NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Nga kanceri i gjirit dhe i mitrës, vdesin rreth 600 femra në vit
Cod. B11112007
Burimi: Shekulli Online
Data Publikimit: 15/08/2007
Autor: Isuf Kurtaj
Komuniteti Evropian, në kuadër të programit INTERREG, financon projektin 7 milionë për diagnostifikimin e kancerit të gjirit dhe mitrës
Në bazë të një studimi njëvjeçar, të realizuar nga mjekët e Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, vihet re se vitet e fundit kjo patologji po haset tek fermat 35-vjeçe
Vdekshmëria e madhe e fermave nga kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës në vend, është në shifra të larta. Kështu, sipas të dhënave të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës "Nënë Tereza", në vit, vdesin rreth 400 ferma nga kanceri i gjirit dhe 200 ferma nga ai i qafës së mitrës. Të dhënat alarmante që dalin nga QSUT-ja kanë nxitur fushatën sensibilizuese që do të nisë në muajin shtator, në kuadër të projektit të zbatimit të fazës operative të programit INTERREG III, Shqipëri-Itali. Kjo nismë e financuar me një vlerë prej 7 milionë euro nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali) do të shërbejë për diagnostifikimin në kohë, si dhe trajtimin me sukses të kancerit të gjirit dhe të mitrës.
Shifrat alarmante
Regjistri Kombëtar pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, tregon një rritje të përditshme të rasteve të kancerit dhe këto ritme flasin për një dyfishim të rasteve në tre dekadat e ardhshme. Aktualisht, në Evropë, 1 në çdo 12 gra shfaq tumor të gjirit. Sipas onkologëve shqiptarë, pavarësisht se të dhënat tona janë më të mira, vihet re një tendencë rritjeje e rasteve, që me kalimin e kohës do të jetë e krahasueshme me statistikat evropiane. Të dhënat e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, tregojnë se humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra në vit, ndërsa nga kanceri i qafës së mitrës, rreth 200 femra në vit. Nga të dhënat e shërbimit Onkologjik, disa forma të kancerit si ai i gjirit, në tre dekadat e fundit janë trefishuar. Vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë dhe i lëkurës, për meshkujt, ndërsa për femrat e zë kanceri i gjirit dhe i lëkurës. Nga 9 lloje të kancereve që hasen në Shqipëri, shtatë prej tyre janë të mundshme për t'u parandaluar, duke shmangur shkaktarët parësorë të riskut. Nga të dhënat e OBSH-së, mësohet se në të gjithë botën ekzistojnë 10 milionë raste të reja në vit me kancer, nga të cilët 7 milionë do të vdesin nga kjo sëmundje. Më shumë se 70 për qind e vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku burimet e mundshme për zbulimin e hershëm, diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ janë të kufizuara ose nuk ekzistojnë. Për këtë, OBSH-ja ka nisur dhe zhvilluar një strategji për kontrollin e kancerit, duke promovuar udhëzimet për ngritjen e Programeve Kombëtare të Kontrollit të Kancerit.
Preken femrat e reja
Nga studimi i mjekëve në Shërbimin e Onkologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, kanceri i gjirit në Shqipëri është sëmundja më e shpeshtë tek gratë, duke zënë vendin e parë të tumoreve malinje që prekin seksin femër. Vitet e fundit kjo patologji po haset në mosha të reja, më pak se 35-vjeç. Ky është konkluzioni i një studimi njëvjeçar të realizuar nga mjekët e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë. Grupi i Punës për Kontrollin e Kancerit në vendin tonë, konsideron si domosdoshmëri nevojën e një strategjie për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së kancerit. Grupi i Punës për Kontrollin e Kancerit, të angazhuarit në këtë mision, janë në pritje të rekomandimeve dhe sugjerimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për dokumentin strategjik për kontrollin e sëmundjes, tashmë të bërë gati. Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bërë një lëvizje në kontrollin e kancerit, ndaj të cilit shërbimi ynë shëndetësor është ende larg. Ky bord e konsideron një sfidë dhe sukses arritjen e INTERREG III, për të përfituar rreth 2.5 milionë euro, për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe të gjirit te gratë. Statistikat e QSUT-së tregojnë se në vit, shënohen rreth 400 raste të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit. Gjatë viteve 1992-'96, maksimalisht u shënuan 225 raste të reja në vit, ose 14 raste të reja, për 100 mijë banorë, ndërsa në vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18, për 100 mijë banorë. Kanceri i gjirit është një problem mbarëbotëror, një nga problemet më të mprehta të mjekësisë, ku shifrat janë alarmante në Evropë dhe të tilla janë edhe për vendin tone. Statistikat evropiane flasin për një shërim në masën 80-90 për qind të rasteve me kacer të gjirit, nëse diagnostikimi realizohet në kohë.
__________________
nderkohe me date 30 gusht doli nje shkrim tjeter po ne te njejten gazete qe kishte te bente me te njejten ceshtje:
Burimi: Shekulli Online
Data Publikimit: 31/08/2007
Autori: e.b
Të gjitha femrat që dyshojnë se vuajnë nga kanceri tashmë kanë mundësinë të bëjnë mamografinë edhe në poliklinika. Kështu ekzaminimi do të fillojë të bëhet falas në Poliklinikën Qendrore të Specialiteteve në Tiranë nga mjekë Italinë. Këtë e bëri të ditur kreu i dikasterit të Shëndetësisë, i cili shpjegoi se nëpërmjet projektit Interreg 3 të Pulias kjo praktikë do të vazhdojë edhe në 4 qytete të tjera mëdha.
Ndërkohë shefi i shërbimit të Imazherisë në QSUT, Krenar Preza, pohoi se kjo nismë është shumë e rëndësishëm, pasi do t'i jepet fund pritjeve të gjatë në spitale. Ndërkohë bëhet e ditur se kanceri i gjirit shfaqet çdo vit në rreth 400 raste dhe se tashmë po gjen terren edhe në mosha më të reja se 45 vjeç. Për të gjitha ato që nuk ishin të siguruara, ekzaminimi me mamografi kushtonte rreth 2000 lekë të reja, ndrësa tani do të kenë fatin ta realizojnë të gjitha falas.
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|