Mister_DXP
cloudmixer
Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119
|
VRIMAT E ZEZA
Megjithse kjo teme eshte konsumuar, dua edhe une te them dicka qe eshte thene me pare.
Vrimat e zeza, ne fakt nuk jane aspak vrima, por e kunderta e vrimes, antiboshi, jane nje dendesi madhe mase. jane quajtur vrima sepse si edhe ne vrime ku presupozohet qe mund te hyje dicka edhe atje, ne vrimat e zeza pra hy, por jo dicka. Atje hyn dhe nuk del ....gjithshka.
Vrimat e zeza zakonisht prodhohen nga yje që janë në të shuar, të cilat kanë një masë 10 - 20 herë më të madhe se të Diellit tonë. Ajo që mbetet nga një yll që është në të shuar, shembet brenda vetvetes pasi kemi të bëjmë me një masë tepër të madhe që nuk mund t´i qëndrojë forcës së vet të rëndesës (gravitetit).
Vrima e zezë është e përbërë nga dy pjesë të ashtuquajtura, veçoria dhe dukuria horizont.
-Veçoria ndodhet në qendër të vrimës së zezë. Ajo është ngjeshur në mënyrë të pashpresë brenda vetvetes deri në atë pikë ku vëllimi i saj është bërë "zero" ndërsa dendësia është bërë "e pafundtë".
-Dukuria horizont është pika prej së cilës asgjë nuk mund të arrijë t´i shkëputet forcës tepër të fuqishme gravitacionale të vrimës së Zezë. Forca e shkëputjes do të ishte e njëjtë me shpejtësinë e dritës. Kur vetë drita nuk arrin të dalë prej andej, nuk mund të arrijë të shkëputet dot asgjë tjetër. Kështu drita apo rrezatimi që kalojnë nëpër dukurinë horizont të vrimës së Zezë, mbesin në këtë kurth.
Tani astronomët kanë prova se të paktën disa vrima të zeza rrotullohen si vorbulla. Vrimat e zeza janë një masë shumë e dendur me fusha të fuqishme rëndese. Thuajse çdo lloj objekti në hapësirë rrotullohet, duke përfshirë planetet, yjet dhe galaktikat. Tani shkencëtarët, që studjojnë vrimat e zeza, mendojnë se edhe ato rrotullohen. Me që vrimat e zeza nuk kanë një sipërfaqe solide është vështirë që ky rrotullim të shikohet. Por shkencëtarët thonë se ata mund të vëzhgojnë ndikimin e rrotullimit, duke vëzhguar dritën, që lëshon lënda kur ajo zhytet në një vrimë të zezë. Lënda vërtitet furishëm përreth vrimës së zezë, deri sa të përpihet përgjithmonë prej saj.
Kjo dukuri pasqyrohet në një film të ri të Nasës i cili tregon se si rrotullimi e bën lëndën ti afrohet gjithnjë e më shumë vrimës së zezë. Shkencëtarët kanë përdorur një sondë të Nasës për të zbuluar lloje të reja të vrimave të zeza, të cilat më parë vëreheshin vetëm në yjet neutronikë.
DXP
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|