NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
bulimia dhe anoreksia
Cod. A13072007
te dyja kane te bejne me probleme qe njerezit kane kundrejt ushqimit (1) megjithse berthama psikologjike e ketyre 2 llojeve eshte e ndryshme. tek anoreksiku kemi nje forme depersonalizimi,dmth personi e sheh veten e vet ndryshe nga si eshte,e sheh me te shendoshe se normalja dhe kjo e con qe te leje ushqimin.tek bulimiku ushqimi paraqitet si nje menyre me shfry stresin dhe jo thjesht nje nevoje fiziologjike.kete e shpjegon edhe fakti qe bulimiku pasi qe ha shume,kerkon qe ta vjelle ate qe hengri duke shkaktuar vjelljen.
tek anoreksiku kemi ate friken qe personi mund te shtoje ne peshe dhe kjo kthehet ne nje tip fobie kundrejt ushqimit. behet nje person qe nje e dy qendron para pasqyres duke u pare,peshohet shpesh,kerkon ne cdo menyre te heqe ate qe konsideron peshe te tepert etj...kjo per sa i perket profilit psikologjik (per anoreksine mund te shihni edhe me teper detaje tek postimi me kod A 07122006)
per sa i perket profilit klinik,edhe ketu ka ndryshime. anoreksiku fillon si nje person i gjallerishem qe le ushqimin dhe ne fazat e para ndihet shume mire.kryen edhe ushtrime fizike duke u munduar qe te heqe edhe me teper peshen.me kalimin e kohes,mungesa e ushqimit fillon te ndihet dhe shfaqet ajo qe quhet asteni (lodhje) dhe pastaj shfaqen edhe probleme te tjera ku nder shenjat fillestare (dhe qe sherbejne edhe per diagnoze) eshte amenorrea (mungese e mestruacioneve) e cila vjen si pasoje e destabilizimit te aksit hipotalamus-hipofize. GnRH nuk prodhohet me ne menyre pulsore dhe si pasoje destabizilohet edhe vazhdimi i aksit.
po ashtu shfaqen edhe probleme te mungeses se dhjamrave ose proteinave si psh probleme me lekuren si pasoje e nje marrje proteinash me te vogla,astenia e shoqeron gjithmone etj etj...me kalimin e kohes gjendja mund te perkeqsohet edhe me teper sepse mund te futet edhe nje semundje e dyte psiqike si depresioni...
tek bulimiku nuk kemi edhe kaq shume probleme per faktin se ky person ha. problemet qe mund ti vijne ketij jane si pasoje e vjelljes dhe qe do me thene nje humbje lengjesh,sasi te medha elektrolitesh...mund te themi qe kur vjell,do sjelle siper edhe material gastrik kshu qe acidi do jape esofagit me shume mundesi etj etj...pak a shume keto mund te jene ndryshimet me te medha qe mund te paraqesin keto 2 semundje 
(1) anoreksia nervose (Cod. A 07122006)
gjithashtu do te permendja si shkrime qe mund te plotesojne kete pyetje :
-Enigma; Per Te Kuruar Anoreksine (Cod. A 06122006)
-aksi hipotalamus-hipofize-gonade (Cod. B 09062007)
nese dikush ka per te shtuar,eshte i lutur ta beje 
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|