Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lulja_1
E martuar!Hahaha.

Regjistruar: 17/02/2008
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 449

E merzitur jam!

Sa shum jam merzit
Askush sme beson
Pse ike nga une
Pse nuk me tregon?

Athua tu merzita
Me ate qka me mundon
Apo nuk ke kohe te humbesh
Mua te me degjon?

Me thuaj te lutem
Ta dij edhe une
Se nuk jam e dhunshme
Nuk te mbaj me dhune!

Isha shum e hapur
Mendova qe je edhe Ti
Po shum po gaboj
Nuk kam faj e mjera
Se ksaj i thon PLEQERI!

__________________
Asgje nuk eshte me e vlefshme se Miqesia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shkurt 2008 04:59
lulja_1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lulja_1 Kliko këtu për të kontaktuar me lulja_1 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lulja_1 Shto lulja_1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lulja_1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Nje poezi nga nje poet Rus , te cilit fatkeqesisht nuk i dihet as varri. Pasi ka vdekur ne nje kamp perqendrimi.  


Guaske deti  -  Osip Emiljevic Mandelshtam


S't'u desha, ndoshta qesh i tepert
dhe si guaske perlevjedhur,
O nate e honeve te jetes,
Tej bregut tend ti me ke hedhur.
Shperfillese gjemon me dallge,
Shperfillese nje kenge merr,
Por do ta duash e mbash gjalle
Krijesen tende te pavlere.
Me te dhe ti ne rere do  shtrihesh,
me petkun tend te zi ne krahe,
Te fati i saj to do t'i lidhesh
Kambana dallgesh te medha.
Me psheretime do t'i argasesh,
Me mjegull ere dhe me shi
Te brishtat mure te guaskes-
Nje zemer ku s'banon njeri.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Maj 2008 00:43
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Giorgio Caproni ( 1912- 1990)

Lindi ne Livorno dhe pasi u mor me zanate te ndryshme , iu kushtua arsimit dhe gazetarise. E filloj krijimtarine me shfaqje ekspresionizmi e rikthime te tradita me e larget, afrohet me vone me hermetizmin, me vone arrin te nje poetike qe shkeputet nga poetika e pergjithshme e 900-es nje rikthim te rima, nje sinteze e cudisthme midis elitares dhe popullores, muzikalitetit dhe afrimit me prozen.

Bileta

     e lene para se te shkoja

Po te mos doja te kthehesha

dijeni se s'jam nisur

kurre.

Udhetimi im

ka qene gjithnje nje qendrim ketu,

ku nuk qeshe kurre.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Maj 2008 22:10
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Katileee, Po poezine ''Autum Leaves''qe eshte dhe tekst kenge e ke kund perduresh, por te perkthyer shqip?

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Maj 2008 22:24
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Paulo Neruda

Kjo eshte me te vertete nje proze shume  e bukur, qe te prek ne cdo varg te sajin. Une sa here qe e lexoj me duket sikur mbledh ato copeza jete ku mund te kem vdekur ne nje cast, ne nje sekond , edhe kur mendoja se po frymoja per te shpetuar, sepse per te jetuar ,jetoja.

Ngadale vdes.......


Ngadale  vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Ngadale  vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Ngadale vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Ngadale  vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Ngadale vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.

 

ps: Po mendoja mos del me estetike nqs zevendesohet "ngadale " me "dalengadale"?

__________________
.

Modifikuar nga Katilesha datë 18/05/2008 ora 03:30

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Maj 2008 21:21
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Kjo eshte nje poezi e Jacque Prevert , e sugjeruar nga Demo dhe e pershtatur ne shqip nga une...

Les feuilles mortes - Gjethet e vdekura

Shpresoj te kem arritur dicka... 

 
oh! sa do doja qe ti kujtoje
ditet e lumtura kur ishim miq,
atehere jeta ishte me e bukur
dhe dielli ngrohte me shume se sot.
Gjethet e vdekura mbledhen me lopate
kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu
e shikon , une nuk kam harruar.
Gjethet e vdekura mblidhen me lopate
kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu
dhe era e veriut i shpie
ne naten e ftohte te harreses.
E shikon , une nuk kam harruar
kengen qe ti ma kendoje.
Eshte nje kenge qe na ngjan
ti me doje dhe une te doja
dhe ne jetonim se bashku
ti qe me doje dhe une qe te doja.
Por jeta i ndan ata qe duhen
Bute- bute, pa bere zhurme
dhe deti fshin ne rere
hapar e dashnorve te ndare.
Gjethet e vdekura mblidhen me lopate
kujtimet dhe keqardhjet gjithashtu
Por dashuria ime e heshtur dhe besnike
Buzeqesh gjithmone dhe falenderon jeten.
Te doja aq shume , ti ishe aq e bukur
Si do qe te te harroj?
Atehere jeta ishte me e bukur
dhe dielli ngrohte me shume se sot.
Ti ike mikja ime me e embel
Por ,vecse me vjen keq
dhe kengen qe ti degjoje,.
gjithmone , gjithmone do ta degjoj!

 
 

 

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2008 04:59
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Flm Kat. Je shume e mire. Perkthim i bukur.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Maj 2008 06:40
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Rudyard Kipling 1907

                                Ne mundesh

       Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh e vetes ti besosh,

Sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,

Por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh....

      Ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja pa u lodhur,

A kur te urrejne urretje mos te ushqesh,

Majde ndaj shpifjeve te rrish pa folur,

Me thjeshtesi me to pa rene ndesh....

Ne mundesh t'mendosh por jo gjer n'shkatrrim,

T'enderrosh por jo si rob enderrimesh,

Dhe t'i trajtosh njesoj e pa dallim,

Ngadhenjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

         Ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta,

Ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,

T'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta,

E prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne.

          Ne mundesh qe fitoret qe korrur t'i flijosh,

Si ne kumar ne nje te vetme loje,

Te rrezikosh e prap t'ia fillosh dhe

Humbjen kurre te mos e zesh me goje.

Ne i detyrosh dot muskul nerv dhe puls e zemer,

Te te sherbejne edhe kur gjithcka duket e kote,

E te qendrosh kur s'ke asgje pervec vullnetit,

Qe vec nje fjale "Qendro" gjithnje te thote.

        Ne mundesh te flasesh me maskarenj, por nderin tend te ruash,

A  t'ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon.

Nese armiku apo miku s'te bejne dot te vuash,

Dhe gjithkend e cmon, por vec sa meriton.

         Ne mundesh t'i mbushesh minutat

Qe te renda me veprat qe peshojne,

Dije dhe mos ke asnje dyshim,

Se e jotja do te jete bota me c'ka  brenda,

Dhe burre do t'jesh o biri im.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Qershor 2008 16:35
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

William Blake

                Trendafili i semure


Re semure , o Trendafil!
Vemja e padukshme
q’fluturon ne terr,
ne stuhine e kujshme.
 
Shtratin thur – tend –me- hare-
kermezi sec diktoi:
dhe dashuria –e- saj – e – fshehte – e shkrumbte
Ty jeten ta shkallmoi.

 

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Gusht 2008 21:59
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Edhe kjo eshte nje poezi shume e bukur, e te njejtit autor.

       Kopshti i Dashurise


Shkova ne Kopshtin e Dashurise,
dhe pashe cka syte s’kishin pare:
ngrehinen e nje Kishe midis,
ku une dikur lodroja permbi bar.
 
Dhe qepenat e Kishes kycur qene,
dhe “Ti nuk duhet” qe gdhendur ne dere,
ndaj shkela ne Kopshtin e Dashurise,
qe lule aq t’embla pat lere.
 
Dhe me varre e pashe mbjelle,
rrasa varresh ne vend te luleve kish
dhe Prifter rrasa-zeze vertiteshin serbes,
me lidhnin ferra e gjemba ne gaze dhe ne enda.
 

 

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Gusht 2008 22:40
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.