Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi?
si mendoni:
Te egzistoje nje mesatare.
Mesatarja te hiqet.
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipëri
Mesazhe: 190

Arrow

Ore Sun pse duhet te jemi kaq cinike? Pse perhere duhen pare me dyshim dskutime qe nuk kane te bejne drejtperdrejt me interesat tona? Te gjitha zgjidhjet nisin nga diskutimet. Fakti qe ministri nuk eshte i prekur personalisht nga ky problem sdo te thote qe ai nuk e ka per detyre te merret me kete pune sepse po te ishte ashtu kot qe e kemi qeverine... edhe pse te gjithe jemi dyshues per efikasitetin e saj...
Nese ke ndonje ide per te hedhur je i meirepritur ta besh po te lutem jo me ate buzeqeshjen tallese ne fytyre...
Be positive

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shkurt 2004 15:56
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tonia Kliko këtu për të kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tonia Shto Tonia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tonia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Ke te drejte TONIA, une mendej se nuk duhet hequr mesataria. Une nuk kam buzeqeshur TONIA, ti je ajo qe ke buzeqeshur, bile ke vene nje koke qe nuk te ngjan fare. Te lutem TONIA me pak cinike dhe ironike ne letrat e tua. Por perseri pas gjithe kesaj une vazhdoj te kembengul qe as mua, as ty, as ministrit nuk i intereson ky muhabet,ose i intereson atyre qe mendojne se kane shume per te thene por nuk kane gje gisht per te vene si puna jote dhe eniss dhe ministrit.

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Mars 2004 03:43
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arsona
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 786

Thumbs up

Hej teme interesante kjo!
Per mendimin tim duhet te ket mesatare, dhe puna e atyre nxenesve qe kane ndenjur mbi libra gjithe vitet e shkolles te vleresohet. Jam plotesisht dakorte qe dhe nxenesit me mesatare te ulet kan mundesin dhe kapacitete te larta per te shkelqyr ne shkolle te larte pasi neglizhimi i tyre i ka bere te kene ate mesatare te ulet por sot ne keto dite cdo gje ka vajtur me konkurs nese kalon eshte zotesija juaj, dhe shancet per konkurim ju jepen qe te gjitheve dhe atije dallohet kualifikimi i studentit.
Ajo qe mua me shqeteson per ne Shqiperi eshte konkurimi dhe procedura e vlersimit jo te drejte, pasi korrupsioni mbizoteron kudo.
Nga vet jeta ime shkollat ne shqiperi me kane lene te kem nje inat te pa shlyeshem per sa i perket jo drejtesis atije.
Mbarova klasen e tete dhe konkurova per ne kolegj ne tirane dhe fati te shpie ters ndonjehere kisha nje fatekeqesi familjare dhe prinderit smund te me shoqeronin te merreshin me mua ne ate perjudhe. Vajta me disa shoqet te tjera timet dhe si perfundim arsona mori vendin e pare ne nxenesit plotesues dhe dy shoqet e mia nuk hyren as ne plotesueset dot por si per cudi arsona ishte ajo qe mbeti pa hyre ne kolegj dhe ato te dyja filluan shkollen duke u ndjere te zhgenjyera se si ka mundesi ti me mire se ne ne mesime. Pra mundesia eshte qe skisha mikun mbas. Kjo histori eshte para 5 vjetesh dhe une se di sistemin se si eshte bere tani. Por di nje gje qe korrupsioni me tha jo ske per te filluar kolegjin amerikane ne shqiperi, por nga ana tjeter fati me tha shko me mire mbaroje ne amerike, dhe si per cudi ajo goca injorante qe nuk hyri dot ne shkolle ne vendin e saj na doli qe hyri ne 10 perqind te nxenesve me te mire te shkolles ne usa.
Ndihem shume keq qe flas keshtu per vendin tim, por duhet ta pranoj qe ai eshte vendi im dhe vertet ashtu eshte. Ne marim edukimin nga nje fryme jo e drejte dhe edukuese e arsimit shqipetare, fryme e cila mbahet gjalle me korrupsionin dhe rryfshetet.

__________________
Find the light that makes you
shine and then use those rays to illuminate your way

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Mars 2004 01:32
arsona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arsona Kliko këtu për të kontaktuar me arsona (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: arsona Shto arsona në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arsona në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sheki
MILANIST

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: SHKUP
Mesazhe: 243

ketu ne maqedoni ka ekzistuar nje mesatare e forte per shkollat e mira

ketu ne maqedoni ka ekzistuar nje mesatare e forte per shkollat e mira si psh shkolla ekonomike shkolla e mjeksis dhe shum nxenes te talentuar kan humbur te drejten e shkollimit dhe nuk eshte e arsyeshme m3estarje per mua. duke e marur poarasysh se edhe nga ana e maqedonasve kemi qe te kufizuar kjo ka qen shume veshtir por tash eshte ndryshuar sistemi dhe shkon puna me mire

__________________
LIVE YOUR LIFE AND BE FREEE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Mars 2004 21:56
sheki nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sheki Kliko këtu për të kontaktuar me sheki (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sheki Shto sheki në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sheki në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erla
Anetar i ri

Regjistruar: 05/03/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 15

Bledumi sic thua ti qe po te hiqej mesatarja korrupsioni eshte me i larte sidomos ne shkolla te larta, po dhe po te jete mesatarja korrupsioni eshte perseri sepse gjate kater viteve te shkolles shkon tap topi ne shkoll dhe kur vjen fundi nuk eshte e veshtire qe te marresh nje diplome me mesatare te mire. Me mire per mendimin mesatja mos te jete te fitoje ai qe eshte me i miri dhe me i zoti.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Mars 2004 17:43
erla nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erla Kliko këtu për të kontaktuar me erla (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erla Shto erla në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erla në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
zuckersüss
Studente

Regjistruar: 05/11/2003
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 10

Hi

Une vazhdoj juridikun ne Gjermani.Ketu ka te drejte cdo nxenes qe ka nje deftese mature te vazhdoje shkollen e larte. Per disa dege, si mjekesia, teatri, Bioinformatika, etj(nuk e di me saktesi se cilat jane) kuptohet qe ka rendesi mesatarja, per tu pranuar ne keto dege, por ne pergjithesi kane mundesi edhe nxenes me nota mesatare ose edhe te dobet te vazhdojne universitetin.
Une megjithese kam pasur mesatare shume te mire ne Shqiperi mendoj se duhet te hiqet mestarja.Mendoj se ne Shqiperi nxenesit dhe familjet e tyre jane shume te shqetesuar per notat dhe jo per ate qe nxenesit mesojne me te vertete.
Ketu ku studioj une ka te drejte te vazhdoje cdokush shkollen, se zotesia duket gjate studimeve. Ne dege te tilla si juridiku dhe ekonomiku ke te drejte ti perserisesh provimet vetem 2 here dhe n.q.s nje provim te vetem nuk e merr dy here ke humbur cdo gje edhe pse mund te jesh ne vitin e 3 ose te 4.Per te mos folur per provimin e shtetit qe jap une ne degen time. Edhe kete kam te drejte ta perseris vetem 2 here, perndryshe iken mundi i gjithe viteve shkolle kot.
Pervec kesaj ata qe nuk studiojne brenda nje kohe te caktuar qe mendohet se mjafton per te mbaruar shkollen duhet te paguajne per cdo semester 500-700 Euro, se perndryshe do te studionin njerezit gjithe jeten sic e praktikonin disa ketu.
Per mua eshte e rendesishme qe ketu ka te drejte cdo njeri te studioje pavaresisht nga rezultatet qe ka pasur ne shkollen e mesme, gjithshtu ka ketu edhe shume njerez me te rritur ne moshe qe realizojne ndoshta me vonese nje ender te tyren. Mendoj se cdokush duhet te kete te drejte te studioje;ndoshta vetem keshtu mund ti jepej fund korrupsionit ne Shqiperi.
Megjithate une nuk kam studiuar asnje semester aty dhe nuk e di se cila mund te ishte zgjidhja me e mire.Di vetem qe jam shume e kenaqur me kete sistem dhe di qe nuk duhet te kem as miq e as leke per te marre nje note te mire.Eshte nje ndjenje e mrekullueshme pas atyre qe kam perjetuar gjate shkolles ne Shqiperi dhe pas historive qe me tregojne shoqet apo te njohurit e mi.
Ju uroj te gjitheve nje zgjidhje sa me te mire, qe nxenesit dhe studentet shqiptare te marrin arsimin qe meritojne.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Prill 2004 02:14
zuckersüss nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të zuckersüss Kliko këtu për të kontaktuar me zuckersüss (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: zuckersüss Shto zuckersüss në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto zuckersüss në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi?

Po lexoja nje lajm (me duket se ishte tek Shekulli), ne te cilin qeveria studentore kerkonte qe mesatarja e shkolles te mesme te mos merrej parasysh per pranimin ne universitet. Pra ato kerkonin qe te vetmit tregues te aftesive te jene provimet qe jepen per pranim ne Universitet.

Nga njera ane ato parashtronin qe duke marr parasysh se nivelet dhe kerkesat e shkolles nuk jane te barabarta ne Shqiperi (psh nje shkolle ne qytet dhe nje ne fshat), marrja parasysh e mesatares nuk eshte e drejte.

Po a eshte e drejte kjo kerkese ndaj nxenesit qe ka studiuar shume gjate 4 viteve dhe i ka merituar notat dhe mesataren e larte, ndersa mbase ne provim thjeshte mund te mos ndihet mire dhe te mos dali mire?

Si mendoni ju a duhet konsideruar mesatarja per pranim ne universitet ne Shqiperi?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2005 06:38
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Absolutisht jo.

Mesatarja nuk duhet te konsiderohet per disa aresye. Se pari dy institucionet edukuese nuk jane te lidhura. Domethene universiteti eshte i ndare nga gjimnazet. Per kete nuk ka pse te marre per baze notat qe japin gjimnazet. Se dyti, shkolla pershkohet kete periudhe nga korrupzioni. Kjo do te thote qe kush ka me shume leke ka mundesi te marre nota me te mira. Duke qene se ky problem nuk mund te zgjidhet tani per tani, universiteti duhet te krijoje nje barriere te pavarur per te matur njohurite e studenteve. Pra sistemi nuk eshte aq i paster dhe i forte sa te merren per baze vleresimet e meparshme.

Se treti eshte natyrisht ideja se gjimnazet mund te ndryshojne nga qyteti ne fshat apo nga jugu ne veri. Kjo do te thote se niveli i pergjithshem i nje gjimnazi mund te jete kerkues dhe te nxjerre nxenes me te pergatitur se nje tjeter. Me te njejten mesatare mund te gjenden dy studente qe kane nivele te ndryshme pergatitje.

Por mbatja e mesatares ka dhe nje aspekt te mire qe duhet konsideruar. Behet fjale per korrupsionin ne universitet qe evitohet konsiderueshem. Duke qene se korrupsioni ekziston edhe ne universitet, ekziston rreziku qe nje student qe nuk ka studjuar kurre te paguaje dhe te hyje ne universitet, nderkohe qe nje student i mire mund te mbetet jashte. Mbajtja e mesatares ne kete rast zvogelon fuqine ne duart e profesoreve te universitetit dhe ben me te veshtire korrupsionin ne provimet e pranimit. Kjo per aresyen e thjeshte se nxenesi duhet te impenjohet per disa vite qe te kete mesatare te larte, ndersa nxenesit e keqinj nuk impenjohen dot aq shume. Keshtu qe shkurajohen studentet aventuriere ti futen shkolles se larte sa per hobby.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2005 10:34
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

jo mesatares!

m'u kujtuan koherat e largeta te gjimnazit, dhe tmerrin tim te papare kur merrja ndonje note jo te mire (mua me duhej deftesa e mire per te fituar te drejte studimi jashte). Ne vend qe te perqendrohesha tek lendet qe me interesonin dhe pelqenin, rrija me mendoja e shpikja, ne menyre qe t'i kisha te gjitha notat e mira. Sidomos s'harroj fiskulturen. Dreqi e mori, o e kalon kalucin, o s'e kalon. S'ka kjo gje lidhje fare me faktin nese je nxenes i zellshem e me the e te thashe. Ama nota e fiskultures ka te njejten peshe me te matematikes ose biologjise (te cilen gjithashtu e kam pas urryer). Gjeja me e keqe ishte se nderkohe qe mua me duhej nota, universitetet tona e kishin hequr kushtin e mesatares. Dhe mesueset o burra, bjeri, gare kush ve nota me te keqija. Perdite provim nga drejtoria. Dhe te shifnin shtrember, pse je kaq ambicioze?! C'te duhen notat ty?!Dhe e di cfare? Me rrofshin gjithe ato notat e bukura, ato syte e vuajtura qe i beja zyshes se fiskultures, kur erdhi puna per te ikur jashte, pjesa me e madhe kane ikur me diploma me pesa. Perderisa kane qene aq te zote sa ta rregullojne nje gje te tille, s'besoj se ka ndonje problem te madh te rregullohej hyrja neper universitetet tona me diplome fallco, apo thjesht me pesa. Nuk i thone kote paraja hedh ujin perpjete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2005 13:33
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Tani normalisht une duhet te rri larg kesaj teme se po te ishte per mesatare, mua nuk me fusnin as ne komunale jo me ne universitet Ne gjimnaz nuk e kam care koken asnjehere per noten dhe nuk kam shkelqyer aspak, biles i kam nxire jeten qe nga katra e deri te dhjeta. Por ama une fitova ne konkurs dhe dola me lart se ndonje goce qe qante kur merrte nente se i binte sheqeri ne uje. (kur isha une ne gjimnaz nuk merrej parasysh mesatarja se gjithmone maturantet e kishin kundershtuar me force). Kur vajta ne universitet ama kam pare studenta qe lexonin me rrokje, qe nuk benin dot nje mbledhje me numra dyshifrore pa patur tre makina llogaritese. Dhe nuk do habitesha sikur te me tundnin para hundes Diplomen e Pjekurise (te gjimnazit) me nota shume here me te mira se te miat. Sepse eshte ajo qe thote Fajtori: korrupsioni ne shkollat shqiptare a arritur kulmin . Dhe nuk fillon me gjimnazin por fillon qe me 9-vjecaren.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Prill 2005 14:52
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:21 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.