Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Pride and Prejudice

nga Jane Austen, e kam lexuar ne anglisht dhe edhe pse e cuditshme ne fillim, me ka terhequr gjuha formale qe perdoret ne liber, te fut ne nje bote krejt tjeter. PAstaj dhe perplasja e karaktereve, te Elizabeth dhe Mr Darci eshte vertet interesante.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 00:10
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha tresh


puuuu si na u ba ky Remarku ...si burri i nanes edhe ne anderr tesh po e shoh me siguri.
Doni ma na ba me zor me i lexu tane librat e tij
Analiste mos bej grumbullime te paligjshem si puna e ketij klubi



Tresh, keq me vjen por kur vjen puna tek Remarku nuk terhiqet njeri prapa.

Lorie edhe mua me ka pelqyer shume Pride and Prejudice, megjithate edhe libra te tjere nga Jane Austen jane te bukur edhe kane te njejtin perfundim te lumtur si "Pride and Prejudice" Mendoj se duhet ta diskutojme me shtruar mbi kete liber.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 05:36
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Jane Austen

"Krenari edhe paragjykim"

"Pride and Prejudice" po ashtu si librat e tjere te Jane Austen, edhe ata qe s'kam lexuar ende eshte nje histori romantike qe zhvillohet ne nje kohe kur shtresat sociale kishin me teper dallim se kurre. Megjithese fatekeqsisht gjithemon ka dallime midis shtresash. Nejse.... se po dal nga tema Surprizat, te papriturat ne liber jane ato qe te bejne te terhiqesh prej historise qe zhvillohet aty. Megjithate me kryesorja edhe pika me e forte ne kete liber besoj se mbetet pikerisht dialogu midis Elizabeth Benet edhe Mr. Darcit. Gjithemon i spikatur edhe mbi te gjitha inteligjent, opinioni i Elizabeth eshte ai qe shkakton ndjenjat romantike tek Mr. Darci. Megjithese ne fund te fundit perseri Elizabeth kupton se kishte paragjykime te padrejta edhe krenari te tepert, po ashtu si edhe vetem Mr. Darci. Do ta rekomandoja si liber.


"Sense and Sensibility" po nga e njejta autore, si baze subjekti ishte po ai i pabarazise midis shtresave te ndryshme te shoqerise edhe pamundesia per tu lidhur me ate te cilin vertet e do. Flitet per dy motra ne kete liber te cilat kishin nje menyre krejt te ndryshme te te parit te jetes. Njera prej tyre llogjikonte me teper edhe gjithecka e arsyetonte hollesisht (Sense ) ndersa tjetra gjithemon ndiqte c'ka i thoshte zemra e saj ( Sensibility )Persa i perket surprizave ne kete liber, mendoj se ishin me te papritura se sa tek "Pride and Prejudice" megjithese disa here pakez te ngaterruara. Gjithashtu edhe ketu zgjidhja e konfliktit lihet per ne faqen e fundit, madje paragrafet e fundit te librit. Ideja kryesore qe merr nga libri, se asnjehere nuk duhet te perdoresh vetem arsyen, apo vetem ndjenjat per te gjykuar duhet te kesh nje nderthurrje te te dyjave.



"Mansfield Park" Flet per vajzen e vogel (nqs s'e mbaj mend gabim) te nje familjeje te varfer e cila shkon te jetoj ne shtepine e tezes se saj te pasur edhe tregon jeten dhe perpjekjet e saj per tu bere pjese e familjes edhe per te fituar dashurine e personit qe do. Pakez i ngjashem me historine e hirushes ne disa pika...
Ne pergjithesi ishte i kenaqshem si liber por fundi i tij mendoj se linte pakez per te deshiruar sepse perfundimi i personazheve kryesor nuk ishte i llogjikshem edhe pakeza i forcuar.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 11:20
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Mezi pres te shoh flimin

ku Elizabeth luhet nga Keira Knightley. Vetem versionin e vjeter e kam pare ,ndaj u nisa te lexoja librin. E ke shkruar bukur,me terheq shume pjekuria dhe inteligjenca e Elizabeth.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 11:29
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Lorie e kam pare kete film, ne pergjithesi mire, vetem se i kane ndryshuar disa gjera edhe nuk me pelqeu shume aktori qe luante Mr.Darcin, nuk me dukej se kishte arritur ta shprehte ate qe vertet ishte Mr. Darci ne liber.
Libri nuk krahasohet asnjehere me filmin. Sado mire te realizohet nje film, per mendimin tim asnjehere s'e arrin cilesin e librit.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Janar 2006 11:32
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

hije ne parajse nuk e kam gjetur ende te pakten ketu nuk eshte botuar dhe Jimmy ma ka premtu per ditelindje por u be dy vjet qe aha ben sikur harron . Por kam lexuar 2 libra te tjere qe s'besoj se jane perkthyer ne shqip, mbreterine e Endrrave Gam dhe librin e tij te fundit te paperfunduar toke e premtuar. Sot bleva dy libra te rinj te botuar qe i perkasin periudhes se hershme para shkrimit mendoj. I pari eshte "stacion ne horizont", i shkruar para" Asgje e re nga fronti i perendimit" dhe tjetri eshte "rruga e kthimit." vazhdim i Asgje e re nga fronti i perendimit. Keni inat
remarku dhe coelho jane te vetmit autore qe kam fiksim t'u lexoj gjithshka kane botuar. nga fillimi deri ne fund.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Janar 2006 23:23
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Ana, une s`te kam premtuar "Hije ne Parajse" por te kam thene "nje liber te Remarkut". Prandaj mos genje Megjithate ti e ke "Hije ne Parajse" vetem se e ke me titull "Toka e Premtuar" (e ka lene vet Remarku me tre perfundime te ndryshme dhe me tre tituj te ndryshem).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Janar 2006 23:34
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Tani meqe ketu eshte si pune teme e lire (me pelqejne keto temat e lira ) desha te permendja ketu nje shkrimtar te madh grek i cili eshte nder shkrimtaret e mi te preferuar. (Dhe sa per informacion qe nje grek te hyje ne kete liste duhet te kaloje shuuume prova qe ky shkrimtar i ka kaluar me shuuume sukses ) Por fatkeqesisht ky autor nuk eshte nder me te njohurit dhe per mendimin tim i eshte bere padrejtesi (ja me ne fund nje padrejtesi e jona ndaj grekeve E gjeta Vangjeeeel )

Autori quhet Kosta Varnali. Lindur me 14 shkurt 1884 ne Pyrgos te Rumanise. Vazhdoi studimet e larta ne fillim ne Athine dhe me pas ne Paris. Influencohet shume nga Revolcioni i Tetorit dhe kjo ndikon edhe ne krijimtarine e tij artistike. Nga nje poet lirik dhe me tema kryesisht poezi dashurie kthehet ne nje shkrimtar tejet ironik dhe veprat e tij kthehen ne fshikuj kunder diktaturave dhe sidomos kunder diktaturave te vendit te tij.


Por vepra e tij me e plote dhe me e preferuara per mua eshte :

DITARI I PENELOPES
Ketu megjithese ne fillim duket nje Penelope klasike Varnalis shume shpejt del ne natyren e tij te vertete. Penelopa nuk shfaqet me si ajo gruaja besnike por si nje prostitute, nje grua e cila nuk njeh moral dhe nder. Biles edhe kur fisniket i propozojne per martese ajo nuk pranon jo per shkak te virtyit klasik te saj por sepse nuk do te ndaje pushtetin me askend.

Sigurisht qe ketu ne figuren e Penelopes autori godet me sarkazem te thelle Mbreterit dhe diktatoret e Greqise dhe klasen e larte greke.

Jo me sarkastike eshte edhe figura e Odiseut (te cilin Varnali e quan Dise) i cili nepermjet rrefimeve konfidenciale te Homerit (ne figuren e te cilit pasqyrohen kengetaret servile te oborreve mbreterore dhe te te pasurve) Odiseu nuk na del nje Hero Klasik grek por nje horr si gjithe greket e tjere i cili shkon ne Troje jo per nje grua te shemtuar (sipas Varnalisit ) por per te grabitur dhe per te plaçkitur qytetin e pasur te Trojes dhe jo nepermjet Kalit te famshem por nepermjet disa trojaneve te pasur te cilet donin te permbysnin Priamin per t`i marre fronin dhe per kete tradhetojne atdheun e tyre dhe fusnin greket fshehurazi ne Troje. Por ndersa Odiseu i vertete vdes ne Itake kthehet nje Dise i rreme. Kur Magjistarja Circe,shnderroi shoket e Odiseut ne derra dhe pastaj Odiseu e detyroi t`i kthente prape ne njerez, ajo shnderron ne njeri edhe nje derr te vertete. Dhe pikerisht ky derr kthehet ne Itake si Odiseu.

Nje pike shume interesante eshte kur Penelopa ne ditarin e saj tregon per plackitjet qe bente ne "qytetet" per rreth ku permendet Epiri dhe Arberia. Varnalis flet qarte dhe biles pa aludime per plackitjet dhe masakrat e shtetit grek ndaj popullsive shqiptare ne te ashtuquajturin Vorio-Epir. Por Varnalis nuk mjaftohet me kaq. Ai nuk le pa fshikulluar pa meshire mbi famekeqen "Megali-Idea" nepermjet ditarit te Penelopes ku ajo shkruan:

Dhe ushtaret tane do te shkojne te luftojne ku te duan Çakejte, ne Egjipt etj per nje Bote te Madhe. Per nje Itake te Madhe.

S`ka nevoje per sqarime qe Itaka eshte Greqia, dhe Itaka e Madhe eshte Megali-Idea.

Por ne roman shfaqen dy figura misterioze: Ujqit dhe Cakejte te cilet pushtojne njeri pas tjetrit Itaken. Dhe keta "patriote" itakas, qe nga Penelopa dhe Diseu, fisniket dhe prifterinjte i dalin dhe i presin me lule keta pushtues dhe vihen ne sherbim te tyre duke vrare te gjithe "tradhetaret" qe ngrinin krye kunder "clirimtareve".

Ketu Varnalis e con ne maksimun sarkazmen e tij. Ujqit nuk jane gje tjeter vecse nazistet gjermane kurse Cakejte jane anglezet te cilet menjehere pas LIIB nxiten luften civile greke.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2006 02:22
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 12/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Mesazhi doli ca i gjate por nqs do keni durimin ta lexoni nuk do ishte keq. Tek une ka ndikuar shume per te kthjelluar mendimet e mia dhe per te konfirmuar qe vertet "nuk ka pyll pa derra" po ama "jo te gjithe qe banojne ne pyll jane derra"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Janar 2006 02:26
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jimmy84 Kliko këtu për të kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të jimmy84't! Kërko mesazhe të tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jimmy84 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Jimmy a ma ben kete librin dhurate per ditelindje? qenka shume interesant.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Janar 2006 03:20
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:36 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.