Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Neqe Eduard Selamin po e pregatit Amerika, atehere qenka mesuese e keqe. Shiko sa gabim i ka parashikimet 2 dite para zgjedhjeve te ketij viti:



P.s. Fatos Nano ka bere 4 vjet burg. Gazetari Martin Leka po ashtu. Zef Broci mund te mos jape intervista. Por kjo nuk ndryshon historine e konfliktit te Berishes me kryetarin e gjykates se kasacionit qe ishte njeri i PD-se. Identik i njejti konflikt qe ndodhi me Spartak Ngjelen, i cili kryesonte grupin e punes juridik ne parlament. Paralelizma pa fund.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 16:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk besoj se politikanet jane spiune e agjente. Eshte fantazi e kote per te justifikuar paaftesine shqiptare si popull.

Ngjela eshte jurist dhe flet qarte dhe paster mbi baza juridike. Kjo me ka pelqyer gjithmone, nuk flet per teka por per ligje dhe institucione. Eshte nga te paktet qe ka njohuri te thella ligjore. Dhe besoj sikur te kishte me shume si Ngjela ne parlament dhe me pak kukulla te Berishes apo Rames, parlamenti do ishte si senati i Romes antike.

Per leket e burgut mund te kesh te drejte. Por po flisnim se burgu i Nanos u be ne "demokraci" ndersa persekutimet komuniste u bene ne "diktaturen e proletariatit". Ne demokraci nuk mund te burgosesh njerezit qe te rrish vete ne pushtet. Ndryshe nuk quhet demokraci.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 16:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk besoj se politikanet jane spiune e agjente.


per sali berishen, flitet qe po (udb)... dhe jo nga derra njerez, apo biseda kafenesh, por nga analiste te vertete dhe ish diplomate (agjend, prej natyres tyre)

s'dua ta lidh me faljen e ujrave detare... ku tashme u harrua krejt.

por nga çka ndodhur gjate ketyre viteve... ne momente delikate, te shqiperise apo dhe ne lidhje me kosoven e çamerine, eshte bere sebep gjithmon diçka.

dhe te gjitha rruget po t'i anakizosh ngjarjet, qe nga 1991... te çojne tek sali berisha.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 16:58
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Saliu ishte negocjuesi/ndermjetesi qe vendosi R.Alia midis tij e studenteve ...


jo pa qellim e thashe kete...

pra Saliu eshte ose thone qe eshte agjent i UDB(serb me 1 fjale) atehere rrjedhimisht del qe ai qe e perzgjodhi Alia eshte e ai i te njejtit sherbim sipas llogjikes kjo

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:02
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

e kan pyetyr ramizin drejteperdrejte dhe troç, disa here, por nuk eshte prononcuar... i ka then gjerat larg e larg.

tek tema e ramizit, eshte ajo intervista qe kam derguar... ka nje pjese te vogel dhe per keto dyshime, por qe nuk ben embra (normale)

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:13
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

sme the ndonje gje te re

kush agjent do te prenoncohej ne te tilla raste para mediave?!!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

je komplet jashte lojes ta mendosh nje gje te tille... shejtone.

ju jeni aq llafazane boshi (jo ti por ne pergjithesi ) saqe diskutoni, ku ne shqiperi komandon ramizi, dhe te bindur bile... ishte ky qe krijoi salen dhe nanon, dhe jane po keta qe e mbrojne.

llogjike prej budallai.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:18
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

une them qe jam brenda lojes me shume sec duhet bile

Ramizi nuk eshte ai qe mendon ti kinezo je shume i gabuar po nejse do e kuptosh vete ... analizo veprimet e tij qe ne periudhen qe ju afrua Enverit semundja e Enverit vdekja... ai pasardhes i tij me pas Berisha .... per Nanon do thoja qe i perket klani tjeter po sdu me u bo me shume llapazane

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:23
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Kuraje

Kurajë!

Sokol Shameti

Nga bjerrakohësi më i thjeshtë tek intelektuali më i ndërlikuar, gjithsecili në këtë vend e ka kuptuar tashmë në mënyrën e vet se prej tyre po kërkohet të ndiejnë frikë. Frikë nga trazirat politike, frikë nga një ‘97 e dytë, frikë nga marshi indietro, frikë nga dhuna policore, kallashët nëpër duar, terrori i bardhë, arrestimet, atentatet, gjendja e luftës civile, e gjithë ato të tjerat. Kjo është një ndjenjë kërcënimi e cila po injektohet në mënyrë të pamëshirshme, konstante dhe cinike, a thua ndjellësit e saj janë mjekë me grada shkencore, ndërsa masa së cilës i destinohet kjo gjendje janë kavie për motive eksperimentale. Gjithë çështja tani është nëse njerëzit e arsyeshëm të këtij vendi, do të pranojnë t‘i dorëzohen këtij shantazhi arrogant dhe të tërhiqen në gjeratoren thithëse të konsumit politik apo do të organizojnë qëndresën e tyre. Një rezistencë të fortë morale për të cilën ka sot kaq shumë nevojë që të zhvillohet në forumet e mendimit, faqet e publicistikës dhe kudo ku emocioni ka për detyrë t‘i ulet në gjunjë logjikës.
Përtej britmave luftarake, kanosjeve me shkulje dhëmbësh, hakërrimeve për escalation të situatës, guerilje urbane, thirrjen në ndihmë të figurave letrare nga Adolf Hitleri e deri te Mikhail Shakashvili, përtej atyre që dështimin personal kërkojnë ta kthejnë në përshpirtje evangjelizmi kombëtar, ka për mendimin tim, disa arsye pse kjo psikozë e re paniku nuk do të ngjisë në mendjen e shqiptarëve. Arsyeja kryesore është se ajo po gjenerohet nga njerëzit e gabuar. Liderët politikë të vendit, të cilët janë angazhuar në këtë fushatë frikësimi social, janë tashmë thjesht dy kokat simetrike të së njëjtës kartë të diskredituar bixhozi. Si një ndër nxitësit kryesorë të klimaksit pseudorevolucionar, Edi Rama, i cili deri para pak kohësh mund edhe të merrej si një krijesë kurioze dhe e pazakontë e politikës, tashmë s‘është gjë tjetër veçse "njëri prej tyre". Ndaj për këtë arsye kuotat e tij kanë rënë ndjeshëm. Me një seri sjelljesh të tijat, si refuzimin violent për të pranuar humbjen, tutkallizimin mbi kolltukun e kryetarit të partisë apo eliminimin politik të kundërshtarëve, ai i ka dhënë gjatë këtyre muajve dorën kryesore transformimit të tij në krijesën e urryer që simbolizon sot në mendjen e shqiptarit të zakonshëm figura e politikanit tradicional. Nga ana tjetër, me sulmin e fundit banal ndaj Edi Ramës, Kryeministri i vendit dhe kryetari i partisë në pushtet i bëri atij edhe shërbimin e parë pas kaq kohësh. Edi Rama u certifikua dhe u njoh në këtë mënyrë si kundërshtari i tij legjitim. Një njeri që është sjellë sipas normave që pranon sot politika në Shqipëri dhe që meriton për këtë arsye t‘i jepet betejë. Fantazma e Fatos Nanos, apo orvatja e Ben Blushit quhen tani kapituj të mbyllur, rekluziviteti i gjatë, injorimi, tallja, mosmarrja seriozisht dhe karnevalizmi ndaj Edi Ramës mbaruan, dhe përmes një pagëzimi në baltë, ashtu siç e do zakoni i lashtë i politikës shqiptare, ai u emërua nga e djathta në postin e nderuar të armikut zyrtar të kryetarit. Ky shërbim kaq i shumëpritur që Sali Berisha bëri ndaj Edi Ramës duke kryer legalizimin e tij faktik si kryesues i opozitës, si dhe hyrja e këtij të fundit në mënyrë fare të parashikueshme dhe me dëshirë në lojën e gërr-mërrit, është në anën tjetër edhe një nga dëmet më të mëdha që ai nuk e kupton se sapo iu bënë imazhit të tij. Një imazh deri dikur interesant sepse kontroversial. Për shumë aparatçikë, xhaketa gri, kope partiakësh apo servilë fondesh/ ai tashmë mund të ketë fituar staturën definitive të shefit. Për miliona të tjerët që takimin me politikën e kanë një temë përherë e më të bezdisshme, ai është tashmë një gur më shumë në koleksionin e tyre personal të skepticizmit. Qindra mijëra të rinjtë apolitikë të këtij vendi - të cilëve edhe pse ai s‘i pati kurrë, të paktën mund t‘u zgjonte shkëndija të rralla interesi - ai i humbi përfundimisht dhe për këtë duhet t‘ia dijë për nder kolegut Berisha. Për këtë arsye, tromboni i rebelimit që Rama po sforcohet kaq shumë për t‘i fryrë ditët e fundit, do të kumbojë si një tingull i trashë, i vjetruar dhe komik për veshët e tyre. Ai nuk do të arrijë të zgjojë kurrë atë vrull përndezës, atë frymë "uprising" dhe atë efekt spektakolar që gjenitë e kreativitetit afër Ramës e kanë parë në youtube nga protestat e Otpor-it serb apo Pora-s ukrainase.
Këtu dalim vetvetiu te një arsye tjetër përse psikoza e frikës që po mundohen të mbjellin liderët politikë, nuk do të gjejë një truall miqësor në asnjë mendje tjetër përveçse atyre të militantëve të thekur. Kjo nuk është një frikë reale, por plagjiatura e një frike. Sikurse e gjithë platforma zgjedhore e Partisë Socialiste ishte një masë boshe e lyer me varak retorike impresionuese të kopjuar nga interneti (për të cilën tani madje edhe indinjohen pse nuk fitoi mbështetje), po kështu edhe metodat e marketimit të indinjatës, madje dhe indinjata vetë, janë një mall i importuar konsumi, tërësisht i huaj për shqiptarët. Deri para pak kohësh mund të ndodhte që të gjendeshin mjaftueshëm njerëz në Shqipëri që t‘u bënte përshtypje një fjalim i flaktë me figuracion të pasur. Por ja që shqiptarët e sotëm nuk janë më ata të dikurshmit dhe kërkesa e tyre është paksa më e lartë nga sa mendojnë shpërfillshëm ata që prodhojnë ofertën politike sot në këtë vend. Skepticizmi siç shkruante në një artikull të vetin Fatos Lubonja, mund të jetë veç të tjerash edhe ilaç. Nuk ka sesi të jetë gjenuine indinjata e lidershipit socialist për vjedhjen e votës dhe as kërkesa e tij për hapje kutish. Kjo është një kërkesë që nuk vjen aspak si një nevojë organike për demokraci, pasi nëse do të ishte e tillë do të kishte ardhur menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve tregoi se "politikës së re" i vodhën fitoren. Dhe vërtet, ndonëse nuk thuhet, ndihet ngërçi që kanë agjitatorët socialistë për të mobilizuar masat, të cilave është vështirë sot gjysmë viti pas zgjedhjeve t‘u thuhet se duhet të revoltohen që kryetari socialist të mos ndihet i vetmuar. Se ata duhet të shpenzohen si mish për top, pasi kryetari socialist që e hartoi vetë Kodin Zgjedhor, që e hartoi vetë barsoletën me programin 1000 faqësh për zgjedhjet të cilin askush nuk e pa kurrë, që i emëroi vetë komisionerët në qendrat zgjedhore, që i quajti këto zgjedhje si më të mirat në histori dhe që tani, pas larjes së hesapeve me çdo zë kritik brenda partisë, gjashtë muaj pasi këto zgjedhje mbaruan, deri edhe pas pushimeve verore siç thotë një mik sindikalist italian "abbronzato ed arrabiato", kujtohet të ndihet i ofenduar.
Prandaj, skenat teatrale të Berishës nga foltorja e Kuvendit, janë dhurata më e mirë që njëra gjysmë e kartës së bixhozit i bën siamezit të vet. Janë thjesht një lojë mes dy ortakësh ku njëra dorë ndyn tjetrën në emër të një partneriteti të ri që duket se do të vazhdojë gjatë. Një partneritet të ngjashmish, që shqetësimin e vet real nuk ka aspak akuzat personale, por jetëgjatësinë e një sistemi të padrejtë që e ka katandisur Shqipërinë në vendin më të varfër, më të shfrytëzuar, më të korruptuar dhe më të padëshiruar të Europës. Një partneritet i cili kujdeset që ky sistem i paskrupullt ekonomik që i detyron fëmijët të shërbejnë si qentë e gjahut të të huajve, të mbetet pa opozitë. Dhe që politika të mos ofrojë kurrë një alternativë shprese, por thjesht spektakël televiziv me sharje nga "robt e shpisë". Është koha kur shqiptarët të kuptojnë se nuk mund të trajtohen më si masa pa tru, se ka një atdhe për ata që nuk dorëzohen dhe se po rilind Shqipëria që refuzon shantazhin. Prandaj, kurajë!

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:27
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

ka qene bashkepunetore me enverin per 40 vjet ai... krahu i djath, mos i ngatero gjerat, s'eshte se ai u be anetar byroje 5 dit para se te vdiste enveri.

ça te analizoj un ?

pse jan njerez qe kan leke ? njeriu i zgjuar leket i ben kudo mi shejtone... dhendri i enverit, arkitekt nga me te miret ne ballkan (talent i zoti) normal qe te gjith kush kish leke mbas viteve 90' shkonin tek ai per t'i bere nje projekt pallati, bodrumi apo divani... ku dhe pagesa ishte e arsyeshme, dmth ka mare mire.

ku i gjeti leket ? filluan te gjithe si majmuna, gazeta e tv.

si duhet te analizoj un...? me ke sy...? pse eshte akoma i gjalle...?

maaahhhhhhhhhh

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Dhjetor 2009 17:33
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.