Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Cituar nga analistja:
....kemi plot gjera ndoshta me te dhimbshmen por edhe me treguesen do permendja ndihmen ne raste fatkeqesish, apo edhe respektin qe tregohet. ate shpirtmadhesine tone qe nuk shohim sa japim por nese mundemi japim, ate ndjenjen tone te familjes dhe jo te individualitetit, dhe plot gjera te tjera qe mua personalisht me bejne shume krenare sepse fale tyre ndihem qe jam NJERI ne tere kuptimin e fjales. nje qenie humane. dhe kjo ka te beje shume me faktin qe jam shqiptare.
-------------
Ky fakt mua me duket shume interesant per tu diskutuar, dhe ka dy kendveshtrime kryesore. Natyrshmeria dhe ndjenja reale apo falsiteti dhe detyrimi sipas zakonit. Por me pare doja te siguroheshe nese e ke fjalen per fatkeqesite familjare, rastet kur te vdes nje i aferm e fatkeqesi te ketij lloji?

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 18:33
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

per mua ka vetem nje aspekt ndjenja per t'u gjendur prane ne raste fatkeqesish semundjeje apo vdekjeje apo tragjedie dhe kjo ka te beje me dhembshurine nuk ka te beje as me falsitetin as me forcen ezakonit.

by the way me pelqejne shume qokat tona jane tradita humanitare qe ne bote nuk i kane. me pelqen 40 diteshi, me pelqen 6 muajshi me pelqen 1 vjetori me pelqen 2 vjetori rastet kur nderojme njerezit qe humbin. askush nuk zevendeson ate qe humb por kujdesi dhe dhembshuria respekti qe tregohet ne keto raste thote shume me teper se miliona fjale boshe.

nje rast konkret per tragjedine e 21 janarit u tronditen shqiptaret anembane botes per efekt zakoni tradite apo thjesht dhembshurie? solidariteti qe treguan ishte falsitet hipokrizi apo dhembshuri?
ndihma qe u dha ishte falsitet hipokrizi apo dhembshuri?

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 19:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Ndaj te pyeta se per cfare fatkeqesie e kishe fjalen per te qene me e qarte.
Nuk krahasohet tragjedia e 21 janarit, se ajo eshte e dhimbshme dhe mendoj se do ishte e tille per cdo shoqeri te ciles do t'i ndodhte. Mos i ngatarrojme gjerat. Ka ndonje dhembshuri te vecante rasti i shqiptareve nga ajo e ndonje shoqerie tjeter nese do i ndodhte? Eshte po njelloj tragjike, sma do mendja se permbejme ndryshim me te cilen na duhet te mburremi.
Persa i perket atyre familjare kur te vdes nje njeri i aferm, eshte karakteristike per shqiptaret qe sipas zakonit i bejme te treta, te shtata, 6 mujorsh, vitin, etj. Por a e di cfare me vjen nder mend? Shume prej tyre njerezit i bejne si rite te mbetura prej zakonit, te detyruar per te mos qene objekt diskutimi e debati, per te mos u ndjere mosrespektues. Sepse shoh te vijne ne ceremoni te tilla edhe njerez shume te larget. (me duhet ti shkoj se edhe mua me ka ardhur. Me duhet ti shkoj per respektin e filanit dhe te vdekurin se njihnin fare). Dhe e di cfare ndodh nese behet per hir te nje zakoni? Shkojne ne raste vdekjesh edhe shtojne me shume dhimbjen e te afermeve. (- Ajo e kishte shume te afert, si ka mundesi qe nuk e qau pak? - Shiko me cfare filxhanesh e cfare gotash serviren kafete. - Sa pak i mbajti te zezat filanja per burrin. - Po e bija cbente? Ajo qeshte mavria se nuk e ndjen ne fillim. - Duhet ta gdhijme, sduhet te fleme se keshtu e do zakoni. - Po nuk erdhe ne varrim, nuk quhet respekti.) Shume vihen ne pozite ndaj njerezve edhe nuk arrijne dot te qajne e te shfaqin hidherimin e tyre ashtu sic mundin, bukosen duke u permbajtur e nga sikleti i te pranishmeve. Familjaret te cileve u ka ndodhur fatkeqesia vijne verdalle ne shtepine mbushur me njerez per te gjetur pak qetesi e vetmi per te vajtuar sic duan. Kurse disa qajne e shprehin dhimbjen ne menyra te cuditshme sepse duan te mbyllin gojet e njerezve. (Si e varrosen pa e qare nje cike? - Ashtu sic e kane qare ate, skam pare asgjekundi.)
Ime me i ndjek shumicat per te mos patur llafe, se shume raste jane te largeta dhe duhen bere per hir te zakonit. Shume te rralla jane rastet kur ata njerez e ndiejne vertet humbjen edhe vijne per tu qendruar njerezve prane. Te tjeret jane nje barre ne momente te tilla. Dhe duke e krahasuar me ate te shoqerive te tjera, psh ne perendim, qe neve na duken shpesh shume te ftohte, mendoj se nuk e bejne sepse se ndiejne, dhe skane pse te shtiren per hir te nje zakoni sic e kemi ne, te cilave duhet tu permbahemi si plakat e pleqte nje here qe moti. Njerezit e larget mund ta bejne respektin edhe me nje telegram ngushellimi, apo me nje telefonate, por te ndjere vertet per humbjen e nje te dashuri apo te afermi te miqve te tyre. Menyrat e zise apo te dhimbjes, nuk i ndjejme njelloj. Sipas zakonit do e qajne te gjithe njelloj, ne nje kohe, sipas nje menyre te caktuar (psh. nga malesia i varrosin vetem meshkujt e grate nuk duhet te jene kur varroset trupi. Sipas nje krahine tjeter grate burrnesha nuk duhet te nxjerrin lot nga syri e nuk qajne me ze.) Madje ne raste te tilla, jo vetem familjaret por edhe atyre qe nuk u takon, u duhet te strapacohen, te vijne nga vende te largeta, te udhetojne brenda nates, te lene punet e tyre, te vuajne tek asistojne (pasi disa jane edhe te ndjeshem e te padurueshem e vuajne kur asistojne ne fatkeqesi te tilla) per tu bere respektin deri ne fund. Nje fakt tjeter eshte edhe zia qe mbajne te afermet. Mendoni se eshte e ndjere? Dhimbja ndryshon per ate qe e mban zine dhe per ate qe nuk e mban? Per burrat, grate jane veshur tere jeten e tyre qe te reja per hir te zakonit dhe respektit ndaj burrit. Po te mos nxiheshin ashtu, nuk do e respektonin, e sdo e ndjenin humbjen njelloj?

Nisur nga e gjitha kjo me siper, eshte ceshtje kendveshtrimi, dhe meqe ishte rasti ta qartesonim, mua sme duket se ketu ka ndonje gje per te cilen duhet te krenohemi, kur ka rezultuar se zakonet e mesiperme ne prakticitet na bejne te dalim jashte natyres sone.

se fundi doja te thoja edhe du gjera:
1. Asgje jashte natyres sone si shqiptare, nuk na ben te krenohemi e ta pervetsojme si tonen. I bejme shume gjera deri me sot per force te zakonit. Nuk e di nese eshte per tu krenuar.
2. Na duhet te na e vene ne dukje anetare te shoqerive te tjera si vlere apo pasuri kulturore e tradite kete ceshtje qe te arrijme ta perdorim e te krenohemi me te. Vec perbuzjes qe u bejme ne shoqerive te tjera duke i etiketuar si njerez te ftohte, sme duket se dikush na ka pergezuar lidhur me respektin se si ua bejme ne njerezve ne fatkeqesi te tilla. Kujt i krenohemi? Vetes? Se mesa di une, te huajt pataksen me kete qe ndodh ketu ne shqiperi lidhur me sa folem me siper.

Ciao

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 20:45
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

eniss
meqe tani behet fjale per dicka qe e kam perjetuar vete me duhet te te them qe eshte zakoni qe vleresoj me shume sepse tregon qe njerezi kujtohen per personin qe nderroi jete, qe e ndiejne mungesen dhe qe me varrimin nuk merr fund egzistenca e nje jete te tere. por eshte nje respekt qe i behet te pakten ne menyre figurative njerezve te dashur.

me kaq e mbyll debatin me ty sepse thjesht ke nje menyre teper siperfaqesore te te parit dhe vleresimit dhe nuk kam me piken e deshires te diskutoj kendveshtrimin teper te kufizuar te zakoneve te vdekjes.

zija nuk tregohet tek rrobat por eshte ne shpirt. eshte nje menyre figurative e te shprehurit te dhimbjes. por ate dhimbjen qe ma di xhani mua nuk munden ta dine te tjeret qe nuk kane perjetuar te njejten gje.



tung

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 21:23
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Citim:
Po citoj ato që tha ENISS

1. Asgje jashte natyres sone si shqiptare, nuk na ben te krenohemi e ta pervetsojme si tonen. I bejme shume gjera deri me sot per force te zakonit. Nuk e di nese eshte per tu krenuar.
2. Na duhet te na e vene ne dukje anetare te shoqerive te tjera si vlere apo pasuri kulturore e tradite kete ceshtje qe te arrijme ta perdorim e te krenohemi me te. Vec perbuzjes qe u bejme ne shoqerive te tjera duke i etiketuar si njerez te ftohte, sme duket se dikush na ka pergezuar lidhur me respektin se si ua bejme ne njerezve ne fatkeqesi te tilla. Kujt i krenohemi? Vetes? Se mesa di une, te huajt pataksen me kete qe ndodh ketu ne shqiperi lidhur me sa folem me siper.

Ciao [/B]


krenaria per identitetin tim si shqiptare nuk lidhet fare me vleresimin perbuzjen respektin apo urrejtjen e shoqerive apo te huajve ndaj ketij kombi. une jam krenare per gjithshka timen qe me ben te ndihem shqiptare eshte e veshtire te perkufizohet dhe te thuhet me dy fjale. duhet ta ndiesh. nese ti nuk e ndien eshte dicka e jotja. por mos pergjitheso dhe mos perbuz ate qe ndiejne te tjeret.

JAM KRENARE QE JAM SHQIPTARE NE SHPIRT NE BOTE DHE per kete ndjenje nuk kam nevojen e miratimit apo pergezimit te te tjereve qofte dhe te bashkekombesave. o e ndien o nuk e ndien.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 21:39
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Ti mund te mos kesh deshire te flasesh, dhe ske ca mbyll debatin me mua, sepse ste detyroi kush ta hapje, ketu dergojme te tere mesazhe ne kete forum te hapur dhe presupozohet qe cdo kush te japi mendimin sipas kendveshtrimit te tij. (sme duket qe po flasim bashke me mesazhe ne pm qe me thua skam qejf te vashdoj debatin me ty). Une nuk e kuptoj se pse arrin e shprehesh kaq ekstremisht ti saqe me raste nuk e kontrollon ate qe shkruan. Siperfaqesor apo jo gjykimi im, mos ke qejf ti hyjme atij tendit se ca mendoj une? Do ishte pa interes. Atehere ky i yti do jete me interes per mua???
Se kuptoj, prononcohesh ne tema dhe i hyn vete ketyre diskutimeve, dhe ne fund reagon ne menyre te cuditshme. Jo gjithmone mund ti gjykojne te tjeret gjerat me ate cakun qe mund ti gjykosh ti. Ketu qendron tere problemi qe te duhet te kuptosh. Nese e arrin sdo mund te reagosh kaq cuditshem e ne menyre kaq prekese qe ne pamje te pare te duket pa kontroll e me dobesi.

Gjithe te mirat, sme mbetet te te uroj gje tjeter.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 21:40
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

faleminderit per keshillen do ta kem veth ne vesh ashtu si gjithshka tjeter qe thua ti

normalisht qe pozicioni jone lidhur me vdekjen ndryshon sepse ti ndoshta i ke te dy prinderit , qe uroj ti kesh me jete te gjate. une kam vetem nje. une flas nga ajo qe ndiej dhe qe kam perjetuar, ti flet nga pikepamja e dikujt qe diskuton zakonin. dhe normalisht qe reagimi im eshte me sensitiv sesa reagimi jot, keshtu qe s'ke pse cuditesh kaq shume.

ne fakt e vetmja qe per te cilen ke te drejte dhe e pranoj qe ishte e rembyer eshte mbyllja mosmbyllja e debatit me ty. here tjeter do perpiqem te jem relativisht me e vemendshme ne percaktimin fjaleve.

ne fakt me shpetoi fjala "me ty" sepse doja te gjeja nje fjale per nje simbol qe kisha ne koke dhe me erdhi me lehte te perdorja pikerisht kete fjale.

PS: LIRISHT MUNDESH TE FSHISH KETO REPLIKA TONAT MEQE JANE JASHTE TEME. MODIFIKO DHE MESAZHIN TIM KU PERMEND DEBATIN ME TY. THX

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Modifikuar nga Klodel datë 28/05/2004 ora 22:18

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 21:52
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha analistja


krenaria per identitetin tim si shqiptare nuk lidhet fare me vleresimin perbuzjen respektin apo urrejtjen e shoqerive apo te huajve ndaj ketij kombi. une jam krenare per gjithshka timen qe me ben te ndihem shqiptare eshte e veshtire te perkufizohet dhe te thuhet me dy fjale. duhet ta ndiesh. nese ti nuk e ndien eshte dicka e jotja. por mos pergjitheso dhe mos perbuz ate qe ndiejne te tjeret.

JAM KRENARE QE JAM SHQIPTARE NE SHPIRT NE BOTE DHE per kete ndjenje nuk kam nevojen e miratimit apo pergezimit te te tjereve qofte dhe te bashkekombesave. o e ndien o nuk e ndien.



Plotesisht dakort,Ana.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Qershor 2004 21:45
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Pjeserisht dakort ana.
Te lumte.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Qershor 2004 21:48
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Thumbs up

ciao analiste

Ne nje fare menyre ke te shume te drejte. Po e ndaj edhe une mendimin tim me ty.

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Qershor 2004 23:34
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:05 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Sa atdhetare jemi ne shqiptaret?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.