Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Mengjes ne Metro- fragmente te shkeputura pa pike lidhjeje
Gjera te shkeputura thjesht pershkrim i mengjesit teksa udhetoja me metro per te vajtur ne shkolle. Me nje ore gjume dhe me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur, teper e lodhur per te lexuar ndonje gje ne metro, por teper udhetim i gjate per te kundruar njerezit.
....
Koha ishte acar jashte, por brenda ne metro ishte vape. Hypa ne tren... Shume njerez, teper shume... krijonin nje zagushi saqe dukeshin sikur luftonin per nje cope ajer te paster. Gjithnje pyes veten, pse nuk levizin ne mes te vagonit, por perqendrohen te gjithe tek hyrja dhe shtypin njeri tjetrin si sardele. ... Pune cekesh.
Shyqyr nga njera ane jane shume te qete dhe para se te hypja ne vagon, ne stacion pervec zhurmes se trenit nuk pipetinte njeri, edhe pse kishte shume njerez qe shkonin ne pune. Shyqyr thashe... vazhdojne mendimet apo apo gjendja pergjumesh pa t'i nderprere njeri si "dhunshem". Kur njera me nje ze acarues po fliste me ze te larte. E pashe gjithe inat a thua c'me beri dhe bera nje pyetje retorike: pse gjuha shqipe nuk te acaron mengjeseve, por cekishtja te duket sikur po shkrepet kallashnikovi. ... O zot sa pergjumesh isha. po edhe ashtu pergjumesh po shihja rreth vetes. Njera qe m'u ul prane kishte nje parfum te rende nga ato qe jane gjysem burrash, m'u duk sikur me ofruan ndonje gje te fuqishme ne hunde ( nga ato qe te japin te permendesh kur te bie te fiket, se s'po me kujtohet si i themi) qe me shkundi per pak momente. Perballe meje ishin ulur dy femije te vegjel te hutuar nga njerezit e shumte, diku nje pjese e brendshme e gazetes qe i kishte rene njerit qe po e lexonte. Me tutje njerez qe nuk merreshin me ndonje gje te vecante, por kundronin njeri tjetrin, veshjet, detajet, kepucet.. body language. Por te gjithe kishin nje te perbashket. Ishin turivarur dhe pergjumesh. ( Karakteristike vendase qe nuk dine cfare eshte buzeqeshja apo qeshja). As vete s'e mora vesh si u zhyta ne mendimet e mia ne ate gjendje gjysem pergjumesh dhe po mendoja c'desha qe e lashe provimin kaq heret. Por shoferi e kishte hapur autoparlantin ne kulm dhe zeri mekanik qe lajmeronte stacionet qe ta jepte mu ne maje te kokes. Po vija re sa jam cekezuar, me bezdis dhe zhurma me e vogel dhe ka filluar te me pelqeje qetesia teper shume... Edhe xhupi qe mbahet 9 muaj te vitit ka filluar te behet dicka e dashur, qe me mban ngrohte. Madje as nuk me ben pershtypje me qe eshte 31 maj, neser 1 qershori dhe une jam veshur pothuajse si nn vjeshte. Kuptova qe me pelqen Vjeshta. Sikur te kishte gjithe vitin vjeshte... nuk mendoj se do me merziste me, me kete transformim te natyrshem qe kam pesuar keto vite. Ne koke me erdhi kenga Det o Det i kaltri det. Ti kengen time ma degjo, degjoni dhe ju o vale, per dashurine zemra ime kendon. dhe mendimet u mbyllen me nje mendim, qe po e le per vete ...
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|