Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Eyesight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 13/04/2006
Vendbanimi: Diku atje tej, atje ku ti nuk me arrin dot...
Mesazhe: 390

Eca me ty ne mendjen e ne zemren time ate mengjes, po kujtoja copeza nga momentet tona bashke, nga batutat, nga ditet qe shiheshim perdite... Nje buzeqeshje me endej ne fytyre... Te kam kujtuar gjithmone me zemren e mbushur plot me shpresen se ti ke gjetur lumturine tende. Shpresoj e lutem gjithmone qe te kesh prane vetes dike qe te te beje te lumtur.
E di? Nese do te me pyesnin nese do te kthehesha mbrapsht ne nje moment te jetes sime, do te kthehesha pikerisht ne ato dite. Edhe pse ishte periudha me e rrembyer, me e vuajtur e jetes sime, do te kthehesha te te shihja drejt e ne sy e te kuptoja... ty. Te uroj lumturine e kesaj bote
Eh jemi zogj shtegtare te kesaj bote, fluturojme larg qe te gjejme lumturine tone, edhe pse mund ta kemi shume prane...

__________________
The greatest thing we'll ever learn is just to love and be loved in return

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shtator 2006 17:23
Eyesight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eyesight Kliko këtu për të kontaktuar me Eyesight (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eyesight Shto Eyesight në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eyesight në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Smile

Lei è sale fa male ma porta
quella cosa in più quando c’è poco sapore
Amore e sale di una vita che ha senso
solo quando il godimento è buono e lento

Lui lui lui, lui è fatto di lei
quando finge che potrÃ_ un giorno farne a meno
Lui, lui è pieno di lei
Nei suoi occhi giallo grano e si perdono 

 

Fytyra saje ngjitur per fytyren e tije,krahet perqafuar,belbezimet e saja te tekstit lehte duke vallezuar nen tingujt e kenges...largimet e saja te fytyres here pas here per te pare syte e tije qe e kishin bere te cmendej qe nga dita e pare...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 04/09/2006 ora 00:18

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2006 00:09
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

skena 1: fusha e lagjes

imagjinoni nje lagje te vogel dhe ne mes te saj nje fushe te vogel ku luajne femijet...ose me mire luanin...deri kur erdhen disa persona dhe ngriten mur dhe e rrethuan dhe brenda asaj fushe te vogel ndertuan nje shtepi...pikerisht aty ku me perpara vendosnim nje nga portat...dhe muri shtrihej dhe zaptonte te gjithe fushen...
kur shkova kete rradhe ne shtepi kalova pikerisht prane atij muri dhe pashe qe kishte rene...dhe per here te pare pas kaq kohesh po shihja serish brenda asaj fushe...
diku aty ne cep kishte pase qene nje porte e bere me gura...dmth ishin tulla qe dikush i merrte pa lejen e babait nga shtepia dhe qe te gjithe binin dakort qe askush nuk do ti conte ne shtepi te vet ...nga njera ane e fushes ka qene nje kanal i vogel dhe pertej kanalit nje gardh.anash gardhi ka qene i mbushur plot me ferra. me kujtohej qe keputnim kercellat e rij nga ku do dilnin trendafilat dhe i hanim...
per te luajtur kemi pase nje top qinc (ka pase kushtuar 100 leke.pastaj dolen ato 250 lekshit por caheshin shpejt)...mund te them qe ka qene top legjende...top qe edhe po te cahej e ti behej nje vrime e madhe prap se prap nuk e humbte ate formen e vet sferike...kur provoje ta gjuaje, shihje qe te linte vulen e kuqe ne kembe...por me e keqja ka qene per ate qe e godiste ai top...thjesht ideja e llastikut ne trup te rrenqeth mishin...ashtu ishte edhe ai top... (topaluftash nuk ishte loje, ishte hakmarrje )...fjala me e mire qe mund te gjej ne ate fjalor kalamojsh ka qene "topi qinc te skerpin mer" ...beh,vetem ato qe kane luajtur me ate lloj topi mund ta kene me mire parasysh se si mund te ndiheshe kur ai top te godiste ne trup...ju siguroj qe jane momente me lote ...
nuk u ndala me shume ne ato momente...sapo kisha mberritur ne ato vend dhe pak me tutje ishte shtepia ime...gjithsesi mu be qejfi sepse me kujtoi dicka qe e kisha lene ne harrese...cdo here qe kaloja aty mund te imagjinoja gjithcka sic ka qene ...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shtator 2006 04:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

skena 2: loja e luftave

ok,tani mendoni nje qender te vogel me 6-7 dyqane dhe perreth ketyre disa pallate 3-4 katesh (pallate tipike te kohes se partise)...
di qe kur kam qene i vogel loja e preferuar e cunave ka qene loja me lufta, kurse ajo e gocave ka qene loja me pafka (sot gustot kane ndryshuar, cunat i shef duke nejt, ne pergjithsi duke pire duhan, kurse gocat luajne lojen e shotave)...loja e luftave ka qene loje e lezetshme...skuadra 4-5 vetesh...vendoseshim ne cep te mureve te dyqaneve dhe thenia tipike "loooooj fiiiiiillooooi" hapte lojen...mete thene ate njeri qendronte aty te tjeret zhdukeshin sa hap e mbyll syte...hapesira ishte ca e madhe...problem mund te ishin snajperat...dmth ato qe kishin shtepine ne kat te 4 te pallatit (derisa pastaj erdhi marreveshja qe nuk lejohen pozicionime brenda ne shtepi...atehere filluan te hypnin ne tarace me ate te atyre vrimave katrore qe gjenden ne katete fundit...derisa u ndalua edhe ajo )...avantazhet e kesaj loje kane qene shume:
-koha kalonte shpejt
-vrapi moooo, te bente qe kur shkoje ne shtepi me zor hiqje kepucet
- nuk lije vend pa kontrolluar detajisht
...problemi i vetem?kur behej anullim loje...dmth kur dikush te therriste me emer tjeter...ka pase raste qe kur mbeteshe 2 vete dhe kundershtari ishte 4 ose 5 atehere taktika ishte qe kundershtari te gabonte...zakonisht nderronim bluzet ose pantallonat,ndonjehere te dyja ...teknika funksiononte ne pergjithsi...kjo conte ne anullim te lojes...ndonjehere duhet te beje heroin . atehere ishte problemi qe te mblidhje te gjithe lojtaret dhe te rifilloje serish...hajd e ti kerkoje ne gjithe ato pallate e shtepi qe kishte zona aty...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2006 05:22
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

skena 3 : ato momente gati fatale

nese do hapnit Google Earth ne koordinatat 41.02'.31" N , 19,29'.41" E , do shihni harkun qe merr shkumbini.ajo zone aty quhet Rrjele. me kujtohet qe njehere shkova me cunat e lagjes per tu lare ne shkumbin...dmth do laheshin ato se une nuk dija not. une qendroja buze lumit me kenbet ne uje dhe shihja cunat e tjere qe ishin pak me te medhej se une qe i ishin futur me not lumit dhe kishin kaluar ne afersi te bregut tjeter dhe ishin duke luajtur atje. ne nje fare momenti, tek po i shihja vendosa te futesha edhe une ne uje...ajo qe nuk dija ishte qe thellesia ne breg ishte e mjaftueshme per te me mbuluar...sapo u futa me mbuloi uji direkt. ne momentet e para dija qe hidhesha lart sa te merrja ajer dhe bija prap ne fund... pa patur mundesi te therrisja per ndihme. gjithsesi veshtire te me degjonin ata qe ishin nga ana tjeter. sa here qe kerceja vija re qe lartesia e ujit behej pak me e larte...me sa dukej po me terhiqte uji me teper. mbaj mend qe u lodha duke kercyer dhe ne fund mbeta brenda ne uje dhe nxorra krahet larte me shpresen qe do me shihnin...duart me dilnin pa pertej kyceve...ne ate moment me kap nje person dhe me terheq nga uji. e njoha direkt ne fytyre.ishte Gazi,nje djale i lagjes. "ca do ktu ti e tartakut?" ma beri! me tha qe kishte kaluar aty dhe kishte degjuar zerat e te tjereve qe po laheshin dhe ishte afruar per te pare...
me pas u nisa vetem per ne shtepi,pa u thene fare te tjereve...
shtepise nuk i thashe gje per cfare ndodhi.e kane marre vesh vetem para pak vitesh!sot dicka me ndryshe,di not! po prap ne ate lume nuk ma mban te lahem...dmth nese uji nuk eshte poshte nofulles time

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shtator 2006 04:27
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Nr.3

Te nesermen arrijme ke rrugica e lagjes time te shtepise tjeter shoqeruar nga afersisht 10 makina te tjera te njerezve te mi,vetem njerezit e afert shume i dinin datat egzakte se kur do shkonim,te tjeret mendonin se munde te riktheheshim gjate atij muaji.Zbres nga makina,sa cudi,sa ka ndryshuar…ku jam ?!Ndjej nje gjendje te fikti,ndjej sikur kembet s’po me mbajne me…shoh njerez perreth qe afrohen,me perqafojne,puthin,qajne qe te gjithe.Une s’kisha nxjerrur asnje pike loti.Marr canten time te dores,bagazhet e tjera te dores i le ne makine,pa i thene kujt gje nisem nga shtepia e gjysherve…meqe gjyshi kishte patur ca probleme shendeti mjeku e kishte keshilluar te mos udhetonte,nena bashke me nusen e xhait kishin ngelur ti benin shoqeri te mos merzitej.Hapi porten e shtepise te tyre,para syve me hapet nje bote tjeter : nje shtepi aq e bukur,me elementet tipike te shtepive qytetare te qytetit tim por pa harruar nuancen moderne.Xhaja ne telefon me kishte folur shume per mundimet e tija per te gjetur materiale e njerez qe munde te punonin ne shtepi duke ruajtur stilin origjinal te shtepise.Shoh aq shume lule,pjese te oborrit ishin shtruar me pllaka guri ngjyre kafe,me tutje shihje nje peme molle,nje bankine gdhendur aq bukur ne dru.Shoh pusin qe e kishte vene ne dukje me materiale qe te kujtonin te kaluaren per njekohesisht te dukej dicka aq e kohes.Me tutje shihje bar(gazon),bari i pare qekur zbrita ne Shqiperi qe me dukej i mirembajtur.E me pas,qershia mbi torte,nje mini-shatervan qe u derdhte ne nje si forme akuariumi me peshqne te.



Po ecja ngadale,kur ne hijen e shtepise ne verande shoh nje plak te veshur ne kostum bezhe,me shkopin perkrah kolltukut,qe lexonte.Gjyshi !Nuk munde te permbahem me,me mbulojne djerset e ftohta,lotet me rrjedhin faqeve…ai me pa,s’ju besonte syve. Kur nga brenda degjoj dike qe me therret ne emrin tim te plote me sa ze kishte.Ishte nusja e xhajes qe po vraponte jashte bashke me nenen.I drejtohet gjyshit Â« Te erdhi vajza Â».E shoh ti rrjedhin lotet dhe atij,ngrihet e me perqafon aq gjate.


[font=Verdana]Me vone shkojme gjithe bashke drejte shtepise time,kur ca te shihja?!Mbushur me njerez.Ne ato pak dite qe ndenjem ne aty kemi patur per vizite me qindra njerez,s’kishte ngelur askush qe njihte familjen e gjyshit pa ardhur.Shtepia ime s’zinte me njerez keshtu kishin vendosur tenta te bardha kopeshti qe i kishim sjellur nga kendej.Xhaja ishte kujdesur per dreken ne nje nga restaurantet e medha te qytetit,mgjth askush s’kishte deshire te shkonte ne restaurant keshtu babi coi qe ti sillnin te gjitha ne shtepi meqe s’i kishin shperndare akoma ne pjata.Mbushem kopeshtin me tavolina,bagetite qe kishin bere hell ne restaurant i sollen,poashtu gjerat e tjera,raki,birre,vere te bardhe-te kuqe…Me te rinjte u kujdesen te venin boxet e muzikes ne 4 kendet e kopeshtit,per camera…e keshtu kaloi dreka me afersisht 100 vete ne kopeshtin e shtepise.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shtator 2006 14:11
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Vazhdoj te degjoj tingujt e asaj nate ne Sarande;vodka,duart e mia qe perkedhelnin lehte silueten e tije pa e prekur duke u shkrire ne nje dance sensuale,levizjet e mia rreth tije,shikimet e tija provokuese,shikimet e tyre te habitura,zgjerimi i pistes te kercimit perreth nesh,peshperimat e tyre"jane grup te huajsh",filmimet me camera nga miqet per te patur sa me shume kujtime te asaj nate... e me pas,me pas gjithe zhyt ne detin e freskuar nga nata.

yekeke nimo ye ke ye ke
yekeke nimo ye ke ye ke
yekeke nimo ye ke ye ke...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Shtator 2006 00:47
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Kisha kaluar shume pak kohe ne Shqiperi,nje nga arsyet qe kisha vendosur te vizitoja Shqiperine ishte dhe dasma e nje njeriu qe une kam shume perzemer,kembengulja e tije kishte bere te veten.Dhe ja,dita e dasmes,kisha qene tere naten keq dhe paraditja me kishte kaluar totalisht e keputur nga mungesa e energjive,intoksikuar nga gjera qe kishin ngrene te gjithe dhe s'ju kishin bere gje.Ishte vone,me duhej te ngrihesha urgjent te ndreqesha per darke.Erdhi kusheriri im te me terhiqte nga krevati pasi do me shoqeronte ne parukieri.Kisha shetitur nje mbasdite te tere,nje dite me pare,me nje njeri timit neper parukierite me ekskluzive per te gjetur dike qe ishte ne gjendje te bente modelin e flokeve sic e kisha zgjedhur une,retro vitet 30' - '40.Dhe fustani im ishte krijuar me nje koncept retro; ngjyre e bardhe ne bezhe,strapless,i ngushte deri ne mes e pastaj i leshuar deri pak mbi gjunj.Sandalkat i kisha blere ne nje dyqan qe krijonte ekskluzivisht kepuce me nje vintage-touch.Atyre ne Shqiperi ju dukej dicka e cuditeshme,mesa pashe ishte vene nje si forme kodi veshjeje qe imitonin te gjithe verberisht neper dasma.Ekskluziviteti si koncept eshte harruar ne momentin kur del te besh nje xhiro sheh minimum 20 vete me te njejtat pantallona,bluza...

Arritem ne parukieri,bente aq vapeeeeee,po avulloja e tera.Kisha aq gjume ndersa celulari im s'po pushonte se reni...mesa dukej te gjithe ishin aq zgjuar/energjike pervec meje. Madje dhe dy parukieret qe po merreshin me floket dhe makiazhin tim.Kisha mbyllur syte dhe kisha lene ate gocen te me  pikturonte surratin,kur ne nje moment me thote te shoh sesi me dukej...desh humba ndjenjat kur pashe veten,m'u duk vetja tamam si ato shkarravinat qe shihja neper caffé-te e Tiranes.U zbeha totalisht,i them "une kerkova vintage,jo pamje ordinere".Me shikoi cuditshem,pronarja e parukierise(ajo qe po me bente dhe floket)solli nje goce tjeter e cila kishte bere nje kurs pak mujor ne Itali.Ajo ja nisi nga zero serish e mbas ca mundimesh arriti ate ca doja.Dhe floket ishin ok.Para se te ngrihesha m'u luten te vishja nje fustan nusesh(qe do e merrnin borxh nga nje velari aty afer)dhe te me fotografonin modelin e flokeve qe ta fusnin ne katalogjet e tyre meqe po ju pelqente.Ju them qe s'kisha kohe,kusheriri im po qeshte nderkohe

Arrijme ne shtepine time,prinderit e mi s'ishin aty por tek lokaliteti i dasmes,mesa dukej ishim pak vone.U veshem,ate nate kushoja do ishte shoqeruesi im.Nderkohe celulari po me cmendte,xhaxhai(babi i dhendurrit) ne nje pike me merr ne cel.duke me thene qe kishte shpresuar te me kishte aty ndersa po hynin njerezit qe te me "prezantonte" me te gjithe meqe shume nga njerezit e mi s'me njihnin.E nje gje e tille ishte turp(!).I them qe s'eshte aq e rendesishme.Me vone,i hipim makines.Sapo mberritem na thone te shpejtojme pak se gati te gjithe jane brenda."Po pune e madhe mi",i them Kushoja me zgjat krahun,"ajde rrusho te hyme se keto e paskan punen ne terezi" :p Sapo hyme brenda ndjej syte e tyre mbi ne   ,serish njerez qe vine e me puthin,perqafojne...Me ne fund vjen babi,kur ndjej zerin e xhajes nga mbrapa qe i thote babit lehte"aaaaaa,me nderoi dasmen kjo,mos m'a afroni E...me nusen se e c'figuroi".E me pas me perqafon fort,shoh qe i perloten syte.Duke mos patur ai vajza,me ka trajtuar perhere dhe si te tijen.Me ne njerin krah babin,ne tjetrin xhajen shkoj ke tavolina jone.Teta me mamin i kishin hedhur krahet kushos dhe po vinin me pas.

Shoh perreth njerez te kostumosur,aq strikte,aq te permbajtur...s'me dukej si dasem por si mbledhje.Me ne fund po fillonte tamam dasma,organizuesit e dasmes i japin micron gjyshit qe t'ju uronte mireseardhjen njerezve.O Zot sa e dua ate njeri,po i perserisja vetes.Me vone ju dha mireseardhjen xhaja.Po habitesha nga artikullimi i xhajes i cili nderthurte shprehje te vjetra te shqipes me elemente te tjera bashkekohore qe normalisht i perdorte gjenerata ime(kjo per te ju afruar me teper botes te ciftit te ri).Ne nje pike e degjoj duke thene"une sot kam gezim te dyfishte: dasmen e djalit dhe rikthimin e vajzes te ...E nisem femije andej e shihni ca mrekullie na erdhi nga ...Do ngresh nje dolli me...(pseudonimin e tije qe e kam perdorur qe e vogel) ti?"Me terheq lehte per krahu te ngrihem,isha skuqur aq shume sa po plasja.Shoh ato njerezit e mi perreth qe po qanin.   Shoh dhe xhajen me lot ne sy por me pas vazhdoi me ate ca kishte nisur.

Nga ne e kemi pasur zakon perhere qe dasmen ta hapin dy te rinj beqar,te afert te ciftit.E cifti edhepse kishte jetuar/studiuar jashte vendit,kishin optuar per nje dasem tipike shqipetare.Ma kishin permendur me perpara qe ta hapja une me kushon por as qe ju kisha lene shanc per ate pune duke ju thene qe s'di te kercej ashtu sic kercejne ato e aq me pak du syte e 380 veteve tek une.E mire,s'e kishin hapur me temen.Ne momentin qe po behej orkestra gati per kengen e pare me vene nje tabaka ne preher me sheqer dhe me fusin gishtat ne te,kushos poashtu dhe na thone"ne dasmat tuaja".Une "Cohuni ju te dy tani.E.mos ja prish qejfin xhajes tani"-ja bejne ato.Po qejfin tim?Kush can koken per qejfin tim?!

Na japin nga nje shami ne dore,ndjeja syte e njerezve ne mua...brrrr,dhe natyrisht kamerat te cilat vertete po me nervozonin!Ka 7 vjet qe ndjek kurse dance ne fundjave por ne ato kercimet e dasmave ne Shqiperi s'jam ndjere asnjehere tamam e lire...ne momentin qe orkestra fillon te kendoje hedhim shamiat mbas shpine dhe...ehh,dasma filloi

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Tetor 2006 20:18
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

Ishte fundjave nuk me kujtohet mire si ishte e diel apo e shtune .Po me kujtohet qe siha shume merzitur dhe ndjehesha fare vetem .Doja te kisha nje shoqeri te flisja me ndonje dhe vendosa te hy ne net te shkruaj .I shikova te gjith emrat me radhe qe shkruanin aty dhe me ra emri yt ne sy qe me pelqeu shume .Dhe fillova te lexoj te gjitha postimet qe kishe bere .Cdo postim me pelqeu cdo fjale qe kishe shkruar dhe ndoshat eshte pak si cmenduri te them po fillove te me pelqeje pa e ditur fare se kush ishe .Dhe ashtu vendosa te shkruaj dhe une me mendimin te hyja ne muhabet me ty .Ky ishte pikesynimi im .Dhe ashtu bera fillova te shkruaj te dergoja mess ty dhe ti mua .Dhe pas disa castesh me kerkove emailin tim dhe une ashtu nga deshira te bisedoja me ty nuk hezitova fare dhe te dergova mess e pare ne emailin tend .........................................

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Tetor 2006 00:38
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të atiola Kliko këtu për të kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: atiola Shto atiola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto atiola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eyesight
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 13/04/2006
Vendbanimi: Diku atje tej, atje ku ti nuk me arrin dot...
Mesazhe: 390

Mbreme ne darke ne shtepi po flisnim per mua, jeten time, mendimet e mia, menyra se si i shoh gjerat (gjithnje shume ndryshe nga personat e tjere te familjes.. as vete nuk e di pse), reagimet e mia (me thone se duhet te jem shume me e durueshme me njerezit, ti kuptoj ata (per mendimin tim - hipokrizine e tyre... o Zot sa veshtire e kam ti duroj te tille tipa kur i takoj, ndonjehere me duket se i shpartalloj me shikimin tim te ftohte e mosbesues. Si mund tia besh ndryshe kur ke perpara vetes dike qe duket qe ne fytyre qe po thote ca fjale thjesht se duhen thene, thjesht se eshte rasti, por nderkohe ti ia lexon hipokrizine ne fytyre? Duhet thjesht te buzeqeshesh and let go? Nuk e di. Shume e veshtire kjo per mua. Nuk mund thjesht te thone ate qe mendojne? Nese nuk ju pelqen dicka, thuajeni, thjesht shprehuni pa shume lajka, perdredhje mendimesh deri aty ku nuk kuptohet me se cili ishte mendimi fillestar. sa keq, gjerat do te ishin shume me te thjeshta... shumeftytyresia nuk do kishte zene kaq shume rrenje mes njerezve.

Dhe cdo gje vazhdon, replikat "keshillimet" dhe shume here e gjej veten duke shpjeguar te njejtat ndjesi e mendime. Nga ana tjeter gjej te njejtat fytyra te cuditura qe te shohin sikur ke zbritur nga Marsi: ku shkon moj vajze me keto mendime, perceptime.. te familjes gjithnje me kane thene qe e vogel "po ti sikur jeton ne Paris? vjen e na flet sikur ke lindur andej" ta haje dreqi, gjithmone e veshtire per tu kuptuar... jam thjesht ketu, jetoj ketu... vetem se nuk mendoj si ju... nuk mund te me denoni per kete, as te me gjykoni.

__________________
The greatest thing we'll ever learn is just to love and be loved in return

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Tetor 2006 13:21
Eyesight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eyesight Kliko këtu për të kontaktuar me Eyesight (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eyesight Shto Eyesight në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eyesight në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:21 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.