Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141
|
Citim: Po citoj ato që tha iliriusa
Jane pikerisht monstrat qe mposht me shpesh ata qe ringrihen me shpejt. Si per tu tallur me mua, si per te me vrare shpresen e re qe sapo lind. E duart e gjata te erresires afrohen, me shtrengojne ne kraharor e fillojne e zhvasin pak nga pak nga drita ime. E cuditshme sesi vecse nje dyshim i vogel afrohet, lervrites si nje krimb i squllet e fillon gjen vend ne shpirt. Fillon grryen themelet qe vec momente me pare dukeshin te pathyheshme...
Edhe e ndjej kaosin qe fillon e me perpine ngadale. Shtellunga te erreta qe zene hapesiren rreth meje..., ftohte...., dhe asnje dore e zgjatur aty per ti mberthyher gishtrinjte qe mos te biesh.
Edhe nje e qeshur e dhimbshme me shfaqet ne buze. S'eshte vecese nje perpjekje e mundur per ti kthyher monstrave nje pamje arrogante... e mundur qe ne momentin qe lind dosido...
Jam e lodhur me shpresat e imta qe me lindin ne shpirt. E lodhur nga perplasjet e shpeshta, me nofullat e thyhera edhe pamundesin per te shprehur ate qe dua...
Jam e lodhur nga dyshimet...
E lodhur nga erresira....
Kur u shua drita ime...qartesia e kalter e qiellit tim....
Ku humbi aftesia ime per te krijuar ujvara pas xhamave te dritares...
Ishe ti qe e vrave? Apo isha une?
Perse vazhdoj te qaj veteveten si ta kisha varrosur diku ne pamundesi per ta zhvarrosur serish?!
Perse i njejti monster rikthehet e me mberthen prej gryke, e le te njejtat shenja, e une as mesohem me te, e as e mesoj ate me mua?
Perse kaq shume pyetje qe s'mundem ti kthej nje pergjigje?
Megjithate shtrengoj dhembet e filloj e coptezoj te qeshuren time te dhimbshme. Shpresat me kane mbytur edhe me pare, me kane shkaktuar me shume dhimbje se sa monstrat...
Edhe kush e dinte se ti rezistoje impaktit te nje shprese do te ishte kaq temerresisht me e dhimbshme se ti rezistoje impaktit te nje monstri.
Edhe kush e dinte se nje dite edhe vete shpresat do te vishnin petkun e monstrave. E do te kafshonin ne shpirt e te te linin shenja te hidhura...
Kush e dinte se edhe shpresa kishte fytyre te bruzet......
Enderrat jane fara te shpresave te hidhura...., si nuk mesova mos ti mbledh ne duar e ti mbjell ne shpirt gjithemon...
Si nuk mesova ta le shkretetiren te rritet ngadale e te zeri gjithecka me kaktuse gjemtues....
Si nuk mesova asnjehere ate qe duhet........
Skam cfare te them me shume ...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|