Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Leter ...

Ngutem te shkruaj mbi pelhuren e hijes ndjenja qe ti as i njeh, te te ngjyej shpirtin tend te erret ne driten e syve te mi, te ndertoj shpirtin tend me ndjenjat e mia te pasterta ,por ti je i zhytur gjer ne gryke, krenaria jote e semure po te largon shume hapa larg meje. Nuk kam pretenduar asnjehere te kem ne kembim dicka qe nuk e meritoj dhe ti nuk me meriton , une jam  shume vite drite larg teje,  ti je i zhytur ne erresiren e ndjenave siperfaqesore  qe t'i dhurojne njerezit e vegjel qe popullojne boten tende , ndersa une frymoj ne nje ajer tjeter. Je kaq i vogel , je kaq ndryshe sa do te doja te ishe dhe per kete une jam  shume  hapa  perpara ( larg )  teje dhe jo perkrah teje. Eshte zgjedhja ime dhe me beso ndihem kaq e cliruar per kete zgjedhje , ndonese....

Ndihem e lire , buzeqeshje e cliter, deshira qe vergellojne perbrenda dhe  zhyten ne sy qe nuk jane te tute , ndjenja qe sa vijne e rriten dhe depertojne ne nje shpirt qe nuk eshte me i yti , fjale qe peshperiten dhe cmendurira e surpriza te papritura qe rrine pezull mbi ne duke na bere me te afert per njeri-tjetrin , me te dashuruar, me te deshiruar dhe me te vertete ne cdo fjale qe themi.

Luv u

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2009 22:32
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha


Ndihem e lire , buzeqeshje e cliter


 

shkruhet çilter

 

---------------------------------------

 

femrat e kuptojne te parat qe nje lidhje po mer rruget e vdekjes, por eshte ajo frika (tipike e femrave) qe do te ngelin te vetmuara, i frikson vetmia, s'duan ta besojne qe gjithçka mbaroj, dhe vazhdojne me ato fillozofit prej femre S'DUA TA HUMB

 

ti nuk ndjehesh mire (te rren mendja) ke shkruajtur 342 rreshta plot e perplot me urrejtje... dhe vetem nje ''lov u'' per lidhjen e re

 

kur nje raport, lidhje apo dhe nje ekseprience e tipit (e hengra) mbaron, fain mos e kerko tek tjetri por tek vetja (kjo vlen per te gjith) dhe jeta vazhdon.

 

poplli fillozof thot: kur s'ke pulen do hash sorren

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2009 15:35
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Ok per gabimin , ka qene per inerci/shpejtesi te shkruari, gjithsesi flm

Erious nuk jam  ajo lloj femre  qe e ve gishtin tek partneri  per te treguar se ai ishte fajtori dhe shkaktari qe nje lidhje mbaroj. Jo, perkundrazi pranoj dhe mundohem te korrigjoj gabimet e mia ne kohe. Por gjithnje kur nje lidhje mbaron , qofte kjo dashurie apo miqesie , peshorja anon te nje ane me shume.

Postimi im nuk hidhte faje, dhe aq me teper urrejtje,  tregonte  vetem zemerim per ndjenjen qe degradoi thjeshte per disa gjera qe mund te ndryshonin ,por qe ..

Gjithsesi ajo "luv u" ishte nje shenje falenderimi per dike qe meriton shume me shume.

ps: Edhe ti i ke ba disa gabime ,por nuk po t'i ve ne dukje se i kupton vete.:p

 

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2009 15:56
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

ske si te lexosh urrejtje, ti je autorja... pra te del natyrale, e te duket normale 

un lexoj zhgenjim, urrejtje ndaj nje mashulli ku keni ndare shume pasion

s'ke pse them un, sidhe çdo lidhje ka historine e vet s'ke çte permiresosh... konsideroje nje ekserience pozitive dhe ta respektosh eshte pjese e bukur, fantastike e jetes tende

ndersa ti tani i je hedhur asaj fjales tjeter te popullit: per inat te ime vjerre, shkoj e fle me mullaxhine

 

femer mo...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2009 16:39
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

E gjitha te ngjan me nje kafshate te mbetur ne gryke qe mund te kaperdihet vetem me nje gote uje , me nje gote shpresash.
Je apo nuk je tashme kjo nuk ka me rendesi, figura e shperfytyruar e kujtimeve eshte ajo qe i jep drejtim deshirave te castit , edhe ndonje fije nostalgjie qe ngaterrohet mendimeve duke me trazuar qetesine e dites,por kaq. Mos te te genjeje mendja se ka me shume " vend" per ty ne jeten time....

Ka momente qe ndihem sikur kam humbur fjalet , sikur kam humbur hapat dhe fati i nje kapitulli te ri varet nga nje " mrekulli" qe duhet te shkrepet nga qielli se une nuk kam fuqi ta krijoj.

Rrokullisem oreve dhe diteve si nje topth qe mezi pret te plandoset ne ndonje vend ,te gjeje rehati ne nje shteg te larget nen ngjyrat e nje qielli tjeter dhe nen ritmin e nje jete krejt te ndryshme qe nuk frymon perbrenda asnje fijez te ekzistences tende. Sikur te shplahesha nga mendimet qe kane vule emrin tend, sikur te mund te shplahesha nga ndjenjat e fajit qe jo pak here me zhysin ne nje zymtesi te befte qe me paralizon shpirtin , dhe me pas e le veten te tretem pas tingujve dhe fjaleve te nje kenge duke rindertuar ne mendje skenen , arsyen, deshiren qe e kemi bere tonen....

E nderkohe mes deshires per te harruar dhe zemereimit te pamundesise per ta bere nje gje te tille me kujtohet shpesh cfare kam thene me pare : " Kujtimet nuk duhen harruar, ato duhen ruajtur per dite te veshtira".

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2009 02:56
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Smile

kjo vajze me mbyt me shkrimet e saj

love u kat

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2009 03:38
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
kjo vajze me mbyt me shkrimet e saj

love u kat


_______


Luv you too.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2009 03:42
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

shih shih si mer kot dreqi me i kompliment

te themi qe s'ke bere as edhe nje gabim ortografik

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
" Kujtimet nuk duhen harruar, ato duhen ruajtur per dite te veshtira".


''kujtimet nuk duhen harruar'' e pik, do qe me mire...

''duhen ruajtur per dite te veshtira'' kjo s'me pelqen.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2009 13:45
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Vetja ime ...sot kam vendosur te shkruaj ty dhe pse eshte hera e pare qe te shkruaj sepse gjithmon i kam shkruar te tjereve vargje pa mbarim ..dhe ato/ai kurre si lexoi ...i kam shprehur dashurine pa fund ...kurre se kuptoi kurre se besoi ...i kam bere krahasimet me te bukura kurre si kan pelqyer ...u lodha duke shkruar per te tjeret sot po te shkruaj ty vetja ime .
Te shkruaj ty SHPIRTI im qe sa te kam lodh ne keto vite sa te kam munduar te kam shkaktuar plage pa fund qe te cilat akoma rrjedhin gjak dhe nuk jane mbylluar do te doja te jem per nje cast doktor i vetes time (dhe pse kam qene gjithmon pacient) te ve pak ilac ne keto plage qe ti mbyll te pakten ne kete jete qe me ka mbet mos ndiej me dhimbje ...doja te shkruaj ty ZEMRA ime qe je kaq e lodhur je shume e lodhur nga rrahjet e shpeshta te emocioneve te dhe te merzitjeve te teperta pa shkak...sa here qe te prek ti shpejton rrahjet sikur don te me thuash qe e ndien prekjen time te jep siguri ajo prekje ...dua te shkruaj juve SYVE e mi qe shpesh ne keto vite jeni shnderruar ne nje burim i kristalte ...kane dal lot e lot pa mbarim nga keta sy here nga mallengjimi kur me merrte malli per ty ... here nga deshperimi kur jam ndiere e braktisur nga ti dhe nga vete fati ..here nga dhimbja fizike kur me duhet te duroja ty fati im ...here nga shpresa kur mendoja qe nje dite do behet me mire ...e here nga gezimi kur te shikoja ty qe rritesh kaq shpejt e une qe te kam shijuar kaq pak skam pare shume momente nga jeta jote por tani kam filluar te fitoj kohen e humbur ...Vetja ime me FAL .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Nëntor 2009 01:54
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Biondia, emocioni qe percolle me kete shkrim eshte thjeshte manifike...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Nëntor 2009 03:08
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:35 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.