ColdFire
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911
|
Citim: Po citoj ato që tha Aulon 12
Vlora eshte yll edhe ne dimer ,te gjithe mendojne se eshte e trishtueshme ,por pervec njefare melankonie eshte njesoj e mrekullueshme
E ndjej veten fajtore qe nuk kam qene ne shume vende ne Shqiperi. Shkoj shpesh ne tirane, kam qene ne durres dhe fier, gjirokaster dhe sarande. Shpresoj do te vizitoj se shpejti dhe qytete te tjera. Me pelqejne ndryshimet qe jane bere ne pergjithesi ne keto qytete, por e vleresoj me shume bukurine natyrale.
Pushimet e mia ne Vlore? Natyra e ka bere mrekulline e saj atje. Kafja e mengjesit shijohet tek "lirua" duke soditur dallget qe puthin lehte shkembinjte e ashper, plazhi behet ne jale atje ku eshte e veshtire te dallosh ku kaltersia e detit mbaron dhe ajo e qiellit fillon, dreka haet ne dhermi ku pjesa numer dy e plazhit vazhdon derisa dielli shendrohet si sheqerke e kuqe dhe fillon e shkrin nen dallget e detit qe e lepijne me kenaqsi, darka shtrohet ne Llogara ku freskia dhe ajri i paster te perkedhel cdo cm te trupit, atje ku yjet duket sikur shtyjne njeri tjetrin per te fituar sadopak vend ne qiell.
mmmm e kujtoj dhe buzeqesh...dhe pse them qe pushimet ne shqiperi kushtojne...c'do vit mezi pres te vij aty... 
__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|