Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
DHE LARGOHET...TUTJE...LARG!
Rëndoj sonte tek ti i tëri
si dikur,me timen peshë.
Me jep ngrohtësi dhe guri
hedhur pa vlerë.
Ledhatoj dallgët e buta
prishur nëpër këmbë.
Dalngadalë i ve në duar
bëhen storm në pëllëmbë.
...dhe pastaj kthej kurrizin
bëj mbi to sikur notoj...
Seç më zbret diçka nga qielli
vehten nis të stërmundoj.
...dhe më çon me të pa besë
gjer te dashuri e parë.
Shkoj në bar cigaren ndez
gota zbraz rradhë , rradhë...
S`dehet më njeriu i dehur
të falet ty djegur në mall.
Mbush një thes me kujtime
.dhe largohet... tutje ...larg!
(Keto vargje ja detikoj dites sime te fundit si vizitor ne shqiperi.Jane te asaj ore kur u largova nga qyteti im i lindjes Sarande)
Valter Lazeri- 25 Korrik 2003
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|