Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Muzika i shoqeroi hapat e mi sot, teksa futesha ne metro. m'u duk sikur po luhej vetem per mua, ne nej harmoni perfekte me gjendjen time shpirterore. Dite e bukur, njerez te kendshem, mendime te bukura, deshia utopike, por qe me lezetin e tyre ndihmojne diten te kaloje. Rituale, qe edhe pse te perseritura, i japin dites ngjyre te vecante, cmendurira qe te bejne te qeshesh me vete kur i mendon, perkedhelje spontane fytyre, qe shikohen me sy kritik nga lulet qe s'duan te preken, shijim i cdo momenti te dites pa sikur-e, pa pretendime, pa analizime, duke pranuar me kenaqesi surprizat qe mbart me vete dhe i zbulon pak nga pak. Ndjehem kendshem, edhe pse deri diku kjo kenaqesi eshte e influencuar nga te tjeret, me shume ka te beje me gjendjen e trurit tim, ndjesite e mia e clirimin tim. PO shijoj paqen, prehjen,moskokecarjen, spontanitetin, lirine 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|