Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > Flamuri shqiptar ne hene
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

.Boboooo.....nuk ka me foto ne forum...
Prap me mashtroi kompjuteri.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shtator 2005 06:43
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Si ka mundesi qe nuk del foto,megjithese e perpunova ate foto....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shtator 2005 22:58
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
studentja
physicist

Regjistruar: 28/08/2005
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 5

Ky muhabeti me Alan Shepard si shqiptar me le shume te dyshoj pasi ne asnje dokument ne internet nuk gjeta ndonje burim ku te thuhet se ai eshte shqiptar... vetem disa website shqiptare e thone kete...
Pse ne e kemi ves te mburremi dhe te bejme me origjine shqiptare personalitete te ndryshme...?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Mars 2006 01:19
studentja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të studentja Kliko këtu për të kontaktuar me studentja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të studentja't! Kërko mesazhe të tjera nga: studentja Shto studentja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto studentja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LIVI
endacak

Regjistruar: 25/07/2005
Vendbanimi: italia
Mesazhe: 25

shikoni flamurin

une kam ne zyren ku punoj nje kornize me kete artikull qe dhe pse eshte bardh e zi eshte me e bukura ne bote per te interesuarit qe duan ta shohin te shkojne ne siton www.shqiperia.com te zgjedhin revista jone dhe aty mes shume artikujsh eshte dhe ky shkrim me 2 foto
pershendetje


APOLLO 14 DHE FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË

Nga Dr. Moikom Zeqo,
Drejtor i Muzeut Historik Kombetar,
Revista Mbrojtja, 4 Gusht 2003

Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971.
It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti
anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për William Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët
Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodh nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në
kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA.
Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Qershor 2006 12:39
LIVI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LIVI Kërko mesazhe të tjera nga: LIVI Shto LIVI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LIVI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Astronauti
Perjashtuar perkohesisht

Regjistruar: 01/05/2006
Vendbanimi: Aty ku perendon Dielli, pran plazhit te Durresit
Mesazhe: 29

Re: Flamuri shqiptar ne hene

Citim:
Po citoj ato që tha brave_heart
pu ju sjedh ca shkrime te nje siti qe kam hapur:
Duket si nje gje e pabesueshme,porse dy nga kozmonautet me te famshem Amerikane Alan B. Shepard dhe William Gregory kane origjine shqiptare.

Dr. Moikom Zeqo, Drejtor i Muzeut Historik Kombetar,shkrua per revisten Mbrojta te vitit 2003 sesi duke kerkuar ne arkivin e Muzeumit Historik Kombetar gjeti nje dokument te jashtezakonshem nga te gjitha pikpamjet.Mbi nje karton te forte eshte vendosur nje fotografi e anijes kozmike Apollo 14,fotografi e bere nga siperfaqja e henes
Krahas kesaj forografie eshte vendosur nje flamur shqiptar i permasave te vogla: Nen forogrfine eshte shkruar: "Antares at fra mauro",ndersa poshte fotografise eshte ky mbishkrim "This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 thruoght February 9,1971:it is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard

per me shume informacione vizitoni faqen http://www.rruzull.net/shkrimi183.html



Faleminderit per kete informate.

Astronauti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2006 18:44
Astronauti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Astronauti Kliko këtu për të kontaktuar me Astronauti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Astronauti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Astronauti Shto Astronauti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Astronauti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikë dhe Astronomi > Flamuri shqiptar ne hene

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.