BaNaL
Afghanistan

Regjistruar: 09/08/2004
Vendbanimi: Perseri ne Afganistan
Mesazhe: 184
|
Durrsak djali....
Rurrsak!
Kete mesazh e shkrujata para dy ditesh, por sapo i dhash posto pergjigjen ra linja dhe nuk munda ta postoj, ndaj po mundohem ta pershtas sa me shume si origjinali.
Kur lexova ate qe kishe shkruar ti, sinqerisht me preku, dhe besoj se ndjeva po te njejten gje me ty ate nate. Kilometra larg familjes time ne Kabulin e larget, forumi me ka bere te ndjehem prane Shqiperise qe me mungon mjaft. Kujtoja vitet e tjera qe kam kaluar me shoqerine dhe mendohesha te gjej se ku do e kalojne ato tani. Forumi me ka bere te debatoj, me ka bere te qesh, me ka bere te nxehem. Por secila prej ketyre qe permenda me lart ka bukurine e vet dhe dobishmerine e vet.
Pas asaj mundohesha te mendoj se si do e kalojne kete vit Prinderit e mi. Pyesja veten a do kene fuqi ti trokasin gotat dhe ti urojne njeri tjetrit GEZUAR, cfare do thone per mua. Qe i vetmi djal qe kishim iku e na la vetem dhe nuk e dime nese do kthehet serisht, nuk e dime nese do ta shohim serisht, apo do vi edhe ai me nje falmur te derdhur siper trupit te tij si shoket e tij. Asaj nuk i dihet.
Nuk ka gje me te shtrenjte se prindi, sa here me kujtohen fjalet e nenes ne telefon kur thote "BIR KUJDESU PER VETEN, TE KEQEN NENA" dhe nje pergjigje e imja e pasigurte "MOS U BE MERAK MA, NUK JAM ME I VOGEL TANI", por ceshtja nuk eshte nese je i vogel apo i madh. Plumbi nuk njeh moshe, nuk dallon fe, race, krahine, ngjyre. A i mer perpara cdo gje qe i del ne rrugen e tij.
Zgjohem ne mengjes dhe pres te shoh nenen tek ka gatuar mengjesin e fresket dhe te ngrohte, por eshte e kote, nena eshte larg shume larg. Me duhet te vesh uniformen te ve armen ne brez e te nxitoj per tek menza para se te mbyllet.
Bie ne gjum ne darke duke menduar per to, e nese zbulohem duke u perpelitur nga enderrat e keqija, ose trembem nga ndonje shperthim qe ndodh afer meje. Nuk eshte nena qe te te mbuloje, qe te mos ftohesh naten.
Zgjohem perseri nje mengjes tjeter, nje dite me pak dhe akoma nuk me besohet se ku jam. Dal jashte kampit me mision, e nuk e di nese do kthehem serisht i teri. Nese do ti shoh serisht ato njerez qe i dua e me duan, nese do mundem te perqafoj edhe nje here prinderit e mi e te dashuren time. Qe shpesh here me kujtohet kur me pyet "KUR DO TE KTHEHESH???", per mua kjo eshte nje pyetje pa pergjigje akoma.
Kam bere edhe keq, kam bere edhe mire. Ka njerez qe me duan e qe nuk me duan. Njeriu nuk i pershtatet dot te gjitheve, nuk ja ploteson dot te gjitheve deshirat.
Me duket se e ktheva ne personale kete shkrim. Por dua te theksoj, qe ketu ne forum shpesh here e kam harruar realitin se ku jam, se ku ndodhem e ku mundet te shkoj. Per kete faleminderit te gjithe atyre qe kemi biseduar e debatuar, femer mashkull. Faleminderit edhe atyre qe nuk me kane qef.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Dua ti uroj nje jete sa me te paqme familjeve te dy djemve qe kane rene ne IRAK, dua ti uroj nje jete dhe sherim sa me te mbare familjeve e djemve qe u plagosen para disa kohesh ne IRAK. Dua ti uroj djemve qe jane me mision momentalisht, qe te kthehen sa me mire prane te afermve te tyre, e ti gjejne sa me mire te afermit e tyre.
Dua ti uroj te gjithe botes PAQE.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Dua ti uroj te gjithe Forumistave Festat, shendet te plote e te kujdesen per veten. Sepse cdo njeri ka dike qe mendon per te dhe e pret shendoshe e mire ne shtepi. qofte ai student, qofte ushtarak, qofte emigrant.
Desha tju falenderoj per castet qe me keni dhuruar, Ju faleminderit te gjitheve dhe ju uroj PAQE.
__________________
Koha eshte zgjidhja dhe ilaci i gjitheckaje.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|