Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Ka disa njerez twk te cilet me pelqen te shoh pikerisht ate ane qe me pelqen, sepse nuk eshte e thene te shohesh vetem ate ane qe tjetri tregon. Njeriu eshte i cuditshem, ndjenjat gjithashtu , ato na molepsin dhe e shpien arysen tone ne nje kolaps te atille aq sa pertej nje ane shohim nje tjeter ...nje tjeter e keshtu me rralle. Une them se ceshtja nuk qendron ne anen qe na tregon tjetri, po ne ate ane qe shohim ne ashtu sic na pelqen ne. Psh. une tek X njeri shoh ate ane qe me pelqen, qe i pershtatet pritshmerise time qe kam per ate njeri, qe eshte ne perputhje me ndjenjat qe kam krijuar per ate njeri brenda nje perkufizimi te caktuar ndjesor. Nuk ka te beje fare se cilen ane tregon ai. Sado i sofistikuar te jete njeriu ai nuk tregon vetem nje ane te tij, po i tregon te gjithe anet e mundshme qe i perdor ne perditshmerine e tij. Ideja eshte qe disa njerez nuk lodhen aspak te eksplorojne anet e tjera te njerezve me te cilet shoqerohet , po bie dakort me ate ane qe i pelqen vetes se tij, ate ane qe bie dakort me Egon e tij sepse kjo e komplekson me pak dhe i dhuron nje gjume me te qete. Imagjino sikur njeriu te kishte aq nge saqe pertej cdo ane te njeriut te mundohej te shikonte edhe nje tjeter te fshehur, ndoshta do te kishte me pak keqkuptime, mashtrime , lendime etj etj, ashtu sikunder do te kishte pamje me objektive te figurave dashurore apo te karaktereve njerezore. Por njeriu nuk ka "nge" sepse eshte gjithnje shume i zene per te bere "dicka" qe ta beje me te vertete jeten e tij , qe t'i jape asaj nje dimension me objektiv , me praktik ne fund te fundit....Po cuditerisht ne nuk kemi "nge" sepse jemi ne kerkim te kuptimeve folozofike, ne kerkim te qellimit te jetes, ne kerkim te vertetetave te personave te tjere, ne kerkim te kuptimeve te sjelljeve te te tjereve , fjaleve dhe qendrimeve te tyre, sepse pretendojme se ne jemi "te afte" per t'i kuptuar ata. Sepse ata pretendojne se shikojne shpirtin nepermjet syve te tyre, duke harruar se syte jane organ i trupit dhe jo i shpirtit. E keshtu humbin te gjitha kuptimet e tyre dhe zhyten ne nje bote te vertetetash te genjshterta.
Po gjithsesi edhe kjo kerkon "nge" , mundim , harxhim energjish dhe thellime te medha. Sepse eshte mund i madh te ndertosh nje genjeshter aq te pelqeyeshme sa ta bejme Kryefjale per nje jete te tere.
As qe nuk dua ta mendoj se sa e gjate mund te jete "hunda" imagjinare e mendjes njerezore qe "trillon" kesisoj genjshtrash kaq te sofistikuara sa t'i besosh edhe vete. ...
__________________
.
Modifikuar nga Katilesha datë 02/10/2008 ora 20:16
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|