Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 3.33.
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Me duket se ty te len pa gjume janullatosi????
Se me te vertete qe je bere shume i shqetesuar keto kohet e fundit.

Se mua as qe me ben pershtypje hyrja dhe dalja e tij nga shqiperia.

Football kush te tha qe s'di anglisht ????

Une te thaj ne anglisht moj!!



Edhe une dikur te thaja ne italisht, por tani me than italishtja mua

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 00:27
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Une personalisht nuk kam ndonje mendim shume te forte. Por isha duke lexuar "Korrierin" dhe aty ishte dhe ky artikull.

Marren nga "Korrieri"

Janullatosi dhe misioni “Cameria”
E Marte, 31 Janar 2006
Nga Xhavil SHALA

Ne Kremlin, ne Katedralen e Madhe te Moskes te quajtur “Krishti Shpetimtar”, me date 21 Janar 2006, ne prani te 2500 pjesemarresve, autoritete te larta te kishave ortodokse, personalitete shteterore, artiste, shkencetare dhe diplomate te akredituar ne Rusi, u nderua me cmimin “Per veprimtari te shquar ne forcimin e unitetit te popujve ortodokse”, Kryepeshkopi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, Fortlumturia e tij Janullatos.

I cmuar me motivacionin “Per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per ringritjen nga germadhat te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe per kontributin e tij tashme te njohur boterisht per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popujve dhe komuniteteve te ndryshme”, Janullatosi, ate dite, ishte perkrah Presidentit te Republikes se Qipros, kryetarit te Bashkise se Moskes dhe Perfaqesuesit te Universitetit te Balamandit Liban, fitues te tjere te cmimit “Krishti Shpetimtar”.

Nderimet vazhduan dhe nje dite me pas, kur ne katedralen historike “Fjetja e Shen Marise”, ne te cilen jane kurorezuar caret ruse, u degjuan ndoshta per here te pare lutjet ne gjuhen shqipe. Vete Presidenti i Federates Ruse Vladimir Putin dha nje pritje zyrtare per nder te fituesve te cmimit.

Janullatosi ne Moske u ftua dhe u nderua si Kryepeshkop i gjithe Shqiperise. Prezenca e tij atje dhe nderimet qe ju bene, ne prani dhe te perfaqesuesit te ambasades shqiptare ne Moske, jane nderime per te gjithe ortodokset shqiptare dhe nje prezantim i mire i Shqiperise ne boten ortodokse. Ishte rasti qe, nepermjet tij, Presidenti Putin te shihte “dinamizmin dhe frymen krijuese te Shqiperise”. Lajmi ne Shqiperi kaloi pa u ndier, pasi po ate dite te gjithe hapesirat shqiptare i mbuloi zija nga vdekja e Presidentit te Kosoves, zotit Rugova.

Eshte e vertete qe komuniteti ortodoks ne Shqiperi u ndihmua per rimekembjen e infrastruktures se tij nga ana e kishes ortodokse greke. Roli i Janullatosit per kete ka qene determinues. Megjithate pati nje debat publik, lidhur me caktimin e tij ne ate post. Kjo per faktin se ai nuk eshte shtetas shqiptar dhe se, ne praktiken e ortodoksise shqiptare, kjo ishte ndaluar qe me shpalljen e autoqefalise se kesaj kishe, ne vitin 1922. Reagime pati ne fillim dhe nga pasuesit e Nolit, ne Kishen Ortodokse Shqiptare te Bostonit. Pati gjithashtu, dhe klerike vendas qe vune ne dyshim autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe deklaruan mosnjohjen e autoritetit te saj qendror, sic ishte rasti i kishes ne lagjen “Kala“ ne Elbasan. Vitet kaluan dhe, megjithese jane bere perpjekje serioze per krijimin e klerit vendas te kesaj kishe, problemi i primatit akoma nuk eshte zgjidhur. Gjithsesi, ky problem nuk mund te zgjidhet derisa Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka fituar “autoqefaline ekonomike” dhe per aq kohe sa shteti shqiptar nuk do te kete nje ligj per komunitetet fetare.

Kontributi i Prof. Dr. Janullatosit per ringritjen e Kishes Autoqefale Shqiptare eshte i njohur nga te gjithe. Shqiptaret i jane mirenjohes, gjithashtu, atij per kontributin e dhene ne ndihme te refugjateve te ardhur nga Kosova ne vitin 1999 si pasoje e spatrimit etnik serb. Pjeserisht vete Janullatosi i ka bere te njohura kontributet e tij ne nje interviste botuar ne numrin 16 te te perjavshmes “ABC“. Aty ai thote se “kam ngritur zerin ne menyre te vazhdueshme dhe kam ndermarre hapa te ndryshem, apo kam bere deklarata ne intervistat e mia ne Greqi per nevojen e respektimit te emigranteve dhe te mbeshtetjes se tyre“. Ai permend, gjithashtu, mbeshtetjen qe ju ka dhene te denuarve shqiptare ne burgje, denimit publik qe i ka bere ksenofobise greke ndaj shqiptareve dhe nevojen per te patur drejtesi, duke treguar ne kete menyre se kontributi i tij eshte i mirepritur dhe ne Greqi.

Aktiviteti i Janullatosit qe ka ndihmuar per normalizimin e marredhenieve, shpesh te turbulluara, midis Shqiperise dhe Greqise, ndonese pak i njohur ne Shqiperi, ka terhequr dhe vemendjen e Parlamentit Europian, i cili me nje vendim te tijin me 14.7.1993, ka vleresuar se “mbeshtet fuqimisht vepren e Kryepiskopit ortodhoks te Tiranes, Anastasit, i cili po ben shume perpjekje per zgjidhjen e krizes midis dy vendeve”.

Krizat e shpeshta midis dy vendeve jane nxitur jo rralle nga moszgjidhja e problemit te pronave te komunitetit cam, larguar menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, si pasoje e spastrimit etnik grek. Historia e cameve eshte nje histori e dhimbshme gjaku, sakrificash, shprese e zhgenjmi. Qeveria e pare demokratike, qe ne vitin 1992, hartoi nje draft per kete problem. Perpjekjet u kurorezuan me nenshkrimin e nje Traktati Miqesie ne vitin 1996, nga Ministrat e Jashtem Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pangalos. Traktati hyri ne fuqi vetem ne vitin 1998, pasi u ratifkua nga Parlamentet e te dy vendeve. Ne traktat eshte parashikuar zgjidhja e ceshtjeve te pronave qe zoterojne shtetasit e njerit vend ne vendin tjeter, nepermjet krijimit te lehtesirave ligjore. “Secila nga palet kontraktuese do te perballoje mundesine e heqjes brenda kuadrit te saj ligjor te pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter”, - thuhet ne nenin 15 te Traktatit te Miqesise. Megjithese ka kaluar kohe, nuk ka akoma shenja progresi per ceshtjen e pronave came. Zgjidhja e ketij problemi, pervec vullnetit politik te pales greke, kerkon shtysa te tjera nga faktore ndikues ne popullin dhe opinionin grek.

Kryepeshkopi i Shqiperise, Fortlumturija e Tij Janullatos, eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e popullit, e jetes akademike, hierarkise kishtare dhe e politikes greke, nje figure mjaft e respektuar ne arenen nderkombetare dhe ne Shqiperi. Duke gezuar keto cilesi, kontributi i tije mund te jete i mirepritur per te ndihmuar ne heqjen e pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter, pra per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te komunitetit cam, te larguar forcerisht nga trojet e tyre, prona te cilat jane sekuestruar nga shteti apo tjetersuar nga kisha greke.

Pavaresisht se edhe Greqia, ashtu si Shqiperia eshte shtet laik, askush nuk mund te mohoje peshen qe ka atje hierarkia kishtare greke ne te gjitha nivelet e politikes, cka e ben me efektive ndermjetesimin e Janullatosit. Ndermarrja e ketij misioni nga ana e Fortlumturise se Tij, do te ishte nje kontribut tjeter konkret i tij per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popullit shqiptar e atij grek. Misioni “Cameria“ per Fortlumturise se Tij, eshte nje mision i mundur. Prof. Dr.Janullatos ka treguar me vepra se i pranon dhe i fiton sfidat!

Xhavit Shala

Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 01:25
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

TRojan kete artikull e ka sjelle dikush tjeter

http://www.forumihorizont.com/showt...0&pagenumber=25

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 01:47
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Shpirti i humbur,

Juve thate se "Amerika dhe Europa do te mbajne anen e Greqise, dihet ajo."
Une te them jo. Pse Amerika bombardoi Serbet megjithse Eoropa dhe Greqia ishin kundra? Greket gjendeshin dhe me vullnetar ne krahun e serbeve. Pse Amerika gjendet ne Irak megjithe kundershtimin grek...?

P.S Ngrihini poturet djema dhe hic mos u trembni se jeta lufte eshte ne fund te fundit.

Doktor Lela,
Edhe juve jeni e dobishme me rolin qe ju pelqen dhe prezantoni. Juve do te argetoni ushtaret e lirise...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 05:01
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Kuriozi
Addicted to love

Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: In the Middle of a Heartbeat
Mesazhe: 276

Re: Shpirti i humbur,

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
. Juve do te argetoni ushtaret e lirise... [/B]


Petrit je i madh. Kaq!

__________________
Ata flasin për ditë që presin të vijnë, kur gjithçka do jetë zbulesë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 05:08
Kuriozi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kuriozi Kliko këtu për të kontaktuar me Kuriozi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kuriozi Shto Kuriozi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kuriozi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Re: Shpirti i humbur,

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Juve thate se "Amerika dhe Europa do te mbajne anen e Greqise, dihet ajo."
Une te them jo. Pse Amerika bombardoi Serbet megjithse Eoropa dhe Greqia ishin kundra? Greket gjendeshin dhe me vullnetar ne krahun e serbeve. Pse Amerika gjendet ne Irak megjithe kundershtimin grek...?
.....


Petrit,

C'lidhje ka Iraku me kete pune??? Amerika do te shkoje pas interesave e Amerikes dhe jo te Greqise.

Ajo qe them une dhe qe ti s'e ke kuptu me duket eshte qe po te vije puna ndermjet Shqiperise dhe Greqise atehere Amerika do te mbaje anen e Greqise. Kurse ajo qe po thua ti (me Irakun) eshte qe po te vije puna ndermjet Amerikes dhe Greqise atehere Amerika mban anen e Amerikes. S'me duket qe ka nevoje per shume koment ketu.

Edhe bombardimet ne Serbi u bene se erdhi aty ku s'mbahej me. U be turpi i botes qe nje popull i tere u shkul me force dhe bota vetem shikonte. Filluan te hiqen paralele me hebrenjte. Ngjarje biblike po ndodhnin prap ne kohet moderne. Prandaj Titi prandaj. Per te mos permend pastaj problemet qe do te kishte Europa me keta 2 milione njerez.
---------------
Ca m'ke bo me qesh me kte muhabetin e potureve dhe ushtereve te lirise. Ore sarkazem eshte kjo apo i ke megjithmend ti keto fjale????

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 07:58
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Po ke te drejte lost_soul vecse duhet te dish qe ne Elbasan dajakun e ka marre para 10 vjetesh ai me prifterinjte e tjere kur i kane qit me shqelma jashte nga kisha e Shen Marise ne lagjen Kala edhe sot e kesaj dite as qe guxojne te hyjne aty.Tani i ka ngelur qyteteve te tjera te ngrene krye e ta qisin jashte per bythe.

Shembull frymezues ky i Elbasanit. S'ka rruge tjeter per mendimin tim. Fatkeqsisht pjesa tjeter e popullsise nuk eshte ne gjendje te nxjerre ndonje mesim, megjithese ky shembull po i uleret ne vesh. As politikanet tane apatike, megjithese jane te gjithe doktora profesora, nuk arrijne te nxjerrin ndonje konkluzion.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 08:28
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

As politikanet tane apatike, megjithese jane te gjithe doktora profesora, nuk arrijne te nxjerrin ndonje konkluzion.



Konkluzionin e ka nxjerre Populli.

Kaq e veshtire eshte per ta kuptuar?

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 09:57
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stanley Kliko këtu për të kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stanley Shto Stanley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stanley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Re: Re: Te paafte per t'u pergjigjur.

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Amoxili, nuk e di "pse". Nga ta dije? Ku e ka idene ai debil se c'behet ne Shqiperi; se sa shume e duan orthdhokset shqiptare Kryepeshkopin e tyre te TERESHENJTE. Se sa shume korcare, beratas, vlonjate, gjirokastrite, elbasanllinj, durrsake, myzeqare, tiranas, shkodrane, pogradecare, permetare, sarandiote, kavajas, cerrikas, etj., e duan Janullatosin.

Te gjithe keta bejne qe Kryepeshkopi Anastas te mos largohet nga Shqiperia. Se e duan aq shume. Dhe, sikur me ligje te duan pushtetaret ta largojne, nuk do te mundin. Sepse ata qe lartpermenda do te mblidhen si zinxhir i pathyeshem dhe do ta mbrojne Bariun e tyre me bindje te plote.

Kjo ishte pergjigjja e pyetjes. Nuk ishte e veshtire per t'u kuptuar, por zemerngurtesia juaj, injoranca, verberia, idiotizmi dhe shoke te ketyre semundjeve te sherueshme, nuk ju lene te vazhdoni perpara; nderkohe qe Anastasi nderton banesa shpirterore, Kisha, Klinika, Kopshte, Shkolla, Qendra Rinore, Azile etj., etj.

Ju? Vazhdoni shkruani mesazhe ne kompjuter.



_____________________________


Po mire o i lodhuri Stenli a e di ti qe ne elbasan eshte kryeqendra e kishes autoqefale qe ka dal kunder
[/B][/QUOTE]


Po deget ne rrethe, ku jane?

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 09:59
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stanley Kliko këtu për të kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stanley Shto Stanley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stanley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Woooow, paskam hyre ne debat te nxehte fort....(i hodha nje sy mesazheve te meparshme)

Stenli, Stenli, Stenli.... nga ta filloj???....., cfare t'them une ty???.....

ok...

ore po qenke interesant shume ti, paske bere dhe mjaft miq kendej....

Nqs it ore djale apo vajze je grek, une te kuptoj shume mire, por ky eshte forum per shqiptaret dhe dihet sa shume dashuri ka midis shqiptareve dhe grekeve, keshtu qe ben mire te mos perzihesh shume sepse u kthye forumi ne nje mendim dhe dhjetra sharje

Nqs je shqiptar, mund te jesh i vetmi qe s'kupton qe ceshtja e Janullatosit debatohet duke u nisur nga ndjenjat dhe jo teknikalitetet. Ok, po pranojme qe ai eshte i ligjshem, dmth eshte i shpallur apo i veteshpallur apo ku e di une. Por kjo nuk ka rendesi. Rendesi ka qe ai eshte grek, prandaj eshte i urryer nga shqiptaret. Jo vetem Janullatosi, por edhe ekipi i futbollit grek edhe Pirro Dhima edhe gjera te tjera greke. Kupton? Understand? Capisci? Llakazhdraka? (po pretendoj qe kjo eshte greqisht).
Dua te theksoj qe kjo urrejtje eshte shume e demshme dhe mesjetare, por per fat te keq ekziston. As greket nuk kane dale nga mentaliteti mesjetar, prandaj dhe vriten njerez rrugeve te Greqise.

Pse Janullatosi vazhdon te drejtoje kishen shqiptare?? Sepse ne shqiptaret jemi mesuar kokeulur fatkeqsisht. Jemi mesuar me te keqen. Na eshte bere gjendje normale. Duhet qe dikush te na vije e te na e fusi te gjitheve ca shpulla surratit dhe te na bertase, ZGJOHU O POPULL.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shkurt 2006 22:52
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.