Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > C`po ndodh ne Kosove? Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Serbia pregatit nje plan per autonomine e Serbeve te Kosoves

Qeveria Serbe po pregatit nje plan per autonomine e Serbeve te Kosoves,dhe ka formuar nje komisjon me eksperte e politikane i cili duhet te pregatis zgjidhjen institucionale te autonomise territorjale per serbet ne kosove. Komisjoni eshte formuar ne baze te rezolutes te Kuvendit te Serbise mbi Kosoven i miratuar para dy javesh. Ai udhehiqet nga keshilltari per politiken e jashtme te Serbise, Slobodan Samarxhic.
Komisjoni pasi te pregatit planin per autonomine do tia dergoj per miratim Qeverise dhe parlamentit.Per shkak te reagimeve te Evrpoes vendi ku do te perqendrohen serbet nuk do te quhet kanton por do te gjendet nje alternative tjeter e ngjashme me kantonet.
Kete e konfirmon edhe kryeministri Serb Vojisllav Koshtunica i cili tha se "nuk dote heqe dore nga ideja per autonomine e serbeve te Kosoves". Me poshte ai vazhdon:"Une nuk shoh arsye pse autonomia e cila kudo konsiderohet si parim demokratik, nuk mund te zbatohet vetem ne Kosove.Nuk ka rendesi se si do te quhet kjo zgjidhje, kanton apo decentralizim".
Kryeministri Serb i cili kohe me pare eshte angazhuar per ndarjen e Kosoves ne etni, tani e konsideron si zgjidhje jo te mire sepse do te kishte ndarje te reja ne rajon dhe do te vinin ne pykpjetje integrimin e Serbise dhe Malit te Zi ne struktura te ndryshme nderkombetare.
Kjo behet menjehere mbas aprovimit ne Parlamentit Serb te nje ligji per te ndihmuar ekonomikishte te gjithe te inkriminuarit e luftes nga Gjykata Nderkombetare per krime te renda kunder njerzimit me ne krye Milloshevicin.
Pra sic shihet zgjedhjet e fundit dhe krijimi i qeverise se minorances ne Serbi po jep "frutet "e saje.Ardhja ne pushtet e partise se Milloshevicit e ka kthyer Serbine ne kohen e udhehequr nga vet Ai
Pra sic shihet serbet e kane te veshtire te heqin dore nga e kaluara nacionalkomuniste duke u kthyer edhe nje here si protogonist negative ne Ballkan dhe nxites te ekstremizmave te ndryshme.
Un mendoj se ka ardhur koha qe tju thuhet stop ketyre politikave agresive per popujt e tjer jo serbe ne ish Jugosllavi

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2004 00:46
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

"Serbet e dine se e kane humbur Kosoven"

Intervist me Stevan Pavlovic, ligjeruse ne Universitetin Sauthempton ne Britanine e Madhe dhene Radio Evropa e Lire

R.E.L: Ditet e fundit flitet shume per Kosoven, zhvillimet e fundit atje, statusin e saje.... Cfar mendoni ju?

S.P: Eshte e vertete se persona te caktuar, javet e shkuara deklaruan se ndoshta zgjidhja me e mire tani eshte qe serbet dhe shqiptaret plotsishte te ndahen.Nese urrejtja eshte e atille qe njerzit nuk duan apo nuk mund te jetojne me njeri tjetrin, e as prane njeri tjetrit ne hapsirat e njejta, ndoshta me mire eshte te jene te ndare se sa te perndjekin njeri tjetrin.
Zgjidhja e fundit do te ishte qe bashkesia nderkombetare te merrte vendimin, i cili per Kosoven do te ishte nje aparat-hejd dhe te heqe dore nga shumeetniciteti.

R.E.L:Ka patur ide te ndryshme per ndarjen e Kosoves qe u paraqiten pas ngjarjeve te fundit. A eshte kjo reale, apo serbet heret apo vone duhet te pajtohen me humbjen e Kosoves?

S.P: Ndarja e Kosoves ne nje far menyre per bashkesine nderkombetare do te thoshte se per momentin, ne kete pjes te Ballkanit, komunitetet e ndryshme nuk mund te jetojne se bashku.Kjo do te ishte disfat per bashkesine nderkombetare. Shtrohet pyetja nese opinjoni serb mund te pajtohet me humbjen e Kosoves. Une mendoj se opinjoni serb tashme eshte pajtuar me humbjen e Kosoves, por kete ende nuk guzon t`ia pranoje vetes. Por do te duhet te pajtohet me faktin se Kosova qe moti nuk eshte e Serbise, se Kosova nuk ka qene e Serbise as ne vitin 1912, se popullata shqipetare atje asnjehere nuk ka dashur te jete pjese e Serbise, se clirimet e Kosoves pas Luftrave Ballkanike dhe Luftes se Dyte Botrore, ne fakt kane qene pushtime.

R.E.L:Nese kosova do te pamvarsohej, a do te ishte e mundur te ruhet tersia e Bosnjes dhe Maqedonise, duke patur parasyshe ceshtjen shqipetare ne Maqedoni, dhe ceshtjet e serbeve dhe te kroateve ne Bosnje?

S.P: Po, mirpo deri diku esht ralizuar spastrimi etnik ne Bosnje.Edhe pse formalishte nuk eshte pranuar, eshte fakte se kjo ka ndodhur, dhe tani ka etni te ndryshme.Eshte ceshtje e te drejtes nderkombetare qe kjo te pranohet dhe te ndryshohen kufinjte. Tani duhet shkuar dhe me teje, duhet te ndodhe cintegrimi formal i Bosnje-Hercegovines.
Bashkesia nderkombetare do te deshironte qe kete zgjidhje ne menyre me pak te dhimbshme, dhe te ekzistoje vetem nje shtet, te pakten formalisht. Por, qe etnite e ndryshme te mund te kene lidhje te vecanta me shtetin ame, me Kroacin dhe Serbin.

R.E.L: Ju thate qe shumica ne Serbi e kuptojne se Kosova ne fakte eshte e humbur. A thua deklaratat e pushtetarve se kurrsesi nuk do te dakordohen qe Kosova te pavarsohet paraqesin bindjen e tyre se kjo mund te ndodhe, ose jane te vedijshem se kjo s`eshte reale, dhe humbjen e Kosoves perpiqen ta kompesojne me bashkangjitjen e Republikes se Serbeve te Bosnjes?

S.P: Gjithesesi, deklaratat se per kurrfare cmimi nuk do te lejohet qe Kosova te fitoje pamvarsine, jane deklarata te papergjegjshme, demagogjike dhe madje fanatikesh vetevrasese. Si do te shkohet ne Kosove, me cfare masash dhe mjetesh do te sigurohet qe Kosova te behet e Serbise dhe pergjithmon te mbetet nen Serbine.
Nese kjo eshte loje politike, qe te hiqet dore nga nje fiksjon ne shkembim per bashkimin me Republiken Serpsken, une nuk besoj qe qeveria e sotme ne Serbi per kete ka peshe dhe shkathtesi te mjaftushme diplomatike. Megjthate, duhet gjetur nje zgjidhje per serbet qe kane ngelur ne Kosove, si dhe per kishat dhe manastiret, qe jane vende te shenjta per dhe pjese e trashgimise kulturore te Evropes.
Serbia gjithesesi mund te luftoje permes rruges diplomatike per mbrojtjen e serbeve te mbetur atje dhe objekteve kishtare, te angazhohet per te drejtat e pakices serbe dhe ruajtjen e permendoreve te kultures

R.E.L: Lidhur me pyetjen e meparshme, a thua pas deklaratave ne Serbi se Kosova eshte djep i shtetit, i kombit dhe identitetit serb, Qendron lidhja mitologjke....

S.P: Athua Kosova vertet ka qene ashtu sic thuhet shpesh djepi i Serbise mesjetare? Ajo ka qene pjese e territorit te sundimtarve serb. Por Serbia mesjetare nuk ka filluar atje, dhe ne funde Kosova u be varri i Serbise mesjetare.
Si do qe te jete, nuk eshte pune e shendoshe qe identiteti i sotem apo i ardhshem te nderlidhet me territoret e humbura. Identiteti i shendoshe formohet ne baze te asaje qe vertet posedohet dhe ne baze te idealeve, te cilat shoqeria i synon.



P.S:----R.E.L (Radio Evropa e Lire)
---------S.P (Steva Pavlovic)

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Prill 2004 09:22
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

KADARE: "SHQIPTARET T`U KERKOJNE FALJE SERBEVE"

Me poshte po ju sjell pjesen e fundit te intervistes te z.Kadare dhene gazetes "Le Monde"e dates 6 Prille.

Pyetja: Si e shikoni tashme te ardhmen ne rajon?

--- Gjithmon kam perseritur te njejten gje:Duhet te kihet besim tek populli i Ballkanit, i cili nuk duhet konsideruar vetem si poterexhi dhe i perbere nga njerez te ashper.Duhet hyre me shume ne ndergjegje dhe per kete une i referohem literatures antike mbi luften midis trojanve dhe grekeve. Per here te pare, eshte literatura greke ajo qe jep idene e pendimit, te vrasjes se ndergjegjes per krimet e kryera.
SHQIPETARET DUHET T`U KERKOJNE TE FALUR SERBEVE PER DHUNEN DHE DJEGIEN E KISHAVE,
pamvaresisht se ata, serbet, kurre nuk kane kerkuar te falur per krimet e tyre.Ne Ballkan te kerkosh te falur ka shume rendesi, nje pjese e tille eshte pjese e themelimit te psikologjise ballkanike Le te shpresojme akoma se te dy popujt mund te jetojne se bashku, sepse une kam besim tek populli i Ballkanit, pamvarsishte nga tere keto tragjedi.Der me sot ai ka treguar pjesen e keqe te fytyres, por, kur ai do te kete mundesi te tregoje pjesen tjeter te fytyres, ju do te shikoni qe populli i Ballkanit eshte ne gjendje per te bere shume gjera te bukura.

Kur e lexova nuk ju besova syve, jo sepse shqipetaret nuk duhet ti kerkojne falje nje kombi tjeter, por ne rastin konkret eshte nje paradoks qe shqiptaret e Kosoves tju kerkojne falje serbeve per disa kisha e manastire te shkatrruar,kur dihet se serbet shkatruan nje Kosove te tere.
---Ata u perpoqen te shuanin identitetin e nje kombi!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojnete falur!!!!?
---Ata vrane foshnjat ne djep dhe ju cane barkun me bajonet qindra grave shtatezena!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata shemben xhami dhe perdhosen vende te kultures se popullit Kosovar!?
Dhe shqiptaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata perdhenuan grate dhe motrat tona!?
Dhe perseri shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata rrafshuan nje Kosove te ter duke e kthyer ne rrenoje!?
Dhe perseri shqipetaret duhet te jene ata qe tju kerkojne te falur!!!!?
---Ata bene spastrimin me te madh etnik qe njeh njerzimi!?
Dhe shqipetare t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata pushkatuan pa gjyq me mijra burra,gra dhe femije!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata vazhdojne edhe sote te mbajne penge me qindra shqipetare dhe te mos japin asnje informacion!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne falje!!!!?
JO ZOTI KADARE.
Shqipetaret kane gjashte vjet qe nga renia e Miloshevicit qe presin t`iu kerkohet falje per vuajtjet dhe mjerimet qe ju solli ky regjim por deri tani nuk eshte bere njeri i gjalle.Perkundrazi si "shperblim"po kerkohet me cdo kushte shperberja e Kosoves duke perdorur metoda nga me te ndryshmet. Shqipetaret nuk i kan borrxh asnjeri dhe kur nuk i ke borxh njeri nuk ke pse kerkon falje.

Zoti Kadare:
Mos u prpiq t`iu kerkosh te tjereve te bejne, ate, qe se ke ber kurre ne jeten tende edhe pse ke qene fajtor.
Kosovaret e dine vet se cila eshte e mira ose e keqja e tyre.Por per nje gje jam i bindur qe ata nuk do te shkelin kurre mbi dinjitetin e fituar me gjak e sakrifica.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Prill 2004 07:47
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 04/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

azorro....

Kam bindjen se kandidati per cmimin Nobel ,ISMAIL KADARE,eshte me nacionalist se ti,dhe me i dobishem se ti e une e shume te tjere per ceshtjen shqiptare,mos u mundo te hedhesh poshte nje nder figurat me te shquara te 30 vjeteve te fundit,nejse puna jote.Revoltat e marsit kishin dy anet e medaljes,njera negative dhe tjetra pozitive,negativja ishte djegija e kishave,te cilat shumica jane te ngritura mbi kisha shqiptare,sepse ne kete kohe qe e gjithe vemendja po perqendrohet tek terrorizmi Islamik,ne e paraqesim vehten(ose kosovaret)si aleate te ardhshem te vendeve Islamike,vetem kjo per mendimin tim eshte ana negative,kurse per anet pozitive duhet te presim akoma qe ti shohim.Per shqiptaret ne kosove eshte e domosdoshme qe mos te bien pre e disa mjekrroshave te zbritur nga *qielli*arab dhe duan te vendosin flamurin e tyre te zi ne token Dardane.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Maj 2004 22:33
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BETERRI Kliko këtu për të kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BETERRI Shto BETERRI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BETERRI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Per Beterrin


Ndonse eshte jashte teme po te pergjigjem shkurte dhe nuk kam ndermend te replikoj me.
Qe Kadareja eshte me "nacionalist" se mua kete nuk e "ve ne dyshim"perderi sa ka katermbedhjet vjet large atdheut te tije te "dashur"ndonse edhe une kam nje kohe te gjate larguar, por ndryshimi eshte thelbesor sepse une si shume bashkeadhetare u largova per arsye ekonomike kurse ai u largua per per arsye .......................

Kur shkruajta "mos u perpiq t`iu kerkosh te tjerve ate qe se ke bere kurre ne jeten te tende edhe pse ke qene fajtor"pata parasysh nje figure te shquar te letersis tone Bilal Xhaferi qe u persekutua nga sistemi komunist dhe i perkedheluri i ketij sistemi Kadare, qe e detyruan te mirrte arratine per mos tu kthyer me i gjalle ne Atdhe.Ose akoma me keq persekutimi dhe internimi i familjes dhe te dashurit te vajzes se tije me arsyen e thjeshte se nuk i pergjigjej "nivelit"te familjes se tije

Persa i perkete revoltes se marsit une e kam kritikuar ate ,por ne asnje menyre nuk pranoj qe ajo sic pretendoni ju ishte nje revolt relixhoze.Pra me kujdes kur shkruajm dhe te mos i bejme varrin vetes me duart tona.
Thelbi i revoltes spontane nuk ishte djegia e disa kishave dhe shtepive por dicka me e thelle ,revolte kunder perpjekjeve per coptimin e Kosoves qe eshte dhe me kryesorja dhe pakenaqsive te tjera qe linden nga keqadministrimi i UMNIK-ut.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 00:08
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 04/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

azurro.....

Nuk mendoj se ishte jashte teme ,megjithate do doja te me sqaroje pak per devijimin e revoltes se marsit,pse u devijua nga nje revolte kunder UNMIK-ut ne nje revolte me ngjyra muxhahedinesh?Je i sigurte se ne Kosove nuk kane depertuar njerez me ide shume te demshme per ne shqiptaret?????Kishat ishin aty edhe ne kohe te luftes`99.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 03:01
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BETERRI Kliko këtu për të kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BETERRI Shto BETERRI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BETERRI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Persa i perket analizes se revoltes se marsit une jam perpjekur ta bej ne shkrimet e meparshme dhe po ti kesh lexuar te gjitha e gjene ne faqen Nr2 te kesaj teme.
Revolta per mendimin tim lindi si revolt spontane dhe si te gjitha gjerat spontane dhe te pa organizuara do te gjenden njeres te papergjegjshem qe me veprimet e tyre do ti shkaktonin nje dem te madh popullit te Kosoves.
Por lind pyetja:
Kujt i sherbeu shkatrrimi i kishave dhe objekteve te tjera te kultit?
Une mendoj qe su sherbeu as "mjekerrmedhenjve",as islamikeve(sic do te lesh te kuptosh me larte) dhe aq me shume nuk i sherbeu popullit Shqipetar te Kosoves.Por te vetmit qe i interesoj ishin serbet sepse u munduan te dilnin si viktima te shqiptarve dhe te mundo te kerkonin qe te vinin ne jete planin e tyre te coptimit te Kosoves.Kjo u pa me se miri mbas zgjedhjeve ne Serbi ku deklarata e pare ishte per kantonizimin i Kosoves.
Pra nese kishte njerez te infiltruar keta nuk ishin as muxhajdin as islamik as te ndonje feje tjeter por thjesht njerez te policis sekrete Serbe te interesuar per destabilizimin e Kosoves

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 06:25
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

PA PAMVARSI RREZIKOHET NJE LUFTE TJETER

Situata ne Kosove po behet gjithnje dhe me e rrezikshme dhe rrezikon qe te kete perseri trazira dhe pse mos te themi nje lufte tjeter. Alarmi leshohet nga "International crisis group"(Icg) qe paralajmeroner te evituar me te keqen, te gjitha forcat politike duhet te nisin menjehere punen per pamvarsine e Kosove dhe garancine e minorances.
E thene me pak fjale vazhdon Icg me qender ne Bruksel, pamvarsia nga Beogradi qe duhet te vije ne mes te vitit 2006. Ky eshte i vetmi solucion qe mund te ndaloje nje furtune tjeter,por per kete duhet respektuar mbrojtja e minorances paralajmeron Icg.
Kosovaret nuk do te pranojne kurre bashkimin me Beogradin dhe kete duhet ta kuptojne mire politikanet internacional. Ata duhet te kuptojne kete me ngjarjet e nje viti me pare ku pakenaqesia per situaten e krijuar beri qe te shperthente revolten ne mars te vitit te shkuar ku humben jeten 19 vet dhe u plagosen rreth 900 te tjere si dhe me shkatrrimin e 800 ndertesave te ndryshme vazhdon raporti.
Mos fillimi i negociatave per statusin final te Kosoves ne vitin 2005 paralajmeron Icg mund te sjelle nje situat jo stabilizuse te rajonit te interesuar dhe gjithe Ballkanit. Hapin e pare duhet ta hedhi grupi i kontaktit ne te cilin bejne pjes Stat Uniti,Rusia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Italia. Duhet te jete ky grup qe te beje nje kalendare te fillimit te bisedimeve me qellimin final pamvarsine e Kosoves.

Marre me shkurtime nga ANSA

Kjo tregon se me ne fund se edhe politikanet e Europes duhet ta kuptojne me se miri se pa pamvarsi te Kosoves nuk ka stabilitet te Ballkanit dhe pa stabiletet te Ballkanit ska stabilitet te europes. Sic e theksoje edhe deklarata e Icg, ka ardhur koha qe ti jepet pamvarsia Kosoves.Politikanet e Europes duhet te ndjekin shembulline e politikanve te Stat Unitit qe jane prononcuar me kohe per pamvarsine e Kosoves.
Kjo deklarate eshte edhe pergjigja me e mire per politiken greke qe deshiron te shikoje nje Kosove nen Serbine duke ber peticione ne parlamentin Evropian per mos njohjen e pamvarsise te Kosoves.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Janar 2005 01:53
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

vizita e Tadiqit ne Kosove apo....

Si u vleresua Vizita e kryetarit te Serbise ne Kosove?

Kishte shum prononcime rreth vizites se Tadiqit ne Kosove mirpo nuk degjova ndonje analize te mirefillt per kete vizite...
Se pari koha ne te cilen Tadiqi vendosi ta vizitoj Kosoven, e dyta per veq asaj qe ai e theksoi se Kosova eshte pjese e serbise te cilen gjdo njeri e ka pritur nje prononcim te till, mirpo si ndodhi qe presidenti i nje shteti i cili na vrau e masakroi nuk u mundua te kerkote falje ne emer te shtetit serb, si nuk i ra ndermend per mira te zhdukur, per te cilet "nuk dihet fati i tyre" po e fus nen thonjeza kete shprehje sepse c'do here i sjellin nga 30 - 50 - 100 trupa te pa jete, tecilet nuk mund te identifiohen me perveq me ane te analizes se ADN-se.

Te kthehemi edhe nje here tek koha kur Z. Tadiq u ujtua ta vizitoj Kosoven.
nje muaj pra njevjetorit te trazirave te marsit qe i shkaktuan nje dem te konsiderueshem Kosoves. Per mendimin tim eshte pak sa shum per te qene koenqidence.... per mendimin tim vizita e Tadiqit ishte nje lloj festim pervjetori per ate qe ndodhi vitin e kaluar, mirpo nuk duhet te harrojme se ne Kosove Marsi gjithnje ka qene i pergjakshem vetem nje veshtrim i shkurter ne Histori do te na jap nje pasqyr te paster se qfar do te thot muai Mars per Kosove.

Pra edhe nej here Vizita e Tadiqit ne Kosove paraMarsit per mua ishte asgje tjeter vetem nje provokim situate, nje nxitje trazirash, ne menyre qe te pakten ne Kosove te nxjerr nje Serbska Republika te dyte.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shkurt 2005 19:13
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekësi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Në shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Re: azorro....

[QUOTE]Po citoj ato që tha BETERRI
[B]Kam bindjen se kandidati per cmimin Nobel ,ISMAIL KADARE,eshte me nacionalist se ti,dhe me i dobishem se ti e une e shume te tjere per ceshtjen shqiptare,mos u mundo te hedhesh poshte nje nder figurat me te shquara te 30 vjeteve te fundit,nejse puna jote.Revoltat e marsit kishin dy anet e medaljes,njera negative dhe tjetra pozitive,negativja ishte djegija e kishave,te cilat shumica jane te ngritura mbi kisha shqiptare,sepse ne kete kohe qe e gjithe vemendja po perqendrohet tek terrorizmi Islamik,ne e paraqesim vehten(ose kosovaret)si aleate te ardhshem te vendeve Islamike,vetem kjo per mendimin tim eshte ana negative,kurse per anet pozitive duhet te presim akoma qe ti shohim.Per shqiptaret ne kosove eshte e domosdoshme qe mos te bien pre e disa mjekrroshave te zbritur nga *qielli*arab dhe


I nderuar beterri,

padyshim se Kadareja eshte njeriu i madh i pendes, por nuk do te thote se Kadareja mund te jete edhe njeri i kombit dhe aspirates se tij per pavaresi te pergjitheshme., dhe assesi i asaj kosovare...

Kam qene prezent personalisht ne Mülheim te Gjermanise ku Kadareja prezentoi veprat e tij, ne pyetjen time se cka beri ai per qeshtjen kosovare si njeri me fame, pergjigja e tij ishte shume qesharake: " Tri kenge vaji per Kosoven" dmth me tri kenge ai mendoi do perfshien boten. Salla ishte e stermbushur me njerez te kalibrave te fort intelektual, natyrisht nje pergjigje e tille jo qe ishte e tmerrshme por edhe zhgenjyese deri ne palce.

Ndoshta dikend e neverite nje gje e tille, por mua ishte nje deshperim i natyres tejmase, duke pasur parasysh se ne si komb me shume mund te arrijme drejt realizimit dhe publikimit te mesazhit shqiptar per liri me ane te pendes dhe menyrave qe terheqin masen e gjere ne bote se sa permes luftave te pargjakshme.

E potencoje dhe njehere se Kadareja si Shkrimtar eshte i madh por jo si nacionalist ne kuptimin pozitiv te fjales.

me nderime

L.

__________________
"Ec me kohën"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shkurt 2005 22:31
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shtojzovalle Kliko këtu për të kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shtojzovalle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > C`po ndodh ne Kosove?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.