Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Re: DR. INA VETRIOLO

Letër ish-pedagogut tim, Berisha

I vetë-çnderuari, z. Sali Berisha!
Unë që po ju shkruaj kam qenë studente në fakultetin e Mjekësisë, kur ju ishit pedagog. Për të më kujtuar, po ju them se mungoja qëllimisht në leksionin tuaj të Kardiologjisë për arsye të teknikës së dobët të mësimdhënies; në fakt fuga idearum e juaja (vrapim idesh) e bënte të vështirë për auditorin të kapte idenë themelore...

Pavarësisht se logjika apo rrethanat mund të më kërkonin të rrija në vendin tim, u largova prej Shqipërisë në 1995-ën. Ndoshta duket e çuditshme, por shkaku për këtë vendim ju atribuohet juve.

Isha e bindur se për aq kohë sa ju do të ishit drejtues-qeverie do të ishte e pashpresë konvaleshenca e Shqipërisë në çfarëdolloj fushe, përfshirë këtu, atë që më interesonte më shumë, sferën e mjekësisë. E dini pse? Vendimi bazohej në një bindje timen personale lidhur me figurën tuaj: Bindja ime ishte që diçka nuk shkonte me korteksin tuaj.

Sot jam mjeke (e trajnuar më shumë jashtë Shqipërisë), por besoj se çdonjëri shqiptar i një profesioni tjetër nuk ka nevojë të jetë doktor apo psikolog, që të dallojë probleme të rënda te ju.

Jo thjesht pse asokohe në Fakultet, keni qenë një komunist i devotshëm. Dhe jo vetëm pse unë personalisht mora atë vendim në 95-ën. Por, sepse sot, 14 vjet më vonë, duke parë në distancë akumulimin e sjelljes suaj, nuk mund ta lë pa e germëzuar: Zoti Berisha- M- j -a- f-t m- ë, u m -b- u -sh k- u- p- a!

Më lejoni të shpreh veten thjeshtë e qartë si mjeke: Schizophrenia mund të ketë nevojë të kurohet prapa kangjellave të Spitalit Psikiatrik, por Psychopathia (çrregullim antisocial i personalitetit) ka nevojë për izolim të domosdoshëm. Z. Berisha, keni simptomat e plota të një çrregullimi të rëndë të personalitetit.

Kuptohet lehtë që në pozicionin tuaj kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë.
Më lart fola si mjeke, tash po flas si shqiptare. Kam pasur kontakte të shumta këto ditë me bashkëkombës që dinë shumë më tepër se të tjerët për çështjen e kufijve detarë dhe marrëveshjen, mbi të cilën po bëhet zhurmë këto ditë.

Ajo që di me siguri është që ata janë ekspertë dhe nuk kanë asnjë arsye dhe asnjë interes që të gënjejnë. Ajo që del nga të gjitha bisedat dhe logjika jonë e bazuar në fakte është që ju si kryeministër keni firmosur (arsyet unë nuk i marr dot me mend) kalimin e një pjese të territorit shqiptar në favor të Greqisë fqinje.

Shpeshherë kam menduar këto vite për ironinë e faktit që unë që kam pasur gjyshër të persekutuar nga diktatura, jam jashtë vendit tim, kurse ish-komunistë të devotshëm të asaj kohe dominojnë skenën politike aty në Tiranë.

Filozofia ime është: "Kur s'ke opsione të mira zgjedhjesh, zgjedhja e opsionit më pak të dëmshëm është më e arsyeshme". Përfundimi im i këtyre ditëve është ky: "Po të duhej që unë të zgjidhja midis dy psikopatëve Enver Hoxha apo ju z. Berisha, do të preferoja Enver Hoxhën".

Së paku, deri te një marrëveshje, si ajo që dëshironi të bëni ju me Greqinë, ai nuk do të arrinte kurrë. Mos harroni se kjo është deklaratë që vjen nga zemra e një pasardhëseje "familje ballisti".

Vendi juaj sot, z. Berisha është në tavolinën e të akuzuarit. Qytetarëve shqiptarë, sot më e bindur se kurrë, dua t'ju them: "Nëse rrëzimi i Berishës është i mundur, duke protestuar për hapjen e kutive të votimit, atëherë vazhdoni pa ndërprerje. Shqipëria vjen në zë, para gjithë partive".


Së fundmi, më lejoni një analogji me veten: edhe pse jam një republikane, këtu në SHBA, unë ia dhashë votën time Obamas. Vendosa interesat e vendit tim të ri përpara preferencave të partisë sime.

Lutem dhe shpresoj përtej oqeanit që qytetaria shqiptare do të gjejë forca të ngrihet mbi rrugën e pistë ku ka hyrë vendi. Zoti ju shikoftë dhe ju shpëtoftë. Jetojmë në një kohë të vështirë.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2009 21:53
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Nuk kam shume haberrr se ca behet ne shqiperi por me aq sa lexoj jam disesi i mahnitur sa te rrezikshem si mafioza paskan qene kta tropojanet.
edhe ne filmin "taken" specifikisht permendin tropojen, edhe ne shqiperi per 20 vjet duket se vetem tropojanet kontrollojne gjithe vendin..
nuk kam qene kurre ne tropoje, por qenka nje krahine/popullsi per tu studiuar.
nuk eshte arritje e vogel te kontrollosh komplet nje shtet/popull ne zemer te evropes.
"knowledge kills action" thote Nietzsche

dmth kta paskan qene edhe trima te cmendur per t'marre pushtetin "me force" por jo edhe te pa ditur, kur dijn ta mbajn nen kontroll per rreth 20 vjet..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Dhjetor 2009 01:19
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Kurt
Ke krejtesisht te drejte.
Eshte per tu mahnitur dhe per te ardhur keq.
Por eshte e vertete.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Dhjetor 2009 15:41
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Mblidhet grupi dhe vendorët e PS, Rama: Hap kutitë, ose largohu

Hap kutitë ose largohu do të jetë kryefjala e protestës së opozitës që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Vendimi është bërë publik pak më parë, nga kreu i PS-së, i cili ka deklarua se opozita nuk tërhiqet dhe nuk futet në Parlament pa rikthyer dinjitetin e votës së lirë.


Duke deklaruar se Berisha e mbylli me turp kohën e dhënë nga opozita për reflektim, lideri socialist Edi Rama ka deklaruar se pas kësaj, opozita dhe populli opozitar nuk pret më vetëm hapjen e kutive, por largimin e një qeverie të kapur mat.

"Kjo qeveri e kapur mat humbet të drejtën të qëndrojë. Hap kutitë ose largohu do të jetë kryefjala e protestës sonë që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë"- tha Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor të PS dhe të zgjedhurve socialist, njëherësh si një mesazh drejtuar gjithë shqiptarëve.

"Atë që ne i dhamë në emër të forcës së arsyes, ai e quajti ultimatum, vuri alarmin për rrëzimin e pushtetit me dhunë. Ngriti gojën ndaj nënës time, nënës së djalit tim, ndaj bashkëpunëtorit më të afërt në krye të partisë dhe në krye të 10 ditëve iu kthye grupit të deputetëve, duke nxjerrë një armë të stërpërdorur në vite, dosjet"- tha ai.

Duke kujtuar fjalën e turpshme të mbajtur mbrëmë nga kryeministri Berisha, Rama shprehu solidaritetin e tij dhe të PS-së me të gjithë ata deputetë që mbrëmë u përgojuan poshtërsisht për shkak të sipërmarrjeve të ligjshme të tyre.

"Publikisht u kërkoj që ta padisni Berishën në gjykatë pa iu ndarë për asnjë shpifje një për një. Nuk bën vaki që një qeveri të përgojojë sipërmarrës e t'i shpallë kriminelë që meritojnë fundin e vrasësve seriale. Ne jetojmë në llumokraci"- tha më tej ai.

Sipas Ramës, protestat do të peshohen me rëndësinë e çështjes së çdo shqiptari në nevojë dhe jo me numrin e protestuesve. "Hap kutitë ose largohu nëse nuk u jep dot invalidëve dhe njerëzve në nevojë atë që u jep ligji. Nuk do paguajnë shqiptarët për energjinë që pritet t'i rritet çmimi në janar, përpara se të paguajë Berisha që e gënjeu popullin për t'i marrë votat"- tha Rama.
--------------

Sali

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Dhjetor 2009 17:05
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re shinasirama.jpg
Ky file është shkarkuar 36 herë.

Shinasi Rama rrëfen të vërtetën e Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe krijimin e PD-së.
Pse Sali Berisha iku nga takimi i studentëve.
Si e kujton Shinasi Rama sherrin mes Saliut dhe Edi Ramës.
Pse nuk janë në PD themeluesit e kësaj partie.
Ku po shkon sot Partia Demokratike.

Te gjitha keto tek Gazeta Shqiptare:
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=69878
_________________________________-
Vizioner, ka nje teme mbi lajmet e dites, me mire te publikoheshin atje se jane bere çorap diskutimet aktuale me analizen e Berishes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 03:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Saliu ishte negocjuesi/ndermjetesi qe vendosi R.Alia midis tij e studenteve ... pra ka hy si puna e Enverit ne parti

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 03:56
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

mroma air-force-one... the qe do shkoje ne demostrate me date 8 te degjoje xhaxhi salen, apo nderrove mendje...?

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Saliu ishte negocjuesi/ndermjetesi qe vendosi R.Alia midis tij e studenteve.


kjo eshte e vertete.

me preciz eshte keshtu (Ramizi e ka then ) ne nje mbledhje, pyet, si tja bejm me keta djemte, ke te dergojme te bisedoj me ta ?

eshte nje doktor, dora jone (i'a kthen keshilltari)... me origjine nga tropoja, nga ku jane dhe shumica e studenteve, mendojme se ai mund te zbusi gjerat.

ju e keni menduar, replikon ramizi... u tha u be, ateher mos humbim koh... ndryshe do te nisem un me kembe ne 1 te nates vetem e do shkoj te bisedoj me djemt.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 05:09
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E pashe komplet dokumentarin. Paska 8 pjese (shume interesant) dhe ne shume pjese me kujtoi vetem Sali Berishen. Madje dhe terminologjia e luftes se armiqve i ngjan fjaleve te Berishes sot.

Ne nje çast thuhet "Enver Hoxha nuk beri kurre kompromise me kundershtaret politike". Mu kujtua Berisha qe tha identik te njejten gje dje. Mos flasim per pastrime dhe eleminime te njerezve qe mund te behen kryetare partie.

A t'ju them nje kuriozitet.
Do vije nje dite qe nga ministrat e Sales do zbulohet publikisht nje tender i manipuluar (nje rast e di personalisht). E dini çfare do ndodhe ate dite? Ajo qe ndodhi me Koçi Xoxen. Ministri do vihet para gjyqit, por kryetari (Berisha/Enveri) do thote "nuk dija gje, ja ku paska qene maskarai". Kjo do i siguroje jetegjatesi politike pikerisht siç arriti te beje Enveri.

Por vertet mendoni se manipulimet e tenderave behen pa dijenin e Sali Berishes?

Shpresoj nje dite ti mbani mend keto fjale. Skema eshte e thjeshte.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 08:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

mos ja fut kot fajtor se ky enveri paska qene kafshe krejt, qelbesire.
saliu nuk po vret dhendrrin e tij, dhe nuk po vret shokun e ngushte te femirise, apo kushuriren e vet qe s'pranoi ter martoje enverin.
paska qene shume i pashpirt i semure.

pse nuk paska nej me ata shoket e tij qe loznin poker ne paris, do na kishte bere nje nder te gjithve tani:p

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 10:39
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sigurisht qe Enveri ka vrare me shume, por ka shume paralelizma qe si gjen tek ndonje politikan i sotem.

Kush e vrau Azem Hajdarin? Bodyguardi Berishes. Kush beri grusht shteti ne Shtator 1998? Berisha. Kush shkaktoi mijera te vdekur ne 1997-en. Prape Berisha. Kush ka perzene çdo anetar te PD-se qe rrezikoi te behej kryetar (i fundit nje intelektual si Besnik Mustafaj)? Prape Berisha.

Shiko sidomos punen e kryetareve te PD-se. Si princip, kushdo qe ka tentuar te cenoje pushtetin e tij ka perfunduar ne emigracion (Zef Broci, Eduard Selami), ne burg (Martin Leka, Fatos Nano), ose me keq ne varr (Azem Hajdari).

Ne faqen e PD nuk fliten fare emrat e "armiqve te brendshem" (www.pd.al). Nuk ka gje mbi te shkuaren. Ne wikipedia gjithashtu, asnje shenje mbi cfare ndodh brenda PD. Per te gjetur emrin e Eduard Selamit u desh te kerkoja 15 minua ne internet. Kryetar i PD-se qe perfundoi te shiste makina ne amerike.

Sali Berisha eshte paralelizem i gjalle i Enver Hoxhes?

Modifikuar nga Fajtori datë 04/12/2009 ora 15:27

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 15:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.