Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Probleme Sociale > Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve?
Pranoni dhenien e organeve?
Po
Jo
Nuk e di
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Re: Re: Re: Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve?

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Njeriu qahet, kendohet vaj per te dhe mbushet me ritual pas rituali nga momenti kur mbyll syte pergjithmone deri ne momentin kur varroset. Jane rituale gati-gati te shenjta, qe mesa shoh shumica mbase jane shume te rinj qe t'i kene perjetuar. Une i kam pare kur isha e vogel (ne klase te shtate) dhe sa e deshperuar isha per humbjen e nje njeriu te dashur, aq isha dhe e habitur me natyrshmerine e trajtimit te vdekjes. Ritual pas rituali, qe mendoj se duhet te shkruhet per to.



Per vajtim duhet i gjithe trupi.



Me bene pershtypje fjalet e tua. Ndoshta ne teori mendoj qe keto rituale ( qe ne shqiperi nuk jane edhe pak ) kane si pikesynim te ndihmojne familjen te kaloje ate moment te veshtire sic eshte humbja e nje personi te dashur. Por shpesh gjithe ato rituale rendojne shume ne familjaret duke ja shtuar hallet sesa duke ja pakesuar. Pastaj edhe per te vajtuar nuk do te shkoje dikush te kerkoje nqs i ke te gjitha organet brenda apo nuk i ke.


Per sa i perket temes une jam pro dhe e kam ne patente ketu ku jam. Gjithashtu mendimi qe dikush tjeter do te vazhdoje te jetoje duke perdorur zemren,veshken, melcine apo pankreasin me ben te ndjehem me mire. Gjithashtu kam kerkuar nga familjaret qe te me ke kremojne trupin dhe me hirin mund te bejne cfare te duan. Por te them te drejten nuk e kam ne plan te vdes se shpejti keshtu qe duhet te presin edhe ca per te perdorur organet e mija.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 06:50
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Re: Re: Re: Re: Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve?

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Me bene pershtypje fjalet e tua. Ndoshta ne teori mendoj qe keto rituale ( qe ne shqiperi nuk jane edhe pak ) kane si pikesynim te ndihmojne familjen te kaloje ate moment te veshtire sic eshte humbja e nje personi te dashur. Por shpesh gjithe ato rituale rendojne shume ne familjaret duke ja shtuar hallet sesa duke ja pakesuar. Pastaj edhe per te vajtuar nuk do te shkoje dikush te kerkoje nqs i ke te gjitha organet brenda apo nuk i ke.



ingmetalboy, mos harro qe ne Shqiperi nuk ka shtepi funeralesh, dhe po te kishte, nuk e shoh te kene shume sukses te pakten vitet e para. Njeriu lahet nga familja e tij/saj. Vishet po nga ato. Pastaj shtrihet, i vihet nje shami qe t'i mbulohet fytyra, dhe grate rrethuara renkojne ndersa ajo qe i qendron permbi koke te ndjerit vajton duke permendur perse personi ne fjale do t'i mungoje njerezve dhe sa person i mire ishte ai.

Ne veri, kam mesuar qe burrat kane nje ritual vaji qe daton qe nga kohet tona pagane. Hidhen, vajtojne dhe gervishtin kraherorin duke treguar dhimbjen e tyre per humbjen e pesuar.

Ndersa cremation, per te cilin thua ti, nuk egziston me sa di une, ne Shqiperi. Dhe as qe inkurajohet nga shoqeria tradicionale Europiane...keto ide vijne nga lindja e larget.

Nejse, po kur them qe eshte e rende per familjet shqiptare mos te kene nje varr per te qare, e them ngaqe e kam veshtruar nga afer. Nje i afermi im humbi jeten ne det ndersa po perpiqej te shteponte vajzen e tij te vogel (qe sot do te ishte pak me e madhe se une). Te dyve nuk iu gjend trupi, dhe familja e ka jashtezakonisht te rende qe nga 15 vite me pare. Ne jemi popull qe i vizitojme varret dhe qajme mbi to, i pastrojme, dhe nuk i harrojme.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Modifikuar nga Balerina datë 19/06/2009 ora 07:58

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 07:48
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Shtepi funeralesh ka dhe ka patur gjate gjithe kohes. Ne Shqiperi ( te pakten nga anet time ) eshte zakoni qe familjaret mbajne zi dhe e qajne te vdekurin per 24 ore para se te varroset. Bile zakonisht vazhdon vaji gjithe naten. Pastaj behen dreka dhe darka perkujtimore cdo 3 dite, 40 dite, 6 muaj dhe vit pas viti. Edhe mbas varimit duhet te mbash shtepine hapur per vizita gati nje jave. Shpresoj qe mos e provosh kurre ne familjen tende, por me beso eshte jashtezakonisht e lodhshme. Ditet e para nuk dija cfare te beja me pare, te qendroja prane mamase qe ishte e shkaterruar moralisht apo te kujdesesha qe gjithcka te shkonte mire me drekat e darkat per 100 kusherinj dhe miq te cilet duheshin nderuar ashtu sic e kishte zakoni. Te gjithe pjestaret e familjes ishin ne te njejten gjendje si une, te ndare midis asaj qe duhet te benin dhe asaj qe deshironin te benin.

Me vjen shume keq per te afermin tend. Ajo qe permendet ju eshte ndryshe per mendimin tim, mbasi familja e tyre nuk mund ta vere shpirtin ne paqe (you cannot have closure) pa i pare trupat ndaj dhe e kane aq veshtire. Por ajo qe po them une eshte ndryshe. Nuk kremohesh tre ore mbasi te vdesesh. Familja mund te te jape lamtumiren. Une tani jetoj ne US dhe ketej eshte gjithashtu zgjidhja me me pak shpenzime. Per punen e varit une urrej varrezat. Noshta kjo eshte nje nga arsyet se pse dua te kremohem.
Sorry qe tu pergjigja kaq gjate

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 08:52
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Jam pro dhurimit te organeve por menyra se si trajtohen organet s'me pelqen. Per fat te keq jam e rrethuar nga shume mjeke degjoj lloj lloj historish. Gjithsesi e konsideroj trupin dicka kalimtare pastaj dobia e ketij veprimi e jo vetedija ndoshta me bejne ta pranoj me me lehtesi.


Balerina s'jam shume e mendimit si ty persa i perket riteve te funeraleve. Jam dakort me ingmetalboy. Jane nje tmerr per familjaret. Duhen zhdukur nga faqja e dheut, ne shumicen e rasteve e gjen veten te rrethuar nga njerez qe s'duan t'ia dine per te vdekurin e as per te tjeret qe la. Duhen lene te qete te hidherohen ne privatesine e tyre.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 14:11
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ne perendim dhimbja konsiderohet si nje emocion personal, intim, i cili s'mund te ndahet me kedo.
Ne shoqerite qe jane ende ne kontekste tribush dhimbja egziston vetem aty ku shfaqet publikisht, aty ku ulerasin, aty ku çirren dhe aty ku mundohen ta tregojne sa me teper. Me ka rastisur mua te degjoj muhabete grash ku si qellim kishin ne vdekjen e nje te afermi te mbanin entertained grate qe ato te mos benin muhabet; pra te benin nje vajtim te suksesshem pas te cilit mund te perflitej ne qytet per dhimbjen e tyre.

Shtepite funerare jane nje must: dinjiteti i te vdekurit duhet ruajtur dhe ndaj familjareve. Vdekja vjen ne forma te ndryshme; trajtimi i te vdekurit mund te behet vetem nga njerez te specializuar.
Njoh shtepi funerare une qe kane njerez te specializuar ne make-up qe te vdekurve te aksidentuar rende, te deformuar ne fytyre, me nje foto perkrah mundohen t'i lyejne ne ate forme sa ai c'perfytyrim te jete sa me minimal. Keshtu familja s'do kete trauma nga perballja me te vdekurin.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 14:12
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Aq sa i kam vezhguar une ritet shqiptare, me kane ndihmuar me dhimbjen. Te jetosh ne mohim te dukurise se vdekjes sic behet dendur ne perendim, ku varrezat nuk bejne pjese ne qyteterimin e tyre nuk eshte as e shendetshme. Sado te perpiqet njeriu nuk mund ta zhduke vdekjen. Dhe njerezit qe vajtojne jane te sinqerte. Flas per ata me te vertete te aferm te te ndjerit, jo kodra pas bregut. Une kam degjuar vaj motre per vellane, vaj femije per babane, dhe i ndihmoi me dhimbjen. Une qe e mbajta brenda me dinjitet sic bejne ne perendim me kapen te dridhurat ngaqe nuk mund ta mbaja me te qaren. Njeriu nuk mund t'i mbaje perbrenda keto dhimbje, por mos na rencin ndonjehere qe t'i provojme me.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 16:51
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Shtepi funeralesh ka dhe ka patur gjate gjithe kohes. Ne Shqiperi ( te pakten nga anet time ) eshte zakoni qe familjaret mbajne zi dhe e qajne te vdekurin per 24 ore para se te varroset. Bile zakonisht vazhdon vaji gjithe naten. Pastaj behen dreka dhe darka perkujtimore cdo 3 dite, 40 dite, 6 muaj dhe vit pas viti. Edhe mbas varimit duhet te mbash shtepine hapur per vizita gati nje jave. Shpresoj qe mos e provosh kurre ne familjen tende, por me beso eshte jashtezakonisht e lodhshme. Ditet e para nuk dija cfare te beja me pare, te qendroja prane mamase qe ishte e shkaterruar moralisht apo te kujdesesha qe gjithcka te shkonte mire me drekat e darkat per 100 kusherinj dhe miq te cilet duheshin nderuar ashtu sic e kishte zakoni. Te gjithe pjestaret e familjes ishin ne te njejten gjendje si une, te ndare midis asaj qe duhet te benin dhe asaj qe deshironin te benin.



Shtepi funeralesh ne kuptimin e funeral homes, jo qe ta kthesh ti shtepine tende ne vend pritjeje dhe percjelljeje. Funeral homes, ku paguan persona qe te perkujdesen per te vdekurit, jane vende apostafat per te vdekurit. Atje behen dhe pritjet. Sic e permendi dhe amori, mund te kene dhe njerez qe te bejne make- up nese vdekja nuk ka qene natyrale dhe fytyra eshte prekur.

Kete qe permende ti e kam provuar. Po, eshte e lodhshme, po kur te ndodh, mendon me mire ta bej se personi qe doja une e meriton kete respekt. Eshte si puna e te mbajtit zi. Te tjereve qe mbajne zi per kohe te gjate u thone "hiqi hiqi." Po kur e provojne vete, s'u ben zemra per nje kohe te gjate te veshesh dicka tjeter pervec se te zezes. Disa mund njerez te larget mund ta bejne dhe per sy e per faqe, por familja e afert e te ndjerit nuk e ben per sy e per faqe se nuk ta ben zemra.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 17:00
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


po kur te ndodh, mendon me mire ta bej se personi qe doja une e meriton kete respekt. Eshte si puna e te mbajtit zi. Te tjereve qe mbajne zi per kohe te gjate u thone "hiqi hiqi." Po kur e provojne vete, s'u ben zemra per nje kohe te gjate te veshesh dicka tjeter pervec se te zezes. Disa mund njerez te larget mund ta bejne dhe per sy e per faqe, por familja e afert e te ndjerit nuk e ben per sy e per faqe se nuk ta ben zemra.



jam shume dakort me ty

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 17:07
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

shum sensibile ju forumoret... organet falen kur jeni ne jete, e jo te vdek

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 17:25
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erious Kliko këtu për të kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erious Shto erious në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erious në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Re: Re: Re: Re: Re: Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve?

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Ne veri, kam mesuar qe burrat kane nje ritual vaji qe daton qe nga kohet tona pagane. Hidhen, vajtojne dhe gervishtin kraherorin duke treguar dhimbjen e tyre per humbjen e pesuar.




Me beri pershtypje kjo qe ke shkruar. E di pse? Mua me ka takuar para disa vitesh qe te  shkoja ne nje varrim ku ndiqej nje ritual i tille. Por me sa di une nuk ka te beje me zonat , por me fene, sepse ata ishin Bektashinj. Gjithsesi nqs eshte edhe ritual i ndonje zone te caktuar ne Veri , do te doja ta dija.

Sa  per temen: Jam pro dhurimit te organeve pas vdekjes. Ideja qe dikush mund te jetesoje organet e mia dhe qe ato do ti japin atij mundesin per te jetuar , me intrigon dhe kenaq.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Qershor 2009 18:00
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Probleme Sociale > Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.