Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Ja ku jam serish une, serish mendimet e mia, hidherimet edhe menyra ime e te llogjikuarit. Une ngjis edhe zbrese shkallet e shpirtit duke kaluar nga njera gjendje emocionale ne tjetren ne harqe te shkurter kohor. Edhe kujtoj caste, gjest, momente te imet qe formojne ditet e mija e qe ne nje menyre apo nje tjeter me bejne te ndihem mire. Grimca te dites qe shendrrohen ne zerin e bute qe s'te le te ndihesh vetem, ne shikimin e gjate qe te ben te ndihesh i rendesishem, qe te kujton se je edhe ti aty, mes botes se cmendur qe vrapon oraret e caktuara nga njerzit; dhe se sado i vogel te jesh si njeri, sado i dhimshem, apo i pasigurt te jesh - nuk je i padukshem. Une eci mes labirinteve te ngaterruar te llogjikes, dhe ngec shpeshhere aty, e qaj, e qesh, flas, hesht..., e kur kam nevoje per ndihme dikush do te shendrrohet ne engjellin mbrojtes qe te pushton mes butesise se puplave te bardha....
Dikush a dicka shendrrohet ne mikro-mrekulli duke te larguar tutje hijet e murreme te trishtimit.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datë 29/10/2005 ora 04:13

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Tetor 2005 12:37
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
orig
Anetar i ri

Regjistruar: 01/02/2005
Vendbanimi: minesota
Mesazhe: 26

Re: Monstra ne shpirtin tim

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Monstrat ne shpirtin tim

Sy monstrash me veshtrojne ne sy.
E dhembet gjigant me kafshojne.
une prap e shoh monstrin ne sy
sado thelle dhembet meshojne.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e aviten fshhtas nen retinen e zeze
reshkasin nen te mite sy
e une marre fryme, edhe vetem pres.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e une ndjej putra qe thelle me cajne
me rrjedhin lot nga te mite sy
kerkojne shpirtin te ma perlajne.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e monstrat renkojne, befas kelthasin
rrezellin nje e qeshur ne te mite sy
ne shpirtin tim, monstrat humbasin!




Ke arritur te percjellesh nepermejt vargjeve nje duel . Por fuqia e syve eshte magjepse ka force , percon aq drite ku ska vend per te errtat monstra .

Urime e dashur !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2005 18:50
orig nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të orig Kliko këtu për të kontaktuar me orig (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: orig Shto orig në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto orig në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Faleminderit Orig,
me ben te ndihem mire fakti qe e keni kuptuar shume qarte se cfare desha te thosha me kete poezi.
Respektet e mija!
Iliriusa

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2005 01:48
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Erresira me mbush mushkrit me ajer te ftohte....
Kush e dinte qe te merrje fryme do te thoshte te ndjeje nje dhimbje te tille...
Dhe nuk jane hijet ato te cilave iu a ke friken...
As mobiljet qe ne te zezen erresire shendrrohen ne monstra e perbindsha...
Nuk jane as zerat e larget, te panjohur e paksa te ngjirur, te eger......
Ia ke friken vetem vetevetes..., vetevetes edhe pushtetit qe ju jep te tjereve mbi shpirtin tend.
Erresira mbush mushkrit me ajer therres..., kush e dinte se te merrje fryme do te thoshte te te dhimbte shpirti kaq teper...

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Tetor 2005 12:30
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Shkruaj ne oret e vona kur mengjesi edhe nata zhvasin e shqyejn njera-tjetren me thonje.
Shkruaj dhe jo sepse nuk kam c'te bej tjeter, porse dua ta shqyej e zhvas edhe une shpirtin tim po ashtu..., si te isha duke luftuar naten...
Kete naten e erret kur megjithese cdo mengjes e ndjek nga pas, ka kaq kohe qe nuk thyhet nga drita.....
Kete naten e erret qe me eshte kaperthyher ne shpirt edhe nuk di gjuhen me te cilen ta bind te me largohet....
Vras mendjen ndonjehere..., te jem valle e cmendur? E mbi te gjitha, a pyesin te cmendurit nqs jane te cmendur?
Ndoshta jane ethet qe flasin..., ndoshta jo...
C'rendesi ka..., kur nata me mengjesin shqyejn e zhvazin njera-tjetren me thonje......

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2005 14:26
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

I shoh syte e tu te ftohte... i shoh dhe per me teper e njoh ftohtesin qe njoh ne ata sy sepse e kam pare ne te mite sy. Ne netet e gjata perpara nje pasqyre te veshur me driten e henes me veshtronin pa reshtur ata sy. E me flisnin me nje gjuhe te huaj, qe ndoshta e kisha harruar, ndoshta s'e kisha folur kurre. Tundja supet me force qe ta flakja tej ate shtresez te kallkant mbi te mite sy..., e gjeja serish aty..., teksa zbehte te zezen ngjyre te syve te mi...
Ishte shtresa e dhimbjes qe me zinte portat nga mund te hynin ndjenjat qe te arrinin tek shpirti.
Sot e shoh ne syte e tu. Dhe e njoh! Vetem se s'di cilat fjale te te them qe ta shkundesh prej teje edhe te me shohesh ashtu sic jam...
Nje njeri i thjesht, pa intiriga, pa genjeshtra..., pa maske. Jam vetevetja.
Naive ndoshta, por vetevetja deri ne embrionin tim te fundit si qenie njerezore. Dhe ti ke frike..., ke frike te me shohesh sic jam! Ke frike te me shpalosesh shpirtin tend ne duart e mija ashtu sic e ke..., te reckosur e sakatuar nga jeta. Ke frike, dhe prape friken s'e pranon por e fsheh me ate shtresen e akullt, me nje indiferentizem fallso. Ti e fsheh! Por mos harro, e njoh ate lloj frike... e di ta shoh edhe tek ti. Gjithekush ka pasur nje version me te mire te vetevetes se ai qe shfaq..., gjithekush, edhe njeriu me i keq qe njeh. Por e strukin diku thelle, thelle nen mish e lekure, sepse dhimbja e ka trembur, tronditur, larguar...
I shoh syte e tu te ftohte. Nuk i urrej! Nuk i kam frike!
I shoh me durim! Me shpresen se nje dite do te mund ta permbysesh friken qe te ka zene portat dhe do te mund te vish tek une..., te me flasesh si dikur..., te mund te me rishfaqesh..., me syte e tu te qarte edhe shpirtin e leckosur qe buzeqesh pafajshmerisht!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Tetor 2005 13:09
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Thumbs up

e ndjere.......

Ja pse m pelqen iliriusa,per shkrime te tilla kaq te thelle.......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Tetor 2005 19:35
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Hi Ilirusa!
Me pelqejne keto rizzoli, (si mund ti quaj) nga shpirti yt, keto mendime qe ravijezohen qarte per te theksuar dhimbjen apo traziren brenda 'brinjeve'..
Fundja ne femrat, brinje e shtrember jemi, keshtu qe, pothuajse na eshte bere normale kjo lloj bashkejetese.....

Ajo qe me pelqen gjithashtu tek vargjet e tua eshte rebelizmi i unit me arsyen, pasqyrimi elegant i ndjenjave..........cte shtoj tjeter...
Pergezime

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Tetor 2005 19:36
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Re: e ndjere.......

Citim:
Po citoj ato që tha Eriosa
Ja pse m pelqen iliriusa,per shkrime te tilla kaq te thelle.......


Faleminderit Eriosa! Duhet vetem pak qetesi per te humbur ne thellesin e vetevetes, edhe kur njeh sadopak shpirtin tend, meson te njohesh edhe shpirtin e tjetrit..., megjithese jo te gjithe duan te ta prezantojne shpirtin e tyre. Pershendetjet e mia Eriosa!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Nëntor 2005 10:52
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Hi Ilirusa!
Me pelqejne keto rizzoli, (si mund ti quaj) nga shpirti yt, keto mendime qe ravijezohen qarte per te theksuar dhimbjen apo traziren brenda 'brinjeve'..
Fundja ne femrat, brinje e shtrember jemi, keshtu qe, pothuajse na eshte bere normale kjo lloj bashkejetese.....

Ajo qe me pelqen gjithashtu tek vargjet e tua eshte rebelizmi i unit me arsyen, pasqyrimi elegant i ndjenjave..........cte shtoj tjeter...
Pergezime



Pershendetje Isra, keni vertet nje menyre shume te qarte edhe shume terheqese te te shprehurit. Pjeset e mesiperme jane faktikisht flete te shkeputura nga ditari im, prandaj jane ndoshta pakez te cuditshme, sepse kam pershkruar gjendjen time shpirterore te momentit, ashtu sic bej gjithemon, pa shpjeguar arsyet apo shkaqet e kesaj gjendjeje.
Faleminderit per fjalet tuaja te bukura...., nuk keni apsolutisht asgje me teper te nevojshme per te shtuar..., e keni thene gjithecka..., dhe vertet shume bukur!
Faleminderit!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Nëntor 2005 10:56
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:07 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Monstra ne shpirtin tim

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.