Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053
|
poezi te indritit
Vjershe per me te nderuarin.
O njeri i madh, o prijes i njerezimit
Erdhe ne nje kohe kur bota te kerkonte
Kur faqen e saj erresira mbulonte
Erdhe ta ndriçosh,fund ti japesh mjerimit.
Kur ishte harru krejt rruga e njerezimit
Kur njerezia dhene ish ne besime te kota
Me idhuj paganesh kur mbushur ish bota
Erdhe ti dhurosh dekretin e shpetimit.
Kur gjithe bota mbare ish ne armiqesi
Kur vellavrasja ishte ne rendin e dites
Kur e drejta matej me tehun e thikes
Erdhe ti dhurosh paqe dhe harmoni .
Kur korrupsioni mbulu kishte dhenë
Asnje norme morali kurre me nuk njihej
Se ç`ishte e mira kurre me nuk dihej
Ti i solle driten ti i solle fene.
Ti jetim u linde dhe jetim u rrite
Pa asnje kujdes e joshje prinderore
Por mbi ty vu dore veç dora hyjnore
Ne rangun me te larte ti me te u ngjite.
Ti nuk ishe mbret as dhe diktator
Spranove nderime as edhe kurore
Kurora jote ishte drita e ZOTIT
Prandaj ti perjete qendron madheshtor.
Vepra jote prek çdo aspekt te jetes
Ti i mesove njerezimit si te jetojne
Marredheniet mes tyre si ti rregullojne
Ti i mesove botes dhe jeten pas vdekjes .
Nga pellgu i injorances ti nje popull qite
I dhe ne dore pishtarin e qyteterimit
E bere te afte per ndjenjen e besimit
Ta ka borxh gjithe bota kete rreze drite.
Ti i dhe njerezise me te saktat sqarime
Mbi ZOTIN mbi boten me te lartat mendime
I mesove botes qellimin e jetes
Dija e sakte ushqehet me te tuat mendime
Si triumfator ashtu siç te ka hije
Ti ne Meke u fute me nje mije besimtare
Krenarise kurejshe nje rob i vure te pare
Rruga ty tu shtrua me kurore lavdie.
Para gjthe armiqve solemnisht lexove
Dekretin me kumbues qe njeh historia
Sot midis nesh merr fund armiqesia
I le te tere te lire dhe nuk i denove .
Kur Evropa vuante ne kulmin e mjerimit
Kur ende nuk dinte se çish pastertia
Kur per çdo semundje perdorej magjia
Ti i dhe asaj, driten e qyteterimit .
Njerezit e medhenj gjithmone te admirojne
Asnjehere s`perdore dhune e detyrim
Idete nuk kane jete me force e shterngim
Prandaj dhe me nderime emrin ta kujtojne .
Sundimtaret e tjere se gjalli u shenjteruan
U veshen me buje dhe me salltanet
E shpesh u ngjiten gjer ne hyjnitet
E porsa kaluan rreptesisht u mallkuan.
S`lane pas vetes tyre veç simbole prangash
Gjurme tiranie, kala e ndertime
Qe botes u sollen vuajtje e mjerime
E pas tyre u bene çerdhe merimangash .
Ndersa vepren tende e te shokeve te tjere
Qe u derguan tok si pejgambere
Jetuan dhe shkuan me emer te mire
Bota i falenderon dhe ua di per nder.
Por ka nga ata qe duan te injorojne
Lavdine tende te madhe dhe rrugen perpara
Qe i solle botes dhe ne menyre te papare
Duan ta luftojne dhe ta asgjesojne
Por gabohen rende se drita e fese
Asnjehere nuk zhduket sa te jete jeta
I keqi do te zhduket me te keqiat e veta
Ajo do te jete gjithmone e kurre nuk do te vdese
Feja nuk mund te zhduket me menyra mizore
As me djallezi as manovra te tjera
Ata do te deshtojne ashtu si nga hera
Forca e saj qendron ne natyren njerezore .
Kurora e bukurise
Dliresia dhe bukuria jane te tuat pasuri
Dhe as qe ka kurore me te bukur,nga kjo qe ti gezon,
Nga zilia e madhe qe miresia pati per ty,
Tejet e deshperuar permbysi, dhe shembi te sajin fron.
Shpirti yt i teri u derdh permbi dliresi,
Si rrezet e drites fytyra te vezulloi
Mbi kuroren tende leshoi rrezet dielli
Dhe ne syte e ty blune qielli leshoi.
Kur kalove ti qielli ndaloi vajin
Zerish ne horizont bluja zoteroi
Nje engjull i bukur mbi ty pikturoi
Dhe pas shkurtit Zoti, per ty solli majin.
Per ty, kenges sec ja merr bilbili
Per ty nis e cel edhe jasemina
Per ty vrau veten edhe trendafili
Po na vdes nga smira edhe trendelina.
Nga paraqitja jote ylberet u skuqen
Nga turpi dhe hena mori ngjyre te kuqe
Lulet neper vazo te gjitha u vyshken
Nga zilia per ty, mori buzeburbuqe.
Prej teje edhe djalit zemra sec ju drodh
Ju ndez dhe kaq shpejt u shkri si qiri
Nje dashuri e madhe brenda saj u mblodh
Per bukurine tende, per buzet,per ty.
Nga buzeqeshja jote si nje yll mengjesi
U godit gjithesia me dridhje termeti
Gjethet te babitura rreshqiten nga deget
Nga ky prush i zjarrte shkrine ajsberget
Dhurata e bajramit.
Cfare ke deshire te te dhuroj per bajram?
Sepse per ty o shpirt asgje nuk me dhimbset
Cdo gje qe zoteroj ne k’te bote per ty e kam
Dhe dashuria per ty sa vjen e rritet.
Mos valle ke nevoje te kesh pak nektar?
Po ku ka nektar me te embel se buzet e tua!!
Mos ke nevoje per nje kenge me kitare?
A mos ke nevoje qe serish te them te dua.
A mos ke nevoje te te dhuroj nje trendafil?
Apo do qe per ty, te blej nje tufe lulesh
Thuame cfare kerkon prej meje engjelli im?
Vetem hape gojen dhe ne cast do ta kesh.
Mos valle ke nevoje per byrzylyqe te arta?
Apo ke nevoje per nje varese te shkrire ne ar
Mos valle per kordel qe te mbash floket e gjata
Apo per nje onaze te shtrenjte margaritar?
Ndoshta ske nevoje per byrzylyqe te arta
madje as per varese ne ar te shkrire
sepse pa dashuri byrzylyku ngjan me pranga
ndersa varesja do te ngjaje me zinxhire.
Po atehere e dashur valle cfare te te jap!
Qe pergjithmone e lumtur te jesh
Me te shtenjte se shpirtin asgje jo nuk kam
Zemren time e dashur ne dore do ta kesh.
Ti per mua me e shtrenjta do te jesh
dhe perjete me mua dua qe te rrish
Ti per mua e dashur je nje mbretereshe
Vetem mjafton qe kete ta dish.
I MIRI NUK VDES(variant)
1.
Mu vra ky shpirt,mu nderz ky çan
Bashkë me sytë dhe zemra qan
Një dhimbje e madhe në shpirt të prek
Të përvëlon zemrën,si prush të djeg
2.
Thellë në shpirt kjo dhimbje mbin
shkatërron ëndërrat, thyen qetësinë
të jep imunitet, shumë të forcon
të bën të mësosh , të edukon .
3.
Kjo dhimbje bën shpirtin të vajtojë
syrin të qajë,lot të pikojë
kujton njeriun se do largohet,
dhe thjesht në lot do të kujtohet.
4.
Kjo dhimbje bën zemrën të tronditet
fytyrën të zverdhet dhe të venitet
e bën njeriun qe të mendojë
se një ditë Zotin do ta takojë…
5.
Duhet të dish o i venitur
se një ditë do ta lësh këtë botë
do të tretesh të bëhesh tokë
për këtë ditë je përgatitur ?
6.
A je përgatitur vallë
zemrën tënde ta pastrosh
Veç të mira të veprosh
Dhe për jetë të mbetesh gjallë.
7.
Një njeri që bën veç mirë
mos mendoni se do t`vdesë
shpirti i tij kaq i dlirë
në zemrat tona do të mbese.
8.
Puna e tij e bën të gjallë
Pavaresisht se jo mes nesh
ai do të ketë një gradë të lartë
pranë Zotit në xhen’net.
9.
Prandaj zemër, ti mos qaj
se të mirët kurrë nuk vdesin
ata përjetë do t`jenë gjallë
në xhen’nete po na presin.
__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|