amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
Aforizma nga dijetarë botëror
Askush nuk mundë tu shërbej dy Përëndive. (Bibla).
Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. (Faik konica)
Bota është kopsht zologjik në të cilin asnjëri nuk mban evidencën mbi ndarjen e dhenëve nga ujqit.(GERI)
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
Bukuria për një herë, dituria për gjithherë.
Çdo lule ka erën e vet.
Çdo minutë që e kalon nervoz, humb gjatshtëdhjetë sekonda gëzimi të jetës sate. (Albert)
Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë. (SANDI)
Dashuria është dëshirë e ndjenjave.
Dashuria është lamtumira e fundit e historisë universale amini i universit. (Novalisti)
Dashuria është mjeshtër i madh, të mëson më një të qëlluar. (Korenji)
Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje! (VOLTERI)
Dashuria është romani i zemrës. (BOMARSHE)
Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër. (KONT)
Do të lavdëroj dashurin barabare me përëndinë, se dashuria e vertetë, na mban të gjallë në jetë!!! (Çajupi)
E tërë Dituria rrjedh nga Përvoja (Immanuel Kant-Filozof gjerman).
Egzistenca dhe lumturia e shoqerisë njerëzore varet nga gruaja. (Midani) thotë: aty ku mungon gruaja asaj i duhet bërë një shtatore prej druri.
Është e pamundur të dashurosh, të jesh i urtë dhe i menqur. (BEKON)
Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer shqetësimin. (neitzshe)
Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është ngushëllimi.
Gëzimi i dashurisë zgjatë vetëm një çast, vuajtja e dashurisë zgjat tërë jetën. (De Floriani)
Gratë e bukura ua lëmë burrave pa fantazi (prust)
Gratë ende e mbajnë mend puthjen e parë mbasi meshkujt kanë harruar të fundit. (Remy de Gourmont)
Hajdutët të kerkojnë o jeten, o kuleten : Gratë i duan të dyja! (gibran)
Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë. (SUEDEZE)
Jeta, dhuratë e natyres. Dashuria, dhuratë e jetës. Puthja, dhuratë e dahurisë.
Ka shumë menyra që njeriu të pasurohet dhe këto janë kryesisht të këqija.(BEKON)
Ka të ngjarë se dashuria s'është tjetër pos mirënjohje e kenaqësisë. (Balzaku)
Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla. (Faik konica)
Kur flas pak them shumë. (Shekspeare-Dramaturg anglez)
Kur jemi të lumtur jemi gjithnjë të mirë. Por jemi te mire nuk jemi gjithnje te lumtur (oskar wild)
Kur merr të flas dashuria do heshtur arsyeja. (Renjardi)
Kush kerkon dekorate nuk e ka merituar, kush e ka merituar, nuk i nevojitet.(BALZAK)
Largësia i bën dashurisë atë që i bën fryma flakës; shuan të voglen, flakëron të madhen. (Rabutini)
Lumturia në botë i ngjan dritës së shkrepëtimës, ndriçimi i një sekondë sjell pas furtunë disa orëshe.
Martesa është një urë në mes çthurjes dhe lumturisë.
Mendja e zbukuron njeriun.
Mos u prish me vellanë për punë të shokut se shoqëria zhdukët vellazëria mbetet.
Në çdo ndarje ka një imazh vdekje. (Elioti)
Në perralla kafshët veprojnë si njerëzit, në jetë ndodhë e kundërta.(VITOZE)
Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet; në shoqëri e shqyejnë të tjerët (neitzshe)
Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr. (PLATONI)
Ngandonjëherë heshtja eshtë më elokuente se çdo fjalë.
Një burrë rrëmben puthjen e parë lutet për të dytën, kërkon të tretën, merr të katërten, pranon të pestën dhe duron gjithë të tjerat. (Helen Rowland)
Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë. (Anatol FRANS )
Njeriu cinik është ai i cili i din çmimet e të gjitha sendëve, por jo vlerat e tyre. (Oscar Wilde)
Njeriu që s'mund të mbrojë mendimin e vet i ngjan një qyteti të pambrojtur.
Nuk ishin buzët e mia ato që puthe por ishte shpirti im. (Judy Garlant)
Nuk ju kujtohet më se dashuria është mu si medicina, vetëm art për të ndihmuar natyren. (De Laklo)
Për interesat e vehtvetës edhe djalli mund ta citoj Biblën. (SHEKSPIR)
Për një martesë ideale nevojitet; një grua e verbër dhe një burrë shurdh (Montaigne)
Për të marrë duhet të dish të japësh. (napoleoni)
Për të njohur mirë një tjetër, duhet të njohësh më parë vehten. (GOETTE)
Përparësia e alkoolit kontrabandë është se i mbyt njerëzit para se të mësohen te pinë.(QAPLIN)
Pritet petku sipas shtatit.
Sekreti i jetës fshihet në faktin se sa arrin të jesh i zoti i vehtvetës (TURGENIEV)
Sipas kohës vishet petku.
Suksesi zakonishtë është rezultat i hapit të gabuar në drejtim të duhur.(BERNSHTAJN)
Syri flet më shumë se buza.
Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën e zemra zgjedh të mirën.
Tadhëtia më e rëndë është ajo ndaj atdheut.
Tavolina e punës është vend ku vendoset për fatin e botës. (REMAK)
Të dashurosh, edhe më keq të mos dashurosh, por më së vështiri është ta gjesh atë që të do! (PUSHKINI)
Të puthësh është sikur të pish ujë të kripur. Sa më shumë të pish, aq më i etur je. (Proverb kinez)
Të vërtetat dhe femrat deri tek të cilat vjen lehtë, nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë. (A. ÇEHOVI)
Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie - kjo quhet dashuri. (HYGO)
Tërheqëse është vetëm martesa që vjen nga dashuria.
Të martohesh me një vajzë vetëm pse ajo është simpatike është njësoj si të blesh një send të panevojshëm vetëm pse është i bukur. (Antun BARAC)
Ti nuk më përshpëritë në veshin tim por në zemrën time.
Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmës dhe thënia-unë isha gabim. (Sydney J.)
Vetëm në mbrëmje çmohet shtëpia. (Göthe).
Vetia e gjeniut është ti furnizoj me ide budallenëjt e njëzet viteve më vonë .(ARAGON)
Zemra e njeriut ka kufi në dashuri por jo në urrejtje . (BALZAK)
Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet. (FLOBERI)
Zemra ka ndjënja që as truri nuk mund ti kontrollon.
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|