Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
JONIDA UK
NIC

Regjistruar: 10/12/2007
Vendbanimi: where Queen lives...
Mesazhe: 92

Post

Mbase edhe une duke lexuar deri ne kete ore,do achieve ate status qe ti ke....Por ate me te rendesishmin tashme e kam arritur,perkatesia e njeri-tjetrit......

P.S....kat,nice t'ju lexosh..:cincin

__________________
"Life is the sum of all your choices"
~Albert Camus

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2008 07:37
JONIDA UK nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të JONIDA UK Kliko këtu për të kontaktuar me JONIDA UK (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: JONIDA UK Shto JONIDA UK në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto JONIDA UK në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Rregulloj mbeshtetesen e karriges, volumin muzikes, dhe kercas gishtat...

Rruga e shkrimeve me ka derguar ne cdo skute te shpirtit. Duke filluar nga qoshet e erreta te degradimit shoqeror apo grahmen e fundit te romantizmit, fjalet e vrullshme te unit jane derdhur ne leter apo kode njeshash dhe dyshash. Ne kete udhetim cudiberes, kalimtaret e rastit nuk i kane kursyer epitetet e shumllojshme qe me kane zbehur, irrituar, trishtuar, por gjithashtu me kane falur buzeqeshje, vetkenaqesi dhe pse jo gezim shpirteror. Kam turbulluar ujra te qeta, kam germuar ne varreza te shenjta, kam udhetuar naten lakuriq, jam perpjekur te shoh pertej portretit te pasqyres, kam zbehur te bardhen e lemuar dhe kam fryre me gjithe force rrjetave te merimangave.

Shume me kane quajtur te depresionuar, foshnjerak ndjenjash, punk rebel qe nuk ka haberin e botes apo mjeran qe ka humbur besimin ne njerzimi. Ndoshta mbasi boja e mendimeve te mia nuk derdhet me per te lartesuar virtytet e larta te njerzimit apo per ti thurrur elegji dashurise. Cfare tjeter mund te presesh nga nje pjelle e gjenerates-y? Ndoshta dicka eshte vertet e thyer ne mekanizmin tim te te menduarit dhe shiriti i ideve ngecet perseri e perseri ne anet e erreta te galaktikes njerzore. Atje ku shume nuk guxojne te shkojne mbasi vrima e zeze e depresionit fshihet mbas cdo kthese dhe nje hap i pamenduar shnderrohet ne nje bilete pa kthim ne Odisene e trishtimit.

Por sot po ju them qe une e DUA JETEN. Dua cdo frymemarje, cdo hap, cdo grimce magjie qe Jeta na fal. E dashuroj kete dhurate te pacmuar qe me eshte falur ne nje menyre perfekte. Perfekte ne te njejten menyre si hapesirat blu te detit kur puth qiellin apo bulezat e veses ne fijet e barit. Perfekte si lulet e nje molle kur celin papritur nje mengjes pranvere apo perendimit te diellit ne nje dite pa re. Perfekte si nje pikture ekspresioniste qe te ben te ndalosh dhe te ulesh apo si nje melodi nga "Flauti Magjik" qe te ben te heshtesh dhe te mbyllesh syte. Perfekte si buzeqeshja e nje vajze kur per here te pare ndjen zjarrin e dashurise apo si dora e ngrohte e nje nene kur perkedhel ballin e femijes para se te dorezohet gjumit. E dua jeten me gjithe plotesine qe mbart dhe urrej cdo tjetersim te madheshtise se saj ne fragmente te mbytyra nga subjektivizmi egoist. E dua jeten edhe kur humbas neper obeliske ogurzinj dhe papritur ndjej forcen e saj te me pushtoje dhe ne fundin e honeve te deshperimit. Nqs e mendon nuk mund te prekesh tabanin e dhimbjes nqs nuk ke kapur kulmin e lumturise. Gjithcka ka nje te mire dhe te keqe apo jo? Nje fillim dhe nje mbarim? Nje pol negativ dhe nje pozitiv? Ndaj nqs une ndodh qe te shoh kahun negativ te ererave te jetes mbrekulli atehere kjo do te thote qe dikur kam perjetuar kahun tjeter pozitiv ose ndoshta ky perjetim do te ndodhe neser dhe une do te bie ne gjunje dhe te filloj pakuptuar as vete se si, te falenderoj Krijuesin e Jetes. Ne cdo udhetim ne rruget e vetmise apo flaket e mundimit, ne cdo tronditje te urrejtjes apo mocal te trishtimit, kujtimi i diteve te bardha me mekon plaget dhe aroma e bekuar e Jetes ndjehet perseri ne flegrat e hundes duke mjekuar cdo plage qe e djeshmja mund te na kete sjelle.

Cdo hap qe marr, cdo faqe qe mbush , cdo mendim qe cukit diku me siguron me teper qe edhe ne frutat me te hidhura te se keqes, pema e drites egziston dhe eshte vetem nje kthese larg.

April 20, 2008

ingmetalboy

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Modifikuar nga ingmetalboy datë 20/04/2008 ora 16:05

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2008 15:52
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Bukur, Ingmetalboy

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2008 18:48
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Vertet dicka qe ja vlen te lexosh. Great ingmetalboy...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Prill 2008 23:35
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Thumbs up

Arti i te shkruarit perbehet nga formulimi dhe ndarja me publikun. Ne keto shkrime te dyja perputhen pa e kuptuar.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2008 06:43
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Amour, Demokrate dhe Fajtor.
Thanx qe ndaloni per te lexuar shkrimet e mija. Shpresoj qe t'ju kete pelqyer. Gjithashtu shpresoj mos mos kam zhgenjyer ndonje.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Prill 2008 23:14
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

jam per pak dite pushimi ne mexico tani,.po hapi pak laptopin, i premtova vetes se sdo hy ne forum, po smoke nje cigare, nga balkoni i vogel i ktij hotelit, kam nje view fantastik te oqeanit...ky shkrimi i bukur i imgetalboy me preku pak, sidomos ato fjale E DUA JETEN, sidomos kur fjala suicide perseritet shume here ne trunin tim, me ndihmon te bie ne nje gjume te thelle.

po mendoja sikur te dija te shkruaja bukur si ky djali imgetalboy, do pershkruaja nje mbasdite te bukur si kjo, e mbushur me emocione.

tani po shkoj kayaking, kjo po me merr per dore pothuajse, si nje femije, qe ta shojoj ket dite te bukur. 

akoma nuk e kam falenderuar ket vajze, kyt njeri te persosur, qe s'kerkon asgje, vecse une ta shijoj pak jeten. as nuk e kupton se cfar po shkrauj tani, ne shqip.

i turn around and smile, lets go i say, trying to lead, not knowing where i'm going,  not knowing the next step, not knowing what life has in store for me!!! i keep wolking into the unknown, the only thing i have known so well.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Prill 2008 02:05
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne fakt te vish ketu domethene te DITAROSESH. Pak a shume i ngjan nje rrefimi tek prifti qe une e kam pare vetem neper filma. Ka dhe nga ata dallkauke qe e kane provuar realisht, por jam me fat te gjendem tek "ditari" dhe te mos gjykohem si ofendues nga fetaristet e rradhes.

Ne fakt e gjithe kjo jete eshte nje ekuacion i pazgjidhur qe avash avash i gjenden faktoret. Femrat zakonisht pelqejne meshkuj me ekuacione te zgjidhura, qe ti hyjne ne forme X-i dhe ti dalin matane me pjellje te perfunduara. Ah c'lumturi femerore te jesh nje Ypsilon i zgjidhur.

Por ka dhe femra ndryshe, ashtu sic ka dhe meshkuj ndryshe, ashtu sic ka edhe ekuacione te veshtira. Here pas here perballem me realitetin, me tregun e seksit tjeter. Kjo mund te qelloje ndonje party, pub apo diskoteke. Di vetem qe ciftet e martuara i evitojne keto ambjente sepse eshte e veshtire ti perballojne. Me se shumti jane njerezit plastike qe i hyjne ambjenteve te tilla. Te tille ka plot sot, madje modernizmi karakterizohet nga plasticiteti i te gjitha moshave. Ajo qe mungon eshte dialogu i qarte mes qirjeve okazionale dhe qirjeve tradicionale. Ketu qendron dhe klecka mes brezave, te cilen ne mundohemi te fshehim me bindjen se e dime cfare po bejme. Ne fakt e kuptojme shume vone qe jemi femije te rritur, qe si cdo femije nuk e di cfare ben dhe ku shkon. Ndjekim hormonet dhe nuhatjet spermo-vezore qe na cojne ne epshe te imagjinuara. E ne fund ato epshe mbajne gjalle raportet tona unike, gjoja besnike, ku perfundojne shumica prej nesh.

Qepare po vezhgoja nje femer. Me luhej me te. Jo per te tronditur raportin e saj me mashkullin fiks, sa per te shtuar nje pengese drejt njohjes se nje mashkulli tjeter. Me luhej nje hap me tutje sesa lojerat olimpike normale. Me luhej me deshiren e saj per tu tundur para nje mashkulli te paidentifikuar qe e bente te ndihej femer. Dhe te mendosh qe mashkulli fiks ishte para saj, ulur ne karrige. Sa me pelqente ajo ide, pra rritja e kufirit te saj per te dale nga ai mashkull fiks. Ose me sakte me luhej mashkullisht me deshiren e saj femerore per te qene e deshiruar. Prandaj cdo shikim qe merrte ishte nje ftese drejt nje bote tjeter, larg asaj qe kishte, nje hap me shume se mundesite e saj, tutje atij pelqimi bythesh qe ia vlenin vertet. Te mesosh ekuacionin tend eshte dhe keshtu, teksa luan me ekuacionin e ndonje femre te pazgjidhur qe mundohet te shperbehet/shkèrdhehet nga nje ligj "i forte" matematike.

Moderatori mund ta fshije nese ky mesazh eshte ie papershtatshem.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 27/04/2008 ora 06:44

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Prill 2008 06:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne fakt te vish ketu domethene te DITAROSESH. Pak a shume i ngjan nje rrefimi tek prifti qe une e kam pare vetem neper filma. Ka dhe nga ata dallkauke qe e kane provuar realisht, por jam me fat te gjendem tek "ditari" dhe te mos gjykohem si ofendues nga fetaristet e rradhes.

Ne fakt e gjithe kjo jete eshte nje ekuacion i pazgjidhur qe avash avash i gjenden faktoret. Femrat zakonisht pelqejne meshkuj me ekuacione te zgjidhura, qe ti hyjne ne forme X-i dhe ti dalin matane me pjellje te perfunduara. Ah c'lumturi femerore te jesh nje Ypsilon i zgjidhur.

Por ka dhe femra ndryshe, ashtu sic ka dhe meshkuj ndryshe, ashtu sic ka edhe ekuacione te veshtira. Here pas here perballem me realitetin, me tregun e seksit tjeter. Kjo mund te qelloje ndonje party, pub apo diskoteke. Di vetem qe ciftet e martuara i evitojne keto ambjente sepse eshte e veshtire ti perballojne. Me se shumti jane njerezit plastike qe i hyjne ambjenteve te tilla. Te tille ka plot sot, madje modernizmi karakterizohet nga plasticiteti i te gjitha moshave. Ajo qe mungon eshte dialogu i qarte mes qirjeve okazionale dhe qirjeve tradicionale. Ketu qendron dhe klecka mes brezave, te cilen ne mundohemi te fshehim me bindjen se e dime cfare po bejme. Ne fakt e kuptojme shume vone qe jemi femije te rritur, qe si cdo femije nuk e di cfare ben dhe ku shkon. Ndjekim hormonet dhe nuhatjet spermo-vezore qe na cojne ne epshe te imagjinuara. E ne fund ato epshe mbajne gjalle raportet tona unike, gjoja besnike, ku perfundojne shumica prej nesh.

Qepare po vezhgoja nje femer. Me luhej me te. Jo per te tronditur raportin e saj me mashkullin fiks, sa per te shtuar nje pengese drejt njohjes se nje mashkulli tjeter. Me luhej nje hap me tutje sesa lojerat olimpike normale. Me luhej me deshiren e saj per tu tundur para nje mashkulli te paidentifikuar qe e bente te ndihej femer. Dhe te mendosh qe mashkulli fiks ishte para saj, ulur ne karrige. Sa me pelqente ajo ide, pra rritja e kufirit te saj per te dale nga ai mashkull fiks. Ose me sakte me luhej mashkullisht me deshiren e saj femerore per te qene e deshiruar. Prandaj cdo shikim qe merrte ishte nje ftese drejt nje bote tjeter, larg asaj qe kishte, nje hap me shume se mundesite e saj, tutje atij pelqimi bythesh qe ia vlenin vertet. Te mesosh ekuacionin tend eshte dhe keshtu, teksa luan me ekuacionin e ndonje femre te pazgjidhur qe mundohet te shperbehet/shkèrdhehet nga nje ligj "i forte" matematike.

Moderatori mund ta fshije nese ky mesazh eshte ie papershtatshem.



Moderatori lutet nga autori i temes qe te mos e fshije kete mesazh.

Fajtor mireserdhe perseri.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Prill 2008 07:39
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
JONIDA UK
NIC

Regjistruar: 10/12/2007
Vendbanimi: where Queen lives...
Mesazhe: 92

Aman,mos e fshini postimin e fajtorit...

P.S: Intonacione te tilla neper germezime,me lejojne te bej lidhje personale me penen e te pakrahasueshmit tim...

__________________
"Life is the sum of all your choices"
~Albert Camus

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Prill 2008 19:30
JONIDA UK nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të JONIDA UK Kliko këtu për të kontaktuar me JONIDA UK (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: JONIDA UK Shto JONIDA UK në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto JONIDA UK në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:00 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.