Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
....

Papritur ndjeva nje zbrazetire e cila me gerryente perbrenda. Gerryerja behej aq e pashpjegueshme saqe me dukej si nje hon magnetik qe me perpinte shpirtin, zemren, ato caste buzeqeshje dhe qetesie qe mendoja se kisha gjetur ne ate rreth miqesor ulur kembekryq rreth nje zjarri ne breg te detit pas nje jave te lodhshme.
Cdo gje perreth mori nje tjeter kuptim vetem kur ne nje fraksion kohe me erdhen ne mendje momentet qe kemi kaluar bashke, buzeqeshja jote, e folura, e ecura, duart, buzet, syte, mbi te gjitha syte dhe e leshova veten ne flaket e nje malli te befte i cili digjte me shume se zjarri qe kisha ndezur me duart e mia vetem pak ore me pare, e leshova veten ne nje lot, ne nje hije trishtimi, por jo trishtim i shemtuar apo i mbushur me mllef, por ne nje trishtim " te bukur".
E vetmja gje qe doja ishte qe ti ta dije, kete moment trishtimi
" te bukur" qe po kaloja ku mes gjithe atyre njerezve te dashur doja te te shihja vetem ty, doja te te kisha prane vetem ty, ashtu te heshtur, pa fjale, te larget, te dikujt tjeter me mendje dhe shpirt, por mjaftonte te ishe aty, te dija se JE AKOMA...
Instiktivisht, pa e kuptuar as une veten kisha thurur 1 roman te tere ne cel. nje sms i natyrshem qe permbante shprehjet perkedhelese tonat, sikur ne te ishim akoma, sikur ndjenjat te mos ishin pllakosur ne nje mur te akullt largesie dhe ndarjeje...Nje sms qe nuk u dorgua por mbeti ne " draftin" tim, jo nga krenaria, jo sepse nuk doja, por sepse thjeshte nuk isha e sigurte per numrin tend...

Kjo nuk eshte e gjitha...Ka edhe me shume se kaq, ka edhe me shume se ai moment, ka edhe me shume se kujtimi per ty, ka edhe me shume se ajo zbrazetire, sa ai zjarr malli pervelues, se ai lot pendese, deshire, pasioni apo dashurie te mbetur.
Ka shume me shume, por nuk ka fjale, e mira apo e keqja eshte se nuk ka aq shume fjale sa ka ndjenje...
Ndoshta kjo eshte arsyeja se perse disa njerez nuk flasin edhe kur dashurojne shume, thjeshte ato nuk dinte te gjejne fjalet e duhura per te shprehur ate cfare ato ndjejne....

Po e le kete melodi te shprehe te thenat dhe te pathenat e ndjenjave..

http://www.youtube.com/watch?v=MRCFvohiwAg

je e mrekullueshme mund te lexoja gjithe diten e te mos merzitesha komplimente

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Korrik 2010 23:24
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Piktura

Me kot lodhemi. Te vertetet, te sinqertet, nje fytyreshit, te drejteperdrejtet nuk do te jene asnjehere pjese e rrezes se jetes sone, po te mos jemi edhe ne te gatuar nga i njejti brume. Nuk ka se si te jene njerezit qe na rrethojne te vertete ne nje kohe qe ne jemi fals, shumeftyresh, ironik apo dicka tjeter.. Eshte pikerisht menyra jone ajo qe i jep emrin jetes dhe njerezve qe na rrethojne apo takojme.
Prandaj asnjehere nuk me kane bere pershtypje “etiketimet” qe me kane vene te tjeret. Kjo sepse mendoj se “etiketime” vene vetem njerezit qe kane dicka apo shumcka per te cilen nuk jane rehat me veten e tyre dhe “etiketa” ime ne te vertete eshte “ shtampa” e tyre. Prandaj kur e ndjej qe dicka nuk me perket, nuk me perngjason dhe nuk takon as ne distancen toleruese e rezervuar per “ masen”, reagimi eshte instiktiv, DISTANCE!!!
Shpesh here kjo mund te jete interpretuar si naivitet nga ana ime, ai lloj naiviteti qe shkon deri ne budallallek, por as kjo “dukje” nuk me ka shqetesuar asnjehere. Jam nga ajo prerje qe me intereson vetem te jem e qartesuar ne mendjen dhe zemren time, pa per te tjeret, gjithnje do te kete keqkuptime apo shumekuptime, per aq kohe sa mendimet dhe vendimet i marrin nga miksimet e opinioneve dhe sugjerimet e te treteve, katertve, pesteve e qindteve..
A bie ndonjehere une ne kete gracke?
Po, bie! E kam vene re kur kam qene e bindur ne paaftesine e dikujt per te qene “ hipokrit”, ne nje kohe qe ai mbante flamurin per kete “virtyt”. Kjo tregon budallallekun tim. Jo! Tregon thjeshte faktin qe une para se te besoj se dikush tjeter eshte ai qe eshte, besoj se ai mund te jete edhe ajo qe jam une, besoj se ai mund te mos jete hipokrit, genjeshtar apo cfaredo tjeter. Kjo gracke me ka mberthyer ne 2 momente te hidhura te jetes time, kur fjala MIQESI eshte perkthyer sipas nje fjalori qe ndryshonte shume nga ai imi. Perfundimi, nqs deri dje ishim 1 drejtez qe pershkonte nje rruge per te arritur ne nje destinacion, sot jemi 2 drejteza paralele qe pershkojme rruge krejt te ndryshme per te arritur ne destinacione te ndryshme natyrisht.
A mund te shpresojme/ besojme ne ndryshimin e ketyre njerezve?
Eshte njesoj si te tentosh te ri- pikturosh mbi nje pikture te bere gi_ prej disa vitesh.
Ndoshta kjo eshte dhe arsyeja pse une nuk besoj tek ndryshimi apo transformimi i njerezve.

...............
Nje tablo te pikturuar nuk mund ta ribesh perseri, thjeshte mund t’i forcosh konturet ose ngjyrat.
..................

Dhe njeriu eshte si nje pikture , atij thjeshte mund t’ia theksosh ato se cfare ka, por kurre t’ia ndryshosh.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2010 20:44
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Quote e dites se djeshme:

" Njerezit jane si qelqi, shkelqejne kur ka diell "

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Gusht 2010 12:56
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Përse më shkrove sërish letër - Iliaz Bombaj

Përse më shkrove sërish letër,kur koha jonë flinte në hi?E di ç'më bëre ? Më ke ndezur,për më të shuar përgjithnji.

E mbaj në duar, më djeg dorën,e hedh matanë, shpirtin më djeg,në zjarrin që më ke dërguar,më thuaj ku ta gjej një shteg?

Përse s'më le në punën time,të flija lirshëm në harresë?Ç't'u desh t'i dilje kohës kundër,të fshije pluhur në kujtesë?

Nëse tek ti lashë disa borxhe,mos mi përmend, të lutem, kot,më thuaj, pra, kush dashurisë,iu dha dhe nuk i mbeti borxh?

Përse më shkrove sërish letër,kur koha jonë flinte në hi?E di ç'më bëre? Më ke ndezur,

për të më shuar përgjithnji.

ps: Nuk kisha mundur ta shpreh me mire.. Nje histori e tere ne kete leter....

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2010 14:02

wow u kriju dahsuria valle te qeshnin fytyrat ate te qanin ket sarrita ta kuptoj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2010 17:10
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

ps: Nuk kisha mundur ta shpreh me mire.. Nje histori e tere ne kete leter....

Dhe une u dashurova me fjalet sapo e lexova,e mrekullueshme..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2010 20:01
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha Eria

Dhe une u dashurova me fjalet sapo e lexova,e mrekullueshme..

Edhe ti na u dashurove mi Une te kisha vene ne ankand gjoja

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2010 20:02
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

Edhe ti na u dashurove mi Une te kisha vene ne ankand gjoja

Ceciiiiiiiiiiii kape kundrinorin,kam thene me fjalet ...veprimi bie mbi kundrinorin,ne kete rast ''me fjalet''....chiarooooooooooo

Pritme _ LEOM KOLMNELA

Me mallin qe rendon si koha e dhimbjes, Pritme!
Do dal te mbledh dhimbjet dhe, prape, drejt teje do te kthej

Dhe rruget e gjata me gjaje me epsh, do t'i marr mbi shpinde
Ne syte e tu do ulem, nese te hapur do t'i gjej!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2010 22:15
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Cudi _ Suspance dileme nga siguria

Ndodh kur "folder-i" lemsh i se kaluares fillon te sistemohet, te vere gjerat ne vendin e duhur. Duhet vetem 1 klik per te bere te "kaluaren" te tashme. Duhet vetem 1 klik qe ndjenjat e "vdekura" te rizgjohen edhe nje here.. Nga hutimi i kesaj "levizjeje" te papritur, njeriu shperqendrohet, behet pre e "lojes" se fjaleve, behet pre e mendimeve te krijuara me pare, vite me pare dhe e keqja eshte se kete trokitje " klik-u" , kete hap te dyte e vlereson me te njejtin kut, me te njejten madhesi dhe rendesi sa hapi i pare...Dhe keshtu bejme qe kristalet e thyer ne mendjen tone nuk ngjiten me. Jo sepse ata nuk ngjiten realisht, por sepse jemi NE qe nuk duam realisht.

Para pak ditesh Eria kishte ne status shprehjen " Dobesia jone me e madhe eshte se heqim dore".

Sot qe jam ne prag dorezimi per te 2-ten here ( ndoshta), e shoh qe ajo qe me ben te heq dore nuk eshte dobesia, por pikerisht e kunderta....

Rikthimi i "fantazmave te se kaluares" vetem mbush disa blloqe boshlleku ne "folder-in" e se kaluares, ato kurrsesi nuk mund te kthehen ne njerez qe falin dhe bejne ate se cfare ndjenje.

...........

Nuk pendohem per asnje fjale, per asnje hap dhe as per " klik-un" e fundit i cili do sjelle nje here e mire "delete"...

" Muret" bashkohen me njeri-tjetrin vetem po u shkaterruan, po u rrezuan... "Muret" nuk bashkohen me njeri-tjetrin vetem duke qendruar balle per balle, ku secili prej tyre mburret per " fortesine" e tij....

..............

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2010 18:20
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Ndonjehere dorezimi,heqja dore..eshte e vetmja zgjidhje .... per te mos komplikuar me shume situaten...Ti e di mese kane lidhje ato qe shkruaj une ^_^

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2010 18:33
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.