga televizori sa po shitet sot nafta, apo ekzaktesisht kur do filloje transaksioni me 69$ fucia. Qe ta perbledh 69 eshte cmim-target, jo aktual.
Pse nuk bie cmimi ne shqiperi? Pa dashur te justifikoj allishverishet e biznesit, besoj se firmat shqiptare kane rezerva, qe i kane blere me cmime me te larta, keshtu qe procesi i uljes se cmimit eshte i ngadalte, kurse ne amerike cmimi bie me shpejt sepse firmat ne us kane raport me te ulet te iventarit me shitjet ne krahasim me firmat shqiptare, jane me flexible.
Interesi ndikon por renia e naftes lidhet me shume me ngadalsimin e rritjes se ekonomise globale, dmth firmat mendojne te prodhojne me pak, konsumojne me pak nafte, kane nevoja me te uleta per nafte => ulet kerkesa , ulet cmimi.
__________________
pershendes vellain tim ne Amerike
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|