Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Ne anen tjeter te Henes! Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Buzeve e fshiva te verdhen tende

Pabesia me qendron mbi krye si shandan

Lekuren cjerr dhe dhimbje bej binjake

Buzes se kafshuar thith dhimbjen qe kam

 

Dhe te kthej shpinen, packa se syri i djegur

Tek ti veshtrimin kalimthi e hedh

diku kam gjetur nje tjeter te pabese

qe sikur ti zemren e thyer ma ka vjedh

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Korrik 2008 05:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Buzeve e fshiva te verdhen tende

Pabesia me qendron mbi krye si shandan

Lekuren cjerr dhe dhimbje bej binjake

Buzes se kafshuar thith dhimbjen qe kam

 

Dhe te kthej shpinen, packa se syri i djegur

Tek ti veshtrimin kalimthi e hedh

diku kam gjetur nje tjeter te pabese

qe sikur ti zemren e thyer ma ka vjedh

 



.............

Bukur

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Korrik 2008 14:42
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Question

Gjithe naten hena kuiste neper qiell

gjithe naten ne enderr ty te pashe

ne diellin e mengjesit qe erdhi trishtueshem

jastekun me lotet e tu e kisha lare...

                                              ?!...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Korrik 2008 22:41
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Question

Me bere  kalorese te henes

qe kullos ne qiej te sterrosur

dhe genjehem tek-tuk me ndonje yll shprese.

Ti je fryma  brenda meje,

je degeza e ajrit ku mbahet shpirti im,

perroj i kulluar ku shuan etjen malli im ,

ti  je syri qe nuk pushon se qari ,

ti je dhimbja qe po me gdhend varrin .

                                                    ?...

 

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Korrik 2008 22:27
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Question

As deti etjen e neteve nuk e mbyti

mbeta  duke shuar yje ne qiell

duke pritur nje shikim te mprehte

duke pritur henen time qe rrugeve u tret.

Hija jote dikur puthitej me timen

dhe buzet beheshin njesh mish e shpirt

ato putheshin pa u puthur kurre ne puthje

dhe dashuroheshin me shume se dashuria lejonte.

Hija jote dikur puthitej me timen

dhe trupat tane vdisnin nen mantelin e shkelqimit te henes

ti shijoje kurimin e muzes tende shpirterore,

une i lutesha henes , qe gjithmone nate te kishte per ne!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Korrik 2008 22:16
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Nuk e di nqs mund te quhem zemerdhimbshme apo e "thyeshme",por me besoni se sot jam e gatshme t'i jap nje mundesi te dyte asaj, ish mikes time. Pikerisht dje teksa po sistemoja per te disaten here bibloteken me zune syte nje grumbull fotosh qe i kisha shkeputur nga albumi dhe i kisha mbeshtjellur me nje leter ngjyre roze. Nuk di te pershkruaj se cfare ndjeva ne castin kur gishtat nguteshin te grisnin letren dhe te shihnin me padurim se cfare ishte ruajtuar aty me aq kujdes, dhe u shtanga e tera kur pashe nje foto tonen ne "Pisten e vallezimit " te Durresit , qe e kishim bere ne nje nga eskursionet e shkolles. Ishim te treja , te kapura dore per dore , me syte qe na shndrisnin nga  lumturia ,  duke qeshur me shpirt dhe ku dhembet dukeshin si rruaza rubini nga dielli qe na binte persiper. Vazhdova t'i shihja fotot me mallengjim dhe me lot ne sy. Me besoni se njeriu per miqesi , aq me teper kur ajo ka qene aq vjecare, aq feminore , aq e bukur dhe e forte sa e jona , eshte gati te fale cdo gje dhe te "shkele" mbi cdo parim apo grimec krenarie qe mund te ruhet ne rastet kur ajo, mikja, te tregon nje ane te sajen qe ti kishe menduar se miresia  dhe dashuria jote e kishte vrare pergjithmone ate. Foto pas fotoje me kalonin para syve si filma me metrazh te shkurter caste te lumtura dhe te hidhura qe kishim kaluar bashke, caste qe na kishin afruar shume me shume me njera-tjetren dhe e meshirova fytyren e saj te vrare dhe shikimin  e penduar qe i rri sot pezull mbi fytyre dhe qe i degjohet ne renkimin e cdo hapi te hedhur ne rruge. Ajo eshte penduar, eshte rikthyer dhe ka kerkuar falje  dhe as une dhe as L. nuk  u bindem atehere se ajo e meritonte me te vertete kete. Ishim shume te zemeruara asaj kohe me te , por sot qe cdo gje eshte mbuluar nga  nje tis indiference ,  qetesie  dhe  nuk trazohemi po ta permendim apo  te kujtojme castet qe kemi kalaur bashke.  Une e pashe ate pare dy diteve dhe kostumi i arrogances dhe i zymtesise dhe palumturise qe e ka veshur qe kur eshte fejuar , i shkonte shume mire pershtat. Nuk dua te tregohem e keqe , por ne ate shkembim te shpejte sysh dhe ne ate ndricim djallezor te kafes se mbyllet qe kane syte e saj , qe  jane te fryre  si nje geshtenje qe eshte gati te kercase nuk me treguan se keto vite " mundimi" e kishin ndryshuar ate. ... Ja edhe pak dhe do takohem me L. Sot kemi shume per te folur me nj-tj, sepse ajo po kalon nje periudhe shume vendimtare ne jeten e saj dhe me duhet ti qendroj prane, dhe e di shume mire qe si cdo here edhe sot do te  flasim per A.  dhe per mundesine e dyte qe rri  e varur siper kokave tona si nje ? .

  

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Gusht 2008 13:41
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Nuk me tundon me me verdhesite e tua

Nje tjeter dua, tani, nje tjeter dua.

Hene e bukur e bukur, por e pabese

kam diellin tim qe mejep jete dhe shprese

 



 

 

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Gusht 2008 19:40
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

Pas diellit  lotet thahen pa lindur

dhe hena mbetet i vetmi coshk

te qash per dashurite qe vdiqen pa lindur

dhe per ato qe linden ,por qe do vdesin nje dite sakaq.

__________________
.

Modifikuar nga Katilesha datë 10/08/2008 ora 13:46

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Gusht 2008 20:50
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kur mbrëmja vjen me muzgun magjiplotë
Dhe dielli fle në detin e përgjakur,
Më buzëqesh plot hir një hënë e plotë,
Në anën tjetër të qiellit të përflakur.
 
Dhe rri e pres dhe ndez dhe unë zemrën..
Dhe ku te shkoj s’e di…rri i hutuar.
Në lindje ti, e verdhë, më sjell femrën,
Në perëndim, një shpirt i flakëruar.
 
Ashtu akoma dhe jam dhe do të mbetem.
Femrën lakmoj, për shpirtin shkoj dhe tretem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Gusht 2008 05:05
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Bukur cedrus.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Gusht 2008 13:46
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Ne anen tjeter te Henes!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.