Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Nisia e dashurisë - Atlantida ime

Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën

në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi

të dashuruarit në çdo hap
bluanin
drithin e dashurisë

e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s' u josh

jetoja
pa mostra
bëja zustra

me çdo varg
shkoja larg
e më larg

shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi

taverna
më çeli
kaverna në çdo tavernë
nga një kavernë

po qe besa
s' më la shpresa
se njëherë në jetë do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit

prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë

dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë

e gjeta

në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit

nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorës
zemra zemrës

me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat

në prehrin e hënës
sa e lumtur
m' ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan daullën kraharor

Eta nuk m' ishte vetëm floçkë
ajo m' ishte loçkë
ar
thesar

dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan daullën kraharor

kush është Ikari
kush Armstrongu

u dëgjua gongu

pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t' ia dhuroj
Etës floçkë
Etës loçkë

klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
së reve

pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s' u ujitën

kush na bëri magji
lanetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit

diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç' u bë nisia
ku është Atlandida.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:26
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Buzë lumit

Sa te shkurtera jane largesite
nganjehere
deri ne breg te lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zeri u shterret

Ti per bukuri
zgjon puhine
fjetur ne floket e se dashures
dhe ia leshon freret




Kur fëmija qan


Kur femija qan
lumin e than

kur femija denese
dielli lind me vonese
kur femija t´i shtie ethet
edhe ne pranvere bien gjethet.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:29
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mirko Gashi,
"Arbor Vitae".


Populus Illyricus



Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përveç meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë


2.-


pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
bile
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë

Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile

Çdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka çelësin
për çdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr


3.-


ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
Populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
çka s'ka
Asnjë kryevepër
s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për çdo gjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta çapojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen


4.-


Populli të mëson
me proverba
Ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:31
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Hil Mosi. Poezi.

Hil Mosi
"Zâni i atdheut",
Vepra të zgjedhura
Ndërmarrjen Grafike Botuese Rilindja,
Prishtinë 1972




Gjuhës shqype



Gjuh' e ambël, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt' për Perëndi,*
T'cilt ndër koh't që kahmot shkuene
Mbi Tomorr të përdoruene;
Gjuh' e ambël, plot dashtni!

Gjuh' e shejt' e kaq e moçme.
Gjuh' sakole**der n'dit t'soçme,
Shoqen tande kund s'e gjenë!
Zoti ty këtu t'ka çuemun:
T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;***
Kshtu gjithmon' ti ke me qenë.

Gjuh' që t'foli Skendërbegu,
Dhe ndër t'par' qe Naim Begu,
Që me shkrim t'pat lartësue.
Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritë.
Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja
Veç duem ty me t'pa në dritë.

Wien (Vjenë) 14.I.1907


(*) poeti imagjinon sikur me gjuhën tonë folën perënditë e orakujve të lashtë të Dodonës etj.
(**) për: gjuhë trimëreshë;
(***) tre veti që ka gjuha jonë.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:34
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

ZONJA NDJEU SE ËSHTË DASHURUAR

Kur zonja ndjeu se është dashuruar

ndrydhi ndërgjegjen plot ndyesi

fryu, pështyu me afsh t'holluar

atëbotë u duk si e çudëruar

i pezmatuar hesht vrullin

me simpati, i afrohesh

ta djegish me dashuri

Kur dashuria hapi gjoksin e përlotur

dashnori i kallur u zgërdhi me ironi

desh të çirret, pshuret me krenari

n'limit t'dashurisë së fundosur.

Kur dashnori bukurosh, i mërzitshëm, i hidhur

do ta plagosë nyjansën e krenarisë së thyer,

me dashnoren, me bukuri të ndytur,

instikti i dashurisë së përlyer,

në kutinë e memoareve,

një fotografi erotike,

është varur.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:36
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

ÇASTI

Desha ta ndjej një çast
ujëkalimin e ujit nëpër rrudha të trurit
bërllokun në gropën e vetmisë
me konventë t'ia shpalli lirinë vetes
S'më duhet tjetër veç se një minimum
një notë kaluese në psikologji
e ta ruaj mbështetjen moralizuese
Ta shpreh pa droje sentimentin
se për botën, nuk më ze fare
Dhe ç'mendoni, kam komplekse
asnjëherë s'e kisha lejuar
një psikolohji e dëmtuar, skatosur
të ve baza për pikënisje të re
S'domend se praktikohet
edhe minimizimi edhe sentimenti
e kjo s'ka rëndësi ndaj fetvave
këtu nuk kalon në rrugë
as fetvaja, as pisllëku modern
thjeshtë, t'a pret udhën maca e zezë
dhe gjithçka mbimbulohet
Ah, ai çast, i rëndë është!

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:40
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

GUXIMI I SËMURË

Pse s'ia qëlloni kësaj theshtësie

Lehtë kuptohet qëllimi

Tërë këto vende banimi urbane janë në të vërtetë spitale

dhe skrifore private

Ato njerëz vuajnë nga neuromania vëllazërore

Privojnë nga shumica e bardhë

kinse i urrejnë institucionet shtetërore

Vendosen n'apartmane shëndetësore

Privatisht vuajn dhe shërohen

Ndonëse vetë ata ose-ose vëllezërit e tyre

Dënimin dhe shpërblimin e paguajnë n'kurriz t'vëllait tim dhe tëndit

Tek gurët që rrokullisen dhe shkruajnë

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:47
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mënyra dëshirore

Kur i gjori artist u ul me përkushtim
përshkroi një femër madhështore
meshollë, tepër e parfumosur,
lehtë e kapshme n'dashuri e gjora virgjëreshë.
Sa gjatë pezulloi nëpër kohë një tjetër dashuri.
Gruaja mendjelehtë ka ëndërruar dashuri të re,
vyrtyte madhështore, duar të paprekura.
Ah, moj mike e shkencës së gatshme teatrore,
jeta është teatër dy orë, sa zgjat e mallkuara premierë.
Shumë mirë di të ligjëroj:
Femra, bota femrore është engjëll bukurie,
i djallëzuar.
Engjëll që s'di kur vuajtja është dhimbje
dhe rrudhat s'janë shenjë pleqërie.
E nëse engjujt nuk e dinë këtë metafizikë,
atëherë kanë gënjyer se femra qenka engjëll.
Po ç'ti bëjsh imperativit femror?
Unë nuk krijoj ndjenja të vobekta, zotri,
nuk di të dashuroj poetikisht.
E unë, në mënyrë dëshirore
Remember missis
Në gabofsha, gaboj poetikisht n'kontekst dashurie,
nuk krijojmë ndjenja, pasi ato janë krijuar njëherë,
lindin, rriten dhe vdesin dhjetëherë.
Në gabofsha, gaboj poetikisht n'kontekst dashurie
Shif, në shpirtin tonë, që kaplon botën
ndjenjat, të vobektit, të pasurit, dashnorët,
janë krijuar të gjithë
Në gabofsha unë, ti mos gabo
Në mos të dashurofsha më, më harro
Në mos më dashurofsh, më trego
E në më dashurofsh,
më thuaj
Të të dashuroj, të gaboj

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:50
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pasqyra ireale

Ishte instikt i oktrouar vere monotonie

mizat përdhese ngjanin mizerisht rreth meje

të tilla çudira s’pata përjetuar kurrë

ato lënë vrragë shpirti, bëhen hije

Po, le të kridhemi

ndonëse s’paskam e s’ditkam gjë

ai ëndërrim syçelë kurrë sytë s’ti mbyll

Po, ai instikt ishte oktrouar si nga dorë magjistari

ai del ditëve të kremteve, instiktivisht

Dera e dorëlëshuemit mu duk tepër e rëndë

aty kishte shkelur kauzaliteti

dhe vdekja mbante fije subtile

vargje gjerdani nga mizat përdhese

ato presin sakrificën e re

e zbërthejnë të gjorën n’afat minimal

Kjo dhembje na gjeti dhe dhe heshti para nesh

te dera e dorëlëshuemit, vetjakut dhe instiktit

dhembja e dëgjimit të ehove e thjeshtë është

e dimë këtë të gjithë

por instkti i lindur s’duron ndryshime

Dhe paraqitet ai gazi i pamasë vetëpohues

Shihni këta tullacë në këtë pasqyrë

duket se na ngjajnë mjaft

Po ato miza përdhese që rrotullohen

Na paskan qethurr fare

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:53
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

PERSIATJE



Kur ndjeva çapin e këmbësorit të përvuajtur

u zbraza me psherëtitje dhe mallkim

s'më ngushëlloj as dashuria, as vetmia

ndjenja e mirësisë e kishte të ngulitur shikimin,

me vaj, Sot nuk e qava vdekjen, e lotova dhembjen

mallin nuk munda ta shuaj

ndaj e qava me lot dhembjen e vdekjes sot

se me vdekjen s'mund kush të luaj

dhe dhembjen t'a ndalish, ishte kot

Atëbotë gjithë dukej e huaj

kishte ndërruar ngjyrë gjithçka e bukur

As vdekja, as dhembja,

as loti e as gjaku nuk shpërlau as tokën, as mallin, shtoi ëndjen

amshimi diferencohej nga kënaqësitë

trimat me zemër shterpë kishin humbur kokat,

shpirtat i kishin lënë diku.

në vend të dashurisë fill ka zënë dinamika e budallallëkut kolektiv



SHKUMË MALLI

(Anijes me refugjatë shqiptarë që u fundos në Otranto)




Kurrë deti nuk gufon me afsh t'pezmatuar

vetëm kur Zoti shqiptarët sakrifikon

Sarkazmat e anijeve ziliqare tymosin

me tym të zhargoneve tona

Prit të tërbohem, mallin ta ajros

nga ehot e zhargoneve italiane, angleze, franceze

Demokracia n'pishinë publike shkumbon

Vaj shkumba për mallin e humbur

Atij që fat i thonë në mënyrë dëshirore

është malli që shkumbon

skumbon dhe vajton n'imperfekt

rrokulliset dhe përqafon mallin që ikën ose shkon



MOLLA E MIGJENIT



Vjeshta pezullimthi ngërthen ombrelat akustike.

Verdhësia e motmoteve qan qetësi ka e qetësia ik.

Ik andej përronjve t'leshrave të ashpër.

Stagnon së pamuri më, pampuri

shkruhet një shkrim në letër

më pak tevona letra bëhet sintom i kërkuar.

Këtë rradhë pezullon rreth e qark,

derisa rojtarët bujqësor venduakan rufepritësa.

Disa zgjatën kryet mbi kapuç, atje në qytet.

Kafshuan mollën e ndalueme, ajo tha diç.

Atë botë vjeshta e dimri s'mbaruan

të hatashëm, të shpejtë, të kobshëm, ishin dhe janë.

Ndonëse këtë dyshoja ta shkruaj.

E shkrova, se kur shkruaj, shkrihet një copë borë dhe një tufë mjegullash.

Dhe ofshaj, atëherë

Lumturi nuk shoh, dhe s'mendoj

as me njeri s'flas, s'kam me kë

të gjithë kafshuan mollën e ndalueme të Migjenit

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:55
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.