Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Shenjtori!
Une nuk e kam pare mitingun e sotem por sipas prononcimit tek "Shekulli", Mjafti eshte distancuar nga pretendimet e Opozites. Eshte e natyrshme qe mbeshtetesit e Opozites kane perfituar nga Levizja e MJaft per te protestuar kunder Kryeministrit. edhe pse Mjafti protestonte per tjeter gje dhe opozitaret per gje tjeter.
Uragani!
Ne radhe te pare u duhet theme Mjaft abuzimeve te Qeverise dhe dora dores u thuhet Mjaft edhe veseve personale. Mjafti ka organizuar edhe fushata kunder droges, prostitucionit, shitjes se vizave dhe kalndestinitetit. Pra ka luftuar edhe fenomene te tjera qe nuk kane te bejne me politiken.
Fajtori!
Kryministri ka gabuar jo pak duke mos nderprere pushimet sepse vendi ishte nen nje tragjedi kombetare.
Kryeministri nuk mund te mos jete pergjegjes per kete tragjedi sepse ai ka pergjegjesine e gjithe organeve qe kane kompetencen per te bllokuar kufinjte. Eshte pergjegjes sepse organizuesit e ketij trafiku ne kete rast ishin "shefi i krimeve te Vlores", "shefi i krimeve te Shkodres" dhe "drejtori i portit nese nuk gaboj. Pra ata qe kane organizuar trafikun jane gjithmone e me teper funksionare te shtetit. Duhet te kerkoje falje publike sepse ne menyre te terthorte eshte ai qe ka vene keto personazhe negative ne krye Policise.
Nga ana tjeter eshte nje levizje simbolike dhe qetesuese per popullin kur kryeministri keto tragjedi i sheh ne sy dhe u ve doren ne balle atyre pak shqipaterve qe shpetuan. ne Itali sa here ndodhin fatkeqesi te ketij lloji une kam pare Berluskonin te shkoje direkt ne vend me helikopter. Keto jane rregulla te etikes politike te cilat edhe pse realisht mund te mos jene te ndjera, shprehin perkrahjen dhe pranine e shtetit.
K.E.SH. rrit energjine elektrike dhe Kryeministri nuk shprehet, Telekomi rrit telefonat dhe ndodh po e njejta gje, Ministri i Rendit rreh gazetarin dhe perseri Kryeministri nuk pranon gabimet qe ben kur zgjedh njerezit.
E fundit dua te ritheksoj ate qe kishe thene me lart "njerezit nuk i hipi kryeministri ne gomone" eshte e vertete qe nuk i hipi ai, por eshte po aq e vertete qe ata njerez ishin te deshperuar ne kulm dhe Kryministri ka ndikuar jo pak ne kete deshperim. Gjendja e mjerueshme e atyre viseve, 16 oret pa drita ne dite, kriminalitetin sheshit (mos harrojme kete trafik e kishte realizuar Shefi i Krimeve te Shkodres). Sic e kemi thene shpeshhere me lart populli dhe vecanerisht Rinia, jane te deshperuar, jane fataliste. Dhe kjo nuk ka se si te mos jete edhe pergjegjesia e Atij qe per 8 vjet po qeveris vendin. Nuk po cojme ne gjyq, por te pakten te kerkoje falje publike per deshtimet e Qeverise ne keto drejtime. Nuk besoj se perralla e fajesimit te Berishes pi akoma uje.
Sa i perket Mjaft! nuk eshte ajo qe duhet te jape zgjidhjet politike situates sepse nuk ka rreth saj aq shume mbeshtetes dhe mesa di une nuk eshte ky objektivi i saj. Kjo Levizje ngre problemet sociale dhe ndikon ne zgjidhjen e tyre, por zgjidhja behet gjithmone nga organet kompetente.
__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|