Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Njerezve dhe femrave u jane marre mendte nga hierarkia e rendesive ne jete. Prandaj u duket arritje qe te kene leke per te marre dike ne shtepi te punoje. Madje amori kujton se kjo i jep nje jete me cilesore ne familje. Ne fakt jane detajet e vogla qe perbejne nje familje, qofte dhe gatimi, deshira per te bere gjelle te mira, shpikje ne kuzhine, pazari ne kerkim te ushqimeve te hajrit, te firmes, ndarja mes proshutes X dhe proshutes Y. Fakti qe me nje lloj gjelle shkon nje lloj mozarelle, ndersa mbi nje pizza shkon nje tjeter. Ne fund dhe larja e eneve.
Keto jane detajet qe bejne cilesine e te qenurit si fillim njeri, dhe ne fund familje. Sepse nuk mund te njohe vetveten nje njeri qe edhe buken ia gatuajne te tjere, dhe pazarin ia bejne, dhe enet ia lajne, dhe femijet ia mbajne. Ne fund nuk ka si te kete kontakt me veten dhe me pjestaret e familjes. Gjurmimi i lekeve po iluzionon njerezit se po kape leket kape gjithcka. Kjo shpesh ia ul cilesine jetes dhe familjes, sepse nje mjet shkembimi simbolik (leku) perdoret per te zevendesuar boshlleqe reale.
Shume e vertet kjo qe thua fajtor. Sot p.sh me ka kap deshira per te eksperimentuar me gatime te reja qe i pashe online. Erdhi dhe burri dhe ngelem nja dy ore ne kuzhine tuj gatuar e biseduar. Femijet ne kuzhine benin sikur na ndihmonin. E bene tere miell po nejse. Sa u qeshte fytyra kur une e vleresoja ate qe benin. Te besh dicka sebashku jo vetem qe bashkon me shume anetaret e familjes me njeri-tjetrin, por rrit ndjenjen e vetbesimit te femijet. Rrit deshiren per te bere dicka pozitive pasi shikojne qe jo vetem qe dhurojne kenaqesi npm saj por dhe mund te shperblehen. Jane keto qe ngelen ne kujtese ne fund te fundit si dicka e bukur nga jeta familjare e femijerise apo me tej jo thjesht nje loje apo nje liber qe i bejne me te gjithe ne shkolle apo jashte saj.
Ka ketu shqiptare qe pastrojne 1 here ne jave shtepine e ndonje avokateje apo doktoreje. Kur vene ato shtepia lesh e li. Sinqerisht tani si mund te lihet shtepia nje jave pa pastruar?
Te maresh nje sherbetore perdite? Se si me duket prania e nje te huaji tere diten ne shtepi qe nuk eshte pjese e familjes.
Nuk ka asgje te keqe te kujdesesh per veten dhe familjen, shtepine jo vetem financiarisht. Perkundrazi eshte plus si per femren dhe per mashkullin.
__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|