Mbreti_ILI
Anetar i ri

Regjistruar: 16/08/2003
Vendbanimi: Gjilan
Mesazhe: 23
|
Mendim i fryrë ....
Mendova , të jemi bashkë ,
është një ngjarje madhështore.
E paskam zmadhuar mendimin tim ,
ngase nuk më shkoi, kjo gjë për-dore.
Kujtova , mund të bashkohemi ,
në ditët që do të vijnë.
I turpëruar nga vetja ,kam harruar
se dashuri tjetër mund, të të mbijë.
Besova se, e lumtur do të jesh,
doja që, të lë, të qetë .
Përsëri paskam gabuar ,kur
ti, ke humbur njeriun e vërtetë.
Mësova se, shumë njerëz gabojnë,
dëshira e madhe mund t'i mbysë?!!!
Paskam injoruar gjërat themelore ,e
i dhashë rast ,mendimit të fryrë?!!!
__________________
Për t'i njohur të tjerët ,
Më parë duhet t'a njohësh vehtën.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|