cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180
|
Citim: Po citoj ato që tha Ana1
Per mendimin tim te jesh romantike do te thote te ndjesh dhe te perjetosh thelle nje lidhje dashurore. Do te thote te shikosh pertej reales, te behesh serish femije brenda teje, dhe tu besosh te tjereve ne ato qe thone. Do te thote te zhveshesh te bukuren me syte dhe mendjen tende, do te thote te enderrosh! Do te thote mbase dhe te vuash shpirterishte, por eshte bukur kur di te perjetosh fantazite e tua. Do te thote te dish te pergatisesh dhomen e gjumit para se te shpiesh te dashurin brenda, dhe te derdhesh e te humbasesh qetesisht e tera ne krahet e tij!
Une mendoj qe te gjithe brenda vetes sone kemi shkallezime romanticizmi, kush me shume e kush me pak. E per te mbyllur, dua te them qe pa romance nuk ka kuptim asnje lidhje, qofte dhe lidhja me e rendomte. Pa romance ka vetem si te thuash " vdekje e parakohshme!"
P.S. Sa per pyetjen tende drejtuar meshkujve, di te them qe vetem nje femer qe tradhetonte arrin ne mosmirenjohje! Une I dua lulet shume, dhe mo na lenshin meshkujt pa to.
Ana,shume te bukura keto qe ke shkruar. Per nje moment doja ti besoja edhe une por realiteti me kapi fort prej krahut. Qe do te thote se, romantizmi ekziston dhe shyqyr qe ekziston por cdo gje paska kohen e saj. Edhe une i besoja kur isha 15 vjece pse jo edhe 20,por ce do jeta eshte teper brutale,e ashper. Si mund te mendosh per romantizem kur je e lodhur nga dita e punes dhe te duhet te perballesh me problemet e familjes? Si mund te jesh romantike kur ke nje femije handikap ne nje karroc? Si mund ti besosh akoma romantizmit kur mashkullin qe ti dashuroje ta merrte per dobesi dhe jo si force karakteri ate gje? Pra, une mendoj se njeriu kur rritet kupton shume e me shume se romantizmi.
Tani s'me pelqen me romantizmi,me pelqen siguria. Me pelqen arsyetimi. Me pelqen komunikimi i mprehte me tjetrin. Tani me shume se kurre me pelqen te analizoj qellimet e tjetrit. Jo ti besoj fjaleve boshe.
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|