Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Ai eshte atje. Si diten e pare qe e takova. Ekzistenca e tij eshte deliri I jetes time. Ditet me pranine e tij me kane kthyer ne nje kalim. Ndihem sikur jam rruga e tij drejt ndjenjave te verteta, me duket sikur jam drita e shpreses ne tunelin e gjate dhe te erret te vetmise se tij, shpesh here ai me kthen ne farin e tij , ne piken e orientimit te tij dhe jo pak here me ben te ndihem si pikenisja e tij. Me pas me kthen ne dallge qe terbohen , marrin hov dhe shuhen Brenda te njejtit shtrat, Brenda kufijve te njejte duke u shkrremoqur ne nje breg qe here e njoh dhe here nuk e njoh , qe here me duket sikur me prêt dhe here tjera jo. E me pas brengosem e kthehem Brenda guackes time. Mbyll syte per t’I hapur vetem kur ne qiell reflekton ylli I pare, me te cilin ai me krahason. Flas me te parreshtur, I kerkoj arsye, projektoj veten tek ai , projektoj historine time aty, te vertetat dhe te genjeshtrat , te thenat dhe te pathenat, ndjenjat dhe rrebelimet , heshtjen dhe te vetmen pyetje qe me mundon: a ekziton me te vertete apo eshte trill I mendjes time , nje rreng qe po ma ben vetja ime , nje rreng per te pare deri ku shkojne limitet e mi apo nje rreng per te njohur fundin? Pastaj harroj….,ose te pakten mundohem te harroj dhe e shoh veten si nje pulbardhe qe fluturon , qe pa u lodhur udheton drejt copezes se qiellit te saj, asaj copeze ku edhe shiu nuk do e lagte , atje ku edhe Debora do ishte e ngrohte , atje ku edhe ererat do ishin vale dashurie , atje ku dhe rrufete e stuhite do ishin perkedhelje qe deshperimisht priteshin te vinin. Por mendimet zhduken me naten. Cdo here ndjenjat e mendimet lindin me driten e diellit dhe shuhen me gjumin e yllit te fundit. Ky eshte nje cikel sfilites per shpirtin e njeriut, sidomos te atij qe nuk e ka zbuluar akoma “te verteten e tij” , te verteten per “pyetjen “ e tij qe do te ishte si nje dore qe I jepet kur eshte ne buzet e nje humnere………
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|