amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
Nga Sokol Dollani.....
LYPSARJA
Me çantën bosh në shpinën e kërrusur,
Me rrecka veshur trupin e bukur,
Ecte rrugës se madhe një lypsare e shkretë,
Thua të jemi diku në vitet tridhjetë.
Ecte dhe ngado "Zoti të dhashtë!" dëgjonte,
S' mërzitej aspak dhe veten kështu mashtronte.
-S'ka gjë, tjetri me siguri diçka do të më falë,
Në mos pak bukë, patjetër ndonjë qindarkë.
E trokiste kështu me shpresë në çdo portë,
Rrallë e më rrallë dëgjonte ndonjë fjalë të ngrohtë.
Dhe kështu e shtynte jetën e shkreta.
Tashmë për të, asnjë kuptim s'kishte jeta.
Donte medoemos dikujt t'i zbrazej haptazi,
T'i thoshte se zemra po i plaste nga marazi.
Po kujt?! Mua me siguri, patjetër, që jo,
Do të mbyllja sytë e do të bëja sikur s'e njoh.
As ti, s'ia vlen barra të marrësh mundimin,
Të shohësh me sytë e tu përfaqësuesen e mjerimit.
Ashtu si ne, edhe shoqëria këtë pjesë të saj e mohon,
Harron se uria dita-ditës jetë njërëzish gllabëron.
DON ZHUANI MODERN
Mjaft më, boll të kam duruar tërë këta vjet!
Vallë si nuk e kuptove se unë s'të desha?!
Gjithçka qe vetëm një lojë e ndyrë.
Ku viktima e saj ishe ti, me naivitetin tënd.
Femijët merri, s'i dua ato krijesa fatkeqe!
Nëse të pyesin për mua, u thuaj se s'të kujtohem.
Harroje ditën kur me mua bashkë u njohe!
Dhe mos m'u pergjero! S'më prekin aspak lotët!
Njoha një vajzë tjetër më të bukur se ty,
E me të njëlloj si me ty do të formoj familje.
Dhe kur të mos ketë më shije nektari, trup i saj,
Do ta flak, pa u menduar për herë të dytë.
Unë jam abuzuesi i dashurisë në vatrën familjare,
Krimineli që kënaqet duke kryer gjëra mëkatare.
Jam një endacak që i prish tjetrit lumturinë.
Shkatërrimtari i rinisë tënde, pra, mos më harro!
***
Kini me shumë respekt për të,
A se shikoni se si është katandisur?
Vallë, si nuk e keni kuptuar akoma,
Që ai është një viktimë dashurie?!
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|