Perendia
Perëndia s'ka fe!

Regjistruar: 13/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328
|
Bijt e Shqipes kush i vrau?
Cdo qytet i vëndit tonë, vec e tok i ka të tërë
ata burra që pengojnë vëllazërimin e gjërë
që nga viti dyzetenjë listat shokët kanë bërë
i kan situr e shoshitur si filli nëpër gjëlpërë.
"Sy e vesh duhen në Vlorë, nuk përkulet Labëria
aty duhet dor' e parë, të tjerët trëmben nga hija
më parë nga pas kurrizit burrat me mënt e me zë
me nga një shënim në gojë duhen hequr një nga një.
Pastaj kur të marrim frerin e pengesa s'kemi më
këshilltarët rusë e sërbë do mendojnë për cdo gjë
demostrata nëpër rrugë ditën që bëhet pazar
jevgjit e hamej të cirren "kriminelët në litar"."
Këta shokë në Gërhot mbani mënt c'lodër bënë
kundra vëllezërve tanë, gjeneralit kur i thanë:
"mos u dorzo te Balli se do të rrjepin të gjallë!
E do troc, janë shqiptarë s'duan të huaj përballë
lëri sa të shkelin gardhin e mos lër asnjë të gjallë!
Neve të duam të mirën, jemi inter-nacionalë"
"E pra shokë me këtë rrugë baltë do hedhim mbi ta
si e përmban edhe raporti, këta zgjidh e neve vra
sa t'ua ulim krenarinë sic na mësojnë këta
të dalim për Shqipërinë e për plagët e mëdha
dhe doktorë e profesorë më të dashur se ata
nën flamurin e Leninit gjith globin kemi krah."
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|