Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Ditet e mia pa ty... Vlerësimi i Temës: 10 votime, mesatarja 4.60.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Ditet humbin nje nga nje midis shtellungave te reve te tymit qe cigarja ime djeg .Kerkoj une midis gris se mjergulles se kujteses te gjej dicka qe ty te perket , qe ty te therret .Ditet lozin me njera tjetren pertej ylberit te ngjyrave qe kane pushtuar retinen e syve te mi qe dikur shihte bardhe e zi. Ndoshta sepse shpirti im ishte kthyer daltonik pa dashur dhe kishte harruar te merrte fryme lirshem pa patur frike se ti nuk ishe . Hej... ke ikur tashme dhe ngjyrat e pritjeve peshperisin vibrimin e pluhurit te klithjeve .Po sepse shpresa ime klithte neper caste agonie ku ndjenjat perendojn rrugeve te vetmis .Neper rruget e vetmis u enda boll duke kerkuar veteveten qe kisha humbur dhe klithja ime skishte me zé ate ja kishe vjedhur ti .Faji im i vetem ishte se te desha me shpirt dhe ne momentin qe me vodhe shpirtin me vodhe dhe dashurine duke me mashtruar se do te me falje perjetesine.Perjetesisht yti oh sa embel eshte ky trishtim qe dridhet neper vorbullen qe rrotullohet ne zgavren e zemres time te mbetur bosh . Sa i hidhur eshte realiteti i te zgjuarit pa ty duke kuptuar se ti do te ishe vdekja e shpirtit tim ,ringjallja e absurdes do te identifikohej me ty .Tek te shikoj tashme dhe gjikthcka qe kisha ndertuar per ty si ideal i perfektesis humb me vjen keq per ty dhe per veten .Vazhdo jeto jeten tende mes hicit ashtu si je mesuar dhe perpiqu te mos ndryshosh kurre te pakten keshtu do te kete kuptim gjithcka .Me vjen keq per ty dhe per keto dite qe te kishin lajtmotiv te egzistences se tyre .Sa bosh paskan qene keto dite me ty dhe sa boshllek ndiej une tani qe shoh erresiren tek ti .Jeto jeten tende e mos u kthe kurre prapa te pakten sa here qe te shkembehesh me mua sepse kujtimet duhet te te vrasin me shume ty sesa mua .Une kur te humba ty gjeta veteveten ndersa ti kur me humbe mua humbe castet ku skishe nevoj per asgje,as per hipokrizine .

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Nëntor 2006 23:25
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Boksieri
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 20/11/2006
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 137

Pa ty ato sdo te quheshin dite,,nuk po e di cfare emri ti ve por e di se dite nuk do te meritonin te quheshin shpirti im.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Nëntor 2006 19:06
Boksieri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Boksieri Kliko këtu për të kontaktuar me Boksieri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Boksieri Shto Boksieri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Boksieri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Kthehu pas...
E driten e syve mos me lere ta vras...
Mos me lere erresiren ta bej ikone...
Me shpresen se nga ikja jote me mbron...
Me mbron nga ditet pa kuptim...
Me mbron nga ikja jote eklips i kthyer trishtim...
Me kthen tek ti me deshire e shpres...
Me kthen tek ti qe skthehesh kurre por une pres...
Te lutem kthehu pas...
E mos me lere driten e syve ta vras...
Sepse pa te nuk te kam mé...
Sepse pa ty nuk mund te kem me asgje...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Nëntor 2006 04:16
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Per ty ...




Mos kujto se keto dite te dedikohen ty ,aspak
Mos u perpiq te behesh pjese e saj as per pak
Mos bej me hipokriten kur me shikon
Mos mi fal buzeqeshjet pa dashur ,nuk te shkon
Mos u perpiq te merresh me jeten time,mos guxo
Perpiqu te merresh me jeten tende ,ate mbro
Me pate ,nuk me ke eshte e vertet
Nuk me deshe ,nuk te dua ,e di kjo jete
Keshtu qe jetoje tenden si te duash dhe shko
Por kujdes se harron ,nga jeta ime mos kerko
Mos kerko asgje,sepse tashme asgje smund te jap
E per te fundit here mos me thuaj se do takohemi prap
Kalofsh mire...
Atje ne boten tende ,ne erresire...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Nëntor 2006 03:53
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Arrow

Kushtuar TY & Asaj.

Hapja porten asaj qe dikur deshe,
me fort se veten,
me fort se Perendine;
se kurre s`i dihet, te mohosh ndjenjen,
eshte nejsoj sikur mohon lumturine!
Akoma dashuron ate hije te shpirtit,
qe te ndjek ne ditet e tua pakthim;
hapja porten e zemres, dhe pa te trokitur,
se dashuria kurre s`kthehet ne krim.

Love Helga.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Nëntor 2006 04:13
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

A e di mikja ime qe eshte e veshtire
qe ketyre diteve ti jap nje kuptim
ditet qe me ofrojn vec erresire
erresire qe vesh ditet plot trishtim
Nuk mundet te hap porta zemra ime
se shenjat akoma klithin mbi lekure
ndjenjat tashme jane thjesht trrillime
trillime te ndonje poeti te semure
U lodha duke mohuar veteveten
per hire te ndjenjes kam mallkuar perendite
sepse e desha me shume se veten
dhe nga dashuria e tepert njoha apatite
Nuk e dua me te betohem
nese do e doja boten do digjja flak
por nga dashuria e verber dua te mbrohem
se po ta doja porta per te sdo kish aspak
Nuk e urrej ,jo nuk mundem besom
por tashme hipokrizia e saj me jep ndot
kur me thote ku ke humbur,ndonjehere kujtom
kur padashur si bastard lind nje lot
Nuk eshte lot dhimbje as mall
as klithje shprese as deshire per te
por nuk e di mos ndoshta valle
lind per te vdekur bashke me te
E trishte te mendosh se per mua ka vdekur
nje ndjenje si dashuri bastarde ku ta di une
por ne burgjet e ndergjegjes time ska hekur
te prangos endrrat qelive neper gjume
Jam i lire mikja ime
pa krah arrij te fluturoj
dashurine se takoj neper trishtime
e nga gjumi endrren arrita ta zgjoj.
Zemra ime ska porta tashme
kush do le te hyje pa frike
pa trokitur pa bere zé
ne dac shok ne dac mik


Te kam shume xhan dhe ti e di .

per Helgen

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Nëntor 2006 06:27
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

me fal qe po te prish faqen tende
po nuk rrija dot pa te thene nje kompliment
jeni i mrekudhueshem
do qendroja nje dite te tere duke ju lexuar dhe nuk do merzitesha bravo

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Nëntor 2006 20:50
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të atiola Kliko këtu për të kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: atiola Shto atiola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto atiola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha atiola
me fal qe po te prish faqen tende
po nuk rrija dot pa te thene nje kompliment
jeni i mrekudhueshem
do qendroja nje dite te tere duke ju lexuar dhe nuk do merzitesha bravo




Me behet qejfi qe te pelqejn shkrimet e mia dhe do doja te merrje pjese edhe ti nese do te flasesh per ditet e tua. Ja kalofsh mire dhe gjithe te mirat neper ditet e tua qe shpresoj te mbushen nga deshira per te jetuar. Kiss nga diabolic a's

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Nëntor 2006 23:14
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Rutina e perditshme

Rutina e perditshme me peshperit
fjalet e zerit tend qe me thone me prit
Me prit , te lutem kurre mos me braktis
Te lutem ashtu si nuk i jam lutur perendis
Zerit tend i njoh cdo vibrim qe padashur lind
por kujtimet bejn qe zeri yt te mos me bind
te mos me josh me puthje lajkatare pasioni
dhe pastaj te me vras endrash me makthe deluzioni
Rutina e perditshme me sjell kujtimesh tek ti
asgje smund te vanise imazhin tend , e di
por smundem qe ketyre casteve ti jap emrin tend
sepse ne marrezine time tashme ske me vend
Boll te kam pritur ,u lodha me nuk mundem
nga shpresa e thyer neper iluzione humbem
pastaj mallkoj veten dhe perendine se te njoha
mallkoj momentin kur nuk egzistonte koha
Tashme qe me rutinen e perditshme flas
dhe me vibrimin e zerit tend monotonin godas
imazhin tend nuk mundet vertet ta braktis
por ty do te te bej engjell per tju falur perendis
Dhe mund te me presesh ne qiellin e shtat
ashtu si te prisja une endrrave neper nate
Por tashme e lodhur pritja ime smund te pres
qe ti te agosh perendimesh porsi vese
Qe dallandyshet te kthehen ne shtepi
dhe shpirti yt me shpirtin tim te behet nji
Eshte vone tashme kam nevoj te fle
por rutina e perditshme nuk le...


Diabolic a's (Adrian Sulo)

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Nëntor 2006 23:44
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Kjo dite nisi si zakonisht .
Agimi i diellit tim eshte ne mesdite dhe cdo gje nis me ritmin abstrakt qe i kam dhene vetes.
Mengjesi lidhet me dreken dhe ushqimet nuk kane me shijen e paracaktuar qe kane zakonisht .
Pas dreke kafja e zakonshme e shqiptarit e cila shijohet neper lokale ku zakonisht eshte e mbushur me shqiptar.
Ndryshe kafja nuk te shijon...
E fillojn thashethemet ,takimet ,perbuzjet ,debatet dhe cdo gje shkon si zakonisht me qeshje qe thone se te zgjasin jeten .
Dikush me thote -Adi thone per ty se je nje don zhuan bastard dhe nje arrogant antipatik qe se ke shokun.Ke pasur kete vajze dhe ja ke punuar keshtu asaj.
Nje pjese te mire te personave qe i une jam sjell keq ne te vertet nuk i njoh por bejn mire qe me informojn se kam pasur lidhje dashurie me to .
Ohu them me vete me thashethemet e grarise shqiptare jam mesuar por e keqja eshte kur bejn thashetheme edhe meshkujt .
Eh cfar te bejm keshtu eshte jeta .
Takon nje mik pastaj dhe kujton momentet e bukura qe ke kaluar .
Takon nje ishin tend qe te sjell gjithmon boshlleken e hidhur ne stomak por kalon cdo gje me nje buzeqeshje fallco dhe me sjelljen prej djali te mire qe nuk te shkon sepse sjellja prej arroganti qe ke te stampuar ne fytyre bene cdo gje pa kuptim. Ja kaluan oret e dites qe ishin nisur me synimin se do te studjoje por ne fakt...
Nejse jemi mesuar tashme...
Sa e veshtire jeta e studentit i themi njeri-tjetrit.
Por pastaj kujtojm qerane ,provimet , punen dhe na iken buzeqeshja.
Nese dikush flet per shqiperine dhe familjen nje fije e holle melankolie i pushton te gjithe por askush se jep veten .
Me mire te shkojm te studjojm se e beme grop edhe karrigen e lokalit ku vazhdimisht pershendet njerez qe i njeh dhe te njohin .
Ben sikur studjon midis nje cigareje dhe nje tjetre dhe kujtohesh se bibloteka mbyll dhe duhet te besh pazaret.
Pret autobuzin ,shkon te supermarketi afer shtepise per te bere pazaret dhe kur mbaron gjithcka me pazaret nisesh drejt shtepise.
Kujtohesh se duhet te gatuash dhe merr gjithcka me pertes .
Pasi ke ngrene shtihesh tek krevati duke pare ndonje film a ndonje emision sportiv ku me shume nxehesh se komentatoret jane kunder milanit .
Vete ora 2 e nates dhe pergatitesh te flesh gjume ne rast se dikush nuk te ka marre ne telefon dhe do te flasi pa pushim per gili vili pa kuptim.
Ja kjo dite iken ,ishte nje nga te zakonshmet monotone ku cdo gje eshte e parashikuar .

A sonte duhet te ikja tek festa qe organizohet per 28 nentor por meqense e kemi te sigurt qe me dike do zihemi ne fest se ne shqiptaret e kemi zakon me mire po rrime ne shtepi sepse gjithsesi per te gjuajtur kemi mundesi neser ,ka material sa te duash...


Ps: Gezuar festen shqiptar kudo qe jeni...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Nëntor 2006 23:58
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Ditet e mia pa ty...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.