NYCgirl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 05/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218
|
Re: Lufta dhe arsyet e saj
Citim: Po citoj ato që tha Seal
Luftrat nepermejt Irakut edhe Iranit, Irakut edhe Kuvajtit edhe vazhdimi i saj me bombardimet e Izraelit me raketa SCUD po gjate luftes se pare te golfit, apo vrasjen e me shume se 5 mije kurdeve me musturd gas, tregojne shume qarte qe ajo ushtri ka pasur qellime offensive dhe jo difensive.
Personalisht nuk jame pro luftes, por ne disa raste eshte e pashmangshme. Lufta ne Irak ishte e tille. Sadami ishte ai qe i perzuri inspektoret e UN-it ne 98. Sadami ishte ai qe theu me shume 15 rezoluta te UN-it. Ai pranoi ato vetem mbasi u rreshtun 100.000 trupa amerikane ne kufijte e Irakut. Mos harrojme me kater muaj inspektime, ne nje vend me madhesine e Irakut nuk mund te gjesh arme. Dua te them se ka shume boshlleqe midis fakteve per interpretimin e tyre. Eshte nje mister qe nuk do te zigjidhet ndonje here.
Persa i perket kundershtimit qe ju be nga bota do te thosha se ishte shume fallco. Mbasi krijimit t embargos qe ju vu Irakut shume nga vendet e Evropes perendimore vazhonin te kishin mardhenie tregtie me Irakun ( dikush me lart permendi disa kompani Franceze) do te thoja qe vetem Rusia kishte nje investim prej reth 500 milion dollaresh tduke ndertur nje pipeline nga Iraku ne Kazakistan. Gjermania po ashtu , duke i shitur Irakut Mjete Teknologjie si edhe duke e ndihmur me infrstrukturen e mbrojtjes.
Persa i perket Amerikes, nuk mendoj se eshte perfekte, por mendoj se lufta e Irakut ishte e pashmangshme. Persa i perket planit te luftes do te thoja se ka shume mangesira ne perberjen e saj, po ajo eshte nje teme tjeter. Demokracia ne Lindjn e Mesme eshte e nevojshme, edhe nuk jam dakord qe Amerika eshte ajo qe do ta exportoj ate. Por duke pare vende te tjera si Kuwait, Bahrain, Arabia Saudite etj, do te thoja qe ne Irak mundesite jane shume te teperta per cfare ka qene deri me sot.
Me vjen keq per faktin se ne shqiptaret kemi vuajtur nga nje diktature e ngjashme me ate te Irakut. Si mund ne Shqiptaret mund te mos jemi dakord persa i perket ksaj lufte edhe heqjes nga pushteti i Sadamit?( kini parasysh se Sadami pervec se me lufte nuk hiqej nga pushteti)
Nejse ky ishte mendimi im( siprfaqesor) edhe shpresoj te mos kem ofendur njeri.
U Uroj Gezuar Festat kudo qe ndodheni, lumturi dhe paqe ne jeten tuaj. [/B]
Seal, faktet mund t'i analizosh si te duash.
Eshte e vertete qe psh Iraku kishte ushtri te madhe, por sidomos gjate viteve 80 kishte perkrahjen e gjithe botes, krysisht te Amerikes. Te keshilloj te lexosh pak nga Noam Chomsky ne lidhje me kete ceshtje. Ishte vertete tragjike vrasja e shume kurdeve, ne 1989, por pak vemendje u kushtua, dhe pas asaj qe ndodhi, ne kundershtim shume here me rezolutat e Kongresit, administrata e Bush Sr. vazhdonte t'i jepte ndihma financiare dhe ushtarake Sadamit.
Shume vende kishin marredhenie me Irakun ne vitet 90, dhe pervec Rusise etj. kompania e Dick Cheney gjithashtu pati 70 milione dollare perfitime nga investimet ne Irak.
Persa u perket rezolutave te UN, fatkeqesisht ka shume vende qe nuk u binden. Kunder Turqise ka 30 rezoluta ne lidhje me pushtimin e paligjshem te Qipros, megjithate ajo situate duket sikur do zgjidhet vetvetisht me hyrjen e Qipros ne BE. Kunder Izraelit ka 20 e ca rezoluta per okupimin e Palestines dhe akoma sic e dime ajo situate s'eshte asgjekundi.
Diktatura ka patur dhe ka ne gjithe boten. Diktatura e Suhartos ne Indonisi i kushtoi atij vendi me shume se 1 milione e ca te popullesise, dhe askush nuk nderhyri, perkundrazi, pati mbeshtetjen e US. Mund te gjejme plot shembuj ne Ameriken Latine sidomos gjate viteve 70-80.
Mund te shkruaj me ore ne lidhje me kete ceshtje, po jam pak e lodhur nga festimet e djeshme ........lol. Po e le me kaq....... Gezuar Vitin e Ri!!!!!!
__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|