Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Parakalimi mbi përmendore
(në formë të poemit)


Zymtësira e natës përshkruan siluetat e kalbura nëpër sohi

Sogje bënin përmendoret madhështore të asaj dite të kobshme.

Ngapak pamje inkurajuese, përplot ekstaza,

prirje demagogësh, ngecje morali, intima të thyera,

tërë këto në puset e kokave të tyre bërtasin sikur t'u kishte thënë NJERI.

Pikon nga to ndërgjegja në vend të lotit dhe shpërlan moralin

e nga loti mbledhin ca për ditën e nesërme.

Që moti pikon mbi ne pandërpre balti nga thundra e armiqëve,

ndaj unë shndërrohem në ti, ti në mua dhe vetëm ata që qajnë dhembjen dhe me gjak shënojnë historikun e ditës së sotme e nëpër këmishat e tyre të coptuara lënë gjurmët e jetës, shpëtimin e kanë më afër, kur muzat e tyre t'u ofrojnë vdekje sa më të lehtë.

Sikur ta dijë njeriu poemthin melankolik të jetës, sigurisht se jeta do të isha unë dhe jo TI.
Harmonia vargore nga ajo poemthë, refren i zakonshëm në vargjet e letrarëve shqip nën moton "mos kemi vdekur vallë", më bëri që unë të jëm UNË dhe me vrap të rrëmbyer të eci drejt detit, atje ku vajtën të gjithë.

Kur ata të gjithë lamtumirën e thanë

u përshëndetën me nënën, babanë, motrën, vëllanë dhe me gjith atë çka panë

në bregoret e thyera, në shtëpitë plot merimanga e barishta u dridh gjith anembanë.
Sikur ta dinim atë poemth që tani unë e di, do të vërshonim drejt udhërrëfyesit të thyer, ku era kalon me shpejtësi, të na merr neve,

të na çojë në ditën e fundit,

në majë të kullës së Babilonit,

unë s’do të përtoja ta shkruaj atë poemë të mallkuar…

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 07:57
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Elitë studentësh



Dhimbë e bukur është kjo, student u ndjeva

shtatë palë këmisha dejrsova

shtatë palë ngjyrë mbrëmë ndërrova

sranë meje të paramendova

Ndonëse student u ndjeva, ishte e kotë

mbulesë fizike, e mllefosur n’kulm

e shtangosur n’kornizë të zbrazët atëbotë

je si macë në këtë fotografi në përfundim

Brenda retrospektiva të plotëson

emocionin për ty mua ma ngjall

Shumë për moralin do kisha folur

drejtësinë, skenën, poezinë e Zotin

këto drejtime të shfryera nga padrejtësitë

dhe mbeturinat e sistemit të ndotur

Do ti këpusja degët e fluturimit tënd

kund të mos arrish

se je dikund të mendosh

sa për nevojë të kujtimeve

E din shokun tim që kurrë s’ngec

imiton korbat e Alan Posë duke u sharrë juve

duke përsëritur në vesh, duke qenë më afër

Vështirë student të triumfosh



Fosili



U linde në valët e lumit të tërbuar

që të rrokullisi në humnerën e pafund

e që kurrë etjen nuk ta shoi

Të skaliti në paleolitin e mëshirës sate

me rrëmbim ndër erërat e kahmotshme

që sot stoli qafe të zbukurosh

Ndonëse në zymtësira të ditës

të parakaluara edhe nga ato sogjetarë

pahiri n’arrati a në shtëpi ikën

zbrapsesh i shterrur në çast devotshmërie

Përkulesh përpara thembrës ziliqare

ngadalë ju eshtra të tetovuara që lundroni

anës lumejve të Nolit

ndonëse të ngopur, të vdekur në arrati

rrokulliseni tani

Drejt shkëmbit të lumit të tërbuar që etjen s’ta shuan



Metamorfoza



Ligjërima e heshtur heshtur tingulloi

u komponua me ushtimën orientale të kujtimit dehës

anembanë horizontet e thyera ndërrojnë trajta

bashkangjiten me vragën e këputur të stërnipave të përjetshëm

pse ndodh kjo botë kurreshtare

kush ruan në bodrume violinat, çiftelitë

telat asnjëherë nuk u s’kuqën

egoizmin kush e stolis me tituj muzikal

kush thot se ka fundamentalizëm në muzikë

vallet e palakmueshme akoma vazhdojnë

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:00
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Momenti

Kur e mbylla fletoren e shënimeve

filloi një këngë e bukur, mahnitëse

shqetësoi të gjithë veshët muzikal

por kjo s’ka lidhje me poezinë, vargun

Vargu shigjetar ka shpirt tjetër

ka zë, veshë, gjuhën e tij të varguar

Këto fshihen pas ndonjë shpirti, tjetri, tjetri...

dhe vazhdojnë këtë mision

Sipas legjendave individuale kur ai zbret e kërkon

dikujt ia zë rrasën, i troket në derë

ai rrobërohet në moment nga jeta, nga vetvetja

dhe se kupton asnjëherë pse

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:05
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Oratori

Pse rëndoni kokën time, të atij, tjetrit, tënden

mjaft të rënduara i kemi

s’duhet brenda të hysh fshehurazi, e dijmë

ti hyn nëpërmes murit, kulmit, nëpërmes nesh

ju e dëgjoni si përplaset me kokë

S’të duhët ajo gojë e ëmbël

e idhëton me shkrumën e gojës tonë

S’të duhen ato këmbë te drejta

i shtrembëron duke ecur këmbëzbathur

S’të duhen ato sy të ashpër

i shëndërron në pulla teshash

S’të duhet ai shikim fuqiplotë

kur aty derdh lotin dhe djersën tonë

ti lahesh në to dhe s’kupton

se edhe ti digjesh së bashku me ne

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:08
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pamje

Më falni zonja dhe zotëri, unë jam plot neveri

të nisemi, dritat u ndalën dhe premtimi

sodoma, kërnallë, plot tingë pa froma, ejani

Më falni zonja e zotëri, ky është vend i imi

gjith ç’është dhe s’është kurdisur është me qëllim

të xhelozuar, të shkrumuar…

Më falni zonja e zotëri, qëllimi është të shihni

ju lutem në dysheme pa dyll e diell,

mos përplaseni në rrasën e përlyeme

në dritaret e blinduara të kësaj dashurie

dhe ai që këtë e quan kënaqësi, zoti e faltë

Më falni zonja dhe zotëri, pleq e të ri

unë jam ky, ajo... s’edi

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:10
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Përmbajtja

Këndshëm qesh, lexon

bohema ime

Mbyll librin, mendon

alkimia e fjalës

Hyn në brendinë, humb

ngadhnjimi

Ulesh mbretërisht, vjedh

dashurohesh

Kremton durimin, loton

vdekja ime

Turbullohesh, përgëzon

sodit vetvten

Arin të kuptosh, zanoret

shkretirat e humbura

O lexues shikimngrysur

mos rri gojëgozhduar, symshelë

këndo këtë libër, kupto

mos përpëlit

hidhe mbi pullza të lagjeve të reja

E ndërtova nga shkronjat e kremtimeve të arta

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:14
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Shpëtim dashurie

Besoni dashurinë,

besoni në jeni gënjeshtarë,

gënjeni në jeni frikacakë

Kur shtriheni syçelë dhe mendoni, ha

sa prehje a, patologji e dhembjes kronike

Sa të thejshta janë buzët, thjeshtësi

kur lyhen me të kyq, zhdukin imagjinatën,

sikur dita dhe nata.

Dhe i bëra pyetje Bodlerit të madh

ai e preferoi dritën, ndaj së përjetoi shumë

I tregoi të paqenurat e botës femrore, realet dhe irealet

Paramendoni,

jetoni një të tretën e jetës për gjysëm ore,

shpëtim a,

shpejtoni të kërkoni shpëtim,

sëmundja kronike përhapet, përngjitet

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:17
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Vazhdim bisede

Intuita vetjake e dashurisë edhe këtë rradhë u thye

ngacmon momentin të humbasë diç

nga dështimi cavjeçar komunist i dashurisë

S’meriton ajo më tepër se këto sharje,

ashtu i quaj unë

Poqëse të ulur jemi pranë e pa komunikim

pretendoj me biseda të lehta bindëse

shtremboj buzë e faqe, e s’gjej dot fjalë shestimi

Kinse kokën ulur më vështroi direkt,

më pikturoi një sinkroni tjetër pranë

Triumfi larg është

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:21
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Gjelbërsia



Në mesnatën joshëse pranë syve të natyrës

në mes të sohive të errëta

nga dritaret e hënës vezhguese

ëmbël kuvendonim ne të dy



Si afrohesh dhe kalon tingthi ti

midis aromave joshëse voglane,

shkrihej jeta e përvëluar djegëse

nën lulishtet borëbardha lakmuese

mu bë se edhe unë isha diku aty



Në gjelbërsinë e zemrës, flinim aty

në fluturimin e mëngjeseve, gdhiheshim ne dy

pa preteks dhe me epilog, pa epitaf jam aty

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shtator 2005 08:25
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ardita J.
Anetar i ri

Regjistruar: 12/11/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 1

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Kaq deshira
Kaq deshirane po mbajme fshehur
sa dhe vetes trembemi tia themi
Rrugeve te jetes si te dehur
endemi dhe s'dime se ku vemi

S'i mbaj meri
S'i mbaj meri per vitet e rinise
qe nje nga nje po m'ikin pa gezim
as jetes plot andralla ,as dashurise
qe u tall ashtu sic desh me fatin tim

Askend nuk e kujtoj keq ne bote
ne zemren time shteg te mbyllur s'ka
mjafton nje flale e cilter, fjale e ngrohte
qe te me besh prap mik e prap vella.

Bilal Xhaferri




Jorgo Bllaci e ka shkruar!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Nëntor 2005 18:14
Ardita J. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ardita J. Kliko këtu për të kontaktuar me Ardita J. (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ardita J. Shto Ardita J. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ardita J. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.