ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008
|
Ne harresen e nje qielli pafund, ashtu me goje hapur duke e permbytur veshtrimin yjeve, ndjej shqisat e tejmbushura prej civilizimit te prehen nen masen inerte te hicit. Cudi. Nuk e kisha vene re se sa me kishte munguar nje dite e ngrohte vere, buze oqeanit peshperites qe shlodh syte me hapesiren e tij pafund. Ne fund te atyre kanaceve te birres qe mbushin koshin e plazhit ngjitur me karrigen time lekundese, degjoj serisht frymemarjen time shpirterore tek qetesohet. Thjeshtesia e momentit me perfshin dhe mua duke me bere te harroj qe jam nje qenie e komplikuar qe ndryshe ndjen, ndryshe mendon dhe ndryshe vepron i ndikuar nga faktore shpesh te paperfillshem ose ndonjehere te panjohur. Tani jam thjesht nje me karrigen time, nje me lekundjet e saj, nje me shijen e birres se ftohte, nje me eren qe freskon qafen e mbuluar nga djersa, nje me valet e oqeanit. Dhe tani gjithcka duket kaq e thjeshte dhe normale duke me bere mua te tund lehte koken dhe te nenqesh kur mendoj sjelljen time. Gjithcka ka kuptim, pervec veprimeve te mija keto kohet e fundit.
Por per nje cast karrigia ndalon se lekunduri dhe ngadale kthej koken nga ana tjeter. Qyteti bashke me qiejtgervishtesit e tij te komplikuar qendron atje ne horizont ironik dhe fuqiplote, sikur do te me kujtoje qe ketu jam vetem per pushime dhe vendin e kam perseri ne gjirin e tij gjigand. Atje ku cekani nuk ndalon se rrahuri hekurin dhe ku baristet perzjejne alkoolin ne njemije menyra te ndryshme. Se bashku me te vjen dhe kompleksiteti modern i procesit te te menduarit dhe si zakonisht lodhja ime nervore.
Ah qytet i pagjume. Mjafton vetem hija jote per te mbushur njerzit me mendime. Edhe karrigen time e ndalove se lekunduri. Si nje femer te merzitshme qe pyet "cfare po mendon tani?" mbas seksit, nuk po duroj dot prezencen e kesaj siluete mbrapa meje. Parajsa ime e thjeshtesise eshte prishur perfundimisht tani dhe me keqardhje shoh koven me akull bosh. Tani duhet te cohem, te eci deri brenda shtepise per te marre nje dozen tjeter me birra per te perpjekur dhe njehere nga fillimi procesin e sinkronizimit te valeve nervore me valet qetesuese te natyres ketu. Por e di qe kur te shkoj brenda ne shtepi ajri i ftohte i kondicionerit do te me beje robin e tij dhe birra do te zevendesohet me Jack, karrigje lekundese me kolltukun e rehatshem dhe qetesia e botes me ritmin pa zemer te nje filmi "intelektual".
Ne fund kush fiton? Nuk jam i sigurt qe ne nje histori te tille duhet me doemos te kete nje fitimtar. Ndoshta dhe kjo eshte me e thjeshte sec po e bej une. Ndoshta dhe ne fund te nje tavlle duhani te mbushur plot, diku ne nje lokal te zhurmshem, kompleksiteti njerzor mund te thjeshtezohet ne nje element hynor per te na kthyher perseri ne te njejten faze elementare qe dikur kemi qene.
__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|