Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Gjergj Kastriot Skenderbeu > Dicka rreth Gjergj Kastriotit (Skenderbeut)
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Skenderbeu ne artin modern grek.

Libri i studjuesit Tito P. Johala per Gjergj Kastriotin jep imazhin ndryshe te heroit kombetar. Studjuesi tregon se ne kopertinen e pare te librit eshte riprodhimi i nje portreti te cuditshem te Skenderbeut, me ngjyra, veper arti e poetit te njohur dhe njekohesisht piktor surrealist grek i shekullit XX, te quajtur Niko Engonopullos.

Nga Dr. Moikom Zeqo

Duke u marre me literaturen skenderbejane, qe eshte e pafundme, me ra ne dore libri shkencor i albanologut dhe ballkanologut arvanito-grek Tito P. Johala, botuar ne Athine ne vitin 1994. Libri eshte 170 faqe, por shoqerohet dhe nga nje album shenuar me numra romake XXXI. Libri ka nje bibliografi te gjere, shtjellon te dhena te reja, krejt te vecanta dhe me interes te plote shkencor. Kam pasur rastin ta takoj shkencetarin Tito P. Johala, ne Athine ne vitin 1992. biseduam per ballkanistiken si dhe per studimet dhe librat e tij te shumte. Por nuk dija qe ai po pergatiste dhe nje liber per Skenderbeun sepse nuk ma tha ne bisede. Miku im, shkrimtari Hysen Sinani, e kishte nje ksombel te ketij libri ma dha. Per fat te mire, libri i shkruar ne greqisht kishte dhe nje permbledhje italisht ne faqe 133 - 170. Ne kopertinen e pare te librit qe riprodhimi i nje portreti te cuditshem te Gjergj Kastriot Skenderbeut, me ngjyra, veper arti e poetit te njohur dhe njekohesisht piktor surrealist grek te shekullit XX- te quajtur Niko Engonopullos. Ky portret te terheq vemendjen se e tregon Skennerbeun te ri, me mustaqe te gjata, por pa mjekerr, me nje perkrenare me motive zbukurimore gati surreale, me gjoksin e mbuluar me nje parzmore metalike prej pllakezash, qe mban si nje steme heraldike nje lloj figure Meduze, me nje kurore prej fletesh palme. Kjo embleme duket sikur lidhet me ndonje lloj portreti ne terakote, por syte e fytyres nuk jane zgurdulluar si syte e nje Meduze. Piktura ne fjale eshte bere nga Niko Engonopoullos ne vitin 1951. Eshte nje portret i nje stili te zhdervjellet, impresionues dhe befasues, krejt ndryshe nga ikonografia tradicionale e Skenderbeut, eshte megjithate nje veper e shquar pikture me nje konceptim te ri. Libri i Tito P. Johales mbeshtetet ne nje bibliografi serioze, teper interesante. Ai qe ne fillim shkruan se me rastin e 17 janarit 1968, Shqiperia festoi 500 Vjetorin e Gjergj Kastriot Skenderbeut me festime dhe nderim te madh. Ne Tirane u mbajt Kuvendi i Dyte i Studimeve Albanologjike, nje arritje e larte shkencore, por edhe shqiptaret ne Itali dhe ne Amerike organizuan kuvende studimore, sidomos ne universitetet e Romes, te Napolit dhe te Palermos. Gjithashtu nje kuvend studimor i shquar u be dhe ne Prishtine. Libri i Johales analizon disa botime, kryesisht ne greqisht, qe jane shkruar per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Johala thote se libri ne frengjisht "Kastrioti i madh i Shqiperise", ("Le Grand Castriotto dAlbanie"), me autor Stefan Zanovicin u botua ne Paris ne vitin 1779, ka ndikuar ne literaturen e perkthyer ne disa vende, pra dhe ne greqisht. Ketu nuk duhet harruar libri i dijetarit jezuit P. Dupouncet "Historia e Skenderbeut, Mbret i Shqiperise" ("Histoire de Scanderbeg, Roy dAlbanie"), i botuar ne Paris ne 1709, veper e bazuar tek Barleti. Ky version eshte perkthyer edhe ne greqisht. Ai u botua dhe ne rusisht nga Andrei Lisblov ne Moske ne vitin 1852, ne rumanisht nga I. Bilciurescu, ne Bukuresht ne vitet 1847 dhe ne 1857, ne italisht nga Andrea Papadopoulo - Vreto, ne Napoli ne 1920. Libri i Vretos eshte shtypur ne menyre anonime ne Palermo ne 1845 dhe 1847, sic e ka vene re N.Spata. Versioni i Vretos eshte perkthyer nga nje Anonim dhe eshte botuar ne Athine tre here, ne 1848, 1858 dhe ne 1884. Nje biografi ne greqisht per Skenderbeun eshte botuar nga N.Dragounis ne Athine ne 1861. Ky liber eshte me sakte nje perkthim nga libri i Paganelit, botuar ne Paris ne 1855. Libri i Dragoumis u rishtyp dhe ne Smirna ne 1880. Ndonese per Pagnelin Skenderbeu eshte nje hero shqiptar, Dragoumis e paraqet Skenderbeun si nje hero grek, te fundmin hero te madh te Greqise Antike dhe te parin hero te madh te Greqise Moderne. Ne vitin 1876 historiani C. Paparigopoulos shkroi nje biografi te shkurter te Skenderbeut, por duke e paraqitur ate si nje hero me origjine sllave. Fillimisht ky autor e botoi kete biografi ne te perditshmen e Athine "Estia", ne 4 janar 1876. Por shkrimi ne fjale u botua dhe ne gazetat "Ora", "Efimeris", "Neologos", etj. Ne shtypin e kohes u be nje debat prej M. Dimitsas, A. Petridis dhe A. Miliarakis, te cilet e kundershtuan origjinen gjoja sllave te Skenderbeut, por duke shprehur mendimin se Skenderbeu ka origjine epirote. Ne vitin 1880, ne gazeten e famshme te Kulluriotit "Zeri i Shqiperise", ("I fonis tis Alvanias") u botuan 12 fragmente te nje shkrimi te madh per Shqiperine dhe shqiptaret, por jo per Skenderbeun. Me titullin "Gjergj Kastrioti" u botua nga nje Anonim ne te perditshmen e Athines "Nea", ne 1895 nje perkthim i librit te dijetarit J.Pisko "Scanderbeg. Historsche Studie", publikuar ne Vjene ne 1894. Dijetari grek E. Iconopoulos, botoi ne 1904 ne "Bibliotteca patriotica" nje libret prej 30 faqesh kushtuar jetes dhe veprave te Skenderbeut. Interesante eshte, qe per Skenderbeun ka dhe disa kenge, ose poezi popullore, shqipe dhe greke ne komunitetet arbereshe, ne Itali dhe ne Sicili, por ne keto kenge origjina eshte e padiskutueshme shqiptare per Heroin. Sipas studiuesit Johala, tragjedia e pare ne vargje kushtuar Skenderbeut eshte shkruar ne gjuhen neogreke ne vitin 1818 nga G. Zambelio, poet nga Leucade, (Santa Maura), qe u botua ne 1880 ne Korfuz. Ky liber eshte mbeshtetur ne nje biografi anonime ne greqisht te Skenderbeut te botuar ne moske ne 1812, por poeti Zambelio ka ndikim ne librin e tij nga Alfieri, konkretisht nga vepra e tij "Oreste e Rosmunda". Tragjedia e dyte eshte shkruar ne dialektin kretez nga A. Antonia, ne 1889. Ne kete tragjedi mbeshtetet opinioni me i evoluar i A. Miliarakis se Skenderbeu si epirot ishte me origjine greko - shqiptare. Libri i A. Antonia u botua per te frymezuar kryengritjet e kretaneve kunder pushtimit turk te ishullit. Per kete qellim ka sherbyer dhe poezia e A. Dandalos, e titulluar "Zeri i Kastriotit" e shkruar ne 16 mars 1854. Me pare Dandalos nje poet shume i ri atehere G. Caracoutsas kishte botuar nje poezi te shkurter me titullin "Skenderbeg" qe u botua ne revisten "Lira" ne 1835 ne Ermoupoli. Kjo poezi u ribotua ne nje manual historik nga G. Filipou, ne 1895. Poema e madhe epike e shkruar ne greqisht "Skenderbeg" nga Grigor Stavridi - Perlicev u shkrua ne vitet 1860 - 1862 dhe eshte botuar ne shqip e perkthyer mjeshterisht ne 1967 ne Tirane. Perlicevi eshte quajtur nje poet homerik, i fundit ne Ballkan. Ai ka jetuar ca kohe edhe si mesues ne Tirane, i donte dhe i nderonte shqiptaret dhe Skenderbeun e quante Hero Shqiptar. Eposi i tij eshte i frymezuar dhe me nivel artistik. Romani i imagjinuar i burreshtetit dhe shkrimtarit anglez Beniamin Dizrael "The Rise of Iskander" u botua ne Londer ne 1870, u perkthye ne greqisht nga P. Lakotis dhe u botua ne Patrasso ne 1880. Nje tjeter veper ne greqisht eshte botuar nga epiroti Kosta Kristali, botuar ne gazeten "Akropolis" te Athines, ne 23 maj 1893. Keto jane ne pergjithesi veprat e shkruara, ose te perkthyer ne greqisht ne shekullin XIX, qe kane luajtur rol per te forcuar idene e lirise se Greqise dhe kane qene moto frymezimi ne kryengritjet e saj. Vetekuptohet qe metimi per gjoja origjinen greke te Skenderbeut nuk ka asnje baze historike dhe eshte antishkencore. Megjithate, pertej ketij difekti dhe falcifikimi eshte teper interesante per te konstatuar se Skenderbeu u be nje hero letrar ne Greqi, greket duke e huazuar kete hero shqiptar nga vendi i tyre fqinje, kerkonin te strukturonin nje shembelltyre per te frymezuar kombin grek me idene e pavaresise dhe te shkeputjes perfundimtare nga sundimi osman. Me shume interes ne librin e Johales jane riprodhimet e disa pikturave. Nje prej tyre e tregon Skenderbeun te hipur mbi kale, kali eshte i ngritur kas, kjo pikture ndodhet ne Muzeun etnologjik te Athines ne Greqi, nuk i dihet emri i autorit. Nje tjeter pikture e Skenderbeut qe e paraqet gjithashtu ate mbi kale, qe ka dhe simbolin e shqipes dykrenare eshte realizuar nga autori S. Kristidi. Mund te them qe keto dy piktura shtojne dy motive te reja ne ikonografine skenderbejane. Po botoj me kete rast poezine e vitit 1854 te A. Dandalos, (kthyer ne shqip nga miku im, shkrimtari Llambro Ruci). Nje ze i Kastriotit Hena po bie, ngrihuni Epirotas, te shihni Diellin e ndritshem, qe ju rrefen rrugen e fitores; bjeruni armiqve. Hena po bie, ngrihuni, per Krishtin te luftoni si luane. Bashkohuni si dallga me dallgen, qe fiton dhe mbulon dhene. Hena po bie, ngrihuni, shpaten zhvishni me hare dhe tiranet turq ti shembni per nderin dhe per lirine. Korfuz, 16 mars 1854, A. Dandolos (Perktheu poezine Llambro Ruci)

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Gusht 2005 07:56
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Skenderbeu dhe Evropa

Nga Prof. Kristo Frasheri

Kete vit, mbare shqiptaret kudo ku jane, ne trojet ku ata banojne prej shekujsh ose te shperndare neper bote, nderojne me krenari jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te tyre Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Te gjithe se bashku nderojme vepren e lavdishme te kapitenit te shquar, i cili bashkoi ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, mbare shqiptaret, dhe atehere te percare, me nje flamur te vetem, ne ate te luftes per ti kthyer atdheut lirine e humbur gjysem shekulli me pare. Te gjithe se bashku- nderojme strategun e shkelqyer te betejave, i cili i udhehoqi shqiptaret, per nje cerek shekulli, kurdohere me fitore, ne luften e pabarabarte kunder ushtrive superiore osmane per te mbrojtur lirine e fituar. Te gjthe se bashku nderojme burrin e shkelqyer te shtetit, i cili pa hequr dore nga lufta clirimtare, madje ne zjarrin e saj, mposhti prirjet partikulariste te krereve mesjetare shqiptare dhe krijoi te parin shtet te bashkuar shqiptar laik dhe kombetar. Gjithashtu se bashku nderojme prijesin pa shoke, pa njolle dhe pa frike, i cili me vepren e tij historike e ktheu Shqiperine ne nje baluard qe mbrojti nga invazoret e huaj, jo vetem kombin e vet, por edhe qyteterimin evropian. Nderojme me ne fund emrin e atij Heroi legjendar, i cili ne saje te vepres se tij epike, hyri ne perjetesi te historise duke care shekujt dhe duke frymezuar ne luften e bekuar per liri, jo vetem bashkaatdhetaret e vet, por edhe qytetaret liridashes te kontinentit.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte, pa dyshim, ashtu sic e ka percaktuar, me 1925, historiani i degjuar kroat Milan Å_ufflay "krijesa me hyjnore i kesaj race me te tmerrshme luftetare, i cili qe kur ishte gjalle u madherua me legjenda te ndryshme nga Evropa Perendimore. Aresyeja e ketij madherimi te vecante rrjedh: ngase Skenderbeu ne krye te shqiptareve perballoi furine osmane ne nje kohe kur Evropa perjetonte nje nga momentet me kritike te historise se saj mesjetare. Armatat perandorake osmane, te pajisura me nje energji te pashtershme luftarake, me ne krye dy nga sulltanet me ambicioze te Turqise, pasi kishin perfunduar pushtimin e Gadishullit Ballkanik, iu turren Hungarise, per te care rrugen drejt Evropes Qendrore dhe Shqiperise per te kaluar nga brigjet e saj ne Gadishullin Italik. Perballe ketij rreziku serioz, fuqite evropiane, ne menyre te vecante shtetet italike, qene thellesisht te percara. Ne vend qe te bashkoheshin per ti bere balle bashkerisht rrezikut te madh, ato vazhdonin te luftonin midis tyre dhe te grindeshin me njeri-tjetrin, duke lehtesuar keshtu vrullin pushtues te armatave osmane. Si rrjedhim, roli i Shqiperise ne kete situate dramatike ishte i barabarte me ate te Hungarise. Te dy palet, si hungarezet, te udhehequr nga Huniadi, ashtu edhe shqiptaret, te udhehequr nga Skenderbeu, me rezistencen e tyre heroike penguan per disa dhjetevjecare perparimin e sulltaneve, te paret drejt Evropes Qendrore, te dytet drejt Gadishullit Italik.

Si rrjedhim, me rezistencen e tyre ato u dhane mundesi shteteve evropiane te kapercenin percarjet qe kishin midis tyre dhe te pergatiteshin per te perballuar, ashtu sic e perballuan me vone, valen e invazoreve lindore. Per kete rol historik qe luajti Shqiperia dhe Skenderbeu, kreret e shteteve te Evropes ishin te ndergjegjshem qe kur ishte gjalle Heroi. Ky rol u duk qe ne vitin 1450, kur sulltan Murati II erdhi ne Shqiperi ne krye te mbare ushtrise perandorake per te hapur rrrugen drejt Gadishullit Italik. Por sic dihet, ate vit ushtria osmane, u gozhdua ne kalane e Krujes, te cilen megjithe perpjekjet kater mujore, Sulltani nuk e shtiu dot ne dore. Madje vete Skenderbeu ishte i ndergjeshem se ne Kruje luhej jo vetem fati i Shqiperise, por edhe ai i Evropes. Kete e thote vete Skenderbeu ne letren qe i drejtonte princit Italian te Tarantit G. A. Orsini, me 31 tetor, kur i shkruan: "Nese une do te isha mundur nga turqit, sigurisht Italia do ta kishte pesuar dhe si pasoje, ai zoterim qe ju tani thoni se eshte i juaji, do te ishte i turqve". Per kete rol te rendesishem qe po luante Shqiperia ishin te ndergjegjshem edhe fuqite e Evropes, ne menyre te vecante, shtetet e krishtera qe ndodheshin me prane rrezikut osman. Per kete arsye, fitorja qe korren shqiptaret ne Kruje me 1450 ngjalli entuziasmin e Republikes se Raguzes. Shprehje e ketij entuziasmi jane pergezimet qe raguzianet i drejtuan Skenderbeut pas disfates se Sulltanit. "Me te vertete - shkruanin ata -ju perballuat me nje ushtri te vogel- gjithe ato turma te panumerta te turqve, i dolet zot qytetit dhe keshtjellave tuaja te paprekura kunder hovit dhe peshes se gjithe asaj pergatitjeje dhe per kete pune do te fitoni shperblim te ameshuar prane Perendise. Po ashtu nder mbreter, nder princa te te gjithe botes do te keni lavderime dhe lavdi te pavdekshme. Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat e te krishtereve dhe per mbare kombet dhe emri juaj do te kurorezohet prej fames se ameshuar".

Shqetesimi i shteteve evropiane u rrit me tej me 1453 kur sulltan Mehmeti II, apo sulltan Fatiu (ngadhnjimtari), pasi pushtoi Kostandinopojen, kryeqytetin mijevjecar te Perandorise Bizantine, deklaroi se tani rradha i vinte Romes per te ngulur flamurin e Islamit ne kupolen e Shen Pjetrit. Natyrshem, se bashku me shqetesimin, u rrit edhe roli qe po luante Shqiperia per mbrojtjen e Evropes. Ne prillin e vitit 1456, kur ne Itali u perhap lajmi se nje ushtri e madhe osmane po i turrej Shqiperise, ambasadori milanez ne Rome, i shkruante sovranit te vet: "Sulltani, si nje luan po uturin, nuk mendon gje tjeter, vecse si ta gllaberoje Romen". Por edhe ate vit fitorja qe korri Skenderbeu mbi ushtrite osmane, e largoi perkohesisht rrezikun e zbarkimit te ushtrive te sulltanit ne Itali. Por, nje vit me vone, ne veren e vitit 1457 kur ne drejtim te Shqiperise marshuan mbi 80.000 kalores dhe kembesore turq, Italine e pushtoi, si asnjehere me pare, paniku. Aresyet ishin te thella. Perpjekjet e Papes Kaliksti III per te bashkuar shtetet dhe shteterucat italiane ne nje koalicion ushtarak antiosman, kishin deshtuar. Shpresat e vetme tani Papa i kishte varur te Skenderbeu. Deshmi jane letrat qe ai i drejtonte ato dite kritike Heroit shqiptar, te cilin e quante "athlet i Krishtit" (athleta Christi), pra nje shpate qe luftonte per mbrojtjen e krishterimit, ne fakt ne mbrojtjen e qyteterimit evropian, te cilin ne shek. XV evropiane perendimore e identifikonin me krishterimin. Ne letren qe Kaliksti III i drejtonte Skenderbeut, me 9 qershor te atij viti i shkruante nder te tjera: "Emri yt i lumtur eshte perhapur ne te gjithe popujt katolike per te gjitha keto pune te mira qe ti ke kryer, per keto fitore te shkelqyera qe ti ke kryer". Tre muaj me vone, gjate perleshjes heroike qe Skenderbeu po perballonte me shqiptaret e vet kunder ushtrive osmane ne betejen e Ujebardhes, ai i shkruante me 11 shtator 1457- Heroit: "Po shohim se ti gjithnje e me teper po behesh i denje per trimerine tende te shkelqyer dhe per bemat e tua, te cilat do te kujtohen me teper se ato te princave te tjere katolike". Me tej, Papa Kaliksti III shprehej: "Nuk ka njeri ne bote qe te mos ngreje ne qiell veprat tuaja, me levdatat me te larta dhe te mos flase per fisnikerine tende si per nje athlet te vertete dhe per nje mbrojtes te te krishtereve".

Nje vleresim lakonik per rolin e Skenderbeut ne mbrojtjen e qyteterimit evropian e dha edhe kaloresi Neeport, i cili kishte ardhur nga Anglia e larget per te luftuar nen flamurin e Skenderbeut ne Shqiperi. Gjate kthimit te tij ai deklaroi ne Rome, ne shkurt te vitit 1458: "Po te bjere keshtjella shqiptare, pushtimi i Evropes nga turqit, eshte i sigurte, mbasi nuk ka fuqi tjeter qe ta beje kete rezistence".

Me 1457 ekspedita e madhe turke, deshtoi. Me largimin e ushtrive osmane nga Shqiperia, Evropa mori, per disa kohe, fryme lirisht. Kjo periudhe vazhdoi per aq kohe sa midis Shqiperise dhe Turqise sundoi nje periudhe armepushimi. Por, kur me 1463 armepushimi mori fund dhe nje vit me vone ushtrite osmane filluan perseri ekspeditat kunder Shqiperise, shqetesimi e pushtoi perseri Evropen.

Mbreti i Hungarise, Mathia ne letren qe i dergonte Papes me 1464 e thote shkoqur aresyen e fushatave turke kunder Shqiperise: "Une e di se Shenjteria Juaj, eshte e informuar se cfare ka bere sulltani gjate diteve te kaluara ne Shqiperi. Askush nuk e ve ne dyshim se ai nuk deshiron vetem malet epirote, por permes tyre, ai kerkon ti pergatise vetes nje ure kalimi per te shtypur gjithe Evropen".

Kontributi qe po jepte Shqiperia me Skenderbeun ne krye, u duk me qarte se asnjehere ne vitin 1466 kur sulltan Mehmeti II grumbulloi perseri mbare ushtrine osmane te perandorise, marshoi ne drejtim te Shqiperise, kete rradhe per ta pushtuar me vendosmeri akoma me te madhe Krujen dhe per tu hedhur pastaj me flote ne brigjet e Italise. Deshmine per shqetesimin nga invazioni osman kete rradhe e kemi nga Republika e Venedikut. Ne nje akt te senatit te saj, qe mban daten 2 qershor 1467, thuhet: "Nese pushtohet bregdeti shqipar, nga turqit, Ruajna o Zot!, armikut nuk i mbetet gje tjeter vecse te hidhet kur te doje ne Itali." per me teper nga letra qe senati i Venedikut i drejtonte me kete rast Skenderbeut del se Heroi shqiptar kishte pasur shume te drejte kur i kujtonte Republikes se ne luften qe zhvillonin shqiptaret per mbrojtjen e kryeqytetit te tyre, Krujen, luftonin ne te njejten kohe edhe per mbrojtjen e Venedikut.

Sic dihet, sa kohe vazhdoi rezistenca shqiptare sulltanet osmane nuk munden te kalonin ne Itali. Vetem pasi vdiq Skenderbeu madje vetem pasi ra Kruja (1478) dhe Shkodra (1479), ushtrite osmane zbarkuan, me 1480, ne Pulje te Italise. Por gjate kesaj kohe shtetet italiane e kishin kuptuar me ne fund rrezikun serioz qe u kanosej dhe i kishin kapercyer grindjet e vjetra. Keshtu, 6 muaj pas zbarkimit ne Pulje, Mbreteria e Napolit, i deboi ushtrite osmane nga brigjet e Italise.

Marredheniet e Skenderbeu me Evropen nuk moren fund me vdekjen e Heroit me 1468. Ata vazhduan edhe pasi ai mbylli syte, vecse ne nje trajte tjeter: jo me si gardh, pra si pengese per invazionin e ushtrive invazore osmane drejt Evropes, por si nje Hero qe frymezonte me shembullin e vet popujt e shtypur ose popujt nga shtypja qe te luftonin per liri. Madje nga kjo pikepamje, vepra e tij shkelqeu me me madheshti pas vdekjes- se sa ne kohen kur ai ishte gjalle.

Emri i tij kaperceu kufijte e Italise dhe nepermjet vepres se M. Barletit u shtri ne mbare Evropen. Skenderbeu i detyroi te gjithe shekujt te flasin per te, pothuaj ne te gjitha gjuhet e kontinentit. Ne te vertete secili shekull foli per Heroin me ndjenjat e veta, zbuloi te ai dicka te re dhe i kerkoi atij ndihme per nevojat e veta jetike. Sa here qe Evropa kercenohej nga furia osmane ose sa here liria vuante nen zgjedhen e tiranise, Skenderbeu shfaqej ne vitrinat e librarive me veshje te re tipografike. Humanistet, adhurues te lirise, e konsideruan Skenderbeun njeriun e tyre, sepse ai ngriti ne kembe, me verbin e Renesanses, nje popull te tere. "Ne qofte se nuk do te luftojme si shqiptaret dhe neqoftese princat nuk do te shquhen si Skenderbeu, - shkruante, me 1537, Kaspar Hedio, - kam frike se brenda nje kohe te shkurter do ti shkruajme nje epitaf lirise". Ne luften kunder rrezikut te afert osman, Italine e frymezonte me teper shembull i gjalle i Skenderbeut, se sa madheshtia e dikurshme eRomes. Ja perse Domenicus de Alezegnano ne distiket e tij, te shkruar me 1508, e konsideronte Skenderbeun me te madh se Qezarin. Francezet e njohen per te paren here Heroin e shqiptareve me gjuhen e tyre, me 1544, ne perkthimin e vepres se Paulo Jovios nga G. G. de Cenquoins. Pas M. Barletit ai qe e popullarizoi me teper Skenderbeun ne Evropen Perendimore ishte francezi Jacques de Lavardin, vepra e te cilit, e botuar ne Paris, me 1576, njohu dhjete botime brenda gjysem shekulli. Ne nje sonnet kushtuar Laavrdin-it per kete veper, poeti I Pejades, P. Ronsard, i cmoi shqiptaret si pasardhesit e Akilit trim, ndersa Skenderbeun "si nderin e shekullit te vet". F. Chrestien u kujtonte aso kohe francezeve te "imitonin Skenderbeun" dhe ne vend qe te luftonin midis tyre, te bashkoheshin kunder te huajve. Edhe shekulli i iluminizmit pati nevoje per Skenderbeun, duke ia pershtatur madheshtine e vepres se tij idealeve te veta, jo vetem kunder zgjedhes se huaj, por me teper kunder tiranise se brendshme. Per kete arsye, ne trajtesat historike dhe ne veprat letrare, ne romanet, ne tragjedite, ne poemat, ne lirikat si dhe ne melodramat qe dolen me shumice ne Evrope ne shek. XVII-XVIII, Skenderbeu u shfrytezua me teper per pikepamjet liridashese, demokratike, antiabsolutiste te iluministeve. Meritat e tij si burre shteti u ngriten ne nje shkalle sa cishte bere i njohur edhe ne artin ushtarak, aq sa Volteri shkruajti: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar". Ne shek. XIX, kur moren hov levizjet kombetare ne Ballkan, Skenderbeu u be perseri frymezuesi i lirise ne luften kunder sundimtareve osmane. Madje kroatet e thirren Skenderbeun ne ndihme te idealit te lirise se tyre kombetare qe ne mes te shek. XVIII duke ribotuar me 1743 ne Zagreb vepren monumentale te M. Barletit, kushtuar jetes dhe bemave te Heroit shqiptar te shek. XV. Pak me vone u vu re se Heroi shqiptar jetonte edhe ne kenget popullore serbe dhe greke. Ne nje kenge popullore maqedone Skenderbeu thote: "kam qene dhe do te jem trim, ju mos me braktisni". Nje nga udheheqesit me te spikatur te revolucionit grek Theodor Kollokotroni, duke folur per kohen kur ishte ne krye te formacioneve kryengritese greke ka shkruar ne kujtimet e veta: "Librat qe lexoja me dendur qene Historia e Greqise, Historia e Aristomenit dhe Historia e Skenderbeut". Heroi Kastriotas u be gjithashtu shok i garibaldineve gjate Risorxhimentos Italiane.

Ne Evropen Perendimore, me gjithe eren e koheve moderne, figura e Skenderbeut e ruajti freskine e vet. Franca e perkujtoi, me 1868, katerqind vjetorin e vdekjes se Skenderbeut me disa seanca solemne ne Akademine e Poitiers. Ne ditet tona, emri i Gjergj Kastrioti Skenderbeut, si luftetar i madh i lirise, si strateg i shquar ushtarak dhe si mbrojtes i qyteterimit evropian, vazhdon te gezoje si ne kohen e vet, stimen e opininit nderkombetar. Deshmi eshte perkujtimi me madheshti i jubileut te madh te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut (17 janar 1968), jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, ne konferenca solemne akademike, shkencore ose perkujtimore. Kjo tregoi se me kalimin e shekujve, figura e Heroit mbetet, edhe per brezat e sotem, gjithnje e pacenuar ne olimpin e lavdise se perjetshme. Mjafton te kujtojme se Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte nje personalitet i historise evropiane, qe ka monumente ne me shume shtete se kushdo tjeter - deri sot ne gjashte shtete: Shqiperi (Tirane, Kruje), Kosove (Prishtine), Maqedoni (Diber), Itali (Rome, Cosenza, S. Demetrio Corone, S. Giorgo Albanese), Belgjike (Bruxelles), Zvicer (Geneve), lista e te cilave vazhdon te jete e hapur. Ne te njejten kohe Skenderbeu eshte e vetmja figure historike evropiane, se ciles i jane thurur sonete perkushtimi ne me teper gjuhe se cilitdo personalitet tjeter.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Gusht 2005 07:59
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

SKËNDERBEU Gergj Kastrioti (1405-17.1.1488).

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re skenderbeu foto.jpg
Ky file është shkarkuar 45 herë.

Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politik-shtetëror të popullit shqiptar; një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV në plan ndërkombëtar.

Pinjoll i një familjeje të madhe sunduese feudale, Skënderbeu ishte më i vogli i katër djemve të Gjon Kastriotit. Fëminia e tij bie në vitet kur vërshimet grabitqare osmane erdhën duke u shtrirë në tokat shqiptare që nga Jugu drejt Veriut, duke i imponuar vendit një regjim që sillte një rëndim të përgjithshëm ekonomik-shoqëror të masave popuIlore të vendit. Nën këto goditje u gjendën qysh herët edhe zotërimet e Kastriotëve, që shtriheshin në Shqipërinë Qendrore-Lindore. Lufta kundër këtij pushtimi me rrjedhime shkatërrimtare që vinin në rrezik gjithë zhvillimin e arritur nga vendi si dhe të ardhmen. e popullit ahqiptar, përbënte përmbajtjen kryesorn dhe detyrën themelore të jetës dhe veprimt arisë së Skënderbeu, si dhe të gjithë epokës që mori prej tij, si figurë qendrore, emrin.

Ndërsa ka mjaft të dhëna arkivale për veprinitarinë e Skënderbeu, janë të pakta të dhënat për jetën e tij personale e sidomos për rininë dhe periudhën e parë të veprimtarisë së tij deri më 1443, që, mbetet ende mjaft e errët. Burimi kryesor dhe më i rëndësishmi, është vepra e shqiptarit Marin Barleti; të dhënat kanë ardhur duke u vërtetuar, plotësuar dhe korrigjuar në një varg rastesh edhe nga shumë burime të tjera, midis tyrt edhe osmane.

Skënderbeu lindi më 1405, siç mund të llogaritet nga data e saktë e vdekjes, 17.1.1468, kur ai, sipas Barletit, ishte 63 vjeç; -nuk mund të thuhet se cili nga zotërimet e Kastriotëve ishte vendlindja e tij. Nga burime të ndryshme vërtetohet e dhëna e Barletit se pasi kishte qenë dorëzuar peng qysh më parë (1410) një vëlla më i madh, u dorëzua edhe Gjergji në moshë të njomë, bashkë me dy vëllezër të tjerë. Ky dorëzim mund të ketë ndodhur pas vitit 141 7, kur osmanët me marrjen e Krujës u vendasën tashmë në mënyrë të qëndrueshme në Sliqipërinë Qendrore. Në oborrin e Mehmetit I dhe mandej të Muratit II, Gjergji hyri dhe u edukua në radhët e «Iç - Ogllanëve», ku, për të zhveshur vendet e pushtuara nga forcat më të afta drejtuese, djemtë e sunduesve të nënshtruar përgatiteshin në mënyrë të veçantë për funksionet e ardhshme si qeveritarë të bindur e sidomos në ato vende, ku sundimtarët osmanë hasnin në qëndresën e popullsisë. Gjergji u shqua qysh herët për aftësitë e tij tëmëdha; në fushata të ndryshme ushtarake të osmqnëve në, Ballkan dhe në Azinë e Vogël ai fitoi përvojë të madhe ushtarake. Duke përqafuar Islamin, me emrin e ri «Skënderbej» që e mbajti vetë gjatë gjithë jetës dhe me të cilin u bë i njohur në gjithë botën, ai arriti në poste të larta në radhët e feudalëve ushtarakë osmanë.

Largimi nga familja nuk e shkëputi Skënderbeun nga vendlindja ku ai mund të kthehej kohë më kohë, dhe nga fatet e saj. Familja e Kastriotëve, edhe pse e shtrënguar gjithnjë e më fort prej presionit osman, ruajti ende për një kohë, deri më 1430, si vasale e sulltanit, zotërimet e veta duke pritur ashtu si edhe sundimtarë të tjerë shqiptarë, rrethana më të favorshme për të hedhur poshtë sundimin e huaj. Në fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmonë si pjesëtar të saj e bashkësundimtar me të drejta të plota dhe e përfshiu emrin e Gjergjit në një varg vepriinesh që zhvilloi në vitet 20-30, më 1420 në marrëveshjen tregtare me Raguzën, më 1426 në aktet e dhurimit të disa fshatrave për një manastir në malin Atos, si dhe më vonë më 1437, kur i ati kërkonte mbrojtjen e Venedikut dhe më pas të Raguzës. Kjo ndodhte kur në të njëjtën kohë (1428) dihej se ai, siç thoshte vetë i ati, «ishte bërë turk e mysliman» dhe kishte marrë urdhër prej sulltanit të sulmonte zotërimet e Venedikut dhe të të atit. Më 1430 pas një inkursioni shkatërrimtar, Kastriotët humbën thuajse gjithë zotërimet që iu nënshtruan tani regjimit të timareve, kurse edhe Gjoni vetë u detyrua të përqafonte islamin. Por për të qetësuar qëndresën e fortë që haste në këto zona kufitare Veri-Perendimore më të largëta të pushtimeve të tyre, Murati II i la Gjon Kastriotit një pjesë të vogël të zotërimeve të dikurshme në formën e një ziameti - Krahinën e Mysjes në Perëndim të Krujës deri në bregdet. Vetë Skënderbeu u emërua po për këtë qëllim qeveritar (subash) i vilajetit të Krujës, ku iu la gjithashtu një feud më vete.

Vala e kryengritjeve popullore që pat përfshirë pas v.1432 viset jugore, u shtri edhe në viset e posanënshtruara në Veri; këto rrethana e nxitën Gjon Kastriotin të vihej përsëri në lëvizje. Në këtë periudhë Kastriotët sulmuan Krujën, por përpjekja nuk pati sukses. Situata në ish zotërimet e tyre mbeti e turbullt; edhe pse vetë Skënderbeu nuk përmendet në këto ngjarje kryengritëse me emër, nuk mund të dyshohet se ai ishte i lidhur me veprimin e të atit. Për këtë flet fakti që Muratit II iu shtuan dyshimet kundrejt Skënderbeu; pas vdekjes së Gjonit (1437) atij iu mohua trashëgimi i ziametit të Mysjes, për të cilin ngriti pretendime, madje iu hoq edhe feudi që kishte pasë mbajtur dhe më në fund u largua më 1438 edhe nga posti i qeveritarit të vilajetit të Krujës. Kësaj situate Kastriotët u përpoqën t'i përgjigjeshin duke kërkuar mbështetje tek Venediku dhe Raguza. Po kësaj kohe i përkasin ndoshta edhe kontaktet e para me mbretërinë e Napolit. Me këto masa Skënderbeu dhe Stanisha që kishin mbetur nga të katër djemtë, përgatiteshin për perspektivën e një aksioni që do të zbatohej më vonë, në kushte më të favorshme. Pas v.1439, emrin e Skënderbeu nuk e gjejmë të përmendet më në tokat shqiptare; sic duket, Murati II që e kishte sjellë për të qetësuar zotërimet e paqeta të Kastriotëve, e largoi tani nga Shqipëria, siç bëri në të njëjtën kohë edhe me një pinjoll të një shtëpie tjetër sunduese, Jakup Bej Muzaka. Ka mundësi që Skënderbeu të ketë qenë dërguar si sanxhakbej në një zonë jo të largët të gadishullit Ballkanik.

Përvoja e 30 vjetëve të parë të shek. XV i kishte treguar Skënderbeu gatishmërinë e masave popuIlore për të luftuar, po i kishte treguar edhe se lufta e veçantë e zotëruesve të ndryshëm feudalë si edhe kryengritjet popullore në krahinat e ndryshme veçmas, sado të fuqishme që kishin qenë, nuk ishin në gjendje të ndalnin pushtimin osman dhe të çlironin vendin. Po ashtu ishte bërë e qartë për Skënderbeu se sulltani nuk lejonte në asnjë mënyrë që zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuara qoftë në formën e një ziameti më vete në kuadrin e Sanxhakut shqiptar, që ishte formuar më 1431.

Këto ishin rrethanat në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe filloi ajo etapë e re më e lartë në luftën kundër pushtimit osman dhe në gjithë historinë e Shqipërisë që lidhet me emrin dhe veprën e Skënderbeu Kjo kthesë që zhvillohet në vitet 1443-1444, i ka rrënjët në kushtet objektive e subjektive të brendshme, por u favorizua edhe nga disa rrethana të jashtme.

Përparimi osman në viset qendrore të Ballkanit drejt Danubit, pushtimi i serbëve më 1439, goditjet e njëpasnjëshme kundër Mbretërisë Hungareze, e detyruan këtë të kalonte që nga v.1442 në një politikë kundërsulmesh të fuqishme kundër osmanëve. Përfaqësues i kësaj politike u bë Janosh Huniadi , i cili pas Skënderbeu u bë një nga figurat më aktive të luftës antiosmane. Nën udhëheqjen e tij, një ushtri hungareze kaloi në vjeshtë të v.1443 Danubin. Për t'i siguruar asaj mbështetje në këto vise, u zhvillua një veprimtari e gjallë diplomatike, në të cilën u përfshi edhe Shqipëria. Në dritën e të dhënave duhet të mendohet se edhe Skënderbeu ishte në dijeni të asaj që po përgatitej, ndonëse emri i tij nuk përmendet. Qëndrimi i Skënderbeu në betejën e Nishit në ditët e para të nëntorit 1443, ku forcat osmane pësuan disfatë, nuk ishte një veprim i lindur spontanisht, por rezultat i një plani të paramenduar. Në këtë ndeshje në të cilën mori pjesë me repartet e veta si gjithë sanxhakbejlerët e tjerë, Skënderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vete, ose që mundi të mblidhte. I pajisur me një ferman që ia mori me forcë, siç na thonë shumë burime, sekretarit të vulës së Bejlerbeut, me shpejtësi të rrufeshme Skënderbeu mori rrugën e kthimit për në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit.

Gjithçka varej tani nga vendosmëria e shpejtësia e veprimit, për të ngritur në këmbë masat, për të zënë në befasi garnizonet armike në vend, për t'u marrë atyre kalatë, pikëmbështetjet e tyre të fuqishme në të katër anët e vendit. Faktori vendimtar që e lehtësoi planin e Skënderbeu ishte përgjigja që gjeti që në hapat e para ky veprim në tokat shqiptare. Mobilizimi masiv i forcave që filloi së pari në Dibër dhe erdhi duke u zgjeruar prej andëj valë-valë në gjithë vendin, ishte prova se këtu ishte fjala për një veprim që u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme.N\ë këtë gjenin shprehje aspiratat dhe interesat e shtresave më të gjera të shoqërisë shqiptare - të masave fshatare mbi të cilat rëndonte prej kohësh pesha kryesore e sundimit të huaj, por edhe të asaj pjese të klasës feudale që ishte shpronësuar tashmë ose në rrezik të shpronësohej me zgjerimin e mëtejshëm të pushtimit osman. Në muajt e parë të kthimit, Skënderbeu zhvilloi një veprimtari të ethshme, të palodhshme dhe vendimtare deri në skajet më të largëta. Brenda 3 muajsh u morën kalatë e mëdha dhe u çlirua principata e Kastriotëve si dhe pjesa më e madhe e trevave shqiptare prej viseve në Veri të Matit deri në Dibër, Rekë e Polog, deri në Çermenikë e Malet e Mokrës, në krahinat midis luginës së epërme të Devollit e Semanit. Bashkë me viset deri atëherë të papushtuara në VL të Drinit si dhe në Kosovë, këto zona përbënin pjesën kryesore të trojeve të banuara prej shqiptarëve.

Se sa lart e çmonte Skënderbeu gatishmërinë luftarake të masave popuIlore, tregojnë fjalët që ai i tha popullit, sipas Barletit, në çastet solemne kur në kështjellën e Krujës së çliruar, më 28 nëntor 1443 u ngrit përsëri flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dykrenore me fushë të kuqe; që u bë tani e tutje framuri historik i luftërave për liri i popullit shqiptar: "Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu në mes tuaj... armët nuk jua ngjesha une, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë, në ushtat"

Duke nxjerrë mësime nga përvoja e dhjetëra vjetë luftimesh e dështimesh në plan shqiptar dhe ndërkombëtar dhe duke u përgatitur për të ardhmen, Skënderbeu vuri tani në jetë përfundimin e madh, që u bë guri themeltar i gjithë veprimtarisë së tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet e ardhme, se pa kapërcyer pozitat e vjetruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotërimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politiko-ushtarake të organizuar e të qëndrueshme, pa bashkërenditur veprimet e brendshme me lëvizjet antiosmane që organizoheshin në plan të jashtëm, lufta nuk do të kishte perspektivën e fitores. Ishte merita e madhe e Skënderbeu që u bë shprehësi dhe zbatuesi më i qartë, më i ndërgjegjshëm dhe i vendosur i kësaj domosdoshmërie që impononte situata objektive.

Pas fitoreve të para të v.1443-44 filluan gjithnjë e më të forta kundërgoditjet e ushtrive osmane, të cilat niseshin nga bazat e tyre të mëdha në portat e trojeve shqiptare, në Ohër, Manastir, Kostur e Shkup me forca gjithnjë e më të mëdha, me ekspedita të organizuara vit për vit me një rregullsi të paramenduar, në kohën e mbjelljeve e të korrave, për të shterur forcat njerëzore dhe mundësitë ekonomike të vendit. Detyrës më urgjente, organizimit sa më efektiv të mbrojtjes së vendit, i shërbeu thirrja e Kuvendit në Lezhë (2.3.1444) dhe themelimi i një besëlidhjeje të sundimtarëve shqiptarë si organ politik dhe krijimi i një arke lufte për të rïbajtur ushtrinë e përbashkët të Lidhjes.

Me autoritetin e vet si udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme dhe nismëtar i mbledhjes, si përfaqësues i njërës nga principatat më të rëndësishme të vendit nga pikëpamja politike dhe ushtarake-ekonomike, Skënderbeu mundi t'u impoaohej sundimtarëve feudalë dhe përfaqësuesve të krahinave të vetëqeverisura për të kapërcyer divergjencat që kishin midis tyre. Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e Shqipërisë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i përgjithshëm. Nën udhëheqjen e Skënderbeu ushtria që ai organizoi, kaliti e komandoi, u bë një armë e fuqishme tejet e shkathët për mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare për rnë se 25 vjet mundën t'u bënin ballë vërshimeve të njëpasnjëshme, betejave masive, blokadave dhe rrethimeve që organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, të mbiquajtur "pushtues të botëve", për të zhdukur këtë vatër qëndrese e front të ri që u hap në brinjën e tyre perëndimore, në një kohë kur vëmendja e osmsnëve ishte drejtuar para së giithash drejt Veriut, Danubit. Në Shqipëri dështoi politika e tyre e frikësimit, e mbështetur në epërsinë numerike dhe të armatimit.

Duke shfrytëzuar veçoritë e terrenit shqiptar, luftën tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshtër i artit luftarak me operacione të mëdha strategjike-taktike dhe ndeshie frontale, Skënderbeu kundërshtarin e lodhur me pusi e kurthe, alarme e shqetësime të vazhdueshme, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe e shkatërronte përfundimisht. Me këtë strategji të rnbrojtjes aktive, me parimin "mbrohu duke sulmuar", ai arriti rezultate të shkëlqyera me një ushtri relativisht të vogël, duke vënë në jetë parimin e tij "se kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 10-12000 vetash, nuk do të mund ta bënte këtë as edhe me një ushtri shumëfish më të madhe". Kjo ushtri bashkonte vrullin e një ushtrie popuIlore me përvojën e reparteve të zgjedhura, të specializuara për detyra të veçanta të një ushtrie të qëndrueshme, të rroguar, me komandantë të dalë nga radhët e popullit që u rritën e u kalitën bashkë me ushrinë nën komandën e Skënderbeut.

Me këto forca komanda shqiptare arriti të fitonte dhjetëra beteja kundër ushtrive kufitare osmane. Fushat e Pologut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Drinit e Shkumbinit sidomos në vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit të Bardhë (1457), të Livadit pranë Ohrit (1462), të Vajkalit (1465) etj. u bënë sheh disfatash të ushtrive të rëndësishme osmane.

Me këto koncepte taktike-strategjike Skënderbeu arriti të prapste e thyente edhe forcat kolosale të ushtrive perandorake të llogaritura në mbi 100.000 veta, që erdhën me Muratin në krye për rrethimin e Sfetigradit (1448) dhe të Krujës (1450), si dhë me Mehmetin II për rrethimin e dytë e të tretë të saj më1466-1467.

Taktika e shkatërrimit sistematik të vendit, masakrat masive të zbatuara sidomos nga Mehmeti II (në Çidhnë u vranë më 1467 mëse 10000 pleq, gra e fëmijë), nxitja e lëkundjeve dhe konflikteve midis anëtarëve të Lidhjes Shqiptare nuk mundën të përçanin bashkimin e formuar me Skënderbeu në krye. Këto momente kritike udhëheqësi i luftës mundi t'i përballonte me sukses, sepse kishte mbështetjen masive e të qëndrueshme nga ana e shtresave të gjera sidomos të fshatarësisë, që shihnin në luftën konseguente të udhëhequr nga Skënderbeu rrugën më të efektshme për të përballuar rrjedhimet shkatërrimtare të luftës. Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtëzonin njëri-tjetrin. Kryetari dhe komandanti i Lidhjes së Lezhës, i cili në një fazë të parë nuk kishte qenë veçse «një i parë midis të barabartëve», u detyrua tani të ndërhynte kur qe nevoja, në interes të luftës së përbashkët, në zotërimet e aleatëve të tij, duke cenuar autonominë e tyre, çka çoi, sidomos në vitet 50, në konflikte me Arianitët, Muzakët, Dukagjinët, ndonëse ishin të lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotët, madje midis vetë këtyreve, konflikte që shkuan deri në tradhti (M. Golemi 1456, Hamza Kastrioti 1457 etj.). Këto rrethana e detyruan Skënderbeu të merrte masa energjike madje duke vënë dorë mbi tokat e tyre dhe duke marrë masa shtrëngimi, deri edhe dënimi me vdekje.

Me një evolucion të brendshëm, besëlidhja e sundimtarëve shqiptarë filloi të kthehej në një aparat shtetëror, në një shtet të përqendruar, që kishte si bërthamë qendrore zotërimet e Kastriotëve. Në gjirin e klasës sunduese, në këto kushte, pozita kryesore në aparatin politik-shtetëror e ushtarak kaluan kryesisht në duart e feudalëve të vegjël, të cilët qëndronin besnikërisht prapa përfaqësuesit të pushtetit qendror. Që nga fundi i viteve 50, në vartësinë e këtij shteti hynë edhe zotërimet e një vargu sunduesish që ishin përpjekur të ruanin pozitën e vet duke kërkuar mbështetje në forca të jashtme.

Formimi i këtij shteti ishte një hap i rëndësishëm për bashkimin politik të shqiptarëve, edhe pse nuk përfshinte gjithë trojet shqiptare; jashtë tij mbeteshin viset në Jug të vijës Seman-Vjosë ku prapa krahëve të osmanëve gjendeshin një varg zonash të lira që përbënin vatra qëndrese, pjesë të luftës së përgjithshme. Principata e Kastriotëve nën sundimin e Skënderbeu përfshiu kështu në një shtet politikisht të pavarur pjesën më të madhe të trojeve shqiptare të papushtuara nga osmanët. Duke iu referuar historisë Skënderbeu e deklaronte veten si pasardhës e vazhdues i veprës së bashkimit politik, që kishin ndërmarrë në fund të shek. XIV sundimtarët nga dinastia e Balshajve.

Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit të përqendruar shqiptare bëri atë një faktor politik e ushtarak të rëndësishëm aktiv edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Lufta që zhvillohej në Shqipëri ishte pjesë e asaj lufte për liri me të cilën popujt e Evropës JL, e midis tyre në radhë të parë shqiptarët, duke gozhduar forca të mëdha në trojet e tyre u bënë një ledh mbrojtës kundër vërshimit shkatërrues të agresionit osman.

Për Skënderbeun ishte e qartë se një nga kushtet ndihmëse për zhvillimin e luftës antiosmane në Shqipëri ishte bashkëpunimi me forcat e jashtme, të interesuara për t'iu kundërvënë vërshimit osman. Që më 1443-44 e më tej më 1448-56 Skënderbeu krijoi lidhje me Huniadin për të arritur një front të përbashkët në Kosovë, dhe për të ndihmuar forcat hungareze që luftonin në Belgrad. Nuk munguan gjithashtu lidhje bashkëpunimi me sundimtarët e fundit ballkanas, mbretin e Bosnjës, despotët e Serbisë dhe të Artës, me kryepeshkopin e Ohrit, të cilët qenë në fakt ata më të interesuar të përfitonin nga lufta që zhvillohej në Shqipëri. Vëmendje u kushtoi Skënderbeu sidomos përpjekjeve për të tërhequr në një bashkëpunim efektiv shtetet perëndimore më të afërta Republikën e Venedikut, Mbretërinë e Napolit, Papatin e Romës, duke llogaritur se ishte vetë interesi i këtyre shteteve që të ndihmonin aktivisht, materialisht e ushtarakisht luftën në Shqipëri për të siguruar krahët nga sulmet osmane prej Ballkanit. Por këto shtete synonin vetëm të përfitonin nga lufta e popujve ballkanas, duke ua lënë atyre gjithë barrën e duke i përcjelIë me fjalë të mira e urime. Republika e Venedikut i trembej përforcimit të Lidhjes Shqiptare e të pozitës së Skënderbeut që mund të vinin në rrezik zotërimet e saj në Shqipëri. Ajo bëri kundër Skënderbeu një luftë të fshehtë që synonte vrasjen e tij dhe përçarjen e Lidhjes dhe arriti deri në luftën e hapur në dy fronte, të kombinuar nga osmanët më 1445. Edhe kur Republika hyri në luftë me sulltanët më 1463 dhe u lidh me marrëveshje me Skënderbeun dhe Hungarinë, ajo e konsideronte luftën në Shqipëri vetëm si një aksion për të lehtësuar frontin e saj në Peloponez. Skënderbeu i dënoi ashpër këto qëndrime sidomos në situatën e vështirë të rrethimit II e III të Krujës (1466-67), duke deklaruar se "nuk kishte besuar që mund të ekzistonte një shpirtligësi e tillë siç e treguan këta priftërinj"dhe se "duhej luftuar më tepër kundër këtyre se kundër turque". Edhe Mbretëria e Napolit ishte e interesuar ti hapte rrugën ekspansionit të saj drejt Mesdheut Lindor, me anë traktatesh të lidhur me një varg sundimtarësh ballkanas, me traktatin e Gaetës të përfunduar më 1451 me Skënderbeun, Aifonsi i V i Aragonës i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmën ushtarake financiare kundër osmanëve, ndërsa Skënderbeu po të plotësohej ky kusht do të njihte Alfonsin si kryezot, me cilësinë e vasalit për tokat që do të çliroheshin me forca të përbashkëta. Ky bashkëpunim që nuk cenonte politikën e pavarur të Skënderbeut, mbeti pa u realizuar; lufta që synonte Skënderbeu. kërkonte një angazhim tërësor të forcave që Alfonsi s'kishte ndërmend ta bënte.

Një orvatje të dytë për të angazhuar Napolin dhe aleatët e tij, Milanon, Papatin, në një aksion të përbashkët kundër osmanëve, bëri Skënderbeu në vitet 1460-62 me ekspeditën ushtarake në ndihmë të Ferdinandit kundër baronëve kryengritës në Italinë e Jugut, duke treguar qartë, siç ishte qëllimi I tij, vlerën luftarake të forcave shqiptare për atë aksion. Në mendimin politik të njerëzve më të qartë të kohës po bëhej gjithnjë e më e dukshme rëndësia e Shqipërisë si kryeurë për kalimin e osmanëve drejt Perëndimit. "Invazioni i Europës është i sigurt, shkruante në këtë kohë një ushtarak anglez, sepse s'ka fuqi që mund të bëjë rezistencë po të bjerë kështjella shqiptare". Ndërgjegjja për funksionin evropian të luftës së shqiptarëve gjeti shprehje në planet që u hartuan në konferencën e disa shteteve evropiane në Mantova me 1458 si dhe më vonë më 1464, kur u hodh ideja për një front të gjerë politik e ushtarak antiosman, që do të përfshinte Burgonjën e disa shtete kryesore italiane, Shqipërinë dhe Hungarinë si dhe kundërshtarët e Mehmetit II në Azi. Por politika dritëshkurtër veçanërisht e shteteve italiane bëri që të dështonin këto plane. Për këtë funksion evropian të luftës së shqiptarëve ishte i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu kur i deklaronte një princi italian se "po të mos ishte lufta jonë, ato vende që thoni se janë tuajat, do të kishin rënë prej kohësh në duart e turqve".

Skënderbeu vdiq i sëmurë në Lezhë, ku do të organizohej një kuvend i krerëve shqiptarë, dhe u varros po aty.

Personaliteti i Skënderbeu si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princërit feudalë bashkëkohës të Perëndimit. Luftëtar i thjeshtë midis luftëtarëve, ai luftonte me «mëngë të shpërvjelura», në krye të një kalorësie që vepronte me shpejtësi të jashtëzakonshme në krahasim me ushtritë e rënda feudale, bartës i një emri me famë botërore, ai «Ishte i veshur si një njeri i varfër»; si burrë shteti ai nuk njihte intrigat politike dhe armën e fshehtë të parasë, armët karakteristike të kohës. Mishërues i traditave më të larta të popullit të tij, ai ishte shprehës i asaj force vitale të jashtëzakonshme që ka manifestuar kurdoherë populli shqiptar.

Figura e Skënderbeu sintetizon një epokë të tërë të historisë kombëtare shqiptare; luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (1380-1479), për mbrojtjen e tokës, të lirisë, të pavarësisë së vet. Me këtë luftë iu vunë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan deri në fund - bashkimit të popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar.

Si simbol i një lufte të lavdishme për liri, si strateg i madh e mjeshtër i artit luftarak, figura e Skënderbeu tërhoqi gjatë shekujve vëmendjen e historianëve, ushtarakëve, të burrave të shtetit, të njerëzve të artit dhe të fantazive krijuese të popujve. Këtu e kishte burimin ajo literaturë shumëgjuhëshe që u botua dhe vazhdon të botohet për të në të katër anët e botës. Figura e Skënderbeu dhe lufta që udhëhoqi ai u bë një burim i madh frymëzimi gjatë luftërave çlirimtare dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Si ruajtëse, vazhduese dhe kurorëzuese e thesarit të traditave historike-patriotike e revolucionare, Shqiptarët e mbajtën lart këtë flamur gjatë luftërave dhe e bënë Skënderbeu një figurë të madhe mobilizuese, i dhanë atij vendin e nderit që ai e mban e do ta mbajë kurdoherë.

SKËNDERBEU NË LETËRSINË BOTËRORE. Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të historianëve, por edhe të shkrimtarëve. Prej autorësh të vendeve dhe të epokave të ndryshme historike janë shkruar një mori veprash letrare në gjini dhe lloje të ndryshme. Krijimet e para kushtuar Skënderbeut janë dy vjersha latinisht prej autorësh italianë, miq të M. Barletit, i cili i vuri në krye të botimit të parë të veprës së tij për heroin.Këto u pasuan në shek. XVI nga një radhë krijimesh poetike, ndër të cilat më të njohura janë sonetat e poetëve të Rilindjes, si francezi P. Ronsar (1576), që ngre lart bëmat e Skënderbeut dhe anglezi E. Spenser (1596), i cili e krahason Skënderbeun me njerëzit e mëdhenj të lashtësisë. Në prozën artistike të kësaj kohe Skënderbeu u shfaq në romanin « Tmerri i turqve» (1548) i italianit Antonio Posenti. Kujtimi i luftërave heroike të Skënderbeut vijoi të gjente jehonë në veprat letrare edhe të shek. XVII. E kësaj kohe është poema «Skënderbeida» (botuar në Romë më 1623) e poeteshës së njohur italiane Margerita Sarroki, që e vizatoi Skënderbeun si hero të vërtetë dhe kalorës fisnik. Cilësitë morale të Skënderbeut si luftëtar i pamposhtur i lartësuan në veprat e tyre edhe: gjermani Jakob Kokert («Këngë mburrëse», 1643) dhe francezi Zhan Bysier (poema «Skënderbeu», 1658). Figurës së Skënderbeut në këtë epokë iu sollën edhe dramaturgët. Autori i njohur anglez K. Marlou shkroi veprën «Historia e vërtetë e Gjergj Kastriotit». Rrugën e tij e ndoqën edhe dramaturgë të shumtë nga disa vende të Evropës, si Spanja, Italia, Franca, Suedia, Polonia, Greqia etj., të cilët i tërhoqi jeta plot peripeci e ngjarje të vrullshme e Skënderbeut. U hartuan një varg dramash, tragjedish dhe librete për opera dhe balete. Shkrimtari i madh spanjoll Lopes de Vega shkroi veprën « Princi Skënderbeg», që i takon llojit të «komedive të famshme», të cilin e lëvruan edhe dramaturgë të tjerë. Po në shek. XVII figura e Skënderbeut u dha temën dy prozatorëve: francezit Yrben Shevro («Skënderbeu, 1644) dhe një autori anonim rus («Tregime për Skënderbeun, princin shqiptar»).

Kur kërcënimi otoman ndaj Evropës filloi të pakësohej, vëmendjen e shkrimtarëve qe nga fundi i shek. XVII nisën ta tërheqin ngjarjet dhe episodet intime vetjake. Lindi kështu romani me elemente të letërsisë kalorsiake, gjë që u përgjigjej kërkesave ideore të rretheve të larta shoqërore. E tillë është vepra «Skënderbeu i madh» (Amsterdam, 1688) e një autoreje anonime dhe romani i vëllimshëm «Skënderbeu ose aventurat e princit të Shqipërisë» botuar në Paris më 1732. Po në këtë kohë botohen drama të tjera me temë nga Skënderbeu: në Angli «Skënderbeu ose dashuri dhe liri» (1747) e Tomas Uinkopit, «Skënderbeu» i Uiljam Havardit dhe «Heroi i krishterë» i Xhorxh Lilosë, në të cilat shtrohej problemi i detyrës së individit dhe i udhëheqjes ndaj atdheut. Kësaj kohe i përkasin disa drama hartuar prej autorësh italianë e francezë, si «Trimëritë e princit Skënderbe, mundësit të Sulltan Muratit» (1730) e Anton Xambonit, « Skënderbeu princ i Shqipërisë» (1770) e Mauricio Gerardinit dhe «Skënderbeu» (1786) e Pol Debyjsonit. Vendi i rëndësishëm që fitoi drama në trajtimin e kësaj teme dha dorë që figura e heroit nga skena e teatrove dramatike të kalojë në repertorin e aktorëve shëtitës anglezë dhe gjermanë. Kjo bëri që emri i heroit kombëtar shqiptar të fitonte një popullaritet edhe më të madh.

Me vrullin e lëvizjeve çlirimtare kombëtare që shpërthyen në Evropë në shek. XIX pati një ringjallje të interesimit për personalitetin e Skënderbeut. U botuan një varg veprash artistike: drama « Çlirimi i Greqisë» (1821) e gjermanit Karl Sondershauzen, në qendër të së cilës është figura e Skënderbeut, drama « Skënderbeu» (1835) prej suedezit F. G. Rudbek, «Skënderbeu, poemë heroike» (1824) e poetit romantik gjerman Fridrih fon Nidda. Rreth gjysmëshekulli më pas poeti revolucionar maqedonas Grigor Perliçev shkroi dramën në vargje «Skënderbeu» (1861), në të cilën Skënderbeun e dha si udhëheqës të madh të shkrirë me popullin. Ndër romanet e pakta kushtuar Skënderbeut duhen përmendur romani iIAntonio Xonkadës, pjesëmarrës i lëvizjes garibaldine, vepër e cila shquhet nga fryma e theksuar demokratike që duket në pasqyrimin e heroit tonë si udhëheqës thellësisht popullor, «Kapiteni i jeniçerëve» (1887) i anglezit Xh. Ludllou, «Për jetën» i shkrimtarit polak Tomas Jazh. Në Francë Skënderbeu u bë hero i dramave historike të autorit neoklasicist Gjom K. Perlyse dhe të Rogatien Forresë. Por vepra më e goditur për Skënderbeun në letërsinë botërore është poema me të njëjtin titull e Henri Longfellout (1873). Përkthimi mjeshtëror i Fan S. Nolit e bëri atë për shqiptarët veprën më të njohur prej një autori të huaj për Skënderbeun.

(Fragment nga Fjalori Encikopedik Shqiptar 1985)

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Gusht 2005 08:38
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Gjergj Kastriot Skenderbeu > Dicka rreth Gjergj Kastriotit (Skenderbeut)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.