Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Ju ka ndodhur ndonjehere te ndiheni aq te plotesuar perbrenda, aq te lumtur dhe aq te plote dhe te mos jeni ne gjendje te thoni asnje fjale?
Keshtu jam ndjere une sot, kur per here te pare pas shume viteve kisha kontakt shpirteror me gjysmen time. Nuk ka emocion me te bukur dhe me te "ndere" se sa te shohesh veten tende ne dimensione te tjera. Jemi te ngjashme ne gjithcka, ne frymarrje shpirterore, ne perjetime emocionesh , ne ngjyrim sysh , ne elegancen e te qenurit dhe te thenurit te gjerave.
Ecim dore per dore se bashku si dikur atehere ne bregun e detit, dhe krenohem tek e shoh ate aq te bukur perbri meje. Nje femer e plotesuar, sfidante , nje grua e forte dhe nje Nene e mrekullueshme. Emocionohem dhe rrenqethem kur e shoh perballe meje , me duket sikur eshte nje pasqyre parashikuese e fatit tim , qe me tregon Katin e shume viteve me pas ,por vetem me ca kile me teper dhe me cingare ne dore. Nuk mundem te them asnje fjale sonte, fjalet jane mbledhur lemsh ne gryke , jane lidhur nyj ne muret e shpirtit dhe duan te rrijne aty , ndoshta vetem per sonte ,ose pergjithnje.....
Tani jemi duke ndjenur sebashku, emocionet na kane tretur gjumin , te gjithe vetem flasin e flasin pa pushim , per te kompensuar me fjale ato miliona ore mungese dhe ato shekuj mosprani.... Ka momente qe rri e shushatur mu ne mes te ketyre fytyrave te lumtura, te buzeqeshura dhe kur ndesh ne syte e kalter te nipave te mi qe sillen neper shtepi duke lozur dhe duke bere rremuje , ndihem si Perendi.
- Ti je si mami. Tani do bejme nje loje bashke. Ti do jesh mami im dhe mami do jete tezja ime. - si me tha keto fjale nipi i vogel , me mori fytyren ne mes te duarve dhe me puthi te dy faqet.
Ah...., nuk mundem te them asnje fjale....Thjeshte di te them qe ndihem Perendi.
Ju duuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaa foooooooooooooooooorttt!!!
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|