Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nje shtese per pyetjen 61

Cod. A01112006

gjeta edhe dicka tjeter mbi ato qe mund te jene shkaktaret e migrenes:
mendohet se mund te kete nje rol te vetin edhe gjenetika duke qene se disa lloj migrenash kane nje karakter familiar (pra mund te kete nje karakter te trashegueshem).ne 1996 u gjet nje gjen qe sherbente per trasportimin e kalciumit mes qelizave cerebrale,qe ishte pergjegjes per nje forme te rralle migrene familiare.nese ky gjen nuk funksiononte,shkaktonte ndryshime te perqendrimit te kalciumit qe ka nje efekt mbi funksionimin e disa neurotrasmetuesve,mosfunksionimi i te cileve eshte lidhur me formimin e atij tipi migrene...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 09/05/2007 ora 04:22

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Nëntor 2006 04:03
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

pyetja 72

Cod. A03112006

po terheq nje pyetje nga nje teme tjeter (medical science) qe ka bere fajtori dhe pergjigjen e dhene asaj...
pyetja 72
QUOTE]Po citoj ato që tha Fajtori
Kam nje pyetje. Pse kur hame shume veze na bejne alergji. Ku qendron ajo substanca qe shkakton alergjine? Cfare spjegimi filogjenetik ka kjo, dmth pse natyra ka zhvilluar dicka te tille?

[/QUOTE]

jane 3 perberje qe quhen ovoalbumina,ovomucina dhe ovotrasferina qe mund te stimulojne sistemin imunitar dhe ndonjehere shkaktojne alergji.grada e stimulimit ka lidhje me sasise e substances.ne nje veze qe skuqet,probabiliteti i alergjise ulet me 70% sepse,pervec ovomucines qe eshte rezistente,te tjerat shkaterrohen nga nxehtesia...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 09/05/2007 ora 04:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Nëntor 2006 04:37
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pergjigjia e pyetjes 71

Cod. A05112006

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Pyetja 71: si eshte e mundur qe eret e keqe qe kemi vete i ndjejme me pak kurse ato te personit tjeter i ndjejme me shume.psh nese marrim eren e gojes,edhe nese na vjen ere te keqe nuk e ndjejme shume,kurse ate te dikujt tjeter,e dallojme direkt.ka ndonje shpjegim?


Qe te kuptoni kete duhet te dini dicka me shume. Gjithsej njeriu ka 350 gjene qe kodifikojne per 350 receptore te ndryshem te eres. Si rrjedhim cdo ere qe njohin njerezit i perket kombinimit te ketyre 350 ererave qe njeriu mund te njohe. Njerezit marrin ere me epitelin e hundes (nasale epithelium), i cili gjendet ne fund te hundes dhe permban 30 milione qeliza. Keto qeliza rinivohen teresisht cdo 30 dite, domethene 1.000.000 qeliza cdo dite ose 700 qeliza ne minute (!!!). Cdo qelize eshte specifike per nje nga 350 ererat e caktuara dhe permban receptore vetem per ate lloj ere. Deri me sot vetem 2 prej ketyre receptoreve njihen per cfare ere jane. Te tjeret nuk njihen fare. Ne fakt njeriu eshte shume i limituar ne kete drejtim pasi kafshet e tjera kane shume me teper receptore. Miu per shembull ka 1000 gjene, pra 1000 receptore qe cojne ne kombinimin e shume me teper ererave.

Cfare ndodh kur marrim ere?

Substancat hyjne ne hunde dhe shkojne ne epitelin e hundes. Aty bien ne kontakt me nje mase te lagesht qe quhet mukoze. Ne mukoze lidhen me disa molekula qe i ndihmojne te ngjiten drejt qelizave te eres. Cdo qelize e eres ka shume receptore ne membrane, te cilet ne kontakt me substancen qe vjen nga jashte shkaktojne disa reaksione te brendshme qe cojne ne hapjen e kanaleve te kalciumit Ca+. Hapja e ketyre kanaleve shkakton ndryshimin elektrik te qelizes dhe sinjalizimin e metejshem ne tru.


-----------------------------------------------------------------
Pyetja fillestare: Pse nuk e ndjejme shume eren tone?

Kjo vjen sepse qelizat e eres adaptohen ndaj ererave te vazhdueshme me dy mekanizma.


  1. Pas aktivizimit te recptorit pjesa e membranes qe permban receptorin e aktivizuar formon nje kanal qe me pas futet ne qelize (endocitosi). Ne kete menyre receptoret e aktivizuar eliminohen nga membrana dhe nuk vazhdojne te kene efekt per kohe te gjate.
  2. Nga ana tjeter kanalet e kalciumit mbyllen nga brenda sapo jonet Ca+ hyjne ne qelize. Keshtu qe kanalet mbyllen nga vete molekulat qe fusin ne qelize.


    Me pak fjale qelizat e eres nuk shkarkojne vazhdimisht kur ndjejne nje ere, por vetem ne sekondat e para. Per kete aresye qente qe ndjekin dike me ere nuk ecin pas eres por ne forme zig-zak, per te mos mesuar receptoret e hundes me te njejten ere. 


-----------------------------------------------------------
Kuriozitete:

Cdo njeri ka nje ere te vecante trupi (e cila nuk duhet ngaterruar me djersen). Qente jane te afte te dallojne mijera njerez me ane te eres se tyre, por nuk arrijne te dallojne vellezerit binjake. Mesa duket era e secilit prej nesh eshte ne gjene dhe binjaket kane te njejten ere identike.

A e dini se sherbimet sekrete te Gjermanise lindore kane ruajtur eren e mijerave personave te dyshimte neper kuti te posacme. Ne rast nevoje kutia e nje personi i tregohej qenit, i cili gjente pozicionin ose itinerarin e personit te ndjekur. Keto kuti jane ruajtur edhe sot ne nje muze ne Berlin. Interesante e?

Pse disa njerez jane me sensibel ndaj eres sesa te tjeret? Thuhet se kjo varet nga aspekte anatomike te hundes se secilit dhe nga stervitja. Nuk ka faktore biologjike per kete pune, te gjithe qelizat kane te njejtin numer receptoresh ne membrane (pak a shume). Te gjithe kemi 350 receptore baze dhe te gjithe kemi 30 milione qeliza qe nderrohen cdo muaj. Mendo, derisa ke lexuar kete artikull 700 qeliza ne hunden tende kane linduar ndhe 700 te tjera kane vdekur.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga NS-6 datë 09/05/2007 ora 04:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Nëntor 2006 23:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

bresheri pyetjesh te reja: pyetjet 73,74,75

qe kishin qene gjonat kaq te komplikuara sma kishte prit mendja ...me te vertete shume interesante keto qe ke shkruajtur Fajtor!

ok,meqe kohet e fundit po me pelqeka roli i atij qe pyet po shtoj nei pyetje tjeter dhe pastaj do mundohem ti gjej pergjigjen ndonjeres nga ato qe kam hedh me para...jo per gjo,por pergjigjet gjehen...halli te parashtrosh pyetjet

pyetja 73
populli jone eshte mesuar te thote qe kur te ze lemza, eshte dikush qe te mendon (ta thom te drejten kam degju nje rast te nje personi qe ka pase lemze per gati 60 vite me rradhe pa ndalim nese nuk gabohem...se kush e paska mendu aq gjate se morr vesh )...pyetja qe doja te beja nuk eshte nese kjo thenie eshte e vertete apo jo por ne menyren se si shkaktohet lemza.pra,cfare eshte lemza (anglisht i thone hiccups nese nuk gabohem ne shkrim) dhe si formohet ajo?

pyetja 74
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )...po cfare e ben hithren te jete direkt ne gjendje te shkaktoje ate skuqje te zones si dhe ate ndjenjen e kruajtjes?

pyetja 75
kujt i ka qelluar qe nena,baba ose motra e ku ta di une, ti thote te mos haje kos me peshk sepse mund te shkaktoje helmim (intoksikim alimentar)...kjo gje eshte legjende metropolitane (beh,po e quaj keshtu :p) apo ka ndonje baze ne mjeksi?

hmmmm...une per vete skom mo pyetje...dmth...iher per iher se ma vone si dihet ...tani du me ju kthy pyetjes 67 dhe 69 qe te plotesohen 70-shja e pare!ka nenjoni nei ide per ato dyja?

count down...-926...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Nëntor 2006 04:02
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

pergjigja e pyetjes 67

Cod. A10112006

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

pyetja 67
cfare efektesh kane ultratingujt ne trupin e njeriut?



si definicion ultratingujt jane tinguj me frekuenca rreth 20.000 Hz qe do te thote qe nuk perceptohen nga veshi i njeriut.
perdorimi me i madh i tyre eshte ai i ekografise qe mund te cilesohet pa frike si analiza me e sigurte sot per sot per faktin se gjate gjithe jetes se kesaj analize nuk eshte vertetuar asnje rast qe te kete dhene efekte kolaterale!eshte kjo arsyeja pse ekografia gjen nje perdorim aq te gjere,deri edhe tek ekografia e femijes ne barkun e nenes...
pra,nese do kishim ndonje rast atehere do te vinte si pasoje e nje gabimi njerezor...

deri ketu mire!por nga ana tjeter duhet te dime edhe qe nuk ekzistojne prova kliniko-eksperimentale per sa i perket efekteve biologjike te ultratingujve ne mbi njeriun!

gjithsesi une gjeta nje shkrim i nje italiani qe ben pjese ne Institutin e Radiologjise ne Universitetin e Triestes, Ludovico Dalla Palma, i cili permend eksperimente qe jane kryer mbi kafshe dhe i cili thote qe ultratingujt mund te ndryshojne metabolizmin qelizor me ane te 2 mekanizmave:
1.rritje te temperatures se indeve qe mund te vije si pasoje e thithjes se energjise se ultratingujve dhe e nxjerrjes si nxehtesi.kjo mund te coje ne nje ndryshim te kinetikes se enzimave dhe probleme ne membranat qelizore!

2.prezenca gazi ne ndonje ind mund te cojne ne formimin e mikrogropave (microcavitÃ_) dhe rritje te temperatures dhe te presionit te indeve qe mund te cojne ne deme direkte ne membranat qelizore dhe indirekte ne prodhimin e radikaleve te oksigjenit qe jane shkaterrues per qelizen!

gjithsesi,perseris edhe iher qe ne gjithe jeten e kesaj analize (qe nga viti 1974 kur filloi rritja e perdorimit,edhe pse u fut ne pune ne vitet '60) nuk jane hasur raste problemesh me perdorimin e tyre ne ekografi!eshte ky shkaku qe analiza me e pare qe behet (gjithmone brenda limiteve te veta te ndihmen e diagnozes),eshte ekografia!

per skeptiket them qe demi qe mund te vije prej tyre eshte virtualisht 0...por jo 0

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 09/05/2007 ora 04:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2006 04:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

pyetja 76

ah,po se desh harrova...per kuriozet eshte kjo pyetja:


pyetja 76
besoj e keni vene re qe shkrimi AMBULANCE mbi ambulancet eshte i shkruajtur mbrapsht...di ndokush te me thote se pse kjo gje?
hajd se tek kjo pyetja ska shkence...thjesht kuriozitet :p

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2006 04:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Izolda
Anetar i ri

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: Neverland
Mesazhe: 20

per raste urgjencash, nese nuk e ndijne sirenen ata qe e kane ambulancen mrapa, mund ta lexojne ne pasqyre mbare.

__________________
There is enough light for one who wants to see.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2006 18:55
Izolda nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Izolda Kliko këtu për të kontaktuar me Izolda (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Izolda Shto Izolda në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Izolda në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne fakt asnjehere se kam kuptuar pse jane kaq budallenj. Truri mesohet autmatikisht te llogarise qe pasqyra eshte mbrapsh. Kush eshte aq budalla qe te vazhdoje te lexoje parc ne pasqyre sikur te ishte nje liber? Me ka qelluar disa here te lexoj shkrimin se prapthi (si zakonisht) dhe si gjeja kuptimin. Pastaj kur e ktheja mbrapsh me rezultonte "AMBULANCE".

P.s. Ne Itali pastaj fjala fillon e mbaron me A, keshtu qe te hidhesh perpjete nuk e gjen nga fillon AMBULANZA ne pasqyre.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Nëntor 2006 02:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634



pergjigja e Izoldes eshte e sakte (beh,nuk kisha dyshim per kete gje)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Nëntor 2006 04:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

da vinci shkruante nga e djathta ne te majte dhe me germa te mbrapsh, tamam si puna e ambulances.. studiuesit i kane lexuar shkrimet e tij duke perdorur pasqyra...

dhe me kete rast po mendoja qe pyetja 76 ne te vertete duhet te ishte si me poshte..
cili eshte shkaku qe disa njerez jane te djathte dhe disa te majte (kuptohet s'po flasim per polike ).. a dihet qendra ne tru qe e kontrollon kete fenomen.. etj etj.. si, qysh, tek,.. ndodh... ?
jo vetem kaq, por duket qe edhe sallaksit ndahen ne dy kategori, a) ata qe shkruajne normal (nga e majta ne te djathte) dhe b) ata qe shkruajne si da vinci...

po te doni quajeni 77..

__________________
Walking the drunkard's walk...

Modifikuar nga lost_soul datë 11/11/2006 ora 09:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Nëntor 2006 09:01
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.